Qeveria ka miratuar gjatë ditës së sotme propozimin e Ministrisë së Energjisë për ndëshkimin e atyre që vjedhin energjinë elektrike.
Të gjithë ata që vjedhin energji, do të dënohen nga 1-5 vjet burg.
“Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ndërhyrje në Kodin Penal, saktësisht në nenin 137 që flet për vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike.
Riformulimi i nenit përcakton se vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësave me qëllim përfitimi, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se njëherë ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Propozimi për ndryshimin e nenit 137 “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të Kodit Penal, vjen si një nevojë imediate, e kondicionuar nga fenomenet negative me të cilat po përballet aktualisht Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesi Publik me Pakicë, funksione të cilat kryhen nga Shoqëria CEZ Shpërndarje”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Energjisë.
Kjo e fundit ka sqaruar se nuk dënohen ata familjarë që nuk paguajnë energjinë, pasi ata quhen debitorë, por ata që bëjnë ndërhyrje të paligjshme në rrjet.
“Është një dispozitë ekzistuese në kod e cila në parashikimin aktual është e ndarë në dy nivele, në nivelin e parë ku lidhja e paligjshme është konsideruar si kundërvajtje dhe në nivelin e dytë ku vjedhja e energjisë është vepër penale dhe dënohet deri në dënimin maksimal prej 3 vjet burg.
Realisht, në të shkuarën kjo dispozitë ka pasur konfuzion dhe keqkuptime dhe në masën më të madhe është trajtuar si kundërvajtje dhe jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që numri i dënimeve ka qenë i vogël”, ka thënë në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele.
“Ndryshimi tjetër konsiston në ashpërsimin e dispozitës, në një paragraf të dytë ku parashikon dënimin për personat që vjedhin në sasi të mëdha dhe për qëllime përfitimi, personat përsëritës dhe ata të cilët e kryejnë këtë vepër penale në bashkëpunim. Dënimi do të jetë nga 1 deri në 5 vjet burg”, u shpreh Bele.
“Theksojmë që qëllimi i këtij ndryshimi nuk ka qenë të penalizojë ata konsumatorë familjarë të cilët nuk e paguajnë energjinë për arsye nga më të ndryshmet, pasi mospagimi i energjisë për personat të cilët kanë paaftësi paguese është problem civil dhe ndiqet me mjete civile nga kompania apo nga institucionet e specializuara.
Ndërkaq, vjedhja që kryhet për qëllime përfitimi, nga ata persona qofshin fizikë apo juridikë, sidomos kur kjo kryhet në formën e përsëritur apo në bashkëpunim, është natyrshëm më e rëndë dhe si e tillë është parashikuar një ndëshkim më i rëndë.
Qëllimi i këtij ndryshimi në kod është në radhë të parë parandalimi i këtij fenomeni dhe sigurisht edhe ndëshkimi i shkelësve”, tha ai.
po dale ore se late nam, po edhe disa muaj do te mjaftonin, ose te bejne pune puiblike si e ka gjithe bota, tew pastrojne psh si kompensim, edhe 1 vit me duket shume… e kam frike se do deshtojne edhe ne kete inisiative si shume te tjera
Po ata qe nuk paguajne, si e kane energjine qe perdorin te vjedhur apo te falur?
Persa kohe qe deputetet,ministrat,prokuroret gjyqtaret dhe funksionere te tjere te larte te shtetit do te qarkullojne me makina te shtrenjta,do te banojne ne vila (nje ne qytet,nje ne bregdet, nje na mal dhe nje jashteshtetit),do te bejne shpenzime marramendese qe nuk justifikohen me te ardhurat zyrtare te tyre atehere ata jo qe nuk e kane te drejten morale per ti kerkuar llogari qytetareve per vjedhje korrenti apo shkelje te tjera por edhe sikur ti detyrojne ata me ligj sikunder duan te bejne jane te destinuar te deshtojne.
Nese duan te kene sukses te fillojne nga vetja dhe nga njeri tjetri e keshtu me rradhe deri sa ti vije radha atij qe s´ka pune per te jetuar e mbajtur familjen.
Qytetari eshte shum e drejte kjo qe thua ti, por ama eshte shum i drejte dhe ligji qe kan vene .
Hajde ktu ne Itali dhe mos e paguaj bileten dhe jo ta vjedhish dhe shiko se sa gjoben e mer,prandaj po nuk u bene kto ligj edhe regulla nuk regullohet asnjeher shteti.
Sa e mer gjoben?? 5 vje burg?? Apo harrova gjoba eshte me euro
Denimi nuk duhet te jete thjesht me burg, por edhe me pune te detyruar gjate burgut. Te hapin kanale atje per nje page minimale, jo te rrine kot ne burg
Nuk na thate gje per debitoret, cfare do te behet me ta (familjaret). Deklarohet se nuk do te penalizohen nga ky ligj, po ato borxhe, kush do i paguaj, apo une bashke me te tjeret qe paguajme rregullisht, dhe jemi korrekte me ligjet e shtetit? Jetojme ne nje vend te cuditshem, krejtesisht “out” nga pjesa tjeter e botes!
Mendoj dhe do te ishte e udhes qe kemi nisur se me pare duhet te ndryshoje kontrata tip qe ka CEZ me qytetarin dhe sipermarjet private e me pas te dilte ligji.Ju bej me dije se tani nuk mban pergjegjesi asnje per rastet kur CEZ nderpret energjine,rit apo ul tensionin mbi limitet.Ne te tre rastet kemi deme psh prishje te produkteve qe ruhen ne frigorifer,nderprerje te prodhimit tek sipermarjet,prishje te makinerive,shkaterim te kompjuterave dhe pajisjeve elektronike apo dhe elektro shtepiake etj.
Ne kete Shtetet vudhet nga te kater anet ,duke filluar nga
Lart deri poshte ,por duhet qe qeveria e re ti presi rrugen te
Gjitheve ,nddyshe ky vend nuk do te qendroje gjithmon i varfer
qe do te thote qe dhe populli do te jete gjithmon i varfer.
perpara se shteti te tregoje dhembet per shkelsit hajdutet duhet te vere ne rregull administrimin e ndermarrjes se shperndarjes e energjise ,ti coje qytetarit energjine sipas normave ,ndermarrja e energjise nuk funksionon ne rregull sidomos ne kontrollin e rrjetit por edhe nje pjese e punonjeseve te saj jane te korruptuar sidomos faturusit apo ata qe merren me riparimin e mirmbajtjen e linjave,ne rrjet ka pak investime ose aspak shikoni si jane te lidhur telat neper qytete sidomos ne periferi nje rremuje e vertete perse nuk rregullohen sepse vidhen parate e investimeve ,dhe e fundit per sigurimin e jetes se qytetareve sidomos te femijeve qe luajne cdo dite poshte telave te zhveshur keto te beje para qeveria pastaj sigurisht te kerkoje edhe zbatimin e ligjit …..vendosni matesat per cdo konsumues te energjise nuk mun te paguhet aferfe
Shteti së pari duhet te paisë me matësa elektronik të gjithë qytetarët,e dyta te ulë çmimin per kworë sepse në shqipëri kushton më shtrenjt se në itali. Pastaj kush do korent ta paguaj parapagim si celularët
Per energjine elektrike duhet vene gjobe, 10.000000 leke kush nuk e paguan te futet ne burg,1-5 vjet .
me duket se ja futni kot me kete ligj kur duke ditur qe ne shqiperi shumica kane 23 vjet qe nuk paguajne fare ne kete rast do denohen ata qe paguajn ndersa pjesa tjeter e ka energjine falas
Keta te PS e kane mendjen vetem te burgosin njerzit, ndoshta ate pune dine ta bejne mire per shkak te origjines se tyre,qe duhet vene rregull te gjithe e pranojne dhe e duan rregullin pervec hajduteve qe jane ne vete sektorin e elektrikut,por une kemngul qe shteti para se tu tregoj burgun qytetareve e fshatareve duhet te marr masa e te investoje ne menyre te atille qe njerzit ta kene pothuajese te pamundur teknikisht te vjedhin energjine elektrike dhe nga ana tjeter megjithmend mendon qeveria se do vere rregull me kete cmim te energjise elektrike e cila ze pothuajese 1/2 e rroges mujore?apsolutisht jo.Energjia do vidhet perseri,kompromis do kete perseri, arketimet jam i bindur qe do ulen,duke qene se ata qe nuk paguajne energjine nuk penalizohen. Kur vjedhin nje mase e konsiderueshme e qytetareve qeveria nuk denon dot asnje,por edhe ne qofte se vidhet prap faji eshte i qeverise qe i ka cuar qytetaret e saj ne ate nivel ekonomik saq deyrohen te vjedhin, nje popullesie te varfer nuk mund ti thuash mos vidh,ajo vjedh nga nevoja edhe ne burg ta cosh prap ajo nuk humbet gje, prandaj eshte me mire te ulet cmimi i saj dhe te kene mundesi te paguajne te gjithe,krahas masave per vendosjen e sahateve ne vende te sigurta,brenda ambjenteve ose me roje.
Ore cfare leshi denimesh do jipni se pastaj i fusni amnisti..ore i vini sahatet ne qendra te perbashketa ashtu si ne itali se po paguajme nga 100 mije leke ne muaj dhe na jane bere shtepite tona sikur me qene furra buke,akoma do paguajne ne qytetaret e ndershem per militantet e partive qe kane 15 vite qe nuk paguajne dhe na vjedhin energjine dhe paguajme ne per ta???
normale qe akoma do paguash. cdo sistem te vije ti do paguash per te tjeret sepse je qelbesire.
Ti qelbesire e ke emrin ne koment pill-motre qenke ,prej teje qe vjedh korentin dhe duhet te paguaje une se je ti malok militant me cizme??,Une jam dakort qe do ta paguaje prap qe motren te ta qine ata qe ti u shkon pas ne mitingje,dukesh nga emri qe je dashnorja e traktoristit ASTRIT PATOZI
Je i sakte duhet te grupohen te gjithe matesat ne zona shume te sigurta te kontrolluara nga kompania dhe secilit ti çohet rryma ne shtepi ne menyren me te sakte nga vet shteti qe mos te ket mundesi ta vjedhe kush.Keshtu zgjidhet.Ndryshe me kte nivel te ardhurash te gjith po te ken mundesi e vjedhin.
Atehere ne qe paguajme jemi gomere. Po fillojme edhe nete mos paguajme edhe te quhemi vec debitore. Futini ose edhe at qe nuk paguajne te bejne pune publike me detyrim. Futini ne burg mbajini me buke edhe ne paguajme taksa. Shume ide e zgjuar. Kush eshte debitore te vazhdoje te jete nuk ka problem.
Ky ligj mendoj se është “patentë” shqiptare…tragjikomik…Ata që nuk paguajnë nuk dënohen me burg, sepse vjedhin “ligjërisht” (pra unë vodha, por jo fshehurazi, prandaj nuk dënohem)…ha,ha,ha,ha…Po të shkoj në supermarket, të mbush shportën dhe të iki pa paguar, dënohem, apo jo…??? Si përfundim, ligji thotë që hajdutët “trima” (pra që e “tregojnë” vjedhjen pa ju bërë syri terr), nuk dënohen, por dënohen vetëm hajdutët “frikacakë” (ata që “e fshehin” vjedhjen). Kjo është “burrëria” shqiptare…Bravo, jepjani dhe Evropës këtë ligj !