Një tragjedi ka përfshirë një familje shqiptare në Itali. Tre vajza, 4, 11 dhe 14 vjeç janë vrarë me thikë nga nëna e tyre, e cila më pas ka tentuar të vrasë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lecco të Italisë.
37-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi, e cila ka pranuar krimin, në orët e para të mëngjesit u gjet në shkallët e apartamentit në qytetin e Leccos, në veri të vendit me duart me gjak e plagë në grykë e në bark.
Në banesën e saj, mbi krevatin bashkëshortor, policia zbuloi trupat pajetë të vajzave të saj Sidni 3 vjeç, Kejsi 10 dhe Simona 13 vjeç, të vrara me goditje të shumta thike. Me sa raportoi rreth orës 13:00 komandanti provincial i karabinierëve, gruaja ka pranuar vrasjen dhe është në gjëndje arresti në spitalin “Manzoni” të qytetit të Leccos.
Trupat e pajetë të tre vogëlusheve, përkatësisht 13, 10 dhe 4 vjeç janë gjetur në shtratin bashkëshortor. Policia italiane konfirmon se vrasjet janë kryer në tre pika të ndryshme të apartamentit me një thikë kuzhine dhe më pas trupat e pajetë të tre vajzave janë vendosur mbi krevatin bashkëshortor.
Më pas 37-vjeçarja shqiptare është përpjekur t’i japë fund jetës duke goditur veten dy herë, një herë në grykë dhe një herë tjetër në bark, por pa mundur dot. Ashtu e gjakosur, raportojnë mediat italiane, ajo ka trokitur në derën e një fqinji duke i thënë: “Vajzat e mia nuk janë më!”
Fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ndihmën e shpejtë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes para se nëna vrasëse të ndërrojë jetë. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit ku duket se ka pohuar para personelit shëndetësor se arsyeja e krimit ishte ‘largësia nga i shoqi dhe vështirësitë e mëdha ekonomike’. Sipas saj kështu ‘i ka shmangur vajzave një të ardhme të dëshpëruar’.
Ndërkohë babai i viktimave, i ndarë prej pak kohësh nga gruaja ndodhet në Shqipëri dhe konfirmohet se nuk ka lidhje me episodin.
Ministri i Punëve të Brendshme Angelino Alfano reagoi menjëherë dhe përpara se të zbulohet dinamika e ngjarjes deklaroi në një intervistë se “nuk do t’i lëmë shteg vrasësit. Italia nuk mund vetëm të qajë viktimat, por duhet të ndjekë e të gjejë vrasësin”.
Ai bëri të ditur se shpejt do të organizojë një mbledhje me autoritetet më të larta të policisë. Më pas në një koment të një rrjet social Ministri shton se ndjen një trishtim të pamatë për ngjarjen./TCH
Bobobobobo sa gjynah femijet e shkret. Po c’pate me femijet moj injorante. Si s’te paska ardhur fare pak keq. Zot mbaju mendjen.
Vajzat ishin si yje ….I mori ne qaf vajzat e cmendura.
Ka rene ne depresion shpirteror sic duket…..Po pse me vajzat ?
Booooooooooooooooooooooooooh …zoot ,
perse femijet cfaj ju kan femijet ,se te rriturit nuk gjejn dot gjuhen mes tyre ,c’tragjedi .Me vjen shume keq …
po po cmenduri o zot na mbaj mendjen
FATALE!
zot , ça mjerimi..me te plas shpirti
Pse nuk vrave veten moj qyqe po femit.me keq per ty do e vush gjith jeten ne burg ket krim.i bere me deshir I vrave pa meshir.
po pse me me femijet qe jan milaqea e zotit ja kishe ber vetes dhe e kishe zgjith punen c tragjedi o zot thirru mendjen te cmendurve
Ah Sali cna bere ” ti e ke fajin per te gjitha”…
Edushka te uroj te provosh po kaq keq dhe ca me shume e pastaj te bejme ne sarkazem me ty!
po saliu e ka se e shkateroi kete popull. I la pa pune sa moren rrugen .varferia I detyron te ikin .
gjendja e rende psiqike e ka bere kete te shkrete te shkoj deri ne vrasje .po ai mu. baba ku eshte .
NO KOMENT !
Turp turp keni be nam nepre Europ e Bot sa mireni me Kosoven qe po ju thoni turkofol ma mire me vetne tuaj sepse te pakten ne Kosoves kur nuk bejm ksi krime kurrrrrrrrrrrrr po ju keni nje horman komplet mangu ne koke shume popull cinik xheloz injorant shume te kqi jeni ashtu edhe qysh ju njeh Bota
O Zot,O Zot! Mos ndodhte me nje gjeme e tille! O zot qetesoi shpirterat e trazueme te shqiptareve tone! O zot kthei shqiptaret ne hullijt e aresues se shendoshe. Kjo eshte tmerr o vellezer. Druaj se po na prishet protoplazma njerezore. Kurr me ishalla !
Duke lexuar ne fund te shkrimit shprehjet e z.Alfano (minister i brenshem)se ..nuk do ti lem shteg vrasesit….me vjen neveri dhe peshtire per kete shtet ku jetoj dhe une prej 15 vjetesh.
Ky shtet ka mbaruar kohe me pare kur Alfano siciliani i kishte buzet me qumesht ne Siçiline e tij mafioze!
Ky shtet (n.q.s. do ta quajme shtet) harxhon qindra miliona euro per te mbajtur mafiozet, qe i kane nxire jeten popullit te thjeshte, neper burgjet e tij dhe nuk arin tu jape nje asistenc te thjeshte milona familjeve qe kane ngelur pa pune e nuk arijne llogarine ne fund te muajit.
Po jap vetem nje argument te fresket per kete qe po shpreh:
Kuzhdo qe di sado pak italishten mund te klikoj tek Rai Tre i dt.4/3/14 tek TGR (Lombardia)te ores 14:00 ku ne minutazhin 08:35 deri 10:20 do te shikoni qe ky shtet i poshter i Alfanos mban ne spitalin me te madh te Milanos te quajtur Niguardia (ketu ne veri te Milanos) nje bos mafioz te quajtur Francesco Cavorsi 51 vjeç (i vendosur ne karroce) i denuar me burgim te perjetshem me 1994 sepse ka vrare 3 italian te ndershem.
Dhe e dini sa harxhon ky shtet plot 700 Euro çdo dite ose 4900 Euro ne jave ose 235000 Euro ne vite me dy dhoma ne dispozicion e nje polic!..
Ky eshte shteti i Alfanos qe “ulerin” se do ta gjej vrasesin e tre vogelusheve tona por qe nuk ve ndonje qindarke per familjet qe jane ne nevoje!
Pa folur per shtetin tone aty ne Shqiperi qe ka kohe e lek per te derguar vezhgus ne Krime si servil i perndimit e SH.B.A-se dhe aspak nuk interesohet per ne qe jetojme ketu ne Itali e gjetke.
Ju bej thirje bashkombesve te mi aty ne Shqiperi dhe ketej qe te jene te arsyeshem kur te vij dita qe na kerkojne per votime etj. etjera.
Binduni vetem arsyes tuaj vellezer e askujt tjeter! Milano.
Rrenqethese !
Shtazë, shtazë, shtazë…Por fajin kryesor e “shtaza” (nuk them “kafshë”, se “ofendohen kafshët…), burri i saj që e braktisi…
Qar shpirti paske pas moj katile, qar zemre paske pas, nuk ka depresjon qe te Ben te vrasesh femijet e tu, qfaj te kishin femijet e shkret? Qfaj te kishte burri kur ti vet pranove te ndahesh,nuk ka justifikim qe te mbron dot! E pa shpirt paske qen, u hakmore me femijet per shkaqet e gjelozis, zoti te vraft, un nuk e di si munesh te jetosh kur e mendon se qfar ke ber edhe pse je ne burg, si mund ta durosh kte gje, vrite dhe veten qar pret? Apo nuk je ne depresjon tani? Ne qaf i paq vajzat e tuja gjith jeten!!!