“Rritja e cmimit të karburantit vjen si pasojë e paketës së re fiskale që futi në zbatim qeveria. Por, janë të gjitha mundësitë që çmimi të ulet, për këtë duhet studiuar mirë tregu dhe gjithë cfarë përfshihet me fjalën karburant. Taksa në hidrokarbure do të pasqyrohet dhe në çmimin e naftës dhe benzinës. Pas 1 Janarit do të rritej dhe u rrit. Konkretisht, nëse bursat do ruanin këto nivele ku janë aktualisht dhe kursi i këmbimit të valutës gjithashtu çmimi vetëm nga taksa e re do të rrotullohet nga 1950 deri 2050 lekë të vjetra. Qeveria e ka mbyllur paketën fiskale tashmë dhe rritja ndodhi. Por kemi dhe bursat dhe mund të ketë destabilizim tregjesh dhe pastaj nis një tjetër histori që nuk duam ta urojmë”, shprehet Luigj Aliaj, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve për News24.
Aliaj thekson se ekspertët nuk mund të flasin për tregun e hidrokarbureve pa e njohur mirë këtë treg. Sipas Aliaj, ka taksa mbi taksa të vendosura për tregun e karburanteve që nëse mund të hiqeshin disa, çmimi i karburantit vetvetiu do të ndryshonte.
“Guvernatorët e bankave të vendeve të ndryshme diskutojnë dhe shprehin deri në cpikë rritet çmimi. Këtë Banka e Shqipërisë nuk e bën, por kufiri është 200 lekë për litër. Dhe ky është kufiri maksimal, që kërcënon më pas me rritjen e cmimeve dhe rritje të inflacionit në vend. Në rregull, kjo qeveri do të rriste taksat sepse ka një borxh të madh për të shlyer dhe nuk ka si të mbushë arkën vecse me taksa. Por tregu i hidrokarbureve është më zyrtari, taksa vilet lehtë, pse duhet të faturohej gjithçka mbi këtë treg. Është e tepërt ti faturohet karburantit. Atëhere duhen parë prioritete si të ulen cmimet. Është një taksë që vilet nga një privat dhe qetësisht u vendos nga qeverisja e kaluar dhe qetësisht pranohet dhe mazhoranca e sotme nuk e diskuton më. Kjo taksë nuk hyn aspak në arkën e shtetit, asnjë lek nuk hyn aty. Ka dhe të tjera taksa që rëndojnë mbi ne me pa të drejtë”.
“Tregu i hidrokarbureve, nuk ka vizion të qartë kur flitet për këtë treg. Shohim njerëz që pa e njohur sektorin flasin, por nuk ulen dhe të diskutojnë me një laps në dorë si është taksa x në Greqi, Itali, Maqedoni etj, nuk analizohet çmimi nga buron, nga importi ose prodhimi, po marrim të importit, bursa nuk kontrollohet nga ne, portet i kemi me koncesion, dhe privati çmimi i transportit ndryshon. Gjithë sektori është i strukturuar gabim. I nisur nga këto nuk kam dëgjuar kënd të argumentojë sa do jetë çmimi i një litri nafte realisht nëse numërohet cdo takse që paguhet, si përkthehet toni në litër dhe pastaj të flasë çmimi i lartë dhe i ulët po të analizoheshin këto gjerësisht dhe hollësisht, pastaj dalin gjithë efektet si mund të ulet çmimi. Tregu anarki këto sjell, si rritet rendimenti, duke ulur shpenzimet e tepërta dhe të panevojshme”.
I pyetur mbi abuzimet që pikat e karburantit bëjnë mbi konsumatorin, Aliaj theksoi se ato kompani që bëjnë pjesë në Shoqatën e Hidrokarbureve nuk luajnë as me cilësinë dhe as me sasinë të karburantit që tregtojnë.
“E sigurt që në 250 apo 300 stacione të karburantit që zotërohen nga kompani lider në treg nafta vjen e kontrolluar dhe është cilësore, por ka dhe fshatra që marrin nga virxhina apo solare dhe e hedhin në treg për të mbijetuar. Ne kemi kërkuar nga institucionet që të penalizohet ai që vjedh abuzon me tregun e konsumatorin”.
Por si mund të mbrohet konsumatori nga abuzimi? Aliaj e ka një shpjegim dhe për këtë.
“Ka inspektoriat shtetëror teknik, të peshëmatjes, laboratore janë këto agjenci shtetërore teknike që mbrojnë karburantin dhe konsumatorin dhe këto minimum duhet të thonë që ky karburant 60% e përdor virxhin, 40% naftë, apo kjo pikë karburanti të vjedh në këto sasi. Këto të lajmërojnë konsumatorin ti thonë që ky karburant abuzon me ju dhe pastaj konsumatori zgjedh”.
Nuk keni ju faj ! Fajin e ka qeveria qe ju le te livadhisni. Merrni neper bote naften me te keqe dhe me cmimin me te ulet dhe e shisni ne shqiperi me cmimin me te larte ( njesoj si ne france , norvegji, zvicer ku rrogat e tyre jane 20 here me te larta se tonat ).Vetem dogana ju kap ju menjehere , nepermjet origjines se karburantit.Po ata te doganes ju lejojne ju te futni karburant skarco ( nepermjet dhenies se rryshfeteve ).Cfare lidhje keni ju me bursen ? Ju ja fusni kot. Cfare shoqate jeni ju qe lejoni blerje karburanti nga rafineri ilegale te ndertuara ne shqiperi (psh, ne fier, cerrik etj ). Me dijenine tuaj ne depot e karburantit shtohet nafte bruto dhe solar, prandaj automjeteve tona u kercasin zorret ( valvulat ) aq shume.IK P-rd—i!