Tentohet të grabitet një argjendari në qendër të Shkodrës, mbrëmë u shënuan dy grabitje në Tiranë

26 Shkurt 2014, 09:51Politika TEMA

Nuk ndalen grabitjet e armatosura në Shqipëri.

Një e tillë është shënuar në orët e mëngjesit në qendër të Shkodrës.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari, por nuk ia kanë dalë dot.

Autorët janë larguar pasi kanë dëgjuar sirenat e policisë, e cila është njoftuar për këtë grabitje.

Tentativa ndodhi në një zonë shumë të populluar të qytetit.

Ndërkohë mbrëmë janë shënuar dy grabitje në Tiranë brenda pak minutash.

Ngjarja e parë është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes në një kazino në rrugën “Hoxha Tahsin”.

Të dhënat paraprake flasin për dy grabitës të moshës 20 dhe 23 vjeç, të cilët janë futur në kazino, dyshohet të maskuar dhe me armë, me anë të të cilave kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash dhe të largohen me shpejtësi.

Thuajse në të njëjtën kohë është mësuar nga policia edhe një grabitje e dytë në një dyqan celularësh në hyrje të Kombinatit. Sërish të dyshuar janë dy persona të cilët me anë të dhunës së ushtruar i kanë marrë shitëses të gjithë xhiron e dyqanit si dhe dy aparate telefonash të shtrenjtë.

6 komente në “Tentohet të grabitet një argjendari në qendër të Shkodrës, mbrëmë u shënuan dy grabitje në Tiranë”

  1. Mira says:

    Me ato kazinot e Sam Tahirit çfarë u bë…!?

  2. Albano says:

    Cfare behet keshtu mor vella? Se mos del idioti prape e thote “bravo cuna”

  3. -..pak nga pak do minimizohen keto pakica kombetare kriminale{neqoftese nuk perkrahen nga politika}..sepse neser mund ta kete radhen c’do kush nga ne te jete viktima e radhes

  4. the Punisher says:

    Duam Mulin…duam Mulin…duam Mulin.
    Ps: Pucofagos si e ka emrin rruga ku ndodhet kazinoja?

  5. Andi shkoder says:

    Tahiri eshte hallka me è dobet e kabinetit Rama. Pashe dy dite me pare nje sondazh tek “Dita” ku ne unison thuhej se rendi eshte permiresuar. Ne fakt lajmet qe shohim thone te kunderten. Duhet te drejtoje nje figure autoritare dhe ne fakt PD nuk eshte se i mungojne. Me Mulin krimi u perkrah, kurse me Caje “firmaton” krimi as qe po e rruan.

  6. Kritiku says:

    Mos shkruani si kodra mbas bregut te nderuar komentues. Grabitje ka patur edhe do te kete gjithnje. Ky femonem eshte njerezor dhe ndodh kudo ne bote si ne vende ta pazhvilluara po ashtu edhe ne ato te zhvilluarat. Biles ne keto te fundit ndodhin akoma me shume se ne Shqiperi, por puna eshte se si punon policia pas kesaj ngjarjeje.
    Ne rastin e sotem reagimi i policise ishte shume i shpejte qe beri te mundur largimin e personave pa arritur te realizonin grabitjen. Per kete gje duhet pergezuar policia per reagim shume te shpejte.
    Atehere, perse akuzoni ministrin se po ndodh nje grabitje? Perkundrazi duhet te lavderojme policine qe me ne fund po fillon te beje punen e saj. Rezultatet e koheve te fundit flasin vete. Por ai qe deshiron qe te hedhe balte mbi cdo gje qe ben kjo qeveri, i ka hallet ne nje pike tjeter. Ai kerkon qe te krijoje nje mendim sikur gjerat po perkeqesohen ne vend qe te rregullohen. Kruhet ai qe e ka mizen nen kesule dhe te tille jane “cubat” e Berishes, sepse po u dalin perdite “krimet” qe ata i kane bere shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje