Kryeministri i ri serb, Aleksandër Vuçin, duke folur në një intervistë të gjatë për DW, ka shfaqur tone shumë të zbutura dhe një gjuhë të moderuar në lidhje me shqiptarët, ndryshe nga paraardhësi i tij, Ivica Daçiç.
Ai thotë se interesohet për marrëdhënie miqësore me shqiptarët e Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritur në Bruksel.
Në lidhje me bisedimet, ai thotë se ato do të vazhdojnë, duke qenë se si Serbia, ashtu edhe Kosova, kanë interes, duke qenë se do të përfitojnë nga BE-ja.
Ai ka treguar edhe disa batuta nga takimet në të cilat ka qenë prezent, duke thënë se kur është fjala për të marrë para nga BE-ja, mund të bëjë kompromise me Thaçin.
“Ne kemi fituar më së shumti vota të serbëve në Kosovë e Metohi dhe kjo tregon se njerëzit atje janë të ngopur me parullat e mëdha të luftës. Njerëzit duan të jetojnë në paqë, duan punë. Mendoj se ne së bashku duhet të jemi të përkushtuar dhe të kërkojmë zgjidhje të problemeve. Edhe pse jo rrallë kemi pasur konflikte, nga unë nuk do të dëgjoni asnjë fjalë të keqe apo fjalë të rëndë për njerëzit e delegacionit shqiptar. Kjo është një punë shumë e rëndë për të dy palët. Shpresoj se gjithmonë do të mund të bisedojmë së bashku. Gjithmonë mund dhe duhet të flasim së bashku dhe shpresoj se shumicën e problemeve do t’i zgjidhim së bashku. Në radhë të parë në sektorin e ekonomisë. Gjatë bisedimeve në Bruksel ka pasur edhe detaje dhe anekdota interesante. Për shembull, për një temë jemi zënë shumë keq, nuk më kujtohem tamam cila temë ka qenë. Kur e pamë që gjërat nuk po lëvizin fare, atëherë unë dhe Thaçi filluam të flasim për ndihmat e BE. Unë propozova që BE të na japë para për ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë dhe të përfundojmë një projekt shumë të rëndësishëm. Thaçi menjëherë u lajmërua dhe tha: unë e mbështes propozimin e Vuçiqit, por duam para dhe jo seminare apo knoë hoë. Ndërsa Ashton tha: e shihni ju si merren vesh këta kaq shpejt kur Evropës duhet t’i merren para… Atmosfera u relaksua pak, por në fakt ne me të vërtetë presim që BE të na ndihmojë me projekte konkrete, sepse çështja e autostradave nuk është fare naive. Pse të mos fillojmë me gjërat që të dy popujve u mundësojnë një jetë më të mirë, me gjërat që mund ta forcojnë mirëbesimin dhe mbështetjen mes vete”, ka thënë kryeministri serb.
Ai thotë se për momentin është e pamundur që Serbia ta njohë Kosovën, por thotë gjithashtu se serbët duhet të jenë të vetëdijshëm se ata nuk mund të ngrejnë flamurin e Serbisë në Kosovë, sepse tashmë kjo është e pamundur.
“Ata e dinë që kjo për Serbinë në këtë moment është e pamundshme dhe se kjo është një gjë për të cilën në këtë moment nuk mund të bisedohet. Mendoj se as atëherë askush nuk do ta njoh formalisht pavarësinë e Kosovës. Por ne e kuptojmë realitetin dhe e dimë se në Drenas, Skenderaj apo në Pejë – përveç në Gorazhdevc – nuk mund ta ngulim flamurin serb dhe të themi se kjo është Serbi. Ne e kuptojmë realitetin, por edhe shqiptarët duhet ta kuptojnë realitetin në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës. Por ne jemi këtu për të biseduar dhe për këto çështje po bisedojmë”, tha ai.
Në fund Vuçiç ka folur edhe për takimin e ardhshëm që pritet të zhvillojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Sa i përket takimeve me zotin Rama, unë jam i gatshëm në çdo moment të takohem me të në Beograd apo në Tiranë. Thënë qartë: jam plotësisht i gatshëm për takim dhe bisedime me të. Mendoj se zoti Rama dhe unë do të takohemi dhe do të bisedojmë gjatë këtij viti.
Për mua është absolutisht e parëndësishme se ku do të takohemi, unë nuk vuaj nga gjëra të këtilla. Unë mendoj se një takim i tillë është i rëndësishëm për Serbinë. Puna ime është që të mbroj interesat e Serbisë dhe mendoj se është me rëndësi që të takohem me kryeminisrin e Shqipërisë. Mendoj se një takim i tillë në asnjë mënyrë nuk do të destabilizonte rajonin. Përkundrazi”, u shpreh Vuçiç.
nuk i besohet gjarperit serb
ja keshtu ka lezet,sejcili ne shtepi te vet duke respektuar komshiun,sa te kete USA ne krah te saj Kosova,heret a vone Serbia do ta njohe edhe si shtet Kosoven…
psh edhe greket e kane kuptuar qe Qipro veriore nuk kthehet me mbrapsht se me turkun ska shaka(si i thone llafit:turkut,inatin ja kane,por m.tin ja hane )ama nga ana tjeter mardheniet Greqi Turqi i kane normale…
Serbi nuk eshte gjarper perkundrazi ai eshte i drejteperdrejte dhe historia ka treguar qe eshte trim dhe shume nacionalist.Kjo nuk eshte simpati per te por eshte fakt. Gjarper eshte greku gje te cilen e ka treguar qarte historia.
Diplomat Vucici urte e bute e tigani plot, e di shume mire se gjuha retorike ne Bruksel nuk i pi uje, keshtu qe ka gjetur gjuhen e bute….a nuk thuhet dhe ne Shkrimet e Shenjta, nje gjuhe e bute thyen dhe kocka. E komplimentoj serbin, di ta luaje mire dhe bukur.
Qenka kompetent ky KM i Serbise
Kosoava ben gabim qe bisedon me Serbine, sepse duke biseduar ju le atyre shpresa se mund te kthehen perseri dhe kjo ben qe diplomacia serbe te jete me aktieve ne EU
Kosova duhet te bisedoje me Serbine vetem nqs Serbia pranon pavarsine e Kosoves , ne te kundert nuk duhet te bisedoje
Sepse nqs nuk bisedon me Serbine, del e humbur vetem Serbia, sepse Kosova eshte e pavarur dhe Serbia duke mso biseduar ngelet jashte EU -se, dhe interesi jone eshte qe Serbia te ngelet jashte EU-se
Bisedimet me Serbine ndihmojne vetem Serbine , dhe e ndihmojne ate te futet ne EU ,
por po u fut Serbia ne EU , Kosova nuk do futet kurre se ata te vene veton….
Nja dy shprehje te urta per Raimond gjenialin:
“Paranoja eshte thjeshte nje tjeter emer per injorancen” dhe “kur injoranca niset per rruge nuk ajo di te ndalet”!
Per takimin qe po pregatitet te behet ndermjet Kryeministrit Rama dhe atij te Serbise, mendoj se nqse fryma e bashkepunimit do te pranohet nga te dy palet impakti do te jete pozitiv.
Kujtoj se edhe atehere(para viteve 90), kur ekzistonte nje lufte politike e ashper midis nesh, bilanci tregtar ndermjet dy vendeve tona (Import-Eksport,)per Shqiperine zinte rreth 55 perqind te volumit te pergjithshem te shkembimeve tregtare.
Per me teper sot perfitimet ekonomike per ne mund te jene edhe me te medha, duke konsideruar ndryshimet pozitive gjeopolitike ne rajon si pershembull krijimi i shtetit te Kosoves,etj.
Per kete arsye mendoj se planifikimi i nje takimi te tille eshte i mire menduar.
Nuk kuptoj se cfare ka parasysj serbi kur thote qe edhe shqiptaret duhet ta kuptojne realitetin ne veri dhe ne disa pjese te tjera te Kosoves?!
Sa per flamurin, zoteria premton kot se nuk do e ngreje, se ai e di shume mire se kurre nuk mund ta ngreje, por per pazar ç’fare kerkon?
Ajo qe bie ne sy ne kete interviste eshte se Vucic flet per bashkegzistence e baskepunim me termin “se bashku” dhe sigurisht jo per nje njohje te Kosoves. Veshtiresite dhe problemet, shprehet Vucic, do i kalojme dhe zgjidhim se bashku dhe per kete shqiptaret duhet te kuptojne realitetin ashtu si dhe serbet qe ne dy-tre zona te Kosoves nuk mund te ngulin flamurin e tyre dhe te themi qe eshte Serbi. Dhe kjo “se bashku” drejt BE-se me autostrada e projekte te tjera konkrete tregon se Serbia ate qe humbi me parullat e medha te luftes, kerkon ta fitoj me diplomaci dhe para.
Eshte mire te hapen bisedimet per Jugun e Serbise,Sanxhakun,…deri te Molla e Kuqe afer Nishit,kjo do mbeshtetet edhe nga femijet e femrave shqiptare nga Shqiperia te martuara ne Serbi.
Bravo zoti Vuçiç. Kjo eshte edhe linja e Qeverise shqiptare: Zero probleme me fqinjet. Ose jemi nisur per ne Europe ose per ne pyllin me ujq. Shqiptaret ne Europe do te futen duke bashkepunuar me fqinjet, duke ndertuar infrastrukture te perbashket, duke hequr regjimin e vizave, duke levizur me lirisht kapitalet, mallerat dhe pagesat.
Askerkush nuk duhet te ndjehet i kercenuar nga ne. Ne nje Ballkan te hapur edhe bota shqiptare pavarsisht çfare shtetsie ka do te jete me e afruar. Po ashtu edhe fqinjet tane.
Serbia e ka patur enderr daljen ne Adrik. Ka bere luftra per kete . Sot eshte ora t’ja ofrojme ne kete dalje permes Koridori Ballkanik Durres-Prishtine- Nish. Do te jemi te gjithe te fituar. Te humbur do te jene vetem pseudonacionalistet qe perpiqen te fitojne vota ne Ballkan duke nxiturr urrejtjet.
Eshte vendi kur bejme te tilla komente te mos harrojme nenat kosovare qe humben femijet e tyre nga krimineli Milosheviç, por jam i bindur se ato do ta kuptojne brezin e ri te politikaneve shqiptare. Rruga jone drejt Europes kalon edhe nga Beogradi dhe rruga e Sebise per ne Europe kalon nga Kosova dhe nga Tirana.
HAHAHHAHA,KLIMAX, edhe VUQIQI DORZOHET,KURSE INJORANCA JOTE,VOGELSIA JOTE,MUNDOHET ME NXJERR DIQKA NGA KONTEKSTI DHE ME PARAQIT SE SERBIA ESHTE PRAP AJO E FORTA,AJO E MEQMEJA.
BESONI,UNE NJOHE SHUME SERBE ,AMAN, TI JE SHUME MA I POSHTER,DHE MA I PAFTYR.
POSHTERSIA SHKON NE PROPORCION ME INTELEKTIN,SA MA BUDALLE QE JE,AQ MA I POSHTER JE.
DARVINI KA THENE “MUKE MBIJETOJNE AS TE FORTIT ,AS INTELEGJENTET,POR,MBIJETOJNE ATA QE DINE TE PERSHTATEN”,VUQIQI KA FILLUE ME KUPTUE KET , TE CILEN KOSOVARET E KANE KUPTUE PARA 100 VITEVE,SE NDRYSHE SKISHIM MUNDUN ME MBIJETUE.