Skandali në Gjykatën e Pukës, Apeli lë në burg të akuzuarit

30 Dhjetor 2013, 19:25Politika TEMA

Skandali në Pukë, Gjykata e Apelit lë në burg avokatin Fran Dashi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për avokatin Fran Dashi dhe Dëfrim Prençin, ndërsa Pëllumb Prençin e ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”  .

Dy ditë më parë, Apeli la në burg ish- kancelaren e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, Fariz Xhurxhin dhe Liljana Shkjaun.

Gjashtë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe mitmarrje.  Të arrestuarit e Gjykatës së Pukës apeluan masën e Shkallës së Parë duke kërkuar nga Apeli masë sigurie më të butë.

Por deri më tani, Apeli  ka lënë në fuqi masën e Shkallës I për 4 nga 6 të arrestuarit duke i lënë në burg.

3 komente në “Skandali në Gjykatën e Pukës, Apeli lë në burg të akuzuarit”

  1. specialisti says:

    Prokurori dhe gjykatesi qe jane edhe marresit e medhenj te rryshfetit jane ne gjendje te lire

  2. tironsi says:

    “Kush vjedh nje kafshate buke, perfundon ne burg, kush vjedh nje hekurudhe behet senator” mund te shtojme behet gjytar dhe prokuror.”

  3. lori says:

    Ja lehtesoi masen bashkepunetorit te burrit te saj Zeqoja, pasi kane ngrene dhe keta vete ne kohen e burrit nga nje luge corbe te prishur nga ajo qe u ka cuar Pellumbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje