Një paramilitar serb ka rrëfyer për emisionin “Jeta në Kosovë” krimet e luftës në Kosovë.
Njësia e tij paralimitare e Zoran Rashkoviç është përgjegjëse për masakrat brutale që ndodhën në Lubeniç, Pavlan, Zahaç, Qyshk – fshatrat e Kosovës në zonën e Pëjës.
Prej dy vitesh, Rashkoviç është duke dëshmuar në gjykatën speciale në Beograd në një rast të krimeve të luftës.
Sipas kësaj aktakuze, trembëdhjetë anëtarë të njësisë parmilitare “Çakallët” kanë vranë më shumë se 100 shqiptarë në vitin 1999.
Që kur ka filluar gjykimi para 2 vitesh, Rashkoviç ka qenë nën mbrojtje konstante të policisë në Serbi për shkak se ka vendosur të dëshmojë haptas, pa e fshehur fytyrën.
Si pasojë e kësaj ai ka marrë kërcënime prej ish-anëtarëve paramilitarë të kësaj njësie, madje edhe prej njerëzve të policisë, që ishin caktuar si roje për ta mbrojtur atë.
Ai ka vendosur të flasë për “Jeta në Kosovë”, mes tjerash, sepse është i bindur që në Serbi jeta e tij nuk do të jetë shume e gjatë për shkak të kësaj dëshmie.
Sot ju sjellim rrëfimin se si ndodhi që një 18 vjeçar serb që ikur si refugjatë nga Rjeka e Kroacisë, vjen në Kosovë në vitet ‘90 ku kryen shkollën e mesme në Pejë dhe shndërrohet në paramilitar, pjesë e njësitit që bëri kërdi në Dukagjin gjatë viteve ‘98-‘99 dhe pastaj, me 2010 vendos të bëhet dëshmitar i krimeve makabre të luftëtarëve serb./reporteri
ku te ankohem per vjedhje te emrit
do kerkoj cecen demshperblim
Keso krimesh kane bere serbet ne te kaluaren dhe sot siç kane bere edhe fqinjet tane,greke e malazez ndersa,shqiptaret ndaj minoriteteve qe nuk mendojne me mire se ky kriminel dhe banda e tij,miqesohen dhe i zgjedhin edhe ne vende udheheqese!Derisa ky kriminel thote se Kosova eshte toka ime dhe mendon te kthehet pas ketyre krimeve,nje pjese e shqiptarve te Shqiperise,Kosoven dhe pjeset shqiptare qe sot gjenden te okupuara nga Serbia,Greqia,Mali i Zi dhe Maqedonia,te shkeputura padrejtesisht nga Kongresi e Berlinit dhe KA ne Londer,i shpallin si inegzistente! Gjithsesi,shqiptaret kane pune tjera e keto jane:Lufte per fotele,lufte per benefite,miqesi edhe me djallin per t’i perfituar keto dy synime dhe vellavrasjet,qofshin keto edhe per nje sharje!Ne fund do te thoja:Shqiptare,ta mbrojme edhe me jeten tone,ate qe eshte e jona dhe na perket Ne !