INTERVISTA/ Nishani: Largimi i gruas nga ministria, i bllokuan dokumentet. Synoj një mandat të dytë në krye të shtetit

13 Dhjetor 2013, 09:38Politika TEMA

Në një intervistë në “Tonight” të gazetares Ilva Tare, presidenti Bujar nishani është shprehur se  bashkëshortes së tij nuk i kanë dhënë  dokumentacionin për t’u larguar nga puna  dhe për të aplikuar në një vend tjetër.

Ai gjithashtu është shprehur se  se synon një mandate të dytë, pasi t’I përfunojnë pesë vitet në krye të shtetit.

 Si e përjetuat 23 vjetorin e themelimit të PD-së? Nuk shkuat në ceremoni?

Presidenti i vendit është jashtë partive politike, edhe nga pikëpamja formale duhet të qëndrojë jashtë aktiviteteve që organizohen nga partitë politike. Unë i uroj festën PD-së. Ajo është një aset i rëndësishëm i jetës publike, poltike të vendit. Është partia e parë e krijuar pas pluralizmitnë Shqipëri.

 Ju erdhi keq që nuk shkuat në festën e PD-së pasi ju keni qënë një nga përfaqësuesit më të lartë të saj?

Qëndrimi i drejtuesve të institucioneve të pavarura siçështë presidenca, nuk varet nga pikëpamja formale por nga mënyra e sjelljes dhe përmbushja e detyrimeve ligjore. Nuk do të ishte problematike vatja por unë mendoj se presidenti duhet të zbatoj me rigorozitet parashikimet që ka ky rregull dhe formalitet.

Si e shikoni faktin që PD humbi në zgjedhjet e 23-Qershorit? E kishit parashikuar këtë fakt?

Sistemi që ne kemi hyrë pas viteve 90’ është sistemi i rotacionit politik, sistemi i qeverisjes, i marrjes përsipër të përgjegjësive, I kontributeve dhe kostove që mund të kesh marrë gjatë qeverisjes. Unë mendoj se 8 vite në qeverisje në mënyrë normale mund të pritet dhe rotacioni politik

 A ishte një largim i merituar?  

Gjykimi ishte i qytetarëve shqiptarë dhe askush nuk mund ta gjykojë këtë vendim. Prëderisa qytetarët vendosën se duhet të kishte rotacion ky vendim duhet respektuar. Vota duhet respektuar si kur je në mazhorancë ashtu edhe kur je në opozitë.

 Si e shikoni PD tani në opozitë?

Natyrisht që ka angazhime të mëdha dhe dinamike. Së pari përgjegjësinë që ka një opozitë për jetën politike sociale dhe shoqërore të vendit, çka është detyra parësore dhe nga ana tjetër pjesën e dinamikës së jetës së brendëshme partiake të PD-së. Unë mendoj që jo vetëm ata që janë të lidhur me PD-në por për të gjithë është me interes që këto proçese të jenë të konsoliduara dhe me standartet e merituara.

 Largimin e Berishës nga kreu i PD-së si e komentoni?

Komentet mund të jenë të ndryshme, mund të mbartin pjesën njerëzore dhe emocionale, mund të mbartin pjesën strukturore dhe formale por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me vendimin personal të Berishës dhe me gjykimin e tij për atë vendim. Nuk do të ishte e drejtë që të hyjmë në komente për këtë vendim personal por vetëm ta respektojmë atë.

Si e shihni Bashën në krye të PD-së dhe riorganizimin që po i bëhet ?

Unë besoj shumë tek dinamika që sjell gjenerata e re dhe besoj se duke i lidhur eksperiencës së PD-sëdëshirën, vullnetin dhe pozitivitetin që përcjell Basha, besoj se do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për PD-në por për jetën politike të vendit.

 Si e vlerësoni hetimin ndaj Arben Imamit?

Unë besoj se do të ishte jokorekte nëse presidenti i vendit do të hynte në vlerësime paraprake. Unë nuk kam pasur një informacion zyrtar por vetëm nga media për shkeljet e konstatuara nga ministria e mbrojtjes. Nuk jam këtu për të bërë gjykimin e kësaj çështjeje. Unë kam konsideratat e mia por nuk mund ti bëj publike, port ë presim gjykimin e institucioneve përkatëse.

 A ishit informuar ju si komandant I forcave të Armatosura për çështjen e armëve kimike?

Jo nuk isha informuar. Besoj se korrektesa e komunikimit, koordinimit dhe bashkërendimit të proçeseve të tilla, duhet të funksionojë pasi ndihmojnë proçeset. Nuk kam pasur asnjë informacion. Informacionin e kam marrë përmes njoftimeve nga media.

 Në momentin e bisedimeve rreth armëve kimike, ju dhe kryeministri Rama keni qënë në SHBA, keni qënë në dijeni për bisedime të tilla?

Nuk kam pasur asnjë informacion rreth bisedave që mund të ketë pasur kryeministri. Kërkesa ishte një kërkesë normale. Qëndrimi zyrtar i Republikës së Shqipërisë duhet të respektohet nga të gjithë faktorët dhe institucionet shqiptare dhe unë besoj që çdo koment pas këtij vendimi d të ishte i padrejtë.

A ishte ky vendimi i duhur për Shqipërinë?

Çdo interpretim ndryshe pas vendimit zyrtar, nuk do të ishte i drejtë dhe i besueshëm. Unë konstatova një panik të ekzagjeruar dhe mënyra e administrimit dhe e menxhimit duhet të ishte më e kujdesshme.

 Po protestat si i përjetuat?

Protesta është zëri qytetar dhe ajo ishte një protestë e civilizuar, e iniciuar nga vetë qytetarët dhe nuk u përdor nga politika.

Po qëndrimin e opozitës në lidhje me armët kimike si e vlerësoni?

Edhe qëndrimin e opozitës, po ashtu si qëndrimin e qeverisë nuk do të doja ta komentoja. Jam I bindur se edhe opozita edhe qeveria reflektuan në qëndrimin e tyre atë çka shprehën qytetarët shqiptarë.

 A është lajm i keq për Shqipërinë që të zhgënjejmë SHBA-në?

Unë nuk besoj se SHBA janë zhgënjyer. Pak ditë më parë pata një takim me Jonatan Moore i cili më rikonfirmoi miqësinë e SHBA-ve për Shqipërinë dhe partneritetin e ngushtë midis dy vendeve. Shqipëria do të vijojë të jetë një partnere e SHBA-ve.

 

21 komente në “INTERVISTA/ Nishani: Largimi i gruas nga ministria, i bllokuan dokumentet. Synoj një mandat të dytë në krye të shtetit”

  1. loni says:

    ne themi te qerojne pa mbushur mandatin e pare,,kurse ti synon per pesevjecarin e dyte,,kjo eshte e dhatarshme per ne,,e humbem shqiperine me keta idjote..

  2. I pa fati,nuk thot do Zoti e me lejn deri ne fund te mandatit te pare,por del dhe kerkon nje mandat te dyte.Meqe bashkeshortja i ngeli pa pune,kerkon te jete President per rroge te plote.

  3. Berti says:

    O mustaqemi ti nuk do te mbarosh as mandatin e pare… do te marresh mandaten jo mandatin, pleher

  4. LEON says:

    TRAPIN TRAPIN ISHALLA TE HEQIN SHPEJT O SPIUN I SIGURIMIT,,,TY ENE ZOTI TE KA BEZDI DHE JO NJEREZIT…SSSALIU TA KA XHAN SALIU TE KA SHPIRT..TA KA EDHE DOSJEN…

  5. Treviso says:

    Zoti president, na ngrive gjakun! si do rizgjidhesh edhe 5 vjet te tjera?
    Mbaro njehere kete pesvjeçar nese arrin ta perfundosh dhe pastaj mendo per pesvjeçarin e ardhshem.

  6. kosov says:

    – POTE PELQEN KARIKJA , PO MENYRA SE SI U ZGJODHE E KUJTON NDONJEHERE ?

  7. Argi says:

    AKOMA NUK ESHTE HEQUR KAPTERI ,SE HEREN TJETER JANE DY KANDITATURA ,NARD NDOKA DHE SHKRIMTARI I NJOHUR FAHRI BALLIU

  8. opozitari i perjetshem says:

    E do ti nje mandat te dyte? E doooo? Ta jep Ilva Tare ty

  9. njoni says:

    mos e dhente zoti te zgjidhet prape ky debili president

  10. Xhozi Plehra says:

    qielli me aviona
    rruget me kamiona
    …………….
    qytetet me betona
    deti me gomona

    nje qokaxhi qe s’ben me as per te qeshur per president !

    liri demokracaj !

  11. Teta says:

    Po ne Banken e SAhqiperise ne drejtorine e personelit, me cfare dokumentash filloi pune gruaja jote o president.Boll me keto perralla se na hapet barkun.Kur do te vije dita te shporresh edhe ti si Berisha me PD.Une kat 7 vjet qe kerkoj pune dhe gruaja jote e nderron ate sa here i do b…a.Perse nuk hiqet me njane te merret me ndonje fondacion dhe ate vend pune tja liroje ndonje hallexheshe , apo nuk ngopen se rrjepurri kete vend.

  12. s.s. says:

    Po ka nje kufi edhe turpi, pavaresisht se je politikan . Ministrja perkatese sqaroi se i ofruam nje vend pune ,gruaja jauj pranoi dhe pastaj dha doreheqjen … Mire gazetarja karagjoze nuk te vendos me shpatulla per muri duke te pyetur troc .. kush genjen : gruaja jote , ti apo ministrja ?? Po je burr apo cfare je ? Nje njeri normal , une p.sh. nuk me vjen mbare te genjej femijen tim ; ndersa ti genjen apo fshihesh nga e verteta …dhe jep shembullin e nje burri pa karakter !!!

  13. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “S.S” !
    Shume sinjifikativ komenti yt !

    1. s.s. says:

      Flm…duhet shtuar tek fraza ” ti genjen apo fshihesh nga e verteta… ” nje popull te tere !

  14. debatiku says:

    KERKESE -LIGJORE E TEPER URGJENTE
    Shoqerise Beller…

    TIRANE

    Urgjent beni ribursimin e eurove qe ju keni marre te parapaguara nga shqiptaret per biletat ,sepse do fillojme te kerkojme edhe kamat per dite vonesat….
    Beller = shoqeri piramidale,hajdute e shqiptareve…
    Edhe pse cka pres “ribursim” me genjeshtra mediatike e mashtrime te Saliserbit ne parlament dhe ne face-book,po,po- jam e sigurte se hajduti nuk i kjthen parat qe ja vodhi popullit shqiptare?????.

    THIRJE- PUBLIKE,

    Nepermjet kesaj media te lire Gazetes Tema shume popullore per hallet e popullit…..per k/prokurorin…..

    Z.Adriatik Llalla,…

    Ju lutem beni nje gjest,sa ligjor + human…sepse vini nga nje shtrese qe s’ke patur buke ne shtepi per t’u ushqyer…
    Merre heto shoqerine ajrore Beller,dhe mundesisht beje publike hetimin

    Objekti i Akuzez.

    Krijim konflikt interesi me popullsine…per biletat e paguara tepashfrytezuara… .
    Jeni e vetmja shprese ,drejtesie per shqiptaret,sepse saliu me 1997, me firmat piramidale vodhi parat e shqiptare ,sot eshte Beller qe bene te njejtin krim ekonomik vjedh parat e shqiptareve nepermjet mashtrimit te shitjes se biletave,dhe kur me perpara shpall falimentin e shoqerise.
    Ne se nuk ndermerrni kete hetim ,populli kerkon te dorezoni mandatin e k/prokurorit…urgjent….

    .Shteti eshte i falimentuar dhe pergjegjes per kete situate me drejtesi te falimentuar jeni ju,z.Adriatik Llalla, flisni e veproni,kujt t’i drejtohemi ne si popull i pa mbrojtur…?
    JA MORE ANTIPRESIDENT,,,KU SHKELET LIGJI ME PIRAMIDAT E SALISERBIT,QE KE VENDOS GISHTIN EDHE TI..O MASKARAD…KERKON MANDATE TE DYTE ..NE BURG E KE VENDIN….ANTISHQIPTARE I AGJENTURAVE…

  15. Te keqen Nunuja,o presient BUJARI! Po TI nuk po e shtyn dot tani ,o tu befsha kurban e jo te marresh dhe nje mandat te dyte! Po cte duhet kjo pune,pasi edhe kete radhe te emroi SALIU si mekemsin e tij ne presidenc,ja si puna e Bashes,qe gjoja u zgjodh kryetar ,po jo prej te verteti. Po populli ka sy e shikon ,o derman! Po ka edhe vesh e degjon o i miri i NUNUSE! Ndaj te them qe me mire mos e shko ne mendje,pasi me c’kuptoj une duke pare e duke egjuar,a do t’i shtysh dot edhe keto dite aty.
    Te puth Nunuja ne dy faqet e shko ne shtepi se nuk je per kete pune!

  16. Alb says:

    Jari ka musteqe:

    -un ja pres. ..

  17. Tomori USA. says:

    Zoti President Nishani, disa her je ber karagjos me dekretime dhe mosdekretime simbas interesit politik qe perfaqeson, por sa i perket doreheqjes te gruas tuaj nese ajo spati turp dhe genjehu njher publikisht, ju qofte dhe formalisht edhe pse je i pavotuar nga opozita e djeshme vetem i miratuar me votate PD, duhet tebeni deklarata te tilla, sja jepnin apo ja ernin dosjen, mos u bej qesharak ne syt e opinjonit te brendeshem dhe te jashtem ne SHBA e kudo ne bote te behesh genjeshtar e te tregosh gjithfar perallash se i benin kete e ate satshoqe. Lexuam deklaraten zyrtare te ministris perkatese qe ju afrua detyr paralele, por egoizmi, mendjemadhesia dhe pretendimi si zonj e pare nuk e lane te huli hunden. Prandaj mos bej deklarata alabakesh se aktualisht jini president, pale qe te esht shtuar oreksi per mandat te dyte.Po vazhdove keshtu edhe kete mandat ske per ta kryer, poskini shum faj se nje ish komunist dhe oficer i thjesht ke qene.

  18. Te gjithe says:

    Jemi shume te emocionuar nga urimi qe beri mustaqemiu per vitin e ri 2013 dhe po presim me padurim se cfare xhevahire do te nxjere kete vit qe ta kemi parasysh ta mbajme edhe 5vjet te tjera ne Portokalli

  19. kapterr jari says:

    O Jaro O Uturaku i Sali Berishes tani do behesh uturaku i gjithe shqiptareve per hajer ishalla

  20. nuri says:

    Nishanlliu ynon nje mandat te dyte ? Ironi dhe humor ne nivel kapterri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje