Charla Nash, një amerikane, që mbeti e shpërfytyruar pas një sulmi nga një shimpanze në vitin 2009, ka apeluar për leje për të ngritur një padi prej 150 milionë dollarë ndaj shtetit.
Ajo doli përpara ligjvënësve të premten për të argumentuar se zyrtarët e dinin që kafsha ishte e rrezikshme dhe nuk kishin marrë masa.
Në seancën përpara komisionit të ligjeve, Nasha tha se 150 milionë dollarët do e ndihmojnë atë për të paguar faturat për mjekimin dhe do i japin shansin që të bëjë një jetë të qetë.
Nash, 60 vjeç, mbeti e verbër pas këtij sulmi. Ajo iu nënshtrua edhe një transplanti në fytyrë.
Shimpanzeja, që peshonte mbi 90 kilogramë, e quajtur Travis, e sulmoi Nash më 16 shkurt të vitit 2009, kur ajo shkoi në shtëpinë e pronares, për ta ndihmuar atë që të fusnin shimpanzenë brenda.
Kafsha u tërbua dhe i hoqi asaj buzët, qepallat e syve dhe duart përpara se të vritej nga një oficer policie.
Prokurori i Përgjithshëm thotë se shteti nuk është përgjegjës për këtë rast.
Avokatët e Nash thonë se shteti e ndalon që të mbash një primat që peshon më shumë se 22 kilogramë dhe mikesha e Nash e mbante atë pa leje.
Sipas avokatëve, shteti kishte detyrim që ta izolonte shimpanzenë.
Disa muaj përpara sulmit, një biolog i shtetit kishte paralajmëruar në një memo se shimpanzeja mund të lëndonte seriozisht dikë, nëse ndjehej i kërcënuar.
per Shqiperine kjo shimpaze quhet Sali Berisha!
Keshtu e ka katandisur Shiqperie shkaterruar e te varfer Sali Berisha.
Izolojeni Sali Berishe!
Me keqardhje Vasil:
Nuk e izolojne dot Berishen shimpaze, sepse shoqeria jone perbehet nga nje elite majmunesh.
Mbret i kafsheve eshte Edi Rama.
po e the ti, duhet te jete e vertete.
lepurush!
150 milion duhen per te jetu gjith fisi pa punuar.
Pastaj shimpazeja qe e beri e vrane, kush do ti paguaj. Nejse edhe po te ishte gjalle ku do ti gjej shimpazeja aq para.
familja që ka pasur shinpanzenë ka sigurim!kështu që paguan sigurimi!
komuna është lajmëruar disa herë për agresivitetin e shimpanzesë por nuk kanë marrë masa!mund të pguajë për këtë pakujdesi të tyre!!
nuk janë në shqipëri që e mbyllin me një “emo se ishte e shkruar”!
këta amerikont ta shkrujnë mir e mirë!!
Kjo grua e shkrete qenka katandisur tamam si shpirti i Jozefines!
Nuk po kërkon shpërblim, Por dëmshpërblim.