Aksion i gjerë antikorrupsion në Kosovë, prangosen 11 persona, shpallet në kërkim një deputet

30 Prill 2014, 11:04Rajoni TEMA

Një aksion i gjerë antikorrupsion u zhvillua në orët e para të ditës nga Policia e Kosovës.

Të paktën 11 persona kanë rënë në pranga, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes tyre është edhe deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

Të gjithë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim kanë lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimeve.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish- zyrtarë të kësaj agjencie, përfshi ish- drejtorin Shkëlzen Lluka.

Në qendër të abuzimit është shitja e fabrikës FAN në Podujevë.

Mësohet se ky privatizim është shoqëruar nga shumë shkelje.

Pronar i fabrikës është Agim Deshishku.

Ndërkohë deputeti Osmani ka qenë anëtar bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimeve.

LDK ka bërë me dije se ai është jashtë Kosovës dhe do i nënshtrohet drejtësisë sapo të kthehet.

10 komente në “Aksion i gjerë antikorrupsion në Kosovë, prangosen 11 persona, shpallet në kërkim një deputet”

  1. qytetari says:

    Bravo Kosova!

    1. zapad says:

      Justifikojne rrogen edhe perfaqsusit e BE-se, pa te ishte per kosovaret – hajde ne Tirane e shif e shkruj

  2. aliu says:

    Po Koco Kokedhime kur do te hyj ne burg me te gjithe anetaret e tjerete bordit te privatizimit qe privatizuan per nje cope buke frigoriferin e durresit -*BESOJ O NJEREZ QE E MBANI MEND Bravo kosova ka per et ecur me shume se sa ne

  3. MERITONI says:

    BRAVO,BRAVO,ne kosove dhe shipni nuk duhet me dite shume,por,duhet me dashte dhe me pase guxim.

    do at pastrojme kosoven,po nuk u pastrua jame i bindun se do te kete protesta masovike.

  4. taso says:

    BRAVO KOSOVA ,NE SHQIPERI te pakten edhe per nje 20 vjete nuk mundet te flitet per nje purifikim te kesaj natyre,nganjehere shikoj endra dhe me del parlamenti SHQIPTARE sikur jane te gjithe te koruptuar,te gjithe spiuna ,te gjithe me pasuri qe ne vende te tjera do 100 vjete ti beshe,dhe mundet te jeme i gabuar.

  5. Arben says:

    AMAN ORE, TI BASHKOHEMI EDHE NE KOSOVES SE NGELEM SI MUTER ME BERISHEN DHE METEN.

  6. enrisi says:

    E vetmja qe i ka denoncu hapur ka qene Vetevendosja. Na duhet dhe nje Vetevendosje ne Tirane. Qe te mos mashtrojne me kta trimat gjoja te djathte e te majte

    1. MERITONI says:

      ENRISI

      me beso ne krim nuk ka te djathte dhe te majte,te gjithe jane te bashkuar.

      se shpejti do te ket arrestime shume te medha,VV ka dorezue ne prokurori fakte te pamohushme kunder LDK.

      KURSE PDK-ne,JA KEMI LON EULEX-it.

  7. Faridini Stamboll says:

    Ryshfetin (korruptionin)e trashiguan te gjithe ballkanasit kryethate nga pushtusi pese shekullor osman, jo vetem ryshfetin, por edhe: Sufllakin, gyrosin-pita, ouzon, pilafin, qebapin, pljesavicen, byrekun, bakllaven, tullumbin, sutliashin, bakallin, llahmakumin,gjygymin e shume marifete tjera, te gjitha keto iu mbeten ne bythe edhepse osmanet u larguan para 100 apo 150 vjetve.

  8. Myslym Shyri says:

    Edhe ne Shqiperi duhet burgosur qelbsinat…te marim shembull nga Kosova….po me te ndegjuar..edhe ne Kosove gjykatat…prokuroria jane te kapur nga politika…uroj qe jo….gjithsesi duhet pershendetur….po shpresojme te ndodhe edhe ketu tek ne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje