Shahu, lëndë më vete në shkolla/ Rama: Investim për rritjen e kapitalit njerëzor (VIDEO)

24 Mars 2014, 14:39Politika TEMA

Shahu do të jetë si një lëndë më vete në shkolla.

Eksperienca në këtë rast është nga nga sukseset që ka patur ky sport në vendet europiane.

Ky program ka sjellë në Shqipëri ish-kampionin e botës, Gery Kasparov, fondacioni i të cilët mbështete këtë risi.

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se kjo lojë që kërkon mjaft inteligjencë, do të futet në 10 shkollat e para 9- vjeçare dhe më pas në shkollat e tjera të vendit.

Nikolla u shpreh se refroma kurrikulare e arsimit parauniversitar do të jetë gati si kornizë në fund të muajit prill. Për realizimin e kësaj kurrikule të njësuar po punojnë ekspertë të ministrisë së arsimit dhe ata të arsimit të Kosovës.

Legjendari i shahut Kasparov ka takuar edhe kryeministrin Rama.

Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri të ftuar ishin edhe të rinj e të reja, nxënës, sportdashës të shahut, mes të cilëve edhe ish- kampionë shqiptarë të këtij sporti.

Kryeministri  Edi Rama theksoi përkushtimin e qeverisë për të vënë në dispozicion të këtij programi inovativ gjithë kapacitetin e mundshëm material dhe njerëzor.

Duke vlerësuar projektin pilot si një hap më shumë drejt progresit, Rama tha se përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejtë në rritjen  e kapacitetit të kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër.

Duke shprehur kënaqësinë për kontributin e një figure të mirënjohur si Kasparov në këtë program, kryeministri theksoi se ky është një investim i domosdoshëm për dijen dhe mirëqenien.

“Ne jemi shumë të interesuar që ta zhvillojmë këtë projekt. Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim në dispozicion të këtij programi të ri dhe inovativ gjithë kapacitetin tonë të mundshëm material dhe njerëzor, duke filluar me një numër modest shkollash, 10 të tilla, por me ambicien që ta zhvillojmë me shumë më tepër shpejtësi. Sepse, ne besojmë që përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejt në rritjen  e kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër. Duke pasur dhe një mjeshtër legjendar që na mbështet dhe na inkurajon, në radhë të parë me dijet e tij në këtë projekt të rëndësishëm, ne ndihemi më të sigurt sepse tek  e fundit fare, unë dua të ndaj me ju një bindje; vendet  e pasura dhe ato më të pasura, nuk dallohen nga çfarë pasurie iu ka dhënë Zoti apo natyra, por nga sa dinë. Kush di më shumë ka më shumë,  e kush di më pak, ka më pak. Sot, kush investon më shumë në dije, investon më shumë në mirëqenie, nesër. Kështu që, ky është një investim në dije, është dhe një investim në mirëqenie. Prandaj dhe për ne është një investim shumë i rëndësishëm, pikërisht për të bërë të mundur atë që fëmijët që të vegjël të fillojnë të mendojnë para atij ekranit, si e tha mjeshtri, jo vetëm mbi bazë numrash, por në bazë strategjish”, tha Rama.

Nga ana e tij, ish kampioni i botës në shah Kasparov, duke vlerësuar këtë nismë të qeverisë shqiptare u shpreh se sporti i shahut është një instrument i përsosur në përgatitjen e brezit të ri për sfidat e arsimit modern.

“Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të 21. Është një instrument thuajse i përsosur për fëmijët në shkollat fillore që të gatisin mendjen e tyre për të përballuar sfidat e arsimimit modern,” u shpreh Geri Kasparov.

Në përfundim të këtij takimi ish kampioni botëror  i shahut Geri Kasparov i dhuroi kryeministrit Rama librin e tij me një dedikim.

64 komente në “Shahu, lëndë më vete në shkolla/ Rama: Investim për rritjen e kapitalit njerëzor (VIDEO)”

  1. Treviso says:

    Ky eshte gallate……..po cfare te duhet shahu ne shkolle o pall…… Je bo me keq se sala!

    1. Niku says:

      Si c’duhet shahu ?!Po me mire te mesojne shahun apo hashashin,lokalet, alkolin ?Bravo per kete nisme ,shume shtete e kane futur shahun ne shkolla ,se fundmi edhe Armenia,shahu zhvillon in teligjencen dhe rrit kreativitetin ,largon stresin ,po vetem ata qe luajne shah e kuptojne ,ti ndoshta se praktikon edhe flet kshu.Tung !

      1. nik djali degjo says:

        leri shpellaret se skuptojne..ska gje po he le te bejne gam gam/

        1. ALMA says:

          Te lumte Kryeminister!

          Shume shpejt do te dalim kampion ne shah

    2. kiri says:

      po vetem nje injorant do e refuzonte shahun…qe do te thot ti je me keq se sala..

      1. Neri Tani says:

        me mir me sha sesa gjith diten ne internet

    3. era says:

      do te lush shpatash ti o shpellar? ste pelqen shahu?

      1. 8 + 8 = 4 says:

        Fencing eshte loje aristokratesh. Ministria e arsimit te krijoj hapesira ambjentesh per te luajtur shah, por si lende e detyrueshme shkollore duket icik e tepruar.
        Shahu eshte loje strategjike, por nuk eshte e vetmja.

    4. Adriatik says:

      Po ca shahu do i mesosh kafsheve ti o edvin ata e kane mendjen te kallashi.

    5. rizai says:

      Ju uroj për këtë hap të mënçur Zoti Kryeministër, suksese

    6. Lillo says:

      Shahu te zhvillon trute sepse eshte nje loje vetem me stradegji dhe vetem pakica e luan mire.ndersa per shqiptaret eshte gallate sepse truri eshie i kufizuar.

  2. lavirja e bulevardit says:

    nime dulm ne drit ne!!!!!!!!!

    1. rizai says:

      Shahu nuk eshte thjeshte loje, eshte nje menyre per te stervitur mendjen per nje te menduar analitik. Nuk i kuptoj ata qe thone “duam buke”. Sigurisht qe nevojat jetike jane paresore, por shahu nuk do futet si dicka qejfi ne shkolle por njelloj si matematika ( per te cilen gjithashtu ne te njejten llogjike mund te thuhet c’na duhet) e cila pergatit mendje te strukturuata.

    2. Neri Tani says:

      Ide origjinale.aplikohet si opsion plutsues në shkollat e cikleve te ndryshme. Ne zvicërr egziston nje opsion i tille por me game ma te zgjeruar i cili quhet “sport étude” -mesim i percjellur me sport. Qëllimi ështe qe te krijohet nje strukture per prodhim te sportisteve te elites dhe te behet senzibilizimi per aktivitete sportive gjithpopullore. Kjo iniciative eshte per tu pershendetur.

      1. akjhuzsxyv anticensurë says:

        o tani i nerit
        a me të vërtet e ke aaaaaaaaa!?
        mos mor mos,në zvicër ka dhe shum lloje të tjera mënyrash studimi,por mos harro se ato përbëjnë vetëm 0,1 % e sistemit klasik arsimor!!
        zvicra ka njënga vëndet mëtë larta të arsimimit,kështu që mund ti lejojë vetes sisteme alternative studimi/arsimimi!!
        ne jemi në gund të tabelës së klasifikimit!!po shkojmë drejt dy shifrave klasifikuese kur të tjerët i afrohen 4 shifrave!!
        lërini mor lal origjinalitetet e mendoni të mësoni fëmijët me mënyrat klasike!të paktën këto dimë ku të çojnë!alternativet,eksperimentalet nuk dihet ku të çojnë!!

  3. elinor says:

    Me pelqen teper kjo ide! Vetem per muskuj nuk vuajne adoleshentet e sotem se duan te bien pak ne sy te vajzave. Ka ardhe koha qe te kene edhe pak “muskuj” truri se jane me te trashe se lopa.

  4. Cr says:

    Gje e mrekullueshme. Çdo gje ne dore te te rinjve. Keto lojra e jo ato qe praktikohen si droge, cigare, seks… Ah sikur te veprohej keshtu edhe me sportet e tjera!…

  5. Mira says:

    Tani albanofonët do të bëhen të zgjuar….!
    Pika juve të arsimit…, më kujton Saliun që deshte të fuste kinezçen..!

    1. ganiu says:

      Mira pëse nuk shku mo ai burri tat?

  6. yllka says:

    Rrrit inteligjencen dhe zhvillon te menduarin kreativ. Bravo

    1. Tigri says:

      2 mendje te medha. Njeri qe po ndryshon shqiperine e tjetri qe ka ndryshuar boten

      1. Olsi says:

        Gjeniale ideja. Te futen pse jo. Me ne fund shqipetari te mendoje per se mbari e jo si te pije kafe

        1. Elsa says:

          Edi Rama eshte brilant. Si ka mundesi eshte perhere ne nivelin e duhur dhe me hapin e kohes. Gjitmone mendon per te ardhmen. Krehare per Edin

          1. Rustemi says:

            ME pelqen ideja.

            Shahu rrit ne menyre te jashtezakonshme emnyren e te menduarit e krijuarit

              1. MEMEDHETARI says:

                Ja,keshtu… ?

              2. Korabi says:

                Qe te luash shah, duhet ta vesh ate te shkrete mendje ne pune, te llogaritesh levizjet e mundshme qe do pasojne levizjen tende deri ne disa shkalle. Ne cdo shkalle parashikimi qe ben mundesite shumefishohen deri ne infinit. Duke luajtur kete loje truri fillon gdhendet, fillon krijon nje mendim te strukturuar, di te besh nje arsyetim analitik dhe te zgjedhesh mes alternativave. Nje menyre e tille te analizuari pastaj truri, nje here qe u stervit e perdor ne cdo fushe te jetes, qofte dhe ne gjerat e vogla te perditshme.
                Por i njejti popull qe sot perbuz kete risi ne arsimin tone, cuditerisht ka nxjerre dhe shprehjen : “nuk di dhia c’eshte tagjia” .

                1. akjhuzsxyv anticensurë says:

                  korab,
                  deri diku ke të drejtë,por jo plotësisht!!
                  shahu është një lojë me rregulla strikte!të përcaktuara në imtësi!të pa ndërrueshme!mund të ndryshohen dhe nuk evoluaojnë në kohë!!
                  jeta është aq e larmishme sa sado i zoti të jesh në shah nuk mund të parashikosh as edhe një të miliardën e saj!!
                  një princip i thjeshtë është pothuajse i pamohueshëm:sa më i zoti të jesh në një fushë aq më i dobët je në të tjerat!!
                  deri më sot nuk kemi parë një shahist sado të fortë që të ketë dalë nga sfera e tij!(pothuajse të gjithë në kufijtë e autizmit)kasparovi është i vetmi që ka dalë deri diku nga sfera e tij!
                  korab dhija nuk ha tagji or lal,prandaj ne nuk na duhen “risi”ne na duhet arsim!or shpirt fëmijët tanë nuk dinë të mbledhin a të shumëzojnë 3+3 e 2X4 e ti na flet për risi!?
                  shiko gazetarët e meros që shkruajnë si e jëma e zeqos në majë të thanës e ti na flet për risi!?
                  shiko politikanët që skanëmbaruar shkollën e mesme dhe janë bërë doktor/profesorë,e ti na flet për risi?!
                  mësuesit e gjuhë/letërsisë nuk njohin drejtshkrimin e ti flet për risi!?
                  ne duhet të rikrijojmë themelet e shkollës e jo të fusim shahun e hula hopin!?
                  kjo “RISI”si borronicat kineze të sal idiotit!ky po shkon në gjurmët e tij,or korab!!
                  e patëm shkollën një nga më të fuqishmet në botë sot e kemi në nivelet e fundit!!
                  duhet ta ringërmë shkollën nga ajo humnerë ku ka rënë,e pastaj të shohim për “RISI”!!
                  përse fluturoni me pras mor njerëz?përse nuk qëndroni me këmbë në tokë??përse nuk shukoni traun që po ju qorron sytë,por shikoni ngjyrën e bukur të tij??

                  1. Dajti says:

                    Epo dhe Rama nuk tha qe do heqim te gjitha lendet e tjera, dhe vetem do luajme shah ne shkolle. Nqs vihet si lende plotesuese c’te keqe ka? Shumatorja e te gjitha lendeve formojne nxenesin. E kishim shkollen e forte thua ti. E drejte eshte dhe e shkaterruam, dhe tani kjo masaker 20-vjecare po jep frutat e saj te keqia, sot kemi nje brez idiotesh analfabete, dhe eshte vertete nje perqindje shume e vogel nxenesish qe vertete nxene. Para ’90 kishim nxenes te shkelqyer por kishim dhe nxenes mesatare qe ishin shumice. Tani kemi 5 kokrra per shkolle qe jane mire dhe pjesa tjeter idiote. Nese ketyre idioteve u japim nje kuti shahu, mbase behen idiote te strukturuar dhe mesojne te llogjikojne.

            1. akjhuzsxyv anticensurë says:

              o ruste si e rrit??
              o gallatë e gjallë që jeni!!
              ka shumë njerëz që luajn shah por që janë tyça në anët e tjera!!
              në duhet të futet një lëndë për të përparuar shoqërinë është LLOGJIKA!
              të menduarit në mënyrë llogjike i mungon tërësisht shoqërisë sonë!!
              shikoni se si shkruhet në këto blogje interneti!!
              mungesë e plotë llogjike,në shumicën e rrasteve!!
              lëndë tjetër që mund të futet janë “principet e demokracisë”,”të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre”!
              këto na duhen,këto duhen ngulitur në popull!pasi të jenë ngulitur këto mund të futet dhe shahu e tangua!!
              ky i shkret do të duket më inovator se sali borronica,që e mbolli dhe detin me arra e lajthi!poo të kishte grabitur dhe zgjedhjet e fundit do të kishte mbjellë dhe qiellin me thana!!

              1. 1 prilli says:

                Vertete gallate. Dikur shahu luhej masivisht. Bie fjala ne shtepite e pionierit. ( edhe vete kam qene ne rrethin e shahut sic quhej atehere). Ne parim ska asgje te keqe. Por kur mendon se shkollat sot prodhojne me shumice analfabete funksionale (sic ka thene vete krietari) kjo puna e shahut me duket si idea e Saliut per mesimin e kinezces.

        2. Kok Qepa says:

          te pij kafe duke lozur shah

      2. akjhuzsxyv anticensurë says:

        mir këtë që “po ndryshon shqipërinë”po e hamë!
        po ky që paska ndryshuar botën,kush është???
        apo futja tja fusim!
        mu bëre më keq se ky që “po ndryshon shqipërinë”!!

      3. Pushteti says:

        Hajde injorant hajde I verbuar komplet zoti tiger

    2. katundare morracake komuniste qe cdo gje qe ben partia e perjetojne si zhvillimi me i madh qe i ka ndodhur shqiperise dhe eksitohen duke komentuar
      duan shah ne shkolla katundaret se ju kujton filmat e komunizmit

  7. kiri says:

    je i papam me keto veprime!!!! duhet debati, muzika, shahu te futen ne cdo shkolle!

  8. late nam says:

    je rrot k..ryeministri

  9. socialisti i revoltuar says:

    O Edo fillove edhe ti Sala, ai na thosh mesoni kinezcen e ti tani na thua mesoni shahun… :p

  10. Vetem shahu ne shkolla na mungonte tani. Por mendoj qe duhet filluar qe nga cikli parashkollor, cerdhe kopshte me dicka me te thjeshte si yci

  11. Uji i ftohte says:

    Ne fillim mendova se do te kete veprime konkrete,por siq shohim vetem muhabete,propagande ne stilin e Enverit,devijim te opinionit,…njelloj siq bente Saliu-do sjellim eshtrat e Nene Terezes,Ali Pashe Tepelenes,do heqim shamijat,zaten edhe Rama deklaroi se eshte vellai i Erdoganit,vellai i Fazliqit,Shqiperia 1 euro,harroi rugen e Arberit,…

  12. 1prilli says:

    Pirdh o Rame se lirohesh!

  13. pali(jo shen) says:

    e jashtezakonshme dhe shume e bukur vendosja e shahut ne shkolla. po ju tregoj sugjerimin e nje senatori amerikan qe i beri kongresit per shahun. kur rusia e dergoj Juri Gagarin me e para ne hapsire, senatori i xhelozuar tha qe eshte e natyrshme te na i kalojne sepse ata ruset te gjithe femijet ju lozin shah. shahu pregatit dhe e edukon femije te zgjuar ne nje loje me pafubdesi kombinimesh dhe shkencetare te ardhshem sepse i edukon me punen ne tavoline dhe kembenguljen per te aritur rezultat te nevojshme per nje pune shkencore. shahistet jane sportiste shume elitare.faleminderit Edit breza me pare kane kerkuar te kete edhe nje botim javor per shahun. sepse largon shume femije nga rruga krimi dhe kumari.

  14. estrefi says:

    Vetem idiotet nuk e dine qe shahu rrit inteligjencen. Rrit memorien afatshkurter ,procesimin e shpejte mendor si matematika dhe memorien vizuale. Po dine gomaret cfare eshte shahu, inteligjenca dhe IQ.

    Bravo Rama

  15. diell says:

    -Edi Rama eshte nje perle ne politike,pasi standartin e zhvillimit te vendit e shikon ne kompleks..me erdhi mire qe komunisti i talentuar Muco dhe e persekutuara e talentuar Rozana vleresohen si model i barabarte ne kete takim dhe shpresoj qe shahu te futet ne shkolla per zhvillimin mendor te femijeve ..”obeze”.

  16. Moisi Golemi says:

    Vetëm një debil pyet, ç’na duhet shahu. Kush ka tru, e përgëzon këtë nismë.

  17. realiteti says:

    Jo po fusni edhe cic micin.

  18. Pushteti says:

    Asgje ndryshe nga Berisha ,kjo eshte Si gallata e Saliut me gjuhen kinezce. Rrofte Rilindja dhe shoku palle.per te mos harruar ,per te komplimentuar Mero trimi Si gjithmone I vemendshem per lajmet e rilindjes”palle

  19. jam says:

    Shahu eshte nje ”sport” ku vihet ne shfrytezim inteligjenca dhe aftesia strategjike qe ka shahisti,por kjo nuk e ben automatikisht sport qe zhvillon trurin,inteligjencen e terci e verci.
    Ngelet duke lavderuar dhe pergezuar cdo propozim apo ide te politikaneve te krahut qe i perkisni.
    Shahu nuk ka aspak lidhje me shkollen,me aktivitetet jashteshkollore per nxenesit po.
    Femijet qe jane talente ne fizike,kimi,informatike por nuk e pelqejne shahun cfare do t’u ndodhe do ngelen ne klase,apo do ti quajme me nivel te ulet IQ.
    Me vone te fusin dhe sportet e dames,tavlles,yc,murlan,pesekatsh,peseqindsh,spathi e keshtu me rradhe.
    Ta quash dhe nisme inovative (sic e quan njera nga ministret) te ben te qeshesh.

  20. eri says:

    Mero urime per TACIN e pashe sot te Rilindja me Shalsin e Ramen..bie era nafte!

  21. eri says:

    Mero urime per TACIN e pashe sot te Rilindja me Shalsin e Ramen!

  22. tironci says:

    mir e ka ky pa pun jeni qe jeni rrasini nai SHAH dhe mbllidhni mendjen….Z.kryeminister po MURLANIN kur do e fusni??
    pergezime per iniciativem dhe mos harro murlanin dhe 5 katshin se jemi njisha ne

  23. Boku says:

    Kyeminister te pergezoj per iniciativen. Lende mesimore me emrin Zbavitje ku te perfshije. treshin, Nentshin, Damin tavllen, Dominon dhe cfare te te pjelle ajo mendje e ndritur

  24. Rajub says:

    Me mire me shah se sa me sha….

  25. Mili says:

    Ne nje studim te FBIse amerikane te vetmit Capo nga te te gjita mafiaet, ata ruse ishin me te rrezikshem. Pse ? Kur jane pare qe ata luanin shah agjentet u cuditen sepse ne historine e mafias nga gjith bota nuk ishte pare ndonje here. Doli si perfundim qe ata I perllogarisnin levizjet e tyre shume me mirese te tjeret. E di qe shume komentues do kene mendimin e tyre por ky eshte fakt dhe vertetohet shume lehte me kerkin ne internet

  26. analist says:

    Tall bythen o daj, pse jo!
    Ben show sa te mundesh, fut shahun me ndihmen e Kasparovit, futbollin me Platinin, muziken me Bjello Dukmen e Goran Bregovicit, shif mos te ka mbetur pa takuar e drekuar ndonje rekordmen tjeter qe mund te ndihmoje ne futjen e sportit te tij si lende mesimi ne shkollat tona.

  27. Kok Qepa says:

    me shah do ta rregullojne arsimin keta? skan ci bejne mutit e po i hedhin ca ereza siper.

  28. kola says:

    Mbas kinezces se Saliut tani kemi shahun e Rames. Vetem me shkollen e terrenet sportive s’meren. S’paska fund kjo e keqe

  29. Shahun e kane per tradite Armenet,ne Shqiptaret luajme Domino,ne vend qe tju a lejme te tjereve dopjo gjashten,na ngel per vete ne dore!?

  30. u says:

    shahu te zhvillon trurin ,dhe me mire te merren femijet me shah sesa te merren me pislleqe.ne gjermani shahu eshte qe ne shkolle fillore,te ndihmon te koncentrohesh.bravo Rama me keto idera dhe jo si sala qe na beri mendjen corbe me boten digjitale.mirepresim sa me shume ide te reja.

  31. drini says:

    Po nje dore shahu me Kasparovin nuk e luajti ky rilindasi i gjate se me siguri rilindesit jane gjeni kudo.

  32. Endi says:

    Po i kane ndrit lendet e tjera e tani po fusin shahun

  33. Rikardo says:

    Shahu duhet shume sepse eshte një loje zgjuarsije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje