Riorganizimi/ PD nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve në Tiranë. Basha cakton koordinatorët

3 Maj 2014, 12:30Politika TEMA

Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve të reja në degën e saj në Tiranë, duke zyrtarizuar kështu edhe nisjen e ri-organizimit të saj. Megjithëse ende nuk ka një udhëzim të veçantë mbi mënyrën sesi do të organizohet dega më e madhe e PD-së në vend, burime nga kjo parti konfirmojnë se pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve do të përcaktohet edhe organizimi dhe drejtimi i saj. Në këtë kuadër, një nga variantet e diskutuara është ngritja e një strukture koordinatorësh, të cilët do të zëvendësojnë kryetarët aktualë të nëndegëve dhe bashkë me drejtuesit e seksioneve dhe grupseksioneve do të përbëjnë hallkën më të rëndësishme në organizimin dhe funksionimin e kësaj dege. Burimet shprehen se referuar edhe shtrirjes së gjerë dhe numrit të lartë të banorëve në Tiranë, nuk përjashtohet mundësia që për cdo zonë të ketë 4 koordinatorë.

Në kuadër të çeljes së procesit të anëtarësimeve të reja, kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me koordinatorët e njësive bashkiake të Tiranës dhe rrethit të Tiranës. Basha ka prezantuar udhëzimin mbi procesin e regjistrimeve të reja në PD, ndërsa ka kërkuar pranimin e çdo qytetari që do të anëtarësohet në forcën më të madhe politike të opozitës. Burimet shprehen se Basha ka kërkuar nga të pranishmit ofrimin gjithashtu të të gjithë ish-kontribuesve në PD, pavarësisht distancimit që mund të jetë krijuar mes tyre dhe strukturave të PD për shkak të qejfmbetjeve apo faktit se mund të jenë ndier “të lënë pas dore”. Duke përdorur shprehjen se PD është shtëpia e lirisë, Basha u shpreh se askush nga personat përgjegjës në këtë proces regjistrimesh nuk duhet të pengojë apo të mërzisë përmes sorollatjeve personat që do të duan të bashkohen në këtë proces riorganizimi duke dhënë kontributet e tyre.

Në vijim në këtë takim që ka zgjatur për rreth 45 minuta janë prezantuar koordinatorët të cilët do të ndjekin procesin e riorganizimit të kësaj partie. Referuar edhe udhëzimit të fillim prillit ku janë përjashtuar deputetët apo të zgjedhurit vendorë nga ky proces, disa nga Koordinatorë të PD-së në Tiranë do të jenë ish-deputetët Tritan Shehu dhe Jemin Gjana, Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, ish-drejtori i Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri, Ivi Kaso, ish-drejtori i Tatimeve, Gazmend Spahia, ish-drejtoresha e AIDA-s, Eneida Guria, Genti Minarolli.

Udhëzimi për zgjedhjet në degën e  PD Tiranës përcakton se deri në 2 qershor do të bëhet rifreskimi i të dhënave në grupseksionet e PD-së e më pas do të bëhet verifikimi i të dhënave në formularë. Çdo njësi bashkiake e Tiranës do ketë 4 koordinatorë, ndërsa komunat nga një koordinator. Në total në degën e PD së Tiranës me procesin e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 60 koordinatorë. Udhëzimi parashikon që brenda muajit maj do të mbyllet procesi i antarësimit, ndërsa në qershor nis fushata për zgjedhjet në degën e PD së Tiranës. 

Duke iu referuar neneve 12, 13, 14, 15 dhe 38 të Statutit të PD-së, kërkohet marrja e masave të menjëhershme për zgjerimin e bazës së kësaj partie dhe rifreskimin e Regjistrit Themeltar të anëtarësisë. Përmes udhëzimit Basha kërkon nga Koordinatorët zgjerimin e bazës së partive me brezin e ri, por edhe me grupime të ndryshme shoqërore, me synim rritjen e përfaqësimit elektoral.

PD numëron rreth 30 mijë anëtarë në Tiranë, ndërkohë që parashikohet rritja e këtij numri për shkak të angazhimit të simpatizantëve të cilët deri tani nuk kanë pasur teserë. Në intervistën e fundit për mediat, kreu i PD, z Basha deklaroi se parashikohet përfundimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blu. Më pas do të jetë këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë strukturën e re drejtuese.

Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në postë të pushtetit lokal. “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar, këshill qarku, kryetar bashkie, kryetar komune”, thuhet në udhëzimin e PD.
dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e sotme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

8 komente në “Riorganizimi/ PD nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve në Tiranë. Basha cakton koordinatorët”

  1. realist says:

    Koordinatorë “pa poste”, por me “ish poste”… Ha,ha,ha,ha,…ç’gallatë…! Lul molusku faqepetull, kërkon të na mbushë mëndjen, për “seriozitet”…

    1. korporata says:

      Grup koordinatoresh me Lulin ne krye,
      synojne ate qe ka bere gjithmone,
      qe do te thote se interesi pergjithshem i PD.
      mbetet shumatorja e interesave individuale.
      kete po e thote edhe ish deputeti i saj F.Hoxha.
      Pra: Sa me shume te riten interesat personale,
      aq me poshte bje ai i pergjithshem dhe pikerisht
      ketij iracionaliteti i thone Korupsion…
      I shkruajta keto postulate edhe per sazexhiun e PD. A.hoxha,
      muzika e te cilit eshte e destinuar vetem per ne berishistan.

  2. yllka says:

    Ketu ka vetem percarje .
    Eshte nje parti qe ka humbur drejtimin e spo e gjen dot me. Basha seshte kryetar dhe eshte amator. Opozita tek ne ka vdekur sepse brenda saj po hiqen njerezit qe e kane mbajtur ne kembe

    Turp si e durojne demokratet kete Lulin me ketoo te rinjte qe po fut ne parti

    1. shpatar says:

      znj.Yllka .Po ku do ti gjesh tani demokratet e pd.Vite pas viti ata kane filtruar dhe shohin hallet e tyre .Nje here e hengren djathin per sapune. Tani e dine qe pd eshte kopshti qe mbledh niper ,mbesa ,te perlyerit tellallet ,me fe pa fe ,nga veriu ,shule ,bule e ku ta dish se cperfaqsojne ne te vertete .Mos e vri mendjen te gjesh ndonje burre per te qene .

  3. patllakja says:

    .. he he, ik e Lul se ta pam hajrin ene ty, e pam si e bone TIRONEN SUPERKLUB, E pam si e bone Tironen metropol, ik e Lul se je ‘karta djegme’ ti me Salen e shkaterrut PD keni ngel vetem ju bashk me ‘xhepistat’ e tjer……..

  4. Lymi says:

    Bashe, kujdes se mos ve ndonje koordinator me prejardhje Tironse….Vetem nga ato qe banojne ne Tirane pas viteve 1992…

  5. ARUSHA says:

    KY QEN NUK I DUHET TIRANES DHE SHQYPNIS SE E KA GJAKUN TE HELMUM QE NE BARK TE NONES

  6. isko says:

    Do behen 5 copash tek PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje