Festohet datëlindja e parë pa Drita Pelinkun.Fondi që qeveria akordoi për kurim iu dha pas vdekjes

4 Dhjetor 2013, 08:49Kulturë TEMA


Plot 87 vite më parë, më 3 dh jetor të 1926-ës, në Vlorë erdhi në jetë Drita Kripa. Vite më vonë ajo do të ngrinte në këmbë publikun në salla teatrosh, tashmë me mbiemrin Pelinku.

Dje, në një bar-kafe pranë shtëpisë ku ajo banonte, u përkujtua ditëlindja e saj, e para pa të, e para në vazhdën e atyre që do vijnë më vonë. Do të mungojë fizikisht, anipse portreti, rolet, suksesi e vlerësimi do jenë kryefjalë e kujtimeve që la pas.

“Duke biseduar me Drita Pelinkun” titullohet libri kushtuar aktores që ndërroi jetë 2 muaj më parë, në datën 2 tetor. Mjeshtrja e madhe e skenës dhe kinemasë pothuaj në të 87-at e veta, e pat parë këtë libër para se të shuhej. Madje, priste që të bëhej më mirë që të ishte vetë e pranishme në promovimin e tij. Ajo, nuk ia doli kësaj radhe, por të tjerë ia dolën për të.

Miq e kolegë si, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Skënder e Vitore Sallaku, shumë e shumë dashamirës të tjerë u mblodhën dje për të. E bija, Ora Pelinku, veçse dëgjonte kujtime me të ëmën, nga ata që ishin mbledhur pikërisht për të promovuar një përmbledhje artikujsh, intervistash e opinionesh, duke paraqitur marrëdhënien e artistes me median e duke përcjellë edhe kujtimet e saja. Botimi është përgatitur nga AQSHF, me kujdesin e veçantë të Flori Slatinës, i cili më herët pati realizuar një katalog me fotografi në vitin 2010. Botimi përmbledh materiale që nga viti 1986 deri më 2013-ën.

E bija e aktores, Ora Pelinku, ndërsa falënderon të pranishmit, tregon se e ëma ka jetuar mes dy dashurive: atit dhe familjes. “Është ditëlindja e parë pa të, megjithatë ju nuk më lini t’ia ndjej mungesën. Është hera e parë që nuk i ngjis shkallët e pallatit me një buqetë lule për ditëlindje“, – tha Ora.

Më tej, në një prononcim për “GSH”, ajo tha se nuk ka pengje kundrejt nënës: “Kam bërë çdo gjë që mund të bëja për të. Nuk mund të bëja më shumë. Jam shpirtërisht e qetë, edhe pse më mungon. Nëna e jetoi jetën e saj dhe ikja qe një fund i logjikshëm për moshën që kishte”.

Në kohën kur Pelinku ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, qeveria shqiptare i akordoi një fond për kurim.

Në datën 28 gusht, me anë të një VKM-je, kryeministri i kohës, Sali Berisha firmosi për një shumë prej 350 000 lekësh, me të cilat do të mbuloheshin shpenzimet e kurimit të aktores së shquar. Ato do të përballoheshin nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe vendimi hynte në fuqi menjëherë. VKM-ja u publikua në Fletoren Zyrtare më 11 shtator.

Pelinku u nda nga jeta më 2 tetor, ndërsa fondi për kurimin u lëvrua nga thesari pasi ajo ndërroi jetë.

9 komente në “Festohet datëlindja e parë pa Drita Pelinkun.Fondi që qeveria akordoi për kurim iu dha pas vdekjes”

  1. PACA says:

    NJE NJERI,NJE AKTORE,NJE FAMILJE E MREKULLUSHME.ME RRESPEKTIN ME TE MADH.

  2. Treviso says:

    Aktore qe do te rroje per jete.
    Portreti i saje eshte i pa harrushem tek spektatori.

  3. Tela says:

    Respekt per nje artiste te madhe me stil aristrokat si pak artiste shqiptare
    . E paharushme,do na mungoje klasi i saj.

  4. Tajson says:

    Rrespekt figures se aktores Vlonjate D.P

  5. J.N.B. says:

    Sali Berisha ashtu si eshte sjelle me te gjithe popullin u soll edhe me te Madhen Drita Pelingu,qe u kujtua pas te vjelave.

    Saliu edhe mjek qe eshte ne profesion ,nuk ka shpirtin e nje HUMANI,si do kete shpirtin e ARTISTIT kur eshte XHELAT .

  6. sindi says:

    DRITEN ERESPEKTOJ SHUME PER ROLET E MAHNITSHMET .POR VAJZA E SAJ ORA PELINKU (HOXHA) ESHTE MJEKE HARBUTE NE PSIKIATRI KAME NJE NJERIUN TIM DHE BASHKE NJIHEMI DHE AJO I KA THEN NJEREZEVE TE MI IKNI SE NUK KAME PUNE ME JU ….

  7. mirenjohja says:

    Ne pamundesi te moshes e pleqerise perfitoj tju shpreh ngushellimet e mija, vajzes se aktores se madhe DRITA PELINGU,mjekjes ORA PELINKU, me rastin u kujtimit te kesaj ditelindje pa shoqen time te rinise DRITEN,e sjelleshme,e urte,e embel,me role qe do mbeten ne kujtese te brezave.
    me respekt edhe njehere ORA PELINGUT,

    nga PANANJOT PAPA,familjarisht.

  8. Diogjeni says:

    Populli artdashes do kujtoje me dashuri e rrespekt Driten. Ishte dive e teatrit. Gjynah qe na iken nje e nga nje kjo yllesi artistesh, zor te zavendsueshem. Po behemi fukara gjithandej ne te shkretet shqiptare.
    Iu prehte ne PAQE shpirti i saj i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje