Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Gerti Bogdani, i njohur si politikan dhe anëtar i Kuvendit, si dhe analisti Fatos Lubonja, gazetari Ben Andoni, futbollisti Foto Strakosha, dhe e vetmja aktore profesioniste Ema Andrea do të jenë protagonist të shfaqjes dokumentare innovative të titulluar “Seven”(Shtatë), që mbërrin në Shqipëri më 8 nëntor.
Protagonistët do të rrëfejnë në vetë të parë dhe të tretë ekzaktësisht shtatë histori, në një shfaqje të konceptuar si teatër, me synimin për t’i bërë sa më të prekshme këto histori për publikun.
Një ndalesë kjo në Shqipëri e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një nga qëllimet specifike të turit ballkanik “SHTATË” për vitin 2013 është që të krijojë një debat të gjerë publik mbi dhunën mbi bazë gjinore dhe të drejtat e grave duke përfshirë medien,vendimarrësit, opinionistët, publikun e gjerë dhe individë të të gjitha gjinive.
Ky lexim teatror nga njerëz të njohur organizohet nga Qendra Nisma Ligjore Qytetare, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Tiranë,etj, duke pasur parasysh numrin e lartë të grave që dhunohen në Shqipëri, që nga dhuna fizike në familje , dhe viktimat e dhunës psikologjike, shkruhet në “Panorama Plus”.
Turneu i leximeve të teatriove “SHTATË” u iniciu në vitin 2008 nga autorja dhe producentja Hedda Krausz. Sjorgren.
Turneu ka shkuar deri më tani në 13 shtete, duke arritur mbi 20.000 njerëz nga Suedia në Afganistan.
Mbi 500 persona, burra dhe gra, duke përfshirë edhe disa ministra, anëtarë të parlamentit Europian, artistë dhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Meryl Streep, kanë performuar në këtë shaqje.
who cares, tema qe terheqin vetem pjesemarresit ne votim
E mire ne kete foto Mrika !
E ka pas Mri, jo Mrike ?
e njef mire shtaten syve prandaj…
Vertet e mir ! Arom femrore me shum se ushtari !…
gjithmone mrikat dhe drandet i kane ber hysmet komunizmit,gra pa karakter
Pse mos te japin shfaqje a jane ministre e e deputete ,per teatro jane atje.
PER disa komentues ,qe komenti i shprehur shkon ne tjeter drejtim,po tregoj nje histori
Nje kolegia ime ishte veshur bukur dhe me te vertet te terhiqte,kur e shikoje. Duke zbritur shkallet per ne qener te qytetit,takoi nje shok,i cili pasi e peshendeti e pa shkeputur duarte,si dhe me shikimin provokues i tha: “Sa e mire qe je,po sodomos sot!”
Kolegia ne moment e pa ju drishur syri ju pergjigj: ” E mire dhe e bukur jame per ate qe kam ne shtepi,ti t’me ha m…n !”
:p nje nisme shum e mire e politikaneve bravo