Një president kujdestar për marrëzitë e Berishës

15 Qershor 2014, 22:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duket se po përpiqet të mbyllë një problem të cilin Sali Berisha ia hapi Partisë Demokratike me grevën e ish- të përndjekurve politikë. Të harruar nga opinoni publik dhe të keqekspozuar në media, grevistët e urisë duket se po përpiqen të gjejnë një derë për të dalë nga ky qorrsokak ku i futi Berisha.

Greva e tyre e urisë, ka hyrë më në fund dhe në një ngërç fizik, dy javë pasi ata u përfshinë nga dalldia e Sali Berishës për të futur gjithë Shqipërinë në grevë para se të jepej vendimi për statusin.

Ndërsa greva e parë, ajo e atyre që kanë humbur vendet e punës në administratë u mbyll me elegancë pas ardhejs së zotit Fyle në Tiranë, Berisha, i cili duket se ka ndikim pak më të fortë mbi këtë grup të përndjekurish, i nxiti këta të vazhdojnë, duke injoruar dështimin e grevës së parë, të cilët as i përshëndeti për sakrificën.

Në të vërtetë, kjo grevë urie është ndoshta një rekord historik, pasi ka qenë më pak e mbështetur se çdo grevë tjetër në opinionin publik. Partia Demokratike përveç javës së parë, kur shpresonte ende tek një përgjigje negative për statusin, e injoroi. Media transmetoi filmime diskretituese për fjetje në shtëpi apo darkim në restorante, por këtë nuk e quaj ndonjë fatkeqësi të madhe, pasi simbolika e grevës ndonjë herë është me e rëndësishme se përmbajtja e saj.

Duke qenë grevë e organizuar me urgjencë, kërkesat e tyre ishin të pasistemuara dhe të përgënjeshtrueshme. Ministria e Punës u ofroi dialog dhe vendosi disa rregulla të qarta dhe të drejta mbi radhën dhe kriteret e dëmshpërblimeve që Berisha, i cili ka futur këta në grevë, nuk i kishte bërë.

Por, le të kthehemi tek presidenti Nishani. Mendoj se bën mirë që i inkurajon grevistët të lënë grevën qoftë dhe duke marrë përsipër kauzën e tyre. Është diçka humane t’i lësh të lirë ata njerëz, disa prej të cilëve kanë vuajtur vërtet. Le të shkojnë në shtëpi, të shplodhen, të shijojnë Botërorin dhe të rrijnë me të dashurit e tyre, para se të bëhen kurban për mllefet e Sali Berishës, të cilit nuk i ka dalë ende pija dhe mendon se mund të rikthehet në pushtet me kamikazë.

Por, i gjithë ky aksion i Nishanit tregon diçka shumë specifike, tregon se konfidenca e tij kryesore është me Sali Berishën. Përveçse në deklaratën e tij për shtyp ai ngjante si grevist urie, i gjithë akisoni i tij për të mbyllur një telash të hapur nga papërgjegshmëria e Berishës, tregon se ai funksionon si një nënpunës i tij dhe jo si president. Edhe në jetën e tj të përditëshme, ai vazhdon të ketë kontakte institucionale me Berishën.

Edhe pse do të ishte normale që ai si president të kishte kontakte me Bashën, Ramën, Metën dhe çdo kryetar partie tjetër, ai në fakt ka vetëm me Berishën.

Edhe ky akt i tij, është një përpjekje për të mbyllur një vrimë të zezë të hapur nga Berisha.

E vetmja pikëyetje është nëse vetë Berisha e ka kuptuar se dështoi dhe ja ka kërkuar këtë nder Nishanit, apo ky i fundit ka filluar t’i qendrojë afër Berishës, si një i ri një plaku të rrjedhur dhe i korrigjon gafat?

18 komente në “Një president kujdestar për marrëzitë e Berishës”

  1. PS bëri Kushtetutën për 1 vit, Piktori dështak dhe antishtet do 10 Vjet për Reformën në Drejtësi (!) says:

    Asnje monopol te Samir Manes, nuk po shfuqizon Kryeministri aktual, perfshire Lotarine Kombetare, qe e quante te Zenit.
    Sic merret me mend, kane filluar te ndajne fitimet e paligjshme, mbi mjerimin e gjithe popullit.

    1. black_lion says:

      Nuk ka se si! Ai person eshte i paprekshem. Diten qe u fut ne kryeministri titullari i ri, e gjeti te sistemuar pikerisht nga personi ne fjale, i cili nuk kishte harruar te linte edhe “zarfin” mbi tryeze.
      Por kjo eshte dicka qe tashme konsiderohet si normale! Ajo qe me shqeteson realisht eshte mungesa e hapave per t’i hedhur hekurat pushtetareve te djeshem, pasi kryeministri pretendon te perfitoje sa me shume nga “statusi” i tyre si te inkriminuar, per te qendruar me gjate ne pushtet.

  2. kengetari says:

    Bravo Mero, kjo eshte reale.
    Po behet qesharak.
    Moisiu i madh i pa arritshem mga asnje prej 4 te tjereve.
    Edhe pse dollen shume barcaleta, ai nuk ja lejoi vehtes te perdorej nga dy kapot e mafies; nga Sali Berisha dhe nga Fatos 99-ci.

  3. Marku says:

    Sikur Nishani te kishte vajtur tek grevistet mbase do te kishte njefare justifikimi per te nderprere kete budallallek qe quhet “greve urie”,por vajtja e grevisteve tek Nishani…e ben akoma me qesharake “greven”!Ne greve futesh atehere kur i ke mbaruar te gjitha takimet dhe nuk ke rruge tjeter,por jo te shkosh ne takim kur je ne greve! Kur je ne greve vine e te takojne ..nese duan!

  4. X says:

    Me i besueshem supozimi i rastit te dyte Z.Mero!

  5. kujtimi says:

    Keto lloj grevash urije dhe pingpongu midis Bujar Berishes dhe Sali Nishanit jane romanca roze qe zakonisht kriminelet i organizojne pas krimeve te tyre jo per te fshehur gjurmet por per te tallur nje miljon shur-plakat e 23 Qershorit.

    Te pretendohet sot se Bujar Nishani eshte president republike eshte nje lapsus i Meros,sepse po mohon ne nje fare menyre cfare ka thene ai dhe eshte mbeshtetur fuqimisht nga lexuesit e komentuesit e tij qe sot ndihen te lodhur dhe te mashtruar.

    Mashtrimi me i madh i kryer ndonjehere ne shqiperi jane gallatat me Statusin qofte nga PS-LSI-PD ,qofte nga dipllomacia e huaj sa te krijohet pershtypja se po eklipsohet dhe Brazil 2014.

    Per shqiptaret qe ju punon kujtesa duket nje harrese e pafaleshme e Rames qe fton Bash-kriminelin per dolli ne mitingun e PS .

    Per kete specie me buzeqeshje djalli ka nje dosje kriminale si me poshte:

    MINISTRI I MBRENDSHEM =VRASES
    I pandehuri Lulzim Xhelal Basha si drejtuesi zyrtar i operacjonit te 21 janarit 2011 ne bashkpunim me shtetasin Sali Harram Berisha kane urdheruar vrasjen makabre te 4 protestuesve dhe kane terrorizuar qytetaret e Tiranes dhe gjithe Shqiperise.

    MINISTRI I JASHTEM =TRADHETAR
    Ky i pandehur ne prill 2009 ne bashkpunim me kryemonstren Berishe kane
    tjetersuar nje siperfaqe parcjale te Detit Jon duke ja falur Greqise ne shkembim te fitores se votimeve parlamentare te atij viti.

    MINISTRI I TRANSPORTIT =SUPER-HAJDUT
    Ky devil ne bashkpunim me tutorin e tij mafjoz Berishe kane realizuar nje vjedhje kolosale qe eshte vjedhja e shekullit ne permasa boterore dhe ne menyre te hapur fare te mbi 300 miljon dollareve.

    Prandaj i nderuar Mero nuk duhet ti kushtoni rendesi sonatave te perndjekurve politike me President Bujar Berishen,por thirrjeve te Rames per dollibash me nje kriminel qe qesh edhe kur vret njerez ,dancing with ambassador stars…

    Denimi i kriminelave eshte statusi qe ka fituar Rama ne 23 qershor 2013 qe eshte pak te thuhet se eshte tradhetuar..nje vjetori i fitores hidhur po troket dhe ndoshta jetimet e 21 janarit jane me te trishtuar edhe kur ju vrane njerzit e tyre edhe nga kriminelet por edhe nga tradhetaret..

  6. shpetim says:

    Te aludosh se Bujar Nishani po ben perpjekie pozitive, per te zgjidhur paqesisht nje problem social sikurse eshte edhe ky rast i te ashtuquajture greve urie, eshte nje absurditet.

    E vetmja gje pozitive qe mund te bej ky njeri qe mban pa dinjitet postin e Presidentit, eshte te dorehiqet nga kjo detyre, per te bere te mundur kryerjen e reformave ne sistemin e drejtesise. Sa me shume Ai do te zvarritet ne mbajtjen e ketij posti aq me shume pergjegjesi do te kete si bllokues i reformave.

  7. sheme shapka 2 says:

    Po ska nga tja mbaje i ziu se e ka ngrene corben e Saliut dhe vazhdon ta vjelle.Nuk eshte as me pak as me shume por nje vasal i tij.Tani po i kthen borxhin qe e beri President dhe qe nuk u be dot President,por vasal dhe shapke haleje e Saliut.

  8. doris pack says:

    Z baze ,nje milion vota ju dhane per te zhbere katrahuren e berishes ,me nishanin, llallen. ajazin,xhuken,lefterien, me ndeshkimin e vrasesve te 21 janrit ,gerdecit, korrupsionit, kush e pengon zotin rama te beje reforme ,qofte edhe me largimin e presidentit, prokurorit etj pasi ata haptas po e sfidojne. rama nuk duhet te tregohet shume korrekt me institucionet gjoja te pavarura. yua beje te qarte nderkombetareve se edhe ata jane bashkepergjegjes per gjendjen e drejtesise ne shqiperi. se kur sali berisha bente ligjin ,dhe emeronte titullaret e institucioneve te pamvarura me dhunen e kartonave ,europa mbyllte syte, dhe kishte nga ata si doris pack dooll,hackerup e te tjere qe benin namin kunder opozites sepse kishin interesa me sali berishen. booll me me keto budallalliqe. edi rama bene mire qe jua thot troq se statusin e meritojme por ju jeni ata qe nuk jeni ne rregull .nuk ka nevoje te sillemi si servile te kohes se berishes. statusi na takon . po nuk e dhane aq na ben nuk e duam .

  9. METEH says:

    Dhe B.Nishani priti ne presidence te ngujuarit ne greve me KULLARO.Kapter Nishani,ky njeri puthador i Berishes nuk mund te beje gje tjeter pa diktimin e eprorit te tij.Por pse u ankuan grevistet?Qe te mos flitet me per Enverin,a thua se Rama mban ne dor potretin e Hoxhes dhe u ben karshillek atyre,kur vet Rama e ka kritikuar sistemin diktatorial.Turp per Nishanin,Berishen dhe ata mjeran te perndjekur qe perdoren nga Saliu,kur ky nuk i perfilli fare gjat sundimit te tyre.

  10. pjetri says:

    Mero kete duhet te kesh frike jo presidentin http://dielli.al/lajme.php?id=65119&k=71

  11. beni says:

    he mo meroo kushedi sa i merzitur je qe nuk tu ben ndreca ambasador…
    TA fitoj betejen sandri…del ai qe do ta shoqeroi papen ne shqiperi,,,,
    Valle Nishani ta pati fajin???apo VAtikani???

  12. Jimi says:

    Dalin apo nuk dalin nga greva e “urise” te perndjekurit askush nuk do t ja dije, madje as nuk e dine se po zhvillohet greve urie.

  13. elinor says:

    Mos u mundo kot Mero! Prit sa te mbaroje Boterori dhe pastaj vazhdo e bjeri te njejtes melodi.

  14. ARON says:

    ja e heqim ,po a do te ecin punet si duhet pasketaj?

  15. ilarguari says:

    Se harrova te te pyes, si vajti ajo puna e luftes me luge dhe pirune qe beri E dRama rilindasi.

  16. dani says:

    Kujtim

    Mos harro dhe hajdutet e Partise Socialiste qe akoma jane ministra si Arben Ahmetaj etj. Apo edhe pse eshte vape sot e ka fajin Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje