TemA TV/ Rama premton për personat me aftësi të kufizuar: Pagesë e plotë në dhjetor (VIDEO)

3 Dhjetor 2013, 10:51Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një aktivitet të organizuar për personat me aftësi të kufizuar, premtoi se ata do të marrin në dhjetor pagesën e plotë, ndërkohë që nga janari do nisin të marrin detyrimet e prapambetura.

“Jam i revoltuar për mospagesat tuaja mujore. Ka vite që ju nuk i merrni rregullisht pagesat tuaja, ato minimale, dhe më zi se shuma krejt e pamjaftueshme e pagesave, mospagesa e rregullt e tyre prej vitesh është shprehja më e ulët e një abuzimi social, që ka burim prej vitesh qeverinë e Shqipërisë.

Kaq e zezë është faqja e keqqeverisjes, sa kush e përbuzte dje dinjitetin tuaj, kërkon sot llogari për fonde të shpërdoruara pa asnjë vrasje ndërgjegje në dëmin tuaj më të drejtpërdrejtë dhe asnjë ndëshkim,” tha Rama.

Sipas kryeministrit, janë mbi 50 milionë dollarë deficit në fondin e personave me aftësi të kufizuar.

“Ne, jo vetëm që sot për sot nuk kemi asnjë përgjegjësi, por nuk kemi edhe asnjë lekë të mbetur në arkën e këtij viti shkatërrimtar për buxhetin e bërë rrush e kumbulla në fushatën elektorale që shkoi. Kjo është e vërteta therëse që ka prodhuar ajo fushatë.

Por unë ju siguroj se qeveria do bëjë çmos se krahas pagesave të pjesshme, të mundësohet edhe pagesa më e plotë për muajin dhjetor.

Me fillimin e buxhetit të vitit 2014 do të shlyejmë edhe detyrimet e prapambetura jo për fajin tonë,” vijoi kryeministri.

Rama tha se do të luftohet edhe korrupsioni në këtë fushë, pasi sipas tij pagesat për aftësi të kufizuara i marrin 20- fish më shumë njerëz.

“Do të modernizojmë sistemin e kontributit ndaj jush si pjesë e luftës me korrupsionin. Për aftësi të kufizuara janë paguar 20- fish më shumë njerëz se sa janë në të vërtetë. Në Irak e prodhojnë aftësinë e kufizuar lufta dhe bombat, në Shqipëri e prodhon korrupsioni dhe babëzia”./ep

22 komente në “TemA TV/ Rama premton për personat me aftësi të kufizuar: Pagesë e plotë në dhjetor (VIDEO)”

  1. dorjeta says:

    Eshte gjeja me e drejte qe personave ne nevoje, sidomos atyre me aftesi te kufizuar tu jepet minimalja per te jetuar.
    Eshte e vertete qe qeveria qe shkoi i vodhi edhe leket e ketyre personave dhe qe kjo qeveri s’ka pergjegjesi per kete, por do te jete mirenjohja me e madhe per punen e kesaj qeverie se keta njerez e kane jetike kete pagese, jo luks.

    1. hajri says:

      Me ne fund qe qeveria jone po vepron me mend ne koke dhe po fokusohet aty ku ka me nevoje, tek kushtet e punes se forcave policore, punonjesve te shendetesise dhe personave me aftesi te kufizuar se keto jane gjerat jetike per ne, jo rruge rruge rruge sic jemi mesuar.

    2. turi says:

      e mo Ed Rama per 4 vjet do e kuptoj ky popull rilindjen e vertet, keshtu fillon, me hapa te vegjel dhe te sigurte!

      1. Tigri 14 says:

        Me vjen mire qe doli Rama e foli per te gjithe. Boll me me disinformime nga opozita. Ata qe kane bere shkelje te medha ne kete drejtim dhe jo vetem.

        1. Rraklli says:

          Edi Rama, hallall vota. Ti na perfaqson. Jemi krenar per ty e per kete ska goje njeri te flasi. Te dali te protestoje kushdo perballe teje, por dije qe ne do protestojme kunder tyre sepse gjithcka flet kunder kesaj qe thua ti eshte regresive

  2. arsen says:

    Edhe pak dhe do e krahesojme me Sali Berishen
    Boll me premtime, fjalime, lavderime, justifikime.
    Jep urdher qe te furnizohen qe sot qe te gjithe me 2 muaj rezerva pampers, karburant, etj.
    Leri Institutet, por ngri nje strukture te vecante per shperndarjen e pensioneve dhe ndihmave ne interes te kesaj shtrese.
    Futi ne burg qe te gjithe ata qe kane vjedhur, jo premtime sesa jane e cfare kane bere.

    1. @arsen says:

      Besoj se cdo gje ka kohen e saj, nuk mund te zhbehet ne me pak se 3 muaj demi i 8 viteve.

    2. arjoni says:

      Cfare urdhri te jape te shperndahen more Arsen?
      Arka e shtetit eshte grope, me cfare lekesh te paguhen?
      Ti thuaj shyqyr qe do filloje te administrohen sic duhet te ardhurat e buxhetit qe te gjithe te marrin pagat dhe pensionet duke filluar nga viti qe vjen!

    3. skelari. says:

      o arsen o dallkaut. cfare urdheri te jap o trupeshk? po ta thote shqip nuk ka leke.

      1. arsen says:

        ore tru gomar…
        Pampersat te duken leke?
        Te mbash konferenca …te dalin leke?
        Ka neper magazina, TEG, QTU sa te duash. Le te shkoje tua mare paradhenie Bossave te tyre.
        Kaqol ti e te tjeret qe ju duk cudi kjo

    4. Gerti says:

      Bravo Rama. Njeriu qe po ben shtet. Njeriu i duhur per kete vend.

      Burgu tani duhet te hape dyert per hajdutet me cizme te djeshem…

      Ska me asnje disinformim sepse Rama del e shuan cdo dyshim. Bravo

    5. Gregori says:

      Ti qenke nje kokerr maskarai qe nuk paske shok tjeter, vec Vicidollit. Ik ore qelbesire, merru me qelbesirat, se nuk te paska ngelur fije arsyetimi e njerzilleku,por mbasi edhe ti je pjese e vjedhjes se madhe, dhe bertet te paguhen leket, zarbe malesh.

  3. myslymi says:

    Hallet e ketij populli s’mbarojne kurre, por thuaj atyre qe kane me shume nevoje tu jepet prioritet.

    1. Flo says:

      Turp ata te djeshmit qe dalin zbuluar duke genjyer e sikin nga koke kembet.

      Te lumte Edi dhe Veliaj qe po punoni per te bere te mundur ate qe eshet e drejte e jo abuzime. Kush fyen ne komente, dihet qe ska argument

  4. ore edi,paguaji nga xhepi yt personat me aftesi te kufizuar mer psikopat
    jo vetem qe je pakarkter,por je dhe hajdut qe ke vene pasuri nga handikap

    1. @ore legena pa karakter says:

      Ku e pe hajdutllekun e Edit ti mo?
      shif e qaj hallin se kane 8 vite qe te kane vjedhur ty e na kane vjedhur te gjithe ne e si do ia bejme.
      Sa mire di ta vesh diagnozen e psikopateve, mos valle je edhe vete i tille?

  5. po me rregullu zyrat keta te rilindjes kane leke???apo plasi trapi per fukarejte….

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Qeveria e re, nuk ka trasheguar fonde te planifikuara,per pagesat .
    Por duhet bere trasparenca,per te dale e verteta,si u “zhduken” fondet e qeveris Berisha,pergjegjesit te dalin perpara drejtesise.
    Vetem ne kete menyre,permiresohen situatat,jo duke i “fshehur” ato !
    Ngritja e nje konisioni mjeko-ligjor,me mjek nderkombetar,do nxjerre te verteten,mbi numrin real te personave me aftesi te kufizuar.
    Korupsioni ka bere qe numeri i paraziteve stimulant,te ritet ne menyre te frikshme.
    Merrni masa per te sheruar ne kohe ,kete plage kanceroze.

  7. murrizi says:

    Shtresa me e paperfaqsuar..me e pambrojtur..me me shume halle lihet ne harrese dhe pasdore..! Sa keq..! A kan menduar valle ish shtetaret se do vije nje dite qe edhe ata do behen pleq..ndoshta ndonje edhe invalid..se nuk dine te ngasin makina dhe shkojne tape..dhe po shpetuan KEMPI do i deklaroje invalide te alkolit dhe jo te punes..! A E KA MENDUAR NDONJE HERE KRYETARI I SHOQATES SE INVALIDEVE TE PUNES TE SHQIPERISE av ABDULLA OMURI QE BERI 23 VJET KRYETAR.SI PUNA E ATIJ QE I ZURI ZYREN..APO ESHTE PJESE E QEVERIVE TE RRADHES DHE NUK I DEGJOHET ZERI ASKUND VETEM KOHET E FUNDIT NE NJE STUDIO BEN SIKUR I MBRON KETO SHTRESA..? Ai fare mire e di si funksionon shoqata e Sinan Tafajt pwe ru patur zili..po eksperienca e ketij kryetari cerek shekullor neper vende te europes ku ka shkuar shpesh nuk i mjafton per te nxjerr mesime per bashkevuajtesit..? Dhe invalidet paguajne kuota vjetore ndoshta simbolike por per tu perfaqesuar me forcen e arsyes e te ligjit dhe jo te perdoren kuotat e invalideve per udhetime jasht shtetit sic benin shtetaret e kaluar..? Sa keq qe anje deputet nuk foli nje here per kete shtrese..sapo marrin votat..ikin prej tyre si prej shejtanit e nuk denjojne as per ti degjuar keta njerez..!Dhe pa piken e turpit bejne sikur u qan zemra per ta..duke i lene edhe pa ate mikro pension apo ndihme sociale..bile ne vitin 2012 invalidet u perjashtuan edhe nga dhurata per fund viti..se invalidet apo shtresat ne nevoje jane prej guri..as nuk hane..as nuk kurohen..as nuk festojne si bugjetoret..! Turp i madh ku ka ra shoqeria sot..ku ka rene shteti..!

  8. IH says:

    Rama do të laj duart, duke i veshur barrën e mos pagesës së pagave personave me aftësi të kufizuar (para-tetra plegjik, të verbër etj).

    Ka dy muaj që drejtoresha e Doganave njfton që kemi arritur suksese të mëdha. me miliona dollar në tetor dhe nënstor 2013. Por, fedback i kësaj është 0.

    Rama nuk mund të laj duart dhe të thotë qevria e kaluar. Ne nuk e kemi votuar për atë punë.

    Përpara se Zotëria [Rama] të organizoj ballo në Pallatin Mbretëror dhe të rregulloj me stil zyrta e tij në Kryeministri, bën mirë t’i jap pagesën këtyre personave të gjorë që jeta i ka përplasur me një tragjedi të madhe [humbje e aftësisë fizike, shikimit, dëgjimit etj.].

  9. ardi says:

    po a e di hallin e ketyre fatkeqeve more zotri se ata kane 4 muaj pa marre asnje kokerr leku dhe sot jane ne mjerim te plote kurse zotrija juaj qe diten qe more pushtetin i nderrove karriket e tua dhe hodhe miliona lek pe te rrregulluar kryeministrine e linje per ne janar rikostruksionin apo ishte me e rendesishem se kempet e ketyre te mjereve sa per qeverine qe iku ndoshta nuk ishte aq perfekte po te pakten i merrnin leket ne kohe

  10. Manastiri says:

    Nuk ka nevoje per shume teori dhe konferenca kjo pune, jepi leket sic i merr dhe vete cdo muaj dhe je ne rregull me keta qyqaret,femijet dhe familjet e tyre. Kjo eshte konferenca me e dalluar per ta.
    kur e pyeten nje sekretar shteti te USA ne vitin 1958 ne Kongresin Amerikan per propaganden e cfrenuar te komunizmit ne ato vite ne bote, ai tha se USA ka propaganden me te mire ne bote per kete pune kunder komunizmit, ka ate te * 4 rrotave* duke nenkuptuar se rregjimet komuniste nuk te jepnin shans te blije as nje veture familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje