Cani: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me FMN. Opozita po terrorizon qytetarët. Berisha e quan horr

3 Prill 2014, 13:58Politika TEMA

Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk parashikon uljen e pagave dhe pensioneve, as rritjen e taksave, por do të përdoret për të larë borxhet. Kështu u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani në sqarimin e dhënë në Kuvend në lidhje me marrëveshjen e huasë prej 350 milionë dollarësh. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me këtë hua, kreu i Financave tha se nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë me FMN .

“Ju kemi dhënë dokumenta përtej asaj që kërkon huaja për të qënë transparent, për t’u lënë të qetë në mendimin dhe gjykimin tuaj”,  tha Cani, teksa paraqiti në emër të qeverisë huanë prej 330 milionë eurosh që FMN i akordon qeverisë për mbështetjen buxhetore.

Duke iu drejtuar opozitës me kërkesën për të miratuar marrëveshjen dhe për të mos spekuluar, Cani tha se kushtet e kredisë janë ekstremisht më të mira, konkretisht 7 herë më të mira, se sa të kredisë së marrë nga qeveria e mëparshme. 

”Huaja me FMN-në do të përdoret edhe për pagesën e borxhet tuaja të fshehura kriminalisht”, theksoi më tej ministri Cani.

Ai bëri të ditur se kjo qeveri nuk e bazon ekonominë e vendit vetëm tek huaja, por te ekonomia shqiptare që duam ta ngrejmë dhe po bëjmë cmos për ta rigjallëruar. Po ashtu, Cani hodhi poshtë akuzat e opozitës se qeveria ka dështuar në realizimin e planit të të ardhurave.

“Nuk është e vertetë se qeveria ka dështuar në planin e të ardhurave. Në 6 muaj të kësaj qeverie janë mbledhur 150 milion dollarë më shumë se ç’keni realizuar ju në kohën përkatëse”, iu drejtua Cani opozitës, duke shtuar “keni fshehur 720 milionë dollarë të çertifikuara nga FMN-ja dhe autoritetet shqiptare”.

Në vijim ai tha se “ne do t’i paguajmë këto borxhe dhe nuk do t’i fshehim siç bëtë ju për të mashtruar qytetarët dhe për të futur në xhepat tuaj diçka. Së bashku me partnerët tanë do të realizojmë edhe reformën në pensione”.

Ministri Cani i cilësoi deklaratat e deritanishme e  opozitës thjeshtë “spekulime për të terrorizuar qytetarët shqiptarë”. “Kushti i vetëm nga FMN-ja është që qeveria të jetë serioze në punën e saj. Asnjë kusht siç shpifni, siç mashtroni, nuk keni lënë vend kohë e hapësirë për të spekuluar dhe terrorizuar qytetarët shqiptarë. Kjo është një hua në kushte të favorshme për të paguar një borxh të fshehur në mënyrë kriminale nga ju”, tha ministri i Financave.

Opozita

Në replikë me  ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer batutat mbi të për vjedhjen e thesarit. Berisha akuzoi qeverinë se po rrokullis ekonominë e vendit, duke u vënë lakun në fyt qytetarëve.

“Nuk dola ti përgjigjem zotërisë, se më erdhi në mend një frazë, “një qyqar me një gomar vjedh një thesar, s’kemi çti themi zotërisë, pastaj i kuptojmë se bosi i tij përdori të gjithë fjalorin e paimagjinueshëm për një zyrtar vetëm i tmerruar nga kjo marrëveshje. Për pozicionin që ka i takon të jetë një kryehorr, kurse ky është një horr i vogël. Këto desha të them për këta zotërinjtë që kanë frikë e tmerr nga marrëveshja. Por duhet të kesh zbrazëtinë morale të tyre që të përpiqesh të fshehësh me sharje ordineri kushtet e rënda, rezultat i mosbesimit të Fondit për realizimin tuaj. Deklarojnë se kanë mbledhur 150 milionë, nga 400 të parashikuara kanë mbledhur vetëm 8 milionë. Për të njëjtën periudhë krahasuar me muajt e fundit të qeverisë demokratike kanë paguar 2 milionë dollarë më pak TVSH, u ka paguar bizneseve 140 milionë dollarë më shumë. Doni tu jap realizimin e akcizave, shihni si ka rënë me 60% zhdoganimi i pijeve alkoolike, me 90% zhdoganimi i produkteve të tjera, shihni si po rrokulliseni dhe këtë do ta kompensoni me rritjen e 12 taksave dhe besoni se shqiptarët do besojnë mashtrime të tilla. Besoni se shqiptarët do ju trokasin, se çdo biletë udhëtimi do ta tatoni, do u zgjasni pensionin në 67 vite. Kjo marrëveshje përbën rëndë dëmin më të madh në 23 vite mbi qytetarët shqiptarë, marrëveshjen e mosbesimit total ndaj jush”, u shpreh Berisha.

Opozita në debatin parlamentar ka kërkuar që të respektohet koha e debatit parlamentar përsa i takon marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ju e keni emërtuar një huamarrje që do të thotë se, qeveria merr borxh në një institucion ndërkombëtar. Ky është një projektligj për marrëveshjet ndërkombëtare dhe kjo ratifikohet me ligj. Edhe ju lejeni këtë lojë fjalësh që të mos bëheni qesharak duke thënë është apo nuk është marrëveshje”, theksoi deputetja e PD-së, Majlinda Bregu.

Deputeti tjetër i PD-së Genc Pollo theksoi se “Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në konferencën e Kryetarëve tha se, amendimet e opozitës nuk ishim me vend, pasi kemi të bëjmë me një marrëveshje. Por ne nuk na shkoi mendja se, një nen që është në fuqi prej 23 vitesh do cënohej në këtë sallë. Ne nuk kërkojmë që të bëjmë dy javë debat, por të respektohet ai nen që i jep çdo deputeti 20 minuta kohë”.

Ndërkohë sipas kreut republican Fatmir Mediu  “Parlamenti është kthyer në një shtojcë të qeverisë. Gjithë ky debat është i pavlefshëm. Se sa flet një deputet, varet nga deputeti dhe kjo gjë është e përcaktuar në rregullore”.

6 komente në “Cani: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me FMN. Opozita po terrorizon qytetarët. Berisha e quan horr”

  1. Ed Ypi says:

    Shiko brumbullin qe po vjedh me kova.
    Te fala

    1. topi says:

      Sa per informacion, Brumbulli eshte specialist i vjeter… ai vjedh me thes dhe jo me kove!! Ndersa fshehja e marveshjes me FMN-e eshte poshtrim qe i bejne çdo taksapaguesi dhe qytetari shqipetar! Dihet fare mire se me “kredine qe ka dhene” FMN-ja tall bythe si do me shqiperine! Qeveria do jete thjeshte egzekutuese e urdherave te burokrateve dhe ultra-liberalve te ketij organizmi famekeq (per populljt) qe eshte FMN. Roli i FMN ne bote eshte qe te pasuroje me teper te pasurit duke varferuar sa me shume te varferit!

  2. Mos ja varni shume ketyre bashibozukeve.Populli e di mire tani se cilet jane deputetet PD te udhehequr nga nje njeri I cili nuk le fjale te turpeshme pa perdorur ne diskutimet e tij ne Kuvend.
    Nuk ke se cfare te besh.Kjo eshte kulture injorante qe e personifikon kete fundrrine shqiptare.Populli nuk mund te presi prej tij te ndryshoje te folurin.Gjuha e tij eshte llape qeni te lodhur nga vapa.Ai mendon se eshte duke folur ne Vicidol me bashke maloket e tij ,e jo ne tempullin e nderuar te popullit te kulturuar.
    E keqja eshte se ate e ndjekin edhe disa laro qe e dine shume mire se po I vjen fundi.Jane grahmat e fundit te turpshem te tyre.Ju vazhdoni punen e mire per te cilen ju vlereson populli dhe BE dhe Shtetet eBashkuara te Amerikes.
    Shqiptare kudo qe jane ju mbeshtesin fuqimisht.Qente le te lehin.Nje dite do te hane vet vehten.

  3. hajdari says:

    O shoku minister po pse nuk ka kokerr leku me ne pazar apo e ka ngrene dhe lekun kucedra ? Meqe ra llafi me ate planin per te hedhur ne treg miliona euro ne prill cfare u be , apo se ka dhene ok femene-ja.? Ceshtje mirebesimi besoj e .?

  4. Noli says:

    Shpreson perseri Sala per skenarin Grek dhe i vjen keq qe nuk u realizua se u mor kredi nga FMN. Te gjithe e dime o Sale se mire eshte te mos marres borxh por ja qe nuk kemi para. Ky njeri e di mire si e la buxhetin por ben sikur i vjen keq per biznesin qe e la ne borxh 720 miljon USD.Mendja e ka lene dhe flet e shan si e ema Zeqos dhe nuk i pushon goja.Plak matuf, i neveritshem.

  5. kompasi says:

    CIA eshte genjeshtarja me e madhe qe e renditi shqiperine nga fillimi i listes se shteteve me te zhvilluara ne bote se bashku me BURUNDIN dhe TOGON.Turp per ju or cia qe nuk e vute re shkelqimin ekonomik ne te cilin e la shqiperine sala.Cudi per kete gjendje te sotme pasi ne qeverisjen e pedes ja kishim futur gishtin gjermanis dhe merkelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje