Drejtori ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl-Heinz Rumenige, ka përjashtuar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi, pasi beson se argjentinasi do të ishte shumë i shtrenjtë për ta.
Mediat spanjolle së fundi shkruan se Bajerni ishte gati të paguajë klauzolën blerëse të 26-vjeçarit, 250 milionë euro, me presidentin e nderit Frenc Bekenbauer që nxiti edhe më shumë spekulimet javën e kaluar, kur tha se Mesi do të ishte një blerje e mirë për kampionët e Evropës, raporton Telegraf.
Rumenige e ka bërë të qartë se bavarezët nuk kanë synime të harxhojnë për sulmuesin e famshëm.
“Mesi? Ne flasim për shifra të cilat janë thjesht absurde, një shumë transferimi që është shumë më e madhe se sa ne harxhuam për Havi Martinez. Ne nuk do ta bëjmë këtë.
Plus e njoh Sandro Rosell. Barcelona kurrë nuk do ta shesë Mesin. Ai është i shenjtë te Barcelona dhe ata nuk do ta shesin.
Dhe mendoj se interesi më i mirë i Mesit do të jetë të qëndrojë te Barcelona. Ai përshtatet atje në mënyrë të përkryer”, ka thënë Rumenige për Sky90.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018.
o rumenige lere se ku pershtatet messi,por mjafton ti hedhesh shumen qe flitet,dhe rosel ta jep me dy duar.sipas mendimit tim ,tani messi do te jete nje lojtar normal.
E per cfare duhet ti harxhojne gjithe ato para?
Jo se kam ndonje gje per Messin.Perkundrazi. E vleresoj maksimalisht.
Por kur shof kundershtaret qe ka perballe Bayern,them qe nuk duhen harxhuar ato para. Ne Gjermani nuk ka kundershtar. Ne Champions Leage,deri tani dhe me sa kemi pare, po ashtu.
Atehere,kundra kujt do te luaj kjo super skuader,nese e ben dhe blerjen e fundit te mundeshme qe ka mbetur ne merkato?
Bayern luan nje futboll te bazuar te ekipi dhe jo te individet, pasi kjo perkon me mire me mentalitetin dhe stilin gjerman. Dhe pse Guardiola do te vendose nje pjese te filozofise te vete, Bayern nuk mund te behet Barcelona dhe anasjelltas.
Messi eshte nga talentet me te medha qe ka pare historia e futbollit, por 250 milion euro perben nje rezik per çdo klub pasi perveç Barcelones dhe stilit te saj, nuk ka dhene prova se mund te jete me i miri ne klube te tjera.
Vetem sheiket arabe qe shpenzojne para qe nuk i fitojne nga futbolli mund te tentojne te shpenzojne ate shume, Barcelona nuk eshte klub sheikesh.