Bllokohen asetet e “Bell Air”, gjykata kërkon bilancin e tre viteve të fundit

30 Dhjetor 2013, 19:21Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin e saj për pranimin ose jo të kërkesës së kompanisë “Belle Air” për shpallje falimenti. Gjykatësi Ilir Çeliku në seacën e të hËnës ka vendosur të pranojë kërkesën e avkokatit të kompanisë së vendosjen e masës së sigurisë për asetet e kompanisë ajrore.

Në këtë mënyrë asnjë kreditor më anë të përmbarimit nuk mund të ndërhyjë në pasuritë e “Belle Air” deri në momentin e shpalljes së vendimin nga gjykata e kryeqytetit. Përveç kësaj gjykata në ditët në vijim kjo gjykatë do ti kërkojë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve bilancet financiare të kompanisë për tre vitet e fundit. Kjo për të parë se kur ka filluar mungesa e likuiditetit për kompaninë,e cila ishte kryesorja në tregun shqiptarë të transportit ajror me një xhiro vjetore mbi 100 milion euro, raporton “Ora News”.

Ndërkohë që gjatë seancës raportoi edhe ekspertja kontabël e caktuar për të vlerësuar nëse duhej pranuar kërkesa e kompanisë për faliment. Ekspertja u shpreh se shkaku i procedura për faliment duhet të pranohet se kompania ka mungese likuiditeti, duke i krijuar probleme ne pagesat ndaj punëtorëve,qeratë apo edhe investime.

21,5 milion euro borxha afat-shkurtër ka kompania ndaj krediotorëve të ndryshëm duke e vendosur atë në vështirësi të mëdha,u shpreh ekspertja. Ekspertja në fjalën e saj vazhdoi duke sqaruar se ristrukturimi i kompanisë do të jetë i vështirë, pasi duhet 8 milion euro dhe gjendja e tanishme e saj nuk jep shumë siguri për rikthimin e saj në treg.

Pas dëgjimit të këtyre argumentave dhe kërkesës që do ti bëhet drejtorisë së tatimeve për bilancet e kompanisë gjykata do të shprehet me vendim në datën 13 janar.

2 komente në “Bllokohen asetet e “Bell Air”, gjykata kërkon bilancin e tre viteve të fundit”

  1. DEMIR TAHIRI says:

    Mos harroni qe Belle Air u be ura qe sillte pa bilete votuesit.
    Si ka mundesi nje kompani ne prag falimentimi te dhuroje bileta falas pa fund?!
    Ketu duhet zgjeruar hetimi.
    http://goo.gl/Id7p1q

  2. Be-X says:

    keto jane dredhira te axh Salehut, jane Pare qe kane perfunduar ne xhepat (thaset) e Saliut, njesoj si tek taci oil, dhe ai kerkoi falimentim(ndersa Paret e tij kerkuan shpetim tek Xeni)
    t´i biem shkurt, shqiperia duhet te punoj nja 30 vjete, per te lare paret e Xenit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje