Gjirokastër, ndalohen 11 klandestinë nga Afrika

31 Dhjetor 2013, 09:40Politika TEMA

Sektori kundër trafiqeve pranë Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e 11 klandestinëve të cilët kishin  kaluar ilegalisht kufirin.

Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se klandestinët të ardhur nga Eritrea dhe Somalia janë ndaluar në fushën e Derviçjanit në Gjirokastër.

Klandestinët tentuan të largoheshin sapo vunë re efektivët, por pas krehjes së zonës, forcat e policisë bën të mundur kapjen e tyre.

Operacionet antitrafik që po zhvillohen në Gjirokastër po vijojnë të godasin këtë fenomen, si dhe të ndalojnë personat që hyjnë në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Vetëm dy ditë më parë po në këtë zonë u kapën 33 klandestinë të ardhur nga Siria, Afganistani dhe Sudani.

4 komente në “Gjirokastër, ndalohen 11 klandestinë nga Afrika”

  1. nuk emi honi i kurves helen says:

    Ministria e puneve te mbrendeshme apo ajo e jashtme te mos hezitoj por ti drejtohet BRUKSELIT me not proteste kundrejt Greqise e cila favorizon kalimin e glandestineve ilegal nga Greqia ne teritorin SHqiptare.

  2. katonak says:

    Nisini drejt europes sa me shume te vijne aq me shume nisni ,do ta shikoni qe statusin do na e japin ne janar ,hahahahahahaha

  3. qen chicago says:

    Vellezerit e ramyt. Kane ardhe.per tu fut ne pe de.

  4. Analisti says:

    Greqia ne 1 Janar 2014 (neser) merr edhe kryesimin e radhes se BE. Sa turp, ketej nga ana tjeter eshte eksportuese klandestinesh. Policia dhe Emigracioni ti kthejne qe te gjithe mbrapsht, ne Greqi ose ne Bruksel ashtu sic na e bejne zborin ne Shqiptareve, sa mire tallen Francezet, Hollandezet me ne, te gjithe Shqiptaret i kthejne ne Rinas. Pervec kesaj note proteste per Greqine ne Bruksel qe nuk kontrollon dot kufijte e saj. Te gjithe te kthehen ne Kakavije, andej nga kane ardhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje