PD: Rama po inspekton kantieret e punës ku ka vjellë vrer. Reagon Klosi: Borxhet e Berishës, bllokuan punimet

10 Shkurt 2014, 10:49Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon sërish kryeministrin Edi Rama për mungesë projektesh e idesh, dhe për braktisjen e premtimeve që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se kryeministri Rama po shfaqet në kantieret e punës të nisur që nga koha e qeverisjes së mëparshme dhe për të cilat kreu i Qeverisë ka vjellë vrer kur ishte në opozitë.

“Sot, kur ka braktisur të gjitha premtimet e fushatës, kur ka dështuar të nisë qoftë edhe një projekt të ri apo të krijojë një vend të ri pune, Rama ka stisur turin e inspektimeve të punëve të nisura në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.Kryeministri Rama nuk ka vend ku të falet, dhe po falet aty ku më parë ka vjellë vrer. Në opozitë, Edi Rama bëri gjithçka për të bllokuar projektet e zhvillimit dhe votoi kundër cdo investimi në rrugë e infrastrukturë. Madje ai tallej me ndërtimin e akseve kombëtare, rajonale e rurale në vend”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Rama po shfaqet pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar.

Reagimi i PS

Partia Socialiste iu përgjigj me Sekretarin Organizativ Blendi Klosi akuzave të PD-së mbi inspektimin që Kryeministri Edi rama zhvilloi dje në aksin Lin Pogradec. “Ky aks rrugor duhet të kishte mbaruar në qershor të vitit 2013, por për shkak të keqqeverisjes së Partisë Demokratike ende sot është një kantier i hapur.  E lënë në mëshirë të fatit për shkak të borxheve të akumuluara nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që rruga nuk ka mbaruar, por muaj pas muaji vazhdonte të degradohej edhe më keq”, tha Klosi. Deputeti socialist u shpreh se reagimet e sotme nga zyrat e mëkëmbësit për të mbrojtur padrinon, që i bëri rrush e kumbulla  elektorale paratë e shqiptarëve duke prere shirita për rrugë që mbetën rrugëve, janë sa qesharake aq edhe të mjaftueshme për të kuptuar edhe njëherë revoltën e 1 milion votave të 23 qershorit.  Sipas tij, sot në këtë rrugë ka rinisur puna, me standarde të reja, me ritëm të ri. Puna ka nisur falë garancisë që kompania e ndërtimit të rrugës ka marrë nga qeveria e re, se borxhi i krijuar nga qeveria e mëparshme do të shlyhet. “Sfida e Kryeministrit Edi Rama është që kantieret e ndërtimit të zhbllokohen të gjitha, borxhet të lahen dhe të fillojë puna, jo vetëm për ndërtimin e rrugëve, por mbi të gjitha për të pasur rrugë cilësore, me sinjalistikë të standardeve moderne, të sigurta për çdo qytetar. Është e qartë se niveli i projekteve të trashëguara është krejtësisht i papranueshëm për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së çdo standardi urbanistik.  Rishikimi i këtyre projekteve për aq sa mund të korrigjohen përgjatë realizimit të tyre është gjithashtu një domosdoshmëri”, u shpreh Klosi. 

15 komente në “PD: Rama po inspekton kantieret e punës ku ka vjellë vrer. Reagon Klosi: Borxhet e Berishës, bllokuan punimet”

  1. loni says:

    do flisni njehere si njerez ju te PD se lat nam,kush eshte pergjegjesi kryesor i tragjedise se gerdecit me 26 viktima te pafajshem????????????mos flas per te gjitha tragjedite e ketyre 23 vjet pseudomokracia juaj shkatrimtare,ose mbylleni halen,edi rama si do qe te jete duart me gjak nuk i ka lyer sic i keni lyer ju te pd,respektoni voton e shumices se popullit qe i dha edi rames,lere te punoj dhe te shohim ne vazhdim se cfare do te beje,keni qe diten e pare te qeverise se edit duke thurrur lloj lloj budalliqesh sikur ju vete e ndritet shqiperine,dhe e fundit do na sqaroni ne si popull perse humbet ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe ku ishin gabimet perse humbet,kush ishte gabuesi kryesor,ose ju ose berisha ose te gjithe ju me emrin pseudemokracia malokerise.

    1. argita says:

      moj ti e PD: I madhi Rama:
      Po ngushellone ato qe qofte largu
      katandisi gjithcka ne kete derexhe
      edhe pse me shirita te prere.
      Dhe permes ketij ngushellimi,premtone Rilindjen
      e cdo qelize brenda kontureve te ketij vendi
      mbushur me plage pa hesap! Te gjitha te shkaktuara
      nga ju merhumet e PD. Dhe cuditerisht,pa piken e turpit
      po ngrini zerin se gjoja paskeni bere punera te “mira”
      pa hesap! Mirepo,nese do ishte keshtu Ne ju themi:
      Perse atehere ky popull me 23 Qershor ju beri per Rahmet?
      cka do te thote se ata qe kane “Vdekur” nukmund te ngjallen me.
      Dhe ju pedeistet e sali xhagait jeni te tille.

      1. radar says:

        i madhi Rama te siguroj une qe do mbaj standartin aq larte te ketij vendi sa kur te vi 2021 do diskutohet per politika gjelberimi ne ne kete vend ? po prisni se skeni pare asgje

        1. erda says:

          ah sa te lodhshem jane!

    2. zamo says:

      hahhaha na shkaterruan se qeshuri keta tani edhe pse rama eshte kreminister nuk duhet t einsepktoj rruget qe ka nisur berisha.jan bere shakator t emedhenj kohet e fundit keta demokratet

  2. MOKO says:

    Ju a pime lengun.Jeni njerez te ULET,pa moral,njerez te nje partie fashiste qe ka degraduar.

  3. vladi says:

    Miredita Tema zokonisht nuk shpreh mendime ne gazete por kesaj here po shprehem se nga komentet e kesaj zonje (sigurisht te Z.Berrisha)keta mendojne se shqiptaret jane populli me idiot dhe kane te drejten te ofendojne pa turp pasi sipas Berrishes punimet qe kane nisur duhet te lihen pergjysme a thua se sala i investoi nga xhepi deri tani dhe se nuk jane leket e Shqiptareve.Konstatoj se PD eshte khtyer ne nje strofull te mediokritetit ,genjeshtres, paturpesise

    1. Çerri skizofren says:

      Ti Vlad je idioti i pare, sepse duket kë ke votuar. Jo se eshte gabim te votosh per këke bindjes, perkundrazi. Por je, dhe ky qe kemi eshte popull idiot, perderisa ne koalicion me Edushken tuaj, eshte edhe Iliri, qe ata qe skandalizohen ne kete forum per gjuhen e perdorur nga zedhenesja e pd, e kane share me liber shpije.
      Gjths, per mua jy popull nuk eshte idiot, por tejskajshmerisht injorant.

  4. adi says:

    Keta jane komplet te rreshkitur! Mendojne se rruget qe i nisen jane prone e PD-se. Ne vend qe te skuqen qe i nisen dhe nuk i bitisen per 8 vjet bejne derrderr. Jane mesuar te punojne sa per sy e faqe, te presin shirita kot dhe t’i lene punet ne mes. Gjithe rruget kryesore ne Shqiperi (Durres – Kukes, Durres – Rrogozhinen, Fier – Vlore, Tirane – Elbasan, Rrugen Arbrit) i kane lene ne mes. Hapnin kot kantjere sa qe te shkonte ai matufi me gershere ne dore. Cilesi zero (edhe Ministri vete e pesoi prej rrugeve qe beri), arsyetim ekonomik per rruget prioritare zero, standarte zero, borxhet kapice.

  5. viktor Hoti says:

    Edi Rama eshte kryeminister dhe fakti qe ka qene kunder ketyre proje kteve para se te behej i tille, nuk ka rendesi. Si kryeminister e ai ka per detyre qe ne te gjitha objektet ku eshte materializuar leku i buxhetit te shtetit te garandohet investimi e te parandalohet demi i metejshem. Me parate e popullit ai nuk shkon me strategjine ” per inat te sime vjehrre” prandaj eshte superior ndaj te mepareshmeve . viktor hoti

  6. Bashkimet Profesionale says:

    Megjithatë, @Vladi, një pjesë e madhe e popullit, u besojnë akoma këtyre horrave…Fatkeqësisht!

  7. alternativa says:

    Perse moj zonje ,papunesia dhe varferia nuk kane qene valle ulur kembekryq
    gjate kohes se Berishes ???

  8. ajaxs says:

    Te ju rroje partia e mashtrimit.Edhe pa buke te mbeteni partine mos e tradhetoni.

  9. Po kur flisi per projekte ju qe late nga top m… nr cdo rruge dhe ato pak te pa shlyera me projekte sknanaloze te futesh me rruge ne liqen eshte krim ju e bete dhe tani derdellisni per menges vizioni,vizjonin tuaj e pame ne Tirane si e katandiset projektin madheshtor te sheshit Skenderbej me nje palo lulishte apo me lulishten te gropa e Sejdinit si nuk bete nje gje te hajrit jo per gje po mbaron dhe mandati ne bashki dhe ska per ti mbajtur mend njeri as emrin keti kryetari medioker qe nuk la nje gjurem ne Tirane.

  10. A T Z says:

    Dhe perseri ja keni fut kot.Vreri eshte vjell per kostot super te fryra dhe jo per projektet.Jeni kot,ben opozitarizem rruge vetem me nje qellim,hakmarrje per dudumet qe kane hequr nga puna edhe humbjen e influences ne parane publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje