Konfindustria: Sipërmarrjes duhet t'i jepet koha e mjaftueshme për përshtatjen me politikat fiskale

22 Shkurt 2014, 11:50Ekonomia TEMA

Përmes një  analize të të dhënave të sondazhit të paketës fiskale 2014, rezulton se ajo është ndërtuar vetëm nga këndvështrimi fiskal i sigurimit të të ardhurave në buxhet në plan afatshkurtër.

Mungon vlerësimi i domosdoshëm profesional për parashikimin e mënyrës së sjelljes së tregjeve nga zbatimi i PF2014, parë nga këndvështrimi i zhvillimit ekonomik, detyrë e Ministrisë së Ekonomisë. Politikat fiskale si qëllim vetëm për tejkalimin e vështirësive në afatshkurtër, të mbështetura në rritje te borxhit publik dhe shtim taksash, mund të japin frymëmarrje financiare të përkohshme, por rrezikojnë të japin pasoja mjaft të padëshirueshme, nëse nuk prodhojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.

Rezultatet e marra nga sondazhi konkludojnë se “72% e biznesit të madh dhe 75% e biznesit të vogel shprehet se paketa fiskale rrit kostot dhe ul konkurueshmerinë e prodhimeve vendore, 63% e biznesit të madh, 79% e biznesit të mesëm  shprehen se kanë vështirësi në marrjen e faturave dhe 33% e biznesit të mesëm vlerëson kalimin në biznes të vogël”.

Në njoftimin e Konfindustrisë theksohet se sipërmarrjes duhet t’i jepet koha e mjaftueshme për njohjen dhe përshtatjen me ndryshimet e politikave fiskale.

 Ndryshimet e shpeshta dhe sidomos të ndjeshme në politikat fiskale (sikundër ishte rasti i kalimit nga taksimi i sheshtë në taksimin progresivë në rritje në Paketën Fiskale 2014) dëmtojnë sipermarrjen vendore dhe investimet e huaja.”

1 komente në “Konfindustria: Sipërmarrjes duhet t’i jepet koha e mjaftueshme për përshtatjen me politikat fiskale”

  1. eda says:

    po behen shume levizje pro konfidustrise dhe kjo me pelqen! eshte punesim qe ky vend ka kaq shume nevoje. qeveria do marri nje vote te madhe nese vazhdon kete mbeshtetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje