Shorti i Ligës së Europës/ Napoli rikthehet në Angli, Juve në Turqi

16 Dhjetor 2013, 14:31Sport TEMA
Shorti i Ligës së Europës/ Napoli rikthehet në Angli, Juve

Napoli, që për pak u kualifikua në Ligën e Kampionëve në favor të Arsenalit , do të rikthehet sërish në Angli, kësaj here në kuadër të Europa League.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka caktuar napolitanët, ku luajnë edhe dy shqiptarët Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, përballë skuadrës angleze te Suonsi.

Në një vend të pakëndshëm do të duhet të udhëtojë edhe Juventusi. Bardhezinjtë, të cilët u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Gallatasarai, do të rikthehen në Turqi, kësaj here për të luajtur ndaj një skuadre më të vogël, Trabzonspor.

Nga skuadrat e tjera të famshme evropiane, Ajaksi do ndeshet përballë Salzburgut të Austrisë, Lacio e Lorik Canës përballë Ludogorets-it bullgar, dhe Fiorentina përballë skuadrës daneze Esjberg.

1 komente në “Shorti i Ligës së Europës/ Napoli rikthehet në Angli, Juve në Turqi”

  1. te hengert lopa says:

    Ndoshta doje te thoshe me origjine shqiptare …sepse nuk luajne per kuqezinjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje