Vendimi i Kushtetueses/ Bylykbashi: Rama po bllokon botimin në Fletoren Zyrtare (VIDEO)

23 Shkurt 2014, 12:43Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po bllokon publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rrëzimin e aktit normativ të Këshillit të Ministrave për Nënpunësin Civil. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se megjithëse u tejkalua me 8 ditë të afatit ligjor i botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, Qeveria vazhdon të mbajë peng zbatimin e tij. “Partia Demokratike denoncon përpara opinionit publik mbajtjen peng dhe mosbotimin nga qeveria, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës  5 Shkurt, që shpalli si antikushtetues Aktin Normativ për nëpunësin civil. Kushtetuta përcakton se vendimi hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare. Ligji detyron Qendrën e Botimeve Zyrtare ta botojë atë brenda 10 ditësh. Gjykata Kushtetuese e ka dërguar vendimin të zbardhur që në datë 5 Shkurt. Sot kanë kaluar 8 ditë nga skadimi i afatit më datë 15 shkurt, dhe vendimi vazhdon të mbahet peng me urdhër të Kryeministrit. Ndërkohë janë botuar akte me datë më të vonshme se vendimi i Gjykatës”, theksohet në deklaratën e PD-së. Sipas Bylykbashit, qëllimi i vetëm është që ky vendim të mos marrë fuqi deri sa mazhoranca të miratojë ligjin që anulon vendimin e Gjykatës Kushtetuese.  “Kjo është një pengmarrje mafioze e shtetit, Kushtetutës, ligjit dhe gjykatës nga Kryeministri Rama. Ky akt është përdhosja më e rëndë ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit në përgjithësi. Kjo pengmarrje e vendimit të gjykatës është pengim i zbatimit të vendimit të gjykatës. Kjo përbën vepër penale dhe dënohet nga Kodi Penal. Përgjegjësi direkt për këtë mban drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe Ministri i Drejtësisë që e ka në varësi”, tha Bylykbashi. Sipas tij, përgjegjësi mban Kryeministri dhe qeveria e tij që janë dirigjentët e këtij skenari të shëmtuar anti-ligjor e anti-kushtetues në realizimin e planit të tyre për ta vënë administratën nën kontroll partiak.

1 komente në “Vendimi i Kushtetueses/ Bylykbashi: Rama po bllokon botimin në Fletoren Zyrtare (VIDEO)”

  1. raldi says:

    MULLAH OERDI!
    TALEBAN
    KAMIKAC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje