Irisi ishte vetëm

11 Qershor 2014, 20:38Blog TEMA

Nga Albertina Jaçe*

 

Irisi ishte shoqja jonë, studente e Fakultetit Ekonomik. Nuk ishim mikesha dhe as në shoqërinë e njëra- tjetrës. Fatkeqësisht ajo u bë e afërt për ne, kur bëri gjëmën ndaj vetes.

Pasi ndodhi, të gjithë filluam të kujtojmë si e njihnim, me kë rrinte, çfarë bënte?

Ajo ishte studente si ne, kishte provime si ne, kishte drama të vogla dhe probleme të zgjidhshme dhe të pazgjidhshme si ne. Por të gjitha këto ne i marrim tani me mend, pasi ato i dinte vetëm ajo.

E sigurt është se ishte nën një presion psikologjik, dhe në një moment të errët, në një akt revoltues ndaj veshëve që nuk e dëgjonin dhe syve që nuk e shikonin, ajo zgjodhi një vend të famshëm në Tiranë, për t’i dhënë fund jetës, me shpresë se do të mbahej mend së paku nga akti dhe vendi që zgjodhi.

Dikush thotë se e bëri për shkak të provimeve, dikush për probleme familjare, shumë thonë për ‘të dashurin’. Ka edhe nga ata që hiqen si më të afërm me të dhe thonë që iu mblodhën të gjitha bashkë.

Kush jane këta ‘të afërm’? Ku ishin atë ditë, ku kanë qenë gjithmonë? Ku ishim ne atë ditë? Irisi nuk kishte ‘të afërm’. Irisi ishte vetëm.

Të gjithë po e kërkojnë fajtorin këto ditë. Me vrap tek prindërit, shokët e shkollës, profesorët. Me vrap të lëshojnë mesazhe sensibilizuese. Me vrap të anatemojne fajtorin (i cili akoma s’ka emër).

Të gjithë jemi fajtorë, jam Unë, je Ti, jemi të gjithe ne shokët e saj studentë. Të gjithë ia dhame një të shtyrë nga kati i fundit i ndërtesës. Donim ‘ne’ qe ajo të hidhej. Ajo thjesht donte të fluturonte pa destinacion, të largohej.

Ky vend e ka kthyer në një tumor vrasës vetminë e njerëzve në nevojë. Këtu rrethohesh çdo ditë nga dhjetëra shokë e shoqe, po je vetëm, rri me meshkuj, por s’ke të dashur, rri me vajza, por s’ke shoqe, shkon në shkollë, por nuk është se kulturohesh, takohesh me pushtetarët, por nuk është se zgjidh ndonjë hall… Në jetën tonë të përditëshme shoqëria po bëhet gjithnjë e më e largët, aq e largët se ne nuk e ndjejmë as kur jemi brenda saj.

Irisi së paku nuk e ndjente prej kohësh. Çdo njeri në këtë vend ndjen më pak solidaritet, më pak vëmendje, më pak përgjegjësi pushteti, më pak deyrim për të të kulturuar, më pak vemendje për të të bërë të mos ndjehesh vetëm.

Kjo ishte dhe kriza e Irisit. Nuk ishte një i dashur i ikur pa kthim, një provim i marrë keq, një shoqe e mërzitur me të, apo një prind i rreptë. Ishim të gjithë të pavëmendshëm ndaj saj, siç jemi ndaj njëri- tjetrit, duke prodhuar një shoqëri depresive dhe një rini pa shpresë. Ajo donte të bënte diçka si të gjithë ne që të binte në sy, donte të merrte dy fakultete, donte të jepte një shenjë, se ishte këtu jo si një shifër apo numur, por në e mbajtëm të gjithë kokën mënjanë, për të mos e parë e dëgjuar. Dhe ajo zgjodhi “Sky Tower” për të na kujtuar të gjithëve që kur të vdiste, ne do të ngrinim një moment sytë nga qielli. Kishte shkuar me shumë vendosmëri drejt atij akti. Kishte ndërruar rrobat që i kishte në çantën që mbajti për herë të fundit në dorë, kishte veshur një fustan blu si qielli të cilit iu dorëzua dhe na detyroi të kthenim sytë nga ajo, vetëm kur vdiq. Me një çmim aq të lartë, sa e meritojmë!

*Autorja është studente në vitin e fundit, Fakulteti Ekonomik

37 komente në “Irisi ishte vetëm”

  1. gentile... says:

    Ngushellime te sinqerta te aferme .

    PERSE MOJ GOC E MIR JU DOREZOVE MASKARALLEKUT TE ASAJ BOTE TE NDYR !!!

    1. raimond vlonjati says:

      Shkrimi e trajton ne menyre te pergjithshme ,porse prokuroria duhet te meret patjeter me arsyen e vertete qe e shtyu vajzen ne krahet e vdekjes ..
      Sipas meje dy jane shkaqet:
      Ose ka pas sherre ne familje
      Ose ka qene nen presionin e ndonje mashkulli …i dashuri i saj ,apo ndonje qelbesire qe ndoshta i ka bere presion vajzes..
      Ndaj prokuroria duhet te beje te pamunduren per te gjetur shkakun….

      1. elinor says:

        Raimond gamori!

      2. Turi says:

        Spaske kuptuar gje Raimond!

  2. arianet says:

    …e dhimbshmepor me e dhimbshme eshte se fatkeqsisht nuk kemi rrugdalje…me kujtohet nje film i dikurshem “dhe yjet rrine e veshtrojne”.

  3. SADIU says:

    Fajtor shkolla po, fajtor mjeksia po, fajtor shoqeria po e po, por fajtori me i madh eshte …….. I them te gjithe keta fajtor se keta jane fajtoret e vertet edhe per nje pjestarin e familjes sime pervec emrit me pika. Por dy fajtorve te pare me te vertet duhet tu bjere pika se e stresuan kete vend keta njerz se ata perfaqsojne shtetin, peeeerfaqsoooooojne shteeeetiiiiin. Ne paqe shpirti i kesaj vajze.

  4. myslim coka says:

    shkrim domethenes. shoqeria jone eshte ne krize. brezi i ri eshte pa perkrahje dhe prespektive. na mbyti injoranca. QOFTE E PAHARRUAR IRISI , KY ENGJELL QE FLUTUROJE NE PERJETESI. shoqeria duhet te reagoje por……kur….

  5. Zambi says:

    Bravo per analizen.
    Turp per ne per shoqerine Te cilen kemi ngritur.

  6. Daja says:

    Irisi,u prehte ne paqe! Pershendetje autores,te uroje suksese.

  7. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Njikshtu e ka jeta
    Mjer Irisi i shkret qe nuk gjeti forca me i perballue veshtirsit.
    Ajo iku,por te keqen e ka familja e saj.
    i ndriçoft shpirti atje ku deshti me shku me deshiren e vet.
    Mos e paragjykoni,as mos e meshironi se tash osht VONE.

  8. art says:

    Sad but true, per fat te keq kjo indiference eshte ne shume nivele ne te gjitha shtresat e shoqerise sone ne totalitet mediokre. Pakkush po thote bravo per artikullin se eshte njesoj si tja fusesh me shpulle vetes, e megjithate brravo!

  9. fieraku4u says:

    SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE KTHYER NE NJE GANGRENE. NUK KA ME AS VLERA, MORAL, HUMANIZEM AS DASHURI PER DIKE TJETER.

    ESHTE NJE SHOQERI E NDERTUAR MBI ALFABETIZEM, DEMBELIZEM, JO HUMANIZEM, SHOQERI KRIMINALE. CDO NJERI SHIKON VETEM PRAGUN E SHTEPISE VET.

    POPULLATA NE PERGJEGJSI NUK DO TJA DI ME PER PROBLEMET QE MUND TE KETE SHOQERIA. SHIKOJN VETEM REHATIN E TYRE.

    KETO OJF NE SHQIPERI JAN QESHARAKE, THJESHT MARRIN PARAT DHE I FUSIN NE XHEP, DHE BEJNE NDONJE PROTEST TEK TU.

  10. ali says:

    Shume prekes shkrimi i kesaj studentes ! Jemi vertet nje shoqeri e pashpirt, imagjino kemi pare nje vajze qe ka fluturuar nga kati i 16 ne asfalt dhe e kemi soditur per 40 min pa i dhene ndihmen e pare.
    Jemi kthyer ne njerez te akullt pa zemer asgje me shume.
    Kapitalizem ka gjithe europa por sjane bageti si ne

  11. robert says:

    Eshte tragjedi qe po e prek rende kete familje. Sipas Shekullit babai i Irisit pesoi infrakt ne zemer kur mori vesh lajmin, nena u dergua ne spital per probleme me tensionin dhe vellai eshte ne gjendje te rende psikologjike.

  12. MARA says:

    Le ta mesojne te gjithe edhe tju behet mesim se ne kete bote kemi ardhur e jemi e do ikim vetem…

    Problemi i vetem pse nje njeri zgjedh te largohet pergjithmone, per te gjetur qetesine e pretenduar eshte VULGARITETI NE MASE…

    Te gjithe vulgaret behen bashke dhe njeriu serioz e me ambicje pozitive nu ka ajer, mbytet dhe ne rastin kur i mungon FORCA ai ben aktin e pafalshem…

    Njerez forcohuni!!! Kerkoni tek vetja juaj tejkalim force!!!

    1. Wendy-B says:

      Dakort me ty Mara.Por forca eshte pjese e karakterit.
      Zoti e falte brishtesine dhe dobesine e saj.

      1. MARA says:

        Dakord me juWendy-B. Prinderit duhet te jene “mizor” ne edukimin e femijve. Ju duhet tadini mee mire se une shprehjen amerikane “should be cruel to bi kind”!!!

        Vajza eshte e pafajshme, sigurisht. Bashkohem me lutjeen tuaj.
        Po te ishte vajza ime nuk do tja falja kurre!!!

        Njeriu duhet te mendoje: Kujt do t’i prishet terezia se vdiqa une?
        Po kush do te duroje kete dhimbje, qe meriton tejkalim force?-NENA IME me se pari, pastaj pjesetaret e familjes nese maredheniet jane te ngrohta, por me se pari NENA ajo qe te solli ne kete jete…

        Gjithashtu nese nena nuk rron, femija nuk ta ka borxh!!!

        Mbi te gjitha: DUAJE VETEN TENDE EDHE SIKUR TE GJITHE TE TE TREGOJNE ME GISHT!!!

        1. Wendy-B says:

          Ah moj Mara. Nuk behesh dot “cruel” me femijen . Eshte shpirt, e shpirtit tend.
          Vetem njerez super te ndjeshem arrijne te mos gjejne force te duan vetveten dhe te behen indiferente ndaj faktoreve te ndryshem qe lendojne shpirtin e tyre. Per te mos folur pastaj nga ana mjekesore, depresioni duhet kuruar dhe jo izoluar apo injoruar.
          Megjithate nqs si shoqeri do te jepnim pak mirekuptim, dashuri e tolerance bota do ishte BETTER PLACE.

          1. Mara says:

            Hej Wendy-B

            Jetesa eshte ajo qe merr…
            Jeta eshte ajo qe jep…

            Nese keto te dyja nuk behen kra te nje indentiteti, atehere se paku JEP!!!

            Mua me jane zgjatur krahet duke dhene, me jane bere duart me kallo, por keshtu do te vdes, sepse nuk e kam me vulgaret…e kam me veten

            Te pershendes!

  13. Dori says:

    Shume analize e goditur dhe shume e sakte ! Faji eshte i te gjithe neve te cilet sillemi si sillemi me pretekstin se kshu ka ardhur koha ! Nuk ekziston me fjala dashuri e fjala dhembshuri eshte zhduk nga ndergjegja e shpirtit tone . Tani vetem fjala interes e lek ka vlere. Po pate lek te bejne perendi , te laperosen ne menyren me te neveritshme te mundshme , njerez pa vlera , pa shtylle kurrizore , njerez qe nuk u ka mbetur me asnje cilesi e asaj cfar do te thote te jesh njeri. Vemendja, shoqeria, dashuria eshte vetem aty ku eshte leku ku eshte interesi ! Dhe ajo qe eshte me e renda ta mendosh eshte se ky “parim” eshte i pari qe zbatohet nga rinia , nga studente, 20 vjecare te cilet mardheniet duhet ti kene aq te lirshme e aq te pastra mbi njeri tjetrin e jo te bazuara ne interesa te neveritshme sepse eshte nje moshe kaq e bukur e duhet te jete kaq e cilter e e bukur. Me vjen shume keq per vajzen dhe per familjen e saj vetem durim e force edhe pse eshte shume e veshtire. ..Allahu e meshirofte shpirtin e saj !

  14. fshatari says:

    kur doli basha de saliu te protestat e armeve kimike . . atje u duk rinia e verten e cila eshte e njejta me ate enveriste . as edhe nje i ri nuk e gjuajti saliu apo bashen . asnje i ri nuk i hodhi uje bidone apo gur ose me fjali dhe dhune fizike ti largonte ata . por kishte dhe te rinje qe u bashkuan me ata . kjo tregone se edhe nje gjenerate e re nuk ka mundesi te perdhunoje politiken . sepse populli eshte ai qe ka detyrim ti dhunoj politikanet nqs se ata nuk ja bejne popullit jeten me mire . por ne sot i lavderojme ata se na percajne na ofendojne. dhe ne i lavderojme . per sa kohe politikani ka nje populle servile . ai do jete gjithmone ne krye dhe hajdut . jeni viktime te vetes tuaj . fajin e keni ju . dhuna eshte ajo qe u duhen politikaneve sot . dhuna e ligjshme e popullit sovran .

  15. kostandin Leka says:

    shume e dhimbshme.NE vendin tone sentenca njeri per njeriun edhte ujk,eshte me e theksuar se ne te gjitha vendet e botes.TURP PER TE GJITHE NE.

  16. Paola says:

    Eshte nje shkrim i bukur po vetem kaq. S’me duket as e ndershme as frytdhenese te flasesh e te mos besh. Papritur dolem te gjithe shkrimtare e poete, te ndjeshem rreth atyre cka ndodhin, dhe pastaj pas nje jave, apo muaji, secili kthehet te ‘ngathesia’ dhe plogeshtia e zakonshme. E c’me hyn ne pune mua apo cdo qytetari nje tufe me fjale kur nuk eshte shembull? Shkruani me pak dhe veproni me shume. Mos prisni te dilni te ndjeshem nga hici kur dikush i jep fund jetes se vet, dhe JU LUTEM veproni pa perdorur bemat e dikujt tjeter per te treguar miresine apo sensibilizimin tuaj.

    1. Komentator says:

      Me ne FUND, nje koment i zgjuar.
      Paola. Paqe.

  17. Durrsaku3 says:

    SHPRESOJ GJITHE JU NJEREZ PJESE TE KESAJ SHOQERIE SHQIPTARE TE DEGJENERUAR QE NUK I KURSENIT AS ATO R.I.P QE U JANE BERE INSTIKTIVE JO SE I NDJENI NE TE VERTETE. SHPRESOJ TE NDIHENI TE LUMTUR NE ZBRAZTESINE, NE FALLCITETIN, NE ATE PASURINE TUAJ PREJ MILIARDASH (SEPSE TANI ESHTE TURP TE JESH MILIONER ..LARG QOFT I VARFER PASTAJ)..SHPRESOJ TE NDIHENI TE LUMTUR NE GJITHE KETE REALITET ANTIVLERASH NJERZORE QE KENI KRIJUAR.
    E THEM ME SHUME KEQARDHJE PO SHOQERISE SHQIPTARE TASHME NUK I KA MBET ME ASNJE VLER…FAJI?
    NGA TE FILLOSH ESHTE HALLI SE MBARIM NUK KA….POLIKA KAQ E NDYRE, ANTIVLERAT TE CILAT PO NA REKLAMOHEN NE TELEVIZIONET TONA TE DASHURA E PO NA SHITEN PER VLERA..SERVILIZMI, INJORANCA SHESHIT DHE TI QE JE I NDERSHEM QE KE NJE MORAL TI JE AI QE NUK VLEN, JE TI AI PERSONI PROBLEMATIK SE NUK JE SI TE GJITHE….NENA QE PO EDUKOJNE GOCAT E TYRE TE GJEJNE ATE CUNIN QE ESHTE “MIRE EKONOMIKISHT” …KUR NDODH EDHE KJO CFAR PRET ME TEPER PASTAJ..

  18. K2 says:

    U preht ne paqe goca , po ne te vertet po dalin ca fjale te Gold G te verteta “Na komandon kokaina , Na komandojn psikopatat” shqiperia ne vend qe te shkoj drejt zhvillimit po shkon drejt degradimit.

  19. Sa keq sa keq says:

    Shkrim i bukur por shpejt do haroet e vetem familja do e vuaj ! Do harohet se si Irisi ka shum te tjer e ndoshta me te ngarkuar e me me shum probleme se Irisi por behen pjes e ksaj ftohtesie ,e ksaj padrejtesie ,e ktij ndryshimi moral ku vlerat marin marin formen e paras,ku e bukura ,e mira , e kerkuara zmadhohet me sasin e paras se mallkuar !Kushedi se cfar ngarkese ,cfar vuajtje te brendeshme qe e ka ndar me heshtjen e saj ka majtur kjo njomcake qe e coi ne ate vendim makaber ! Tmerr !E vetme pa shoqe ,pa shok ,pa mik apo te aferm qe te ndaj dhimbjen ,pjell e ktij sistemi ambicioz qe nuk njeh moral ,nuk njeh shoqeri ,nuk njeh asgje vec synimit per te dal ne siperfaqe ne kte “mocal krokodilash” ! Ne nje vend ku shteti cirret per pushtet ku krokodilat pasurohen me shpejtesi kozmike ,mos prit te ket dashuri,miqsi,solidaritet e dhembshuri !
    Ti studente e vitit te fundit qe akoma te ka mbetur bukuria e ndjenjes shoqerore me te gjitha ngjyrat e bukura qe ajo mbart ,pregatitu per te par aizberget e ktij prodhimi pushtetaresh qe te mos ket viktima si Irisi, por ti perballen e te luftoni te nderoj faqe kjo ndergjegje e zez qe ka pushtuar vendin ,te luftoni pa skrifikuar jeten qe te ndyshoni kte lloj shoqerie aq te eger qe ndertuan kta pushtetar te pangopur !…….

  20. dante says:

    Te ter i vini verdall te vertetes dhe askush nga komentusit nuk do ta pranoj, ESHT SISTEMI qe jetojm sot asgje tjeter,ne nje sistem qe kaloi dikush nuk na ngopi me buk por nuk na mungonte kurr ushqimi shpirtit solidariteti se nuk kishim me ç’ti mburreshim njeri tjetrit ishim pothuaj njesoj dhe kjo na fali harmoni dhe solidaritet ishim fukarej por te pasur ne shpirt, sot jeni te pasur ne thojza me lek por jeni fukarej deri ne ekstrem nga shpirti o njerez dhe shpirti ngopur eshte jet e shendeçme, barku ngopur esht vetem kalimtar, kerkoeni tek ky SISTEM mizerabl dhe i pa shpirt te keqen ne as nje vend tjeter,vajza te prehet ne paqe ne jeten tjeter.

  21. Tarras Zhapkoqi says:

    Me emocionoi pa mase shkrimi i studentes. Per koicidence, kisha shkrepur mjaft foto nga sky tower, midis tyre nxorra dy: Njera foto nga ku eshte hedhur vajza dhe tjetra ku ka rene, Edhe pse jam mjaft larg sot nga Sky Tower ka dy dite qe me shqetesojen ato dy foto te mrekullueshme, njera prej nga shijon pamje te bukura te Tiranes dhe tjetra me lulishten plot bar dhe pemet e vogla te qethura me mjeshteri nga ndonje dorefloriri. Malli per vendin tim me bente qe ti shihja me zili djemte dhe vajzat dhe gjithe njerzit, nuk vija re a kishte te varfer apo te pasur, ndodhte qe te lija bakshishin po aq sa kushtonte kafja, ishin dite te bukura aot qe kalova ne Tirane. Kurre nuk me shkonte mendja se njerzit e lagjes (bllokut) ku po banoja mund te kishin ndonje hall, aq me pak me shkonte mendja per halle te djemve edhe vajzave apo studenteve qe kalonin aq lirshem dhe te gezuar.
    Tani e kuptoj se cfare emocionesh te rreme kam perjetuar. Per ket arsye deshiroj te sjell pasazhin me te dhimbshem te shkrimit te mesiperm:

    “Ky vend e ka kthyer ne tumor vrases vetmine e njerzve ne nevoje. Ketu rrethohesh cdo dite nga dhjetra shoke e shoqe, por je vetem, rri me meshkuj por s’ke te dashur, rri me fajza por s’ke shoqe, shkon ne shkolle por nuk eshte se kulturohesh, takohesh me pushtetaret por nuk eshte se zgjidh ndonje hall…. Ne jeten tone te perditshme shoqeria po behet gjithenje edhe me e larget, aq e larget sa ne nuk e ndjejme as kur jemi brenda saj”

    Nuk e besoj se ndokush, gjate ketyre 20 e me teper viteve te kete shkruar me kaq vertetesi lakuriqsine e sistemit anarkik qe na ndertuan politikanet shqiptare, askush me teper se studentja Albertina dhe studentja viktime nuk
    na ka kujtuar se enderra e studenteve te vitit 90 u shkel brutalisht nga kembet e ndyra te disa banditeve me imunitet per gati nje cerek shekulli.

    E falnderoj me gjithe zemer artikullshkuresen per ate qe me beri te kuptoj se nuk duhet ta shoh vendin tim vetem me syzet e mallit te emigrantit.

  22. E more Durrsaku!

    C’fare te them une ty ? Ne shkrimin tend pasqyrohet shoqeria fatkeqe Shqipetare e humbur ne terrin e anarkise 23-vjecare!

  23. Komentator says:

    Ja dhe nje mori shkrimtaresh,analistesh, kritikesh,famekerkues, qe vetm me fjale mundohen qe te ndryshojne shoqerine tone. Phuu…
    Ku ishit perpara se te ndodhte kjo gje, dhe sa e sa te tjere do te ikin nga kjo bote po ne te njejten menyre si Irisi. Askujt nuk i intereson ne te vertet. Askush nuk mund te ndjej te njejten gje qe ndiente Irisi me pare.
    Te gjithe fajsoni “shoqerine Shqiptare” duke qene ne kjo shoqeri qe e bejme ne kete menyre. Nuk ndryshohet keshtu te dashura studente te mbaruara.

    Jeni per te ardhur keq. Pesimiste te deshperuara.

  24. Ada says:

    Si ka mundesi qe pas gjithe kesaj gjeme fatale, kur te gjithe studentet e ekonomikut i dine shume mire aktet korruptive dhe abuzive te Maqos se matematikes dhe Sotiraqit te kontabilitetit nuk u solidarizua asnje student per ti larguar njehere e mire keta gjakpires nga sistemi akademik??!! Si mundet valle qe keta pseudointelektual te qendrojne ne sistemin universitar shqiptat me gjithe keto drama qe po i krijojne te rinjve shqiptar!! Ku jeni ju shoket dhe shoqet e Irisit?! Trupa akademike dhe senati i studenteve?! Si mund te rrine ne heshtje para kesaj tragjedie per kapricot, padrejtesite, papergjeshmerite dhe abuzimet korruptive te dy pseudopedagogeve?!
    Kjo eshte radha juaj per tu solidarizuar njezeri per te vendosur drejtesine ne vend dhe parimet morale, etike dhe profesionale te arsimit!!

  25. Arben says:

    APEL TE GJITHA CIFTEVE ME FEMIJE QE NDAHEN

    GOCA KA QENE NE MOMENT TE VESHTIRE NE JETEN E SAJ, POR QE ME NDIHMEN E FAMILJES KALOHEN

    JA SE CFARE U “TRASHEGOJNE” FEMIJEVE ATA DEBILA QE NDAHEN PASI JANE BERE ME FEMIJE

  26. dani says:

    Isha ne Shqiperi ne nentor nga USA. Uleshin ne kafe goca te reja dhe diskutonin per Porsche Cayene – keshtu e dua une thoshte njera. Harron ajo vajze qe ai Porche cayene ketu ne amerike e kane njerezit e pasur ose ata qe i bien me shkelm lekut. Bisedat ishin pa baze dhe vetem bosh. Llogje kavaje. Nuk kishin nje plan per jeten. As ti hidhnin syte ne kafe. Prisnin ndonje shoqe dhe rrini 4 ore me llafe dhe ne fund iknin ne shpi te hane gjellen.

    Kjo ishte simbioza e jetes shqiptare. Asnje gje nuk kishte ndryshuar.

  27. liku says:

    Lutem qe te jete rasti I fundit ne gjith boten ky..sepse isha ulur ne Sky tower ne perdhese..dhe e pash me sy te mi ngjarjen me te tmerrshme n jete .
    Ju lutem te gjitheve vellezer dhe motra..mos I shikoni si probleme te pazgjidhura qeshtjet e ndarjes nga I dashuri/a ose problemet ne familje apo shkolle etj..sepse problem I pazgjidhur eshte vetem rasti I gesaj Goce te bukur qe I dha fund jetes ne menyren ma trishtuese qe kam pare..kujdesuni per njeri tjetrin..ruajeni njeri tjetrin..duajeni njeri tjetrin..sepse pa keto sjellje njerzore nuk ka kuptim jeta .lus ZOTIN qe mos t ndodhin keto gjera me
    Ju dua.

  28. Fatjon says:

    Tani të gjith flasim e hamendësojm…
    Tani që ajo nuk është më mes nesh asgjë nuk ka më vlerë…mos flisni për të thjesht për të bër një dor muabet…lereni të qet aty ku ka shkuar…
    Vetëm familja ja ndjen mungesën,vetëm familja e ndjen dhimbjen e vërtet…le mos të flasim kotë,lereni të qet,tani ajo do qetësi,mbështetje e kuraj donte dikur,jo më tani…fajtor jemi të gjith nga pak,por arsyen e vërtet që e çoi në marien e atij vendimi aq tragjik askush se di…
    Ajo iku…
    Shpirti i qëndroft në paqe atie ku është…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. P
    Porn Directory

    Great post! I really appreciate the insights shared here. The topic is well-explained, and I love how you broke down the key points. It's always refreshing to read content that not only informs but also engages the reader. Looking forward to more posts like this. Keep up the excellent work! For more info click here https://thepornguy.org/.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uruguay escort listings

      Awesome post! I truly enjoyed reading this—so informative and easy to follow. The way you broke everything down made it super clear, and your insights are spot on. Can't wait to see what you share next. Keep it up! Click here for more info https://escortsites.org/uruguay.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje