Hidhni një sy ballos më prestigjioze në Londër (FOTO)

30 Tetor 2013, 11:07Lifestyle TEMA
Hidhni një sy ballos më prestigjioze në Londër (FOTO)

Vetë Princi Philip e quan një budallallëk, ndërkohë që shumë kritikë thonë se një gjë e tillë është e vjetër dhe elitiste.

Megjithatë, kjo ballo, që cilësohet si ngjarja më prestigjioze në shoqërinë e lartë londineze, vazhdon.

Bëhet fjalë për “Queen Charlotte’s Ball”, që zhvillohet në Royal Courts of Justice.

Vajza të reja, ose të quajtura debutante, e paraqesin veten përpara aristokracisë.

Vetëm një grup fare i vogël ia del të jetë pjesë e kësaj shoqërie.

Vajzat e reja nga familjet më të pasura ftohen për në ballo.

Pas muajsh të tërë përgatitje dhe shpenzimesh, këto debutante të reja mund të tregojnë aftësitë e tyre me stil dhe elegancë.

Vajzat, të gjitha nga mosha 17 deri në 20 vjeç, performojnë përpara të ftuarve, që më pas gjykojnë për elegancën e tyre.

Aktiviteti i aristokracisë shërben edhe për bamirësi.

Vajzat kalojnë muaj të tërë duke u përgatitur për hyrjen në dhomën e ballos dhe provojnë me dhjetëra fustane të stilistëve të mëdhenj.

Kjo ballo u prezantua për herë të parë nga mbreti George III në vitin 1780 për të festuar ditëlindjen e të shoqes.

Deri në vitin 1958, debutantet dilnin përpara Mbretëreshës, por kjo ndodhi deri sa Princi Philip të deklaronte se ishte një budallallëk.

Prindërit, që dërgonin vajzat në këtë event, shpresonin që ato të gjenin edhe një burrë të përshtatshëm.

Fustani i bardhë i tyre simbolizon virgjërinë që kërkohet nga një grua.

Edhe vetë Mbretëresha tanimë e quan të çuditshme një ballo të tillë për shkak të dëshirës për një monarki moderne.

Kurse motra e saj, Princesha Margaret, pati thënë: “Ndalojeni këtë gjë. Nuk mbeti prostitutë në Londër pa ardhur aty”./ep

2 komente në “Hidhni një sy ballos më prestigjioze në Londër (FOTO)”

  1. loni says:

    O sa mir me ken shqiptar oe oe

  2. henri says:

    Dekadenca e mori ne qafe perandorine romake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje