Ndërsa Eurozona dhe vendet e rajonit po ringrihen nga kriza, ekonomia shqiptare po shkon në drejtimin e kundërt.
Që nga fillimi i recesionit botëror, Shqipëria ka qenë vendi me rritjen më të lartë në Ballkan, përveç Kosovës. Sipas Bankës Botërore, në periudhën 2008-2012, Prodhimi Kombëtar u rrit me rreth 13 për qind, kur në shumicën e vendeve të rajonit, rritja ka qenë negative.
Por vitin e kaluar tendenca u përmbys. Shqipëria jo vetëm që humbi kryesimin e rritjes ekonomike në Ballkan, por ishte sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vendi me rritjen më të ulët, përveç Bosnjës. Sipas FMN, ekonomitë e 5 vendeve te Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së shënuan në 2013 një rritje mesatare 1.7 për qind.
Në Shqipëri vlerësimi më i fundit zyrtar ishte 1.3 për qind, por rënia e fortë e prodhimit në tremujorin e tretë e bën edhe këtë shifër të pamundur çka do të thotë se hendeku me vendet e tjera do të jetë edhe më i madh.
Por 2013 nuk ishte një rast i izoluar. Dy ditë më parë Banka Botërore publikoi raporti e perspektivës ekonomike botërore, ku vlerëson se edhe këtë vit Shqipëria do të jetë sërish ndër vendet me rritjen më të ulët ndër ekonomitë në zhvillim të Europës dhe Azisë. Madje sipas Bankës kjo situatë do të vazhdojë edhe për tre vitet në vijim deri në 2018.
Por pse Shqipëria po mbetet pas vendeve të tjera? Banka Botërore thotë se arsyet janë disa, por dy qëndrojnë mbi të gjitha dhe lidhen të dyja me dobësi të brendshme të ekonomisë. E para, ka të bëjë me nivelin e lartë të kredive të këqija, që ka detyruar ristrukturimin e sektorit bankar dhe tkurrjen e kredisë.
Ndërsa arsyeja e dytë është kriza e financave të Qeverisë, që imponon shtrëngimin e buxhetit dhe politikës fiskale. Taksa më të larta dhe nga viti i ardhshëm edhe shkurtim shpenzimesh. Të dy këta faktorë dobësojnë edhe më shumë kërkesën e brendshme sakaq të ndrydhur, duke frenuar rritjen ekonomike dhe duke e lënë Shqipërinë, vendin me të ardhurat më të ulëta në rajon veç Bosnjes, sërish në fund./TCH
Pse ka dhe me poshte???????
Hik mere bab cfare flisni per fukarallek…burri botes u kap me B.M.W. X6 dhe 70 mije € ne lazarat atje ku Tahiri tha qe duhet te kemi kujdes nderhyrjen…..dhe ju prallisni ekonomia is going down.
po drejte kane kur hapen punishte rafinimi te naftes dhe ta shesin mazutin dhe solarin per nafte apo benzine
http://dielli.al/lajme.php?id=34301&k=2
Mbi 45% e investimeve private ne Shqiperi kryhen ne menyre informale dhe i shpetojne rrethit bankar. Trafiqet e ndryshme vazhdojne te jene nje burim te ardhurash ne ekonomine shqiptare dhe nuk njohin te njejten krize si ekonomia formale.
Dhe pse duhet luftuar krimi dhe trafiqet qeveria aktuale duhet te tregohet pragmatike ne kete periudhe dhe mos te koncentroje energjine e saj ne pastrimin e parave qe vijne nga jashte ne ekonomine shqiptare.
Duhet luftuar krimi, vjedhjet korrupsioni ne menyre qe tregu u brendeshem te stabilizohet e te behet me atraktiv per investitoret e huaj dhe duhet lene menjane problemi i pastrimit te parave pasi fatkeqesisht shtetasit shqiptare qe meren me trafiqe ne Evrope jane problem per vendet ku jetojne dhe jo per Shqiperine dhe ekonomine e saj.
Kjo sdo te thote se nuk jam kundra krimit dhe trafiqeve, po nuk duhet te behemi me katolik se Papa.
Kur Amerika ka nevoje per nafte nuk eziton ti hape lufte vendeve si Iraku dhe te vrase me mijera te pafajshem per te siguruar ekonomine e vet.
Edi rama ka thene se Bizneset e medha nuk do te kontrollohen nga Zyrat e Tatim-Taksave ne nje konference te Bankes se Shqiperise!!! Tek bizneset e medha bejne pjese edhe trafikantet, hajdutet, pra ata qe pastrojne parate e pista qe u jane vjedhur shqiptareve prej 23 vitesh ga pushtetaret e majte apo te djathte ne qeveri dhe bashki. Vetem pak pune duhet per te kapur ata qe pastrojne parate e grabitura shqiptareve, por Edi Rama ka vendosur qe pikerisht bizneset e medha te mos kontrollohen nga zyrat e Tatim Taksave!!! Pra Edi Rama po thote se do te kontrolloje me zyrat e Tatim-Taksave vetem Biznesin e Vogel e te Mesem, pra vetem popullin shqiptar ne mase dhe qe shpesh nuk ben dot biznes te madh prej monopoleve te funderrinave!!! Edi rama duhet te konfiskoje pasurite qe u jane vjedhur shqiptareve neper bashki dhe qeveri dhe qe pastrohen nga gjasme biznese dhe t’ua ktheje shqiptareve. Ekonomia shqiptare eshte shume e forte, por duhet te konfiskohen te gjitha pasurite e grabitura shqiptareve nga grabitesit qe kane qene ne bashki e qeveri pas 1990 dhe sa me shpejt te jete e mundur.
Keto gjoba te makinave, per te cilat aq shume njerez po ankohen se u jane vene padrejtesisht e pa dijenine e tyre, po e tregojne edhe me mire se kush eshte qeveria e Edi Rames. Edi Rama eshte si Sali Berisha dhe as me pak e as me shume se ky i fundit.
…. Pse Ju Z.Rama nuk arrestoni dhe ktheni popullit parat e fshehura te Sali Bishes dhe Oborrit tij ?
problemi i ekonomise shqiptare eshte qe Banga e Shqiperise eshte tek Vefa dhe i ngjan asaj. Borxhet e keqia kane vajtur 25% dhe bangat po investojne leket e shqiptareve jashte. dhe me pase falimentojne bangat dhe ska me leke.
Fullani thote qe bangat jane te fuqishme por kredite i kane dhene jashte dhe nuk japin kredi ne shqiperi. leket po ikin te gjitha jashte.
Rilindja sa te kete Fullanin mund te fleje e qete. Fullani per vete mund ta regulloje edhe me qeverine qe do vij me pase.
Ne kohen e enverit sa me injorant ose spiun dhe i te 99-ve te ishe, aq me shume ecje perpara dhe e rregulloje me te gjitha qeverite. Keshtu ekonomia kalonte ne kolaps dhe Derrat qe solli Enver Hoxha ne Tirane, e bene stalle derrash Tiranen dhe gjithe Shqiperine te varej prej derrave. Derrat e asaj kohe dhe kelyshet e tyre po derra, jane ende ata qe fundosin Shqiperine.
Nuk eshte ndonje gje re! Gjithmone te fundit dhe te vonuar kemi qene, dhe per rrjedhoje gjerat vijne me vonese ketu, qofshin per mire apo per keq.
Shqiperia eshte e pushtuar nga bandat dhe mafja e krimit dhe korupsjonit dhe mendoj se eshte e pa mundur te mare fryme , shih vrasjet qe behen nga bandat qe kane pushtuar minjerat e kromit , naftes , pyjet , pronat , shtyllat e tensjonit , prokurorine , gjykatat , kjo gjendje kerkon goditjen e Kupoles se krimineleve dhe mafjes te Berishes , kjo gje kerkon ne rradhe te pare , forcimin e strukturave mbrojtese e goditese te shtetit ndaj krimit e bandave mafjoze qe po e vjedhin e shkaterojne pasurite publike e ato shteterore . Mbase me shume te drejte Zef Brozi thote se pa u arestuar hetuar e gjykuar e pergjegjur Berisha , Shqiperia eshte e pa mundur te ece perpara . Kjo gjendje mendoj dunet te analizohet nga qeveria dhe urgjentisht te mare masa te fuqizoje sikurese policine edhe ushterine e Sh i Sh , te cilea te cliroje Minjerat , Pyjet , teritoret e kapura nga droga ,hipotekat, informalitetit e doemos te vazhdohet me reformen ne drejtesi ne berjen e fuksjonimin e shtetit te se djejtes. me pas te behen spektakle sot atdheu duhet konsideruar ne Rrezik Gjarperit e perbindeshave te korupsjonit,ju duhet shtypur koka .
Çfarë flisni kështu more…Shqipëria, deri para pak muajsh, ishte e dyta pas Gjermanisë, me të ardhura mbi mesataren evropiane!!!
ju lutemi cfare mund te bej banka e shqiperise per kredite e keqija,
te bej nje plan pune per bankat e nivelit te dyte qe kane dhene kredi neper biznese qe ti lehtesoje bizneset,duke i bere nje rikonstruktim kredise me afate me te gjate.kjo eshte ndihma qe biznesi pret nga qeverija,
1-te uli interesat e kredive.
2-te ndihmoje biznesin ne dhenie kredie.
Ne Shqiperi nuk ekziston asnje njeri qe te marre vesh sado pak nga ekonomia
Vallezimi diletant permbi dhe me krimet dhe hajdutlleqet nendhe jane krejt gje tjeter nga ekonomia
Gjon, Shqiperia ka ekonomiste te zot sa te duash, por ata si le injoranca te marrin frenat e shtetit ne dore, sa te kesh shtangista, piktora, doktora dhe mekanik qe drejtojne ose qe ky popull i mbeshtet per te drejtuar, nuk rregullohet ekonomia jone, te pershendes!