VIDEO/ Ekzekutohet lideri i ekstremit të djathtë në Ukrainë, nisin spekulimet

25 Mars 2014, 18:42Politika TEMA

Një lider ultra- nacionalist ukrainas është vrarë pas një operacioni të forcave speciale.

Sipas BBC, Oleksandr Muzychko, i njohur edhe si Sashko Bily, vdiq pas një përplasje me armë me policinë në një kafene në Rivne, në perëndim të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Ai ishte lideri i Sektorit të Djathtë, një grup i të djathës ekstreme, që ishte bërë i njohur gjatë protestave të fundit antiqeveritare.

Ndërkohë parlamenti i Ukrainës ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh.

Ai ishte akuzuar për pavendosmëri përballë ndërhyrjes ruse në Krime.

Vrasja e Muzychko vjen pak orë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov mbajti bisedime me homologun ukrainas, Andriy Deshchytsia. Ky ishte takimi i parë që kur Rusia ndërhyri në Krime.

Gjatë operacionit, Muzychko qëlloi mbi policinë, duke plagosur një prej tyre.

Policia iu përgjigj zjarrit dhe arriti ta kapë atë bashkë me tre të tjerë.

Ai ishte ende i gjallë kur u arrestua, por humbi më pas jetën.

Sektori i Djathtë ka deklaruar se do reagojnë pas kësaj vrasje, të cilën e kanë quajtur ekzekutim me pagesë, të urdhëruar nga ministria.

Një deputet ukrainas ka dhënë një version tjetër për ngjarjen. Ai thotë se lideri ekstremist është rrëmbyer dhe më pas u gjet i vdekur. Duart i kishte të lidhura dhe kishte dy plumba në zemër.

Sashko Bily ishte i kërkuar edhe në Rusi. Moska e shihte atë si një kërcënim për minoritetin rus në Ukrainë.

Muzychko ishte filmuar duke hyrë me një Kallashnikov në një sallë të këshillit bashkiak. Më pas ai kishte kërcënuar edhe një prokuror.

 

VIDEO E MUZYCHKO ME KALLASHNIKO NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK

14 komente në “VIDEO/ Ekzekutohet lideri i ekstremit të djathtë në Ukrainë, nisin spekulimet”

  1. tourkofagos says:

    leshgjati i AK-se Spahiu bashke me ish oficerin e tredhur duhet te ven mend kur propangandojne per ultranacionalizem…………

    1. o jeros,o herodotis! says:

      Hajde lider,hajde!

      Keshtu duhet,jo si turkofagosi qe sdi te lidhi dy fjale dhe del me laps per te vrare njerez ne forum.
      :):):):):)

      1. Pjerin Cari says:

        Keta do katandisen si Egjypti, qe ka kater vjet qe eshte paralizuar.

    2. Mira says:

      Leshkëxheli i AKsë…(Al Kaidës) e lyen kokën me xhel përditë…!

  2. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Shkurt ishte kriminel dhe e meritoj ate qe mori.

    1. yug says:

      Ky ishte nga ata te ashprit ne portesta – nga ata qe sollen demokracine ? … dmth. e kthyen Ukrainen nga nje shtet me probleme ne nje shtet te deshtuar

  3. 4999 qelbesira + skypion says:

    Duket si ai evgjiti I agimitvte arte.
    Hahahahaaaaaaa

  4. Reynald de Chatillon says:

    Revolucioni han femijte e vet.

  5. moisi golemi says:

    Një idiot më pak. Njeri trashë, pa llogjikë, pa personalitet, pa asgjë. E gëzoftë vendin në qenef.

  6. lymi says:

    Per K.Papen e ke fjalen?

  7. une says:

    Ca video fantastike, une dhe turkofagosi i kuptuam te gjitha.Ju te tjeret jeni kot asgje s”kuptuat.

  8. shqiptari says:

    ti je puco fagos se turkut dhe spahiut i…lesht se spahiu nuk del me kallash ne dore.

  9. Mazllemi says:

    Ky qeka si me pa Tit Xhanin

  10. sh says:

    Une e kuotova ,ai thote qe ju duhet te beni si them une se une kam kallashnikov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje