VIDEO/ Rama: Transformim çdo pike kontakti të shtetit me qytetarin. Arvizu: Të kënaqur për qasjen e re të Qeverisë

4 Shkurt 2014, 18:04Politika TEMA

Transformim çdo pike kontakti të shtetit me qytetarin. Ky ishte premtimi që ka bërë Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të sallave të reja të pritjes në Spitalin Rajonal të Lezhës.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Rama theksoi se shqiptarët, qoftë ato që shkojnë në spitale për kurim, ashtu edhe familjarët e tyre, duhet të mikpriten në spitale ashtu siç mikpriten qytetarët e një vendi normal europian.

“Ky projekt i realizuar është ndër shembujt më të parë të një transformimi në vijim të të gjitha pikave të kontaktit me shtetin, në spital, në çdo zyrë të shtetit. Meqë jemi tek spitalet, qoftë njerëzit në nevojë për kurë, qoftë familjarët e tyre, meritojnë të mikpriten në kushtet më optimale, ashtu siç mikpriten qytetarët e një vendi normal evropian,” tha Rama. Teksa shprehu kënaqësinë që ky përurim përkon edhe me nisjen e taksimit të ri lehtësues ndaj pagave të personelit mjekësor, Kryeministri garantoi për vijimësinë e mbështetjes ndaj tyre.

“Është kënaqësi që kjo ditë përkon me ditët, kur gjithë personeli i spitaleve po merr rrogat me taksimin e ndershëm. Pashë infermiere shumë të gëzuara, shoh mjekë të buzëqeshur. Kjo do të vazhdojë. Jam i bindur se kjo do të ndikojë shumë edhe në forcimin e marrëdhënieve mes personelit spitalor, Ministrisë së Shëndetësisë, qeverisë si e tërë, pushtetit vendor, komunitetit, por po ashtu do të ndikojë më tutje që ne të vazhdojmë të rrisim mundësitë e gjithë atyre që shërbejnë në spitale, për të pasur më shumë para nga puna e tyre e ndershme dhe sigurisht për të jetuar më mire”, tha Kreu i Qeverisë.

Ambasadori Aleksandër Arvizu shprehu mbështetjen ndaj qasjes së Qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit me komunitetin dhe përmirësimit të praktikave për shërbime gjithnjë e më cilësore.

“Jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij projekti dhe gjithashtu, shumë krenarë që USAID-i ka qenë pjesë e kësaj mundësie. Mendoj që kjo është një mundësi e shkëlqyer e të punuarit së bashku me Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i ofrohen qytetarëve shërbimeve më cilësore, veçanërisht është shumë e rëndësishme përsa i përket ofrimit të shërbimeve në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe të gjitha këto ndihmojnë në një qeverisje më të mirë. Diçka për të cilën jemi shumë krenarë, këtu në Lezhë, është fakti i krijimit të një këshilli konsultativ spitalor që do të punojë sëbashku me komunitetin. Shtetet e Bashkuara vërtet janë shumë krenarë që qeveria ka zgjedhur këtë qasje, përsa i përket i bashkëpunimit me komunitetin, siç është bërë për shembull në fushën e arsimit dhe e njëjta gjë që po zbatohet në fushën e shëndetësisë”, u shpreh ambasadori Arvizu.

Një projekt, ky, i financuar nga qeveria amerikane, si pjesë e projektit për miradministrimin dhe përmirësimin e shërbimeve në institucionet shëndetësore. Spitali Rajonal i Lezhës është një nga tre spitalet ‘pilot’, të përfshira në projektin e USAID-it, për të mbështetur ngritjen e një sistemi më të mirë menaxhimi dhe shërbimi. Këtë model, ministri Beqaj premtoi se do ta shtrijë në të gjitha spitalet e vendit.

“Jemi angazhuar që spitalet t’i kemi jo vetëm qendra kurimi, por si qendra ku ngjizet solidariteti njerëzor. Ky projekt ka pacientin, në qendër të kujdesit shëndetësor. Është detyra ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi që ndihmën e vyer dhe eksperiencën e fituar në këtë spital ta shtrijmë në gjithë spitalet e Shqipërisë,” u shpreh ministri Beqaj.

32 komente në “VIDEO/ Rama: Transformim çdo pike kontakti të shtetit me qytetarin. Arvizu: Të kënaqur për qasjen e re të Qeverisë”

  1. Flogerti says:

    Bravo. Shprese per te gjithe

    1. arjoni says:

      kontakti ne spitale nuk eshte i rendesishem vetem per nje sherbim me cilesor, por per te fituar besimin tek pacientet per punen e palodhur qe bejne mjeket cdo dite dhe qe eshte krijuar nje imazh i keq ne te kaluaren per shkak te politikave te keqia qe nuk kane pasur ne vemendje qytetaret.

      1. shoku taras says:

        Nisma ne dobi te cdo pacienti.
        Permirsim i sherbimit ndaj qytetareve.
        Te vazhdohet keshtu…

        1. Eri says:

          Sa ka kushtuar nje sherbim i tille qe u deshen 24 vjet demokraci per ta pasur ne nje spital publik? Nuk besoj se ka kushtuar me shume se 20 mije Euro. Pushteti ka shpenzuar dhe abuzuar me miliona Euro ne vit per shendetesine, nderkohe qe pacienti trajtohet si kafshe qe tek dera e spitalit. Duhet t’i lutesh policit dhe sanitares 10 minuta tek dera qe te te lejojne te vizitosh nje pacient te shtruar ne spital. Sherbimi i informacionit nuk gjendet per te te orientua dhe duhet te trokasesh ne 10 dhoma te semuresh deri sa te gjesh te njohurin tend.
          Shpresoj qe kjo ere e re ndryshimesh te fryje me forte dhe mos te ngelet ne nje puhize qe zhduket ne heshtje me largimin e kamerave dhe gazetareve.

    2. Reni V says:

      Bravo z.Rama!! Cdo dite e me shume po fiton mbeshtetjen e popullit asnje nuk eshte penduar qe ta ka dhene voten ty!! #Respect

    3. Articoka says:

      Z.Rama me ne fund po behet dicka e mire per Shqiperine e mjere qe deri para pak kohesh ishte ne duart e krimineleve e hajduteve te popullit!! Bravo keshtu vazhdo ?

    4. gertjan says:

      Kjo nenkupton sherbime me cilesore ndaj qytatareve ne fushen e shendetesise.Shpresojme qe rasti i Lezhes te mos jete i vetmi por te perhapet ne te gjithe vendin.

    5. Marangozi says:

      Hallall edo po e bo ket ven persmari!! Mo n fund po na drejto i rob i hajrit!! Bravo ene kshu vazhdo do e kesh gjithmone mbeshtetjen tone!!

    6. Lisander says:

      Ne fakt ky e di mire se perplaset cdo dite me sportelet

    7. 1 milion grushta turinjve says:

      A e di ,zoti kryeminister,se CFARE BEHET NE ZYRAT E SIGURIMEVE SHOQERORE???
      Pse nuk i SPASTRON KETO ZYRA,SHUSHUNJA TE POSHTRA,QE PO I PIJNE GJAKUNPENSIONISTEVE???
      Pse NUK E HEQ SUNDIMIN E CAMEVE NGA KY INSTITUCION I RENDESISHEM,por i le per interesa te ndyra??? Po ministri Veliaj,qe u shqetesoka shume per 200 rome,PSE NUK SHQETESOHET PER 500-700 MIJE PENSIONISTA,QE TALLEN ME LIGJE E VKM-ra KRIMINALE,sa qe po nuk dhe rushfet kurre nuk e merr pensionin te sakte e ne kohe????
      Lerini spektaklet dhe zgjidhni hallet e verteta te popullit!!!

  2. greiss says:

    Pergezojme nismen pasi eshte vertet e rendesishme te kete nje pike kontakti per pacientet te cilet vazhdimisht ankohen per probleme te ndryshme dhe mendojme se duhet shtrire ne me shume qytete te Shqiperise.

  3. Suksese qeverise Shqiptare per punen e cila eshte duke bere ne ndryshimin e jetes se qytetarit shqiptar ,permiresimin e maredhenjeve me qytetarin eshte nji nder hapat kryesore per nji shtet serioz .Shteti i perket qytetarit kjo moto po behet gjithmon e me e vertete per shqiptaret .Keshtu punojn ata qe e duan Shqiperine bravo z.Kryeminister .Rrespekt . Mbeshtetjen tone si popull do ta kesh ne cdo kohe per gjithcka .

    1. Emigrantet says:

      Nje sukses i madh i qeverise shqiptare!! Bravo zoti Rama po na ben te krenohemi me Shqiperine tone kudo ne bote!! Faleminderit per gjithcka!

  4. Lulkuqet mbi mure says:

    Transformim ne cdo aspekt!! Bravo qeverise se re!! Cdo dite e me shume po vertetoni se votat e popullit nuk shkuan kot, keshtu vazhdoni jemi krenare per ju!!

  5. henri says:

    Bravo ! Faktet flasin me ze me e larte se sa fjalet.

    1. henri says:

      Desha te shtoj, se kur pashe videon syte mu mbushen me lote krenarie dhe mirenjohje per qeverine e re. Ju lumte djema! Vazhdoni keshtu, se ja kemi te gjithe nje borxh te madh ketij populli dhe vendi, qe na rriti.

  6. akoma vazhdon me premtime dhe kritika ndaj realitetit ky trapi. o pallosh ke marre pushtetin bej vepra leje propaganden.

    1. redi says:

      kujdes me fjalorin. meriton shume respekt zoti rama

  7. simona says:

    me ne fund ne shqiperi po predominon nje fryme zhvillimi dhe rilindje

  8. _ajsel_ says:

    bravo zoti rama. ju pergezoj per punen e palodhur

  9. demaogjia. says:

    Demagogji!Realiteti po shkon ne te kundert te atyre qe thote.Kontakti i shtetit me qytetarin…!? Cudi!Kryetaret e bashkive tuaja e deklarojne hapur se nuk pranojne takim me popullin.Kjo eshte e verteta,jo ato qe thote komentuesit e mesiperm te cili shkruajn me pseudonime te ndryshme po qe jane te njejte,duke te lavderuar disa here me fjalen e madhe bravo.

  10. Tomorri says:

    Ishalla hiqet kemba zvarre edhe neper spitalet e tjera te shqiperise.
    Jam shume i emocionuare per kete arritje dhe ju them bravo ,tani kemi te drejte te presim me shume ne shume fusha te jetes.BRAVO te gjitheve ju qe kini konceptuare dhe realizuare kete projekt domethenes.Respekte per popullin e Lezhes qe e njof shume mire,kjo dhurate eshte nje domethenje dhe augur per se mbari.

  11. ________________________________ says:

    Si ta takojme Kryeministrin? Po kur i dergojme sms pse nuk ve nje sekretar jo grua burre te ktheje nga nje pergjigje?

    Mjaft me gra balancojeni stafin me burra.

  12. Qeveritare !
    Vini dore ne Veriun e Shqiperise !
    Kur them ,vini dore ,ne te gjitha drejtimet ,eshte gjynah prej Zotit ,te kete
    mijera familje te ngujuara. Ekonomia dhe jeta e verioreve ,eshte nji ferr i vertete
    dhe mizerja eshte princesha e jetes se tyre .
    Nuk jan te gjithe verioret Salira ,dhe cetnike PD je.

  13. ilir says:

    qytetar i biri i botes,,, jo shpellar,,, vjen era njeri ,,,,,bravo edi ,,,,, me pelqen perkushtimi yt per ta regulluar kete vend ,,,,njerez te tille do te kene gjithmone dhumicen me vete ,,,por po nuk e ndreqe dhe ti kete vend ska per tu ndrequr kurre. kush eshte dakort me mua????????

  14. Udheheqesi says:

    TE PERSHENDES PER THIRRJEN DREJTUAR SHTETIT PER VERIUN ,O
    DETAR!

  15. zogu zi says:

    qenkan takuar tedy plerat bashk edhe arvizu ingeli obames dopjo gjasht ne dore ashtu sikue edvini shqiptarve qete dy plera

  16. Vladimir Dushniku,ushtarak. says:

    Zoti kryeminister!!
    Do te ishte ne NDERIN E QEVERISE TUAJ,qe ta fillonte kete pune nga ZYRAT E SIGURIMEVE SHOQERORE,QE NGA INSTITUTI NE TIRANE E DERI NE RRETHE!!!
    Ne ato zyra ne pensionistet ndjehemi sikur skllever,te poshteruar nga ca punonjese,qe u duket sikur na e paguajne pensionin nga rroga e tyre,pra si lemoshe!!!
    Asgjekundi nuk ndihet RESPEKTI per moshen,sakrificat dhe hallet tona te jetes,por as per shtetin qe perfaqesojne!!!
    Ne zyrat e shtetit nuk ka nje NUMER FALAS ku te ankohesh!
    Nuk ka nje salle ku punonjesit te sqarojne pensionistet per ankesat e tyre,pa folur per ankesat me shkrim,qe nuk te jep askush pergjigje!!!
    Shikoni aktet ligjore e nenligjore te nxjerra nga KLIKA KRIMINALE E Sali Berishes per ne ish ushtaraket,se po trajtohemi si KULAKE!!!
    Na shpetoni nga GJYQET E SHUMTA,qe jemi detyruar te ndjekim per te fituar te drejten tone qe na e jep ligji,por qe me makinacione te ndyra nuk na eshte dhene!!!
    Vini dore ne SIGURIMET SHOQERORE,JO THJESHT SE JANE BARRE PER SHTETIN,POR SE KA PADREJTESI TE MEDHA NDAJ NESH,QE KEMI PUNUAR NJE JETE TE TERE DHE PO E MBYLLIM ME LEMOSHAT E NJE SHTETI NJERK!!!

  17. Shushunja says:

    Më në fund, po fillon (e përsëris, fillon), që shteti të na konsiderojë njerëz…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje