Zyrtare, Milani Shkarkon Sedorf. Trajneri i ri është Pipo Inzagi

9 Qershor 2014, 15:35Sport TEMA

Milani ka shkarkuar trajneri Klarens Sedorf.

Në vend të Sedorf, kuqezinjtë kanë emëruar si trajneri të ri Pipo Inzagin.

Ky ishte një lajmqë dihej prej kohësh, por vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar nga ana e Milanit, me anë të një komunikate për shtyp.

Inzagi do të jetë trajneri i Milanit deri në vitin 2016.

Prej disa ditësh Pipo ndërkohë ka nisur kontaktet për të formuar ekipin, teksa është parë në Ibiza duke drekuar me francezin Zheremi Menez, së bashku me administratorin e Milanit, Adriano Galiani.

Pipo e nis aventurën si trajner i Milanit, pasi sezonin e kaluar drejtoi të rinjtë kuqezinj.

Ndërkohë, Klarens Sedorf është larguar në mënyrën më të keqe, edhe pse pak muaj më parë Silvio Berluskoni insistoi për të emëruar si trajneri të Milanit pikërisht holandezin.

Ky i fundit kishte edhe dy vite kontratë me Milanin, por, duke qenë se refuzoi të prishte në mënyrë konsensuale atë, kuqezinjtë vendosën që ta ndërpresin këtë bashkëpunim në mënyrë të njëanshme.

7 komente në “Zyrtare, Milani Shkarkon Sedorf. Trajneri i ri është Pipo Inzagi”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk ka faj Sedorf,por ata qe e emeruan trajner,ne nje ekip me biografi sportive madheshtore.
    Nuk shikoj diferenc profesionale ne fushen e trajnigut midis Sedorfit dhe Inzagit.
    Kjo tregon se Milani eshte ne krize te thelle financiare,mungesa e fondeve e ka detyruar stafin drejtues te besoj tek ndonje mbrekulli.
    Milani ka perballe kundershtare cilesor dhe te fuqishem financiarisht,me keto manovra nuk mund te perballet as ne serine A.

    1. Pilo Lala says:

      Milani nderron Traineret sa here qe nderron Qeverine Italia.
      Mesatarja eshte cdo 6-7 muaj.
      Keta jane shume afer me legenat e Botes. Ekipet e tyre jane katandisur si Kategoria e Dyte ne Shqiperi, se te pares i marrin te keqen Italjanet.

  2. Ligji says:

    Natyrisht qe ishte veprim i drejte,por nuk zgjidh gje se Inzagi nuk eshte me qe te beje ndonje gol me dore apo ne pozicion ofsajti

  3. Ligji says:

    Natyrisht qe ishte veprim i drejte,por nuk zgjidh gje se Inzagi nuk eshte me lojtar qe te beje ndonje gol me dore apo ne pozicion ofsajti

  4. gentile... says:

    E chi se ne frega ?!!!!!!!!!!!
    Ma va cacare tutti …

  5. supi says:

    Inzagi eshte gati te perlaj ndo 1 pjat me makarona por Jo te ngrej Milan lart

  6. Klajdi says:

    Mbas tre muajsh kur te filloj kampionati italian Inzagi shkarkohet.Duket qe jane ne krize shiko lojtaret qe kane blere niveli i te cileve esht medioker.Nuk eshte fajtor trajneri i tanishem as ai i meparshmi nuk ka fonde Berluskoni duhet te paguaj gjoben prej rreth 400 miliom euro per ceshtjen Mondadori.Sedorfin e pelqente Barbara per trangullin e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje