VIDEO/ Ligjet rrëzojnë kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. Reagon PD

28 Janar 2014, 14:43Politika TEMA

Mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ligjeve rrëzon dekretet e Presidentit Bujar Nishani në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së lartë. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, deputetët e Partisë Socialiste dhe ato të Partisë Demokratike debatuan dhe shkëmbyen akuza të ndërsjellëta në lidhje me dekretet e Kreut të Shtetit.

Sekretari i Komisionit të Ligjeve  Armando Subashi, deputeti  i PS-së, u shpreh se përzgjedhja nga Kreu i Shtetit për dy kandidaturat nuk është bërë në përputhje me ligjin organic, duke i kërkuar Kuvendit që të mos japë pëlqimin për dy kandidatët.  “Për dy kandidaturat kemi kërkuar informacion nga Ministria e Drejtësisë, KLSH dhe ILDKP, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve. Vendet vakante nuk u krijuan nga mbarimi i mandatit, por për të krijuar një kolegj administrativ.  Presidenti në këtë proces nuk ka respektuar ligjin organic, ndaj i kërkojmë të nisë një proces sipas ligjit”, theksoi Subashi.

Në reagim ndaj këtij vendimi, kryetari i deputetëve demokratë Edi Paloka akuzoi mazhorancën se kërkon të kontrollojë gjyqësorin.  “U plotësua kushti i konsultimeve, por  vendimi juaj është politik. Ju  nuk doni të votoni asnjë kandidat, pasi synoni të dërgoni në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë që kontrollohen nga ju vetë. Shumica kërkon një President që t’i shkojë zarfi me lekë për të emëruar gjyqtarët”, iu drejtua Paloka ligjvënësve socialist.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist Blendi Klosi,  i cili duke replikuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së  theksoi se Bujar Nishani u zgjodh President për të mbrojtur interesat e familjes “Berisha”. “Kandidaturat për Gjykatën e Lartë u zgjodhën pa u marrë për bazë konsultat me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. Presidenti Bujar Nishani nuk shkëputet dot nga urdhrat e Berishës”, akuzoi Klosi.

Në reagim ndaj ligjvënësit socialist, ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi akuzoi mazhorancën për sulm ndaj institucioneve të pavarura. “Shumica po i shpall luftë presidentit. Sot u dha një lajm shumë i keq, shumica tha se nuk do të miratojë asnjë kandidaturë. Shumica nuk do kalojë asnjë kandidaturë pa kaluar më parë në zyrat e PS. Do ngremë zërin në gjithë institucionet ndërkombëtare për sulmet ndaj institucioneve të pavarura” , u shpreh Halimi.

Presidenti Bujar Nishani i propozoi Kuvendit emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnocën dhe Petrit Cenon. Komisioni i Ligjeve zhvilloi një ditë më parë një seancë dëgjimore me dy kandidatët, që vijnë nga një eksperiencë e gjatë në rradhët e sistemit gjyqësor.

18 komente në “VIDEO/ Ligjet rrëzojnë kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. Reagon PD”

  1. rebeli says:

    Sa te jete gjalle gjakatari Berisha nuk do te kete institucione te verteta ne Shqiperi.Ky njeri qe ne lindje si politikan ka qene person anarkist dhe antishtet.

    1. AGIM SHEHU says:

      KETO JANE PJELLAT E INCESTIT SHPELLAR.
      VETEM SHTET NUK DO BEJNE NDONJEHERE.
      KLANE & FISE HAJDUTASH

      http://goo.gl/kWCIzy

  2. Mark says:

    Hajdute dhe te neveritshem jeni te gjithe. Ore nuk ju bezdise fakti i te qenit kaq te korruptur kur takohi me politikanet perendimore. Ju shofin se dele te zeze o hajdut. Keni edhe kurajo te flisni per institucione te pa mevarura. Turp per ju maskarenj.

  3. ylli says:

    nuk duam ushtaret e ushtarit te berishes!!!!

    1. mateo says:

      Pse nuk i thoni puçist presidentit, sic i thoshte ish-kryeministri ish-presidentit?! Harruan paloqet kete qendrim te ish-it te tyre? Sa shpejt! Amnezi e pafalshme. Shpejt tabletat ne goje!

  4. ---- says:

    O Jaro te dhjefsha mustaqet o kapter i Berishes.

  5. lelo says:

    Historia perseritet dhe eshte shume e thjeshte.Ish maxhoranca demokratike rrezoi 4 kandidaturat e ish presidentit Topi per gjykaten e larte me argumentin se nuk ishte marre pelqimi i kuvendit.Gjykata Kushtetuese atehere u shpreh se per kandidaturat per gjykaten e larte duhet marre pelqimi i kuvendit.Pra natyrshem maxhoranca aktuale ka te drejte te rrezoje kandidaturat perderisa presidenti nuk eshte konsultuar me kuvendin.

  6. Shkodrani says:

    Hala se ka mar vesh Jari se ka deke koha e Sales mor burr?
    PS duhet me ba kujdes sepse ene ajo emron ka aj kontigjenti i te perlymeve prej corbes se Sales.
    Ne emnimet e reja te para do diteve, u gradun shoqet e Tomes e te Sashenkes qi Ed Rama i din fort mire ca kan ba me njat te famshmin Kolegj Zgjedhor.
    Apo i ka harru? Ani ma keq per te.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Tani keta “demokratet” perfshi ketu dhe presidentin, “harruan” qe jane Republike Parlamentare dhe harruan formulen e tyre qe e besonin “si syte e ballit”..Jo or mik jo..Nuk mund te besh emerime ne shkalle kaq te larte te sistemit gjyqesor me nje te rene te lapsit..Keta jane pakice aq e dobet, sa as rojen e deres tek Gjykata Larte nuk e zgjedhin dot, e jo me te zgjedhin sipas midese gjykatesit..Te kishte Gadafi aq vota, edhe fshesaxhiun e asajt gjykate do kishte sterzgjedhur..

  8. . says:

    —————————————————————————————–

    ….. Mos lejoni me asnje propozim te ketij “Spiuni” te kriminelit Ali Bisha qe vazhdon te ngreje “kurthe” Drejtesise.

    ——————————————————————————————

  9. deri kur... says:

    Mire bene qe i rrezuan kandidaturat e Nishanit, nuk ka asnje problem. Une jam kurioz te di ç’fare mendimi pati per kete problem ligjvenesi, akademiku, docenti zoteria e tij prof.dokt. Mark Frroku.

    1. demokrat i fillimit says:

      Zotrinj te mazhorances, a e shikoni qe presidentin aktual nuk e do askush pervec ca hajduteve qe mund ti kete leruar nga burgu,nepermjet sistemit te korruptuar te drejtesise. Ai nuk e ka haberin e sistemit parlamentar se ka 8 vite qe eshte edukuar me sistemin njepartiak lereni te shkoje ne shtepi dhe beni shtet se shqiptaret ju votuan masivisht, hiqeni strumbullarin e korrupsionit ne drejtesi kete president qe populli nuk edo, ky duhet te jete i pari qe duhet te jap llogari shqiptareve per kthimin e sistemit te drejtesise ne nje sistem padrejtesie, ne nje gjyqesor qe pjell konflikte, ku vendimet e gjyqesorit blihen me euro> Nuk e mendoje normale qe megjithese gjyqetari kapet duke marr lek nga qytetari ne shkembim te dhenies se nje vendimi gjyqesor, mazhoranca te beje seir.Mendoni per nje moment sikur partia e doktorit te kishte fituar kaq thell zgjedhjet se cfare mund te kishte bere,te pakten protesta para presidentit per dorheqjen e tij,qe e ka futur gjyqesorin per te bere skenar me telenovela.shteti fillon nga drejtesia. Spartak Ngjela duhet te kete vendin e tij te padiskutueshem ne drejtesi,ne qofte se themi qe te jene specilistet ne krye te puneveS

  10. Go west says:

    Me largimin e Dvoranit Gjykata e Larte eshte 100% pedeista te thekur ose pazarxhinj nga ata qe “u shpenzuan fort” per ta zene vendin dhe tani jane shume te zene me kompensimin e shpenzimeve.

  11. Viktor Hoti says:

    Kandidaturat , Presidenti duhet ti kaloje per mendim ne mbledhjen e pergjitheshme perkratesisht , prokurorise apo gjykates , e pas kesaj te kerkoje mendimin e Kuvendit , per te dale , me ne fund me dekretime . Marrja e mendimit me shkresa te titullareve eshte pes me hic. viktor Hoti

  12. . says:

    ******************************************************************************************

    …. Z.Rama, dorezo pustetin, perderisa nuk mundesh te ndalosh te korruptuarit qe vazhdojne te marin komplet Drejtesine ne duart e tyre.

    Nese ke frike, lere postin dhe largohu jashte shtetit si gjithe shqipetaret e tjere dhe ky vend te digjet e shkaterrohet perfundimisht.

    “HARRAM C’FARE RACE QENKEMI NE SHQIPETARET” …. me mire ZOTI t’a shuaj kete vend nga faqa e dheut.

    *****************************************************************************************

  13. tomori i beratit says:

    Per deri sa nuk shkarkohen te gjitha institucionet e ngritura nga sali vrasesi PS le te haj MUT se nuk paska takat as tu kundervihet ketyre institucioneve mafioze berishjane le pastaj te veproj me teper.TURP per EDI RAMEN qe po fle gjum dhe kriminelet e pd ne gjyqesor,prokurori,presidenc e kudo vazhdojn tallen me PS.Harram vota e buka o ED RAMA.

  14. ELENA GJIKA says:

    I DERRKUCI RAMA DON TA MARRE GJYGJESORIN PRA INTUTICIONET E PAVARURA ME KETE HARROHET STATUSI KANDIDAT I SHQIPERIS DHE KOKEDERRI RAMA DO TI QUAJ EKSTREMISTA TE EVROPES

  15. shkelzeni says:

    Por kur flet edhe thuthuqi Halimi, si e harrove Shkelzen Selimin qe e coi dora jote ne gjykaten e Larte kur nuk kishte mbushur kriteren kryesor te te qenit 10 vjet si gjyqtar. Ka qene vecse nje gjyqtar medioker ne gjykaten e shkalles se pare qe ti i ngrite me katapulte ne Gjykaten e larte pa respektuar shkallet e karrieres.Prandaj mbylle gojen dhe mos fol se kur ishe minister ke bere shume skandale, por fajin nuk e ke ti e ka keta te mazhorances qe po te lene te flasesh dhe nuk te rrasin brenda te hash supen e burgut se te pelqen shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje