“Evropa është projekti i kurajos dhe kurajo është ajo që i duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër Evropës së Bashkuar”, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në aktitvtetin e organizuar nga Ministria e Intergrimit Europian me temë “Të sigurtë drejt Evropës”, për Ditën e Evropës.
Duke iu referuar deklaratës së Shuman, që shënoi krijimin e Evropës së Bashkuar, Rama theksoi se ky proces nisi si një projekt që do të bashkojë ata që deri 5 vite më parë ishin në luftë shkatërruese me njëri-tjetrin.
“Ky është shembulli i një vizionari që kishte provuar torturat e Gestapos dhe vetëm 5 vite më pas bënte thirrje për të kapërcyer dhe për të kaluar në një bashkim që u ka vlejtur dhe do t’u vlejë të gjithë gjeneratave në rrugën drejt BE”, tha Rama.
Sot, vijoi kreu i qeverisë, “ kam shume kënaqësi që të kem privilegjin që të flas për Evropën, jo me veteranët e luftës, por me gjeneratën tjetër”.
Duke përmedur fjalët e Viktor Hygoi-t, Rama u shpreh se, “një ditë do të vijë dhe fushat e betëjës do të kthehen në fusha tregtare. Një ditë do të vijë dhe mendjet do të kthehen në hapësira idesh. Një ditë do të vijë dhe ne do të shohim dy bashkësi të mëdha që do të shtrëngojnë duart, SHBA-të dhe Shtetet e Bashkuara të Europës. Për ta sjellë atë ditë nuk duhet të jetojmë 400 vjet, pasi ne jetojmë në një botë që ecën shumë shpejt”.
“Dita e Evropës është dita kur ne kujtojmë shpejtësinë e kohës që e bën të ardhmen krejt ndryshe. Kur e ardhmja formësohet mbi dhimbjet e së kaluarës si mësim. E festojmë ditën e Europës si ditë e kujtesës për aq kohë sa kujtesa është bashkëpunim drejt së ardhmes. Besojmë se Shqipëria ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinë. Ne besojmë se Ballkani ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Ballkanin. Ajo që ndodhi me Francën dhe Gjermaninë dhe që mendohej si e pamundur të ndodhte në Ballkan ka ndodhur. Ka ndodhur për të njëjtën arsye që ndodhi mes Francës dhe Gjermanisë. Nevoja për Evropën u bë shtysa që të kapërcehen lumenjtë e gjakut në Ballkan. Nevoja për Evropën i bëri të gjithë në Ballkan që të shohin drejt së ardhmes”, u shpreh Kreu i Qeverisë.
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha apeloi për bashkim në kuadër të integrimit europian. Sipas ministres Gjosha, “Integrimi evropian ka nevojë për të gjithë. E ardhmja e Ballkanit dhe rajonit është në BE”.
Ndërsa zv/ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranës, Clive Rumbold, u shpreh se, “paqja dhe begatia nuk mund të arrihen vetëm. BE është produkt i përpjekjeve tona të përbashkëta”.
“Liritë themelore të njeriut, që janë në thelb të jetës sonë, janë në fakt produkte të përpjekjeve tona të përbashkëta që kemi bërë në vite. Një vend mund të bëjë shumë pak duke punuar vetëm. Paqja dhe begatia nuk mund të arrihet më vetë, pasi ne të gjithë jemi të ndërlidhur dhe të ndërvarur me njëri-tjetrin. Në mënyrë që të përmirësojmë jetët tona, duhet të punojmë së bashku në partneritet”, theksoi ai.
Në aktivitetin e organizuar sot kishte stenda për fëmijët të cilët mund të argëtohen nën praninë e lojërave, animatorëve , pikturuesve të fytyrës dhe kuiceve ku do të shpërndahen dhurata.
Rama gjithmon e me shume po kthehet ne nje lider te Ballkanit Perendimir !
Dhe Rama ne fakt eshet lideri i ballkanit qe Merkel e vleresoi e e priti me mire se kedo dhe folen per shqiperine dhe ballkanin mbare. Suksese
Shume krenar per Ramen. PO ndjek nje politike komplet perendimore dhe me vizion te qarte.
Punet po i ben per se mbari e detyrat sic i kerkon standarti i BE
Europa do vije sepse kemi nje qeveri me mentalitet te tille, perendimor e progresiv.
se di pse po kam besim te palekundur se shqiperia do beje hapa shume te rendesishem ne zhvillim e saj e arritjen e standarteve te mira si ne BE per qyettaret
Me Edi Ramen Ne Pushtet Mund te hecim shum para … Bravo po ben Nje qeverisje sshumm te Mir
Flavia-evropa nuk ka nevoj per kokepalare,tritol e tonelata me droge-sidomos evropa nuk ka nevoje per hajna me bllok me ze dhe Figur e 20 perqindesh si rama e meta qe per nje ngjale e shesin ter shqiperine.kokepalaret as avganistani nuk i pranon se era qelbesira enveri ju vie.
Hahahahahah Evropa paska nevoje per legenaat e Ballkanit, te cilet ndryshe, edhe mund te mos i binden asaj. HAjde komunist hajde, fanar i socializmit fitimtar… Bota na ka nevojen ne kopshtit socialist, dhe yllit te kesaj ane te planetit E D V I N I T
Mos bota ka gje nevoje per kriminelin Sali, bucen Basha dhe presidentin me uturak!
Kur mbante fjalim Saliu ne institucionet e huaja degjuesit ose qeshnin me ironi ose u vinte per te vjelle.
Edi kur thote qe Europa ka nevoje per Balkanin nuk e ka fajin per sojin e mutit te vecante Sali por per njerezit e ndershem qe perbejne shumicen e Ballkanit.
Ti arber je me internacionalen e trete komuniste je drejtim tjeter ashtu vdis. Mos hyr ne diskutike qe nuk ke idene fare
integrimi ne europe me Edi Ramen per 2 mandate e sigurt !
o Edi o yll boteeeee !!!!!!!!
klaus-yll fare je ti.ylle enveri o pis.
its a long way to PESCARA……………
Gur-gur behen jo pescara, por sa cara te duash, or mohican !
Per Ballkanin eshte e vetmja rruge integrimi ne BE. Te gjitha vendet e ballkanit duhet te lene menjane inatet dhe merirat mes tyre dhe te merren me integrimin e ballkanit ne BE.
Per te vendosur njehere e mire paqen dhe rregullin ne Ballkan duhet qe te gjitha shtetet e rajonit te bashkepunojne me njera tjetrin ne te mire te integrimit te te gjitha shteteve ne BE.
Duhe te behemi Njerz eropja pastaj te kerkojm europen me Edi ramen shum shpejt do e arrimm qellimin e duhur
“EMBARGOJA E KESHILIT TE SIGURIMIT”
“Berisha: U shkel embargoja me Iranin, Rama: Kur ishe kryeministër”.
Rreshti me siper as me shume dhe as me pak jane dekleratat e papergjegjshme te is-Kryeministrit z Berisha e Kryeministrit actual z Rama sot ne Parlamentin e Shqiperise me daten 8 Prill 2014.
Ne opinionin public shqiptar zoterinjte e mesiperm njihen si ish- kreu dhe kreu i ekzekutivit shqiptar por por ne arenen nderkombetare identifikohen me Shqiperine.
Jam i sigurte se gazeta prestigjoze do happen me titujt “Shqiperia thyen embarone Keshillit te Sigurimit te UN vendosur ndaj Iranit“
Duhet sqaruar se perendimi kryesisht USA, Kanada , Anglia e natyrisht Izraeli kane qene lubuesit dhe finalizuesit e sanksioneve ndaj Repuplikes Islamike te Iranit qe ne 2006 qe jane perditesuar vit pas viti der sot qe po flasim per zhvillimin e fshehte te programit nuclear Iranian duke kercenuar sigurine globale.
E bear kete hyrje te shkurter historike per te kuptuar se thyerja e ligjit nderkombetar eshte nje rrezik i madh jo vetem per ata qe e thyejne pasi ju kundervihesh fuqive me te medha te botes por eshte kercenim per vete paqen globale.
Kurse per ne shqiptaret tregon se sa realisht politika shqiptare eshte pro partnerve te kombit e popullit shqiptar!
Duhet thene se sanksionet e Keshillit te Sigurimit te OKBse nuk i thyejne shtete te fuqishme edhe nese jane asnjanes kur keto sanksione vendosen apo edhe ato shtete qe nuk kane te drejte vote ne Keshillin e Sigurimit te OKBse, mjafton te jeshe antar apo te aspirosh te behesh antar i OKBse dhe atomatikisht je i detyruar ti zbatosh vendimet e ketij keshilli.
Duhet theksuar gjithashtu megjithse mendoj se shumica e shqiptareve e dine se kush guxon te thyeje embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBse ka sanksione te renda qe mundet te bien mbi shtetaret por edhe mbi popullin duke penalizuar vendin, Shqiperine.
Po si eshte e mundur atehere nje shtet i vogel dhe i varfer si Shqiperia, apo shteti i mafies sic ka thene gazetari Italian Saviano guxon dhe shkel embargo e Keshillit te Sigurimit?
Dy jane mundesite :
– Ose shtetaret shqiptare jane bandite dhe kane marre atributet e shtetit ?
– Ose shteti shqiptar eshte inegzistent?
Ta fillojme nga me e lehta qe shteti shqiptar eshte inegzistent gje qe pak arsye ka per tu marre i mireqene pasi doganat shqiptare jane te monitoruara nga sisteme elektronike te vendosura ne bashkepunim me Brukselin e te sposorizuara nga ata e cdo vendkalim toksor apo detar eshte me doganiere.
Pra kemi te bejme me shtetare bandite qe kane marre atributet e shtetit dhe thyejne embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBese duke i sjelle nje dem te pakonceptueshem popullit shqiptar dhe aspiratave te tije per demokraci e integrim.
Tani duhet thene qe embargoja eshte thyer nuk ka as me te voglin dyshim pasi akuza eshte bere nga ish-Kryeministri dhe eshte pranuar nga Kryeministri actual duke ndryshuar me pretendimin e vetem, kohen.
Qe te thyhet nje embargo me nje vend te izoluar nga bashkesia nderkombetare si Irani duhet nje infrastructure e tere menaxhuese politike dhe biznesi duke qene se Irani eshte nje diktature islamike qe cdo gje e kontrollon shteti.
Pra me kete thyrje embargoje ka kontate te fshehta me iranianet. Shqiperia si vend antar i NATOs aspirant per BE e ne Europe rrezikohet jo vetem sigurine kombetare e Shqiperise por rrezikon njekohesisht edhe partnered e mbrojtjen kolektive.
Nuk eshte e rastit dhe qellimisht shtetaret dje dhe sot e kane fshehur faktin se NATO e ka perjashtuar Shqiperine nga e drejta e informacionit te klasifikuar gje qe kane heshtur te tere per arsyet qe ata i dine por ka heshtur edhe media e kapur peng ne Shqiperi. Media hesht o nga diktatura o nga mafia? Te dyja te rrezikshme per Shqiperine e shqiptaret e shumevuajtur.
Tani plasen bomben mu ne mes te Parlamentit.
Urgjentisht Parlamenti duhet te ngreje nje Komision Parlamentar ku te raportohet periodikisht nje here ne tre dite per ecurine e Prokuroria njekohesisht duhet te hape nje hetim te detajuar duke thirrur ne ndihme edhe partnered nderkombetar te fushes nese realisht politika nuk deshiron inkriminimin e Shtetit Shqiptar.
Duhet te denohen me ashpersine me te mmadhe qe lejon ligji jo vetem trafikantet por edhe lidhjet e tyre e suportin politik qe me siguri ka egzistuar pamvarsisht kohes. Te investigoje SHISH se bashku me partnered lidhjet e politikaneve kushdo qofshin ata qe kane lidhje me Repupliken Islamike te Iranit.
Kontrabandistet dhe trafikantet qe gelojne ne shqiperi me suporti e politikes apo ata qe ne gjuhen e perditshme i quajme krim te organizuar nuk duhet te lejohet te marrin peng Shtetin Shqiptar. Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen per pasojat pasi edhe nese shqiptaret nuk reagojne reagojne institucionet nderkombetare duke e klasifikuar Shqiperin shtet te deshtuar e shqiptaret atomatikisht humbasin pamvarsine .
Antishqiptaret mundet qe ta kene edhe kete mission por shqiptaret kurre nuk duhet ta lejojne nje gje te tille kaq te rende pasi te jene te bindur se nderkombetaret nuk do ta lejojne qe trualli i shqiptareve pa shtet te kthehet ne nje qender nderkombetare e krimit te organizuar ne qender te Europes apo edhe me keq nje streh e fondamentalizmit islamik.
Dihet qe Qeveria Shqiptare nuk zbaton vendimet e gjykatave te vendit te Gjykates se Strasburgut shkel me te dyja kembet Kushtetuten e vendit port te shkoje deri ne thyerje apo tolerim te thyersve te embargos se Keshillit te Siguriit te OKBse ndaj Iranit. Kjo eshte fundi.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tije ka pergjigjsi te rende e te drejteprdrejte si do qe te jete, ta kete toleruar apo thyer vete apo edhe per faktin se nuk ka marre asnje hap per ndeshkim nese e kane bere gjate Qeverisjes Berisha.
Cfare e ka penguar?
Si hap i pare per te shkuar tek e verteta e respektivisht tek ndeshkimi Kryeministri Rama duhet ti hape rruge hetimit te lire duke ndihmuar me dorheqjen e tije pasi eshte pergjegjes per te dyja mundesite.
Nese nuk dorhiqet shqiptaret duhet ta largojne kete kontrabandist me se shumti e deshtak me se pakti me te tera mjetet demokratike nese nuk deshirojne qe te njollosin Shqiperine perjetesisht .
AJET DELAJ
NEW YORK
ne jemi europionane dhe bashkimi me te gjitha shtetet e europes duke mbytur neurozen nacionale do te na beje partner me ameriken