Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar për EuroNews se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit.
“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, u shpreh Thaçi kur u pyet nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë.
Ai u pyet edhe për akuzat e Dick Marty për trafikun e organeve.
“Kurrë nuk kam dhënë urdhra që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Milosheviçit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë i kam dëgjuar nga raporti i Dick Marty. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fantastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, tha Thaçi.
Ai e ka vlerësuar si momentin më të vështirë nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, duke thënë se Kosova e Serbia nuk janë mësuar të jetojnë në paqe.
Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe për krimin e korrupsionin e lartë, por tha se vendi ka shënuar progres në luftën ndaj tyre.
Thaçi deklaroi se partia e tij do të vazhdojë të udhëheqë Kosovën edhe pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
THACI KA QENE FILOZOF. ME PENDE NE DORE. SHIKOJENI NGA SURRATI SE CFARE INTELEKTUALI ESHTE.
E tha me ne fund!
normal …burrecat kan qene te strehum ne Zvicer e gjetke ndersa trimat dhan gjithcka per KOSOVEN E LIRE DHE TE BASHKUME ME SHQIPERINE …JO PER 1 PALO SHTET QE DUHET TI MARRE LEJE PER CDO GJE ATIJ SHTETI TERRORIST QE E THERI DHE E C’NJERZOI PARA SYVE TE BOTES .
fitore e madhe …” shtet ” pa kufij ne veri …” shtet ” jo ne OKB …” shtet ” qe varet totalisht nga armiku shekullor serb . Kto jan ” fitore ” shume te medhaja sipas hashim thacevicit . Ah …harrova flamurin me 5 yjet per 5 gabelet qe jetojne ne KS . Adem Jashari asht kthy persmrashti ne varr .
Kahere kam pohua se Thaci nuk ka marre pjese ne lufte. Haradinaj ka luftua. Edhe gjate luftes ishte shume i preokupuem me Rugoven.
po jo bre,ku ka burre me te mire se ty,vec sulltan duhet te behesh….
Te verteten more ka thene perse duhet te perbeje lajm. Ne 94 ka kene trafikant armesh ku e ka fut Berisha ne burg ne Tirane e kure doli Fatosi nga burgu kane luajtur vetem bilardo deri kur u prishen per do pune dollares
Hera e pare qe thote te verteten,por prape genjeshtare do mbetet.
Demek nuk jam une po tjeret kriminel:ato qe ishin ne vijen e frontit?
Edhe milosheviqi njesoj thonte nuk Jane une ne vijen e frontit,nuk kam bâ krime!!!
po ca rendesi ka nese ka vrare njeri Thaci apo jo
Serbet vrane e theren 12 mije shqitpare
Thaci ben shume gabim qe bisedon me serbet –Nuk duhet te bisedonte nqs serbia nuk kerkonte falje per krimet e perbindeshme te luftes
Thaçi gjate gjithe kohes ka qene ne Tirane ke vila e Enverit.
Ne ate kohe shkova me disa miq te mi ne ate godine dhe na beri pershtypje qe disa femra veshur me uniforme ushtarake te kamufluar,me bereta ne koke,me kallash ne duar,pistoleten ne brez,tre a kater gjerdane me fisheke qe dukeshin si kopje te shemtuara te Rambos.Keto ishin truprojet e nje fare Hashim Thaçi qe na treguan se sa po ishte kthyer nga Zvicra ku kishte punuar per shitjen e materialeve propogandistike te marksizem-leninizmit ku pjesa me e madhe ishin veprat e “çmuara” te shokut Enver.
Asnje udheheqes i luftarve nuk qendron ne vijen e frontit te pare. Ket e dijen te gjith. Nuk e kuptoi perse behen nje pyetje e tille. Udheheqja e luftes eshte shtapi i pergjithshem. Pra hdheheqja qendron ne prapavije.Keto jane rregulla te pergjithshme te luftes.
Sa i perket udheheqjes Thaci ka vlersim te mire.!
duhet te shtosh dhe kete selenica,ku shumica e drejtuesve te shtabit ishin UDB-iste te infiltruar,kemi fakte te pakontestueshme per kte,o selenica qe po ia fut si kau peles,he enverist-bolshevik,fakte,fakte qe s’mund ti mohoje askush,dita dites do te dalin,do habitesh se ç’lloj pokeri spihunesh eshte luajtur,kur s’di gje mos fol,dikush dikush,me mire eshte me pordhe se sa me fole.
E perse thoshte deri tani se ishte njeri i vijes se pare te luftes, se kishte rrezikuar shume me pushke ne dore, se keshtu se ashtu. Kur t’i besohet ketij njeriu. ??!!!!
Njehere e nje kohe te zinte frymen me llafosje, e me krekosje prej trimi te cartur. Tani e paska vene bishtin nen shale, me demek mos me ngucni mua se le qe nuk kam bere gje, por ata, ata te frontit i kane te gjitha fajet. Kjo eshte e turpshme.
Po ket shumica e nejrzve e din nuk me befason ky lajm po te ish e kunderta kish mum befasu, edhe nje dihet qe pase hyrjes se NATO”s ne Kosove Hashim Thaci ka ardh prej Maqedonis me helikopter e jo me vetur kush e din pse !!!!!!
Mos genje t
Thaci fitoi luften dhe u soll si nje drejtues i vertete, i ftohte, i pergjegjshem dhe largpames. Ti kerkohej Thacit te ishe ne vijen e pare te frontit eshte qesharake,bazuar ne kete logjike as Ajzenhauer, Montgomery apo Zhukov, nuk mund te quhen fitimtar. Thaci politikan i UCK eshte brilant, Thaci kryeminister eshte nen pritshmerite.
Kritikues, bene te pytni vetin cfar keni bere Ju per lirin e Kosoves, ku ishit Ju para gjate dhe pas lufte,a ndihmuat apo ishit ne anen tjeter te frontit, dhe cfar eshte kontributi keni ju per ndertimin institucional dhe ekonomik te Kosoves.
Nje Adem Jashari njofim ne Shqipetaret , te tjeret jane heronj per Ameriken , Europen.
Thaqi ka qene kryminister i Kosoves ore zte mjere ne kohen kur Dick mark e akuzon .Si kryminister normal se nuk ka qendru ne vije te frontit sepse ai kishte ndertu te gjitha organet mbrojtese,ushtrine me strukture te organizuar ,policine ushtareke,pushteti civil filloji te organizohet.Normal si Kryminister kishte takime me burreshtetas te botes perendimore e nuk ka mundur te gjindet vetm ne front te luftes por rregullish i ka vizituar te gjitha zonat opeative te UCKse ne tere Kosoven
Oooooo bollni mos llomotitni
More analfabeta.