Fondacioni Vodafone Albania dhe British Council organizojnë Festivalin e Pakufizueshmërisë

13 Maj 2014, 09:33Ekonomia TEMA

Fondacioni Vodafone Albania dhe British Council prezantuan paraditen e sotme në një konferencë për shtyp celjen e një jave plot me aktivitete në kuadër të Javës së Gjithëpërfshirjes. Këtë vit Fondacioni Vodafone Albania dhe British Council mbështesin Unlimited Festival dhe krijimin e kompanisë së parë shqiptare të pavarur të artit gjithëpërfshirës. Kjo kompani pioniere në llojin e saj do të ofrojë një program të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm shfaqjesh dhe aktivitetesh edukuese për mosha të ndryshme si dhe do të veprojë si një partner social në avancimin e të drejtave të aftësisë së kufizuar dhe promovimin e diversitetit në shoqëri.

Programi Unlimited në Shqipëri synon të mbështesë artistë me aftësi ndryshe të realizojnë potencialin e tyre krijues duke pasuruar njëkohësisht skenën dhe jetën artistike Shqiptare me prodhime cilësore dhe edukative për publikun artdashës.

Arti gjithëpërfshirës është një model unik i angazhimit në sektorin kreativ të personave me aftësi të kufizuara me fillesa në Mbretërinë e Bashkuar thekson rolin positivë që personat me aftësi të kufizuar kanë në shoqëri dhe experienca e sjelle ka për qëllim të inkurajoj dhe ndryshoj perceptimet për aftësinë e kufizuar në Shqipëri.

Është viti i katert që kjo Javë Sensibilizuese organizohet në Shqipëri dhe risia e këtij viti është se ajo sjell në vëmendjen e pjesëmarrësve dhe shoqërisë Shqiptare zhvillimin e mundësive të integrimit të talenteve me dhe pa aftësi të kufizuar në zhanre te ndryshme te artit.

Per realizimin e festivalit jane angazhuar mbi 40 te rinj te talentuar me aftesi ndryshe nga te cilet 20 u perzgjodhen per tu bere pjese e produksioneve artistike te javes.

Mentoret e tyre, figura te njohura te artit dhe kultures ne vend kane punuar per disa muaj me kete berthame artistesh per ti dhene jete kompanise se pare te artit gjitheperfshires shqiptar.

Gjatë kësaj Jave janë planifikuar të organizohen panele debati me temë gjithëpërfshirjen dhe aftësinë e kufizuar, si dhe performanca teatri, dansi koncerte instrumentale, etj.

Shfaqja kryesore dhe eventi me i vecante qe festivali Unlimited sjell eshte Iron Man (Njeriu prej Hekuri) nje spektakel per te gjithe familjen realizuar ne bashkepunim me kompanine artistike GRAEAE nga Mbreteria e Bashkuar.

1 komente në “Fondacioni Vodafone Albania dhe British Council organizojnë Festivalin e Pakufizueshmërisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje