Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e Lazaratit dhe qendrën e fshatit dhe ka nisur krehjen e çdo shtëpie, duke nisur nga pjesa juglindore, faqja e fshatit që duket nga Derviciani. Deri në orën 18:00 policia e kaloi kurrizin e kodrës, duke kontrolluar afërsisht 50 shtëpi. Të gjitha shtëpitë ishin të braktisura nga banorët, përveç njërës ku u gjetën dy të moshuar. Policia ka gjetur thuajse në çdo shtëpi prova penale, ku hyjnë droga, armët dhe farë hashashi. Nuk ka pasur rezistencë, përveç ditës së parë ku autoblinda e policisë është goditur me dhjetëra plumba mbi sipërfaqen e saj të blinduar. A. Zyberi, komisari i policisë që ka drejtuar autoblindën e parë, duket i qetë dhe nuk ka asnjë mëdyshje tek suksesi i operacionit. Ai më tregoi se si dje plumbat kërcisnin si kokrra breshëri mbi autoblind, por vendosmëria e policisë bëri që armët të heshtnin. Policia kapi pastaj pikat dominuese të fshatit dhe qendrën e tij, ndërsa nisi operacionin e krehjes së çdo shtëpie.
Në postbllokun kryesor, ku bashkohet rruga e fshatit me rrugën kryesore, ka një autoblindë dhe dy makina policie, që kontrollojnë çdo makinë që del dhe hyn në fshat. Banorët duken të ambientuar me këtë situatë dhe janë të qetë me policinë dhe bezdinë e kontrollit fizik.
Ndërkohë që shumica e makinave që dalin janë plot me gra dhe fëmijë e të moshuar, ata që hyjnë janë thuajse bosh. Në fshat ndërkohë duken rreth dhjetë vatra zjarri të mëdha. “Kasollet” e bagëtive, pa bagëti brenda, janë zhytur në flakën që u kanë vënë vetë pronarët me qëllim që të mos gjenden gjurmët e drogës, ndërsa dhe vetë policia ka ndezur një vatër ku asgjëson hashashin e sekuestruar, pasi e regjistron si provë.
Fshati nga jashtë duket i qetë dhe herëpashere ndonjë e shtënë arme nga dritaret, është më shumë për t’i nxjerrë frikën vetes se sa për të trembur policinë. Zyrtarisht fshati është nën kontrollin e policisë, edhe pse do t’i duhet ndoshta dhe tre- katër ditë kohë të kontrollohet çdo shtëpi dhe të asgjësohet çdo parcelë.
Banorët nuk para flasin me gazetarët, të cilët shikohen si një e keqe më e madhe se policia në fshat. Më të rrezikuar janë disa punëtorë të mbetur në fshat, nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Duke qenë se ata nuk janë të rrezikuar nga policia, shikohen me dyshim nga banorët vendas si spiunë dhe janë agresuar. Një prej tyre nga Kuçova, dhe tjetri nga Pogradeci, janë plagosur nga gjuajtës të paidentifikuar dhe janë çuar në spital.
Policia ngjan e qetë, e sigurt dhe e motivuar. Komisar Zyberi, i cili kishte çarë rrugën me autoblind, duket se nuk kishte ndonjë ndjesi rreziku dhe ishte i sigurt se ata që qëlluan, ishin persona në kërkim, që fshihen në Lazarat dhe që mund të jenë larguar. Të shtënat sporadike nga brenda fshatit nuk japin asnjë shenjë se janë të organizuar dhe mund të kundërsulmojnë.
Është hera e dytë që e shikoj këtë fshat në këtë gjendje. Hera e parë ka qenë gushti i vitit 2004, dhjetë vjet më parë, kur dikush nga këta banorë kishte qëlluar një helikopter të forcave italiane, që ishte afruar mbi fshat të fotografonte. Ishte një situatë tragjikomike. Fshati ishte grumbulluar i gjithi tek klubi në mes të fshatit në mbrëmje dhe ishin në ankth se si do reagonte shteti. Shteti ishte mbledhur tek Rogneri në Tiranë dhe diskutonte ku mund të ishte Fatos Nano atë uikend dhe çfarë do bënin. Së bashku me avokat Ngjelën po kthehesha nga Zagoria dhe deshëm të furnizojmë makinën tek karburanti poshtë fshatit, kur dy djem, pa shumë mirësjellje, na hynë në makinë pasi na e mbushën plot me karburant, dhe po pa shumë takt na thanë të ngjiteshim lart në fshat se ishte mbledhur fshati. Aty mësuam se ata kishin qëlluar helikopterin. Na u desh të lajmëronim dy miqtë tanë, Rajmond Kolën dhe Roland Bejkon të vinin pas nesh, pasi po shkonim në Lazarat. Fshati ngjante i trembur dhe i pasigurt. Prisnin se një gjë do t’u ndodhte. Por në fjalitë e tyre kishte gjithmonë doza humori dhe kujdes për të fshehur të vërtetën.
-Pse e qëllove helikopterin, e pyeta atë që ma treguan si gjuajtësin, në konfidencë.
-Më erdhi m’u tek antena e televizorit mbi çati, tha, dhe më shikonin gruan pipinot.
Prisni pak, u thashë, dhe mora kallashin. Ua drejtova, po nuk i gjuajta në fillim.
-Po pse nuk i gjuajte, i thashë.
-Më binte helikopteri mbi shtëpi, tha…
Tek përgjigja e tij kishte humor, por dhe një qetësi prej qitësi të sprovuar. Na kapi e qeshura. Finalja ishte kur një burrë i vjetër iu afrua Avokatit dhe i qau hallin e djalit se i “kishte ngelur brenda”.
-Po ç’ka bërë, i tha Avokati.
-Po hiç o ç’ka bërë, një plagosje, tha plaku. Ma lanë brenda. E kanë dënuar 17 vjet.
-Në çfarë burgu e ke, e pyeti Avokati.
-Po ç’burg a derëzi, a dëgjon që të them më ngeli brenda, tha plaku. Ja ku është djali, dhe tregoi me dorë. Ngeli brenda në fshat e kam fjalën. Nuk del dot si gjithë bota. Këtu kush do ta kapi…
Ideja se Lazarati është një vend i paprekshëm për të kërkuarit është një traditë, e cila duket se është forcuar akoma. Të kërkuarit nga gjithë Shqipëria e kanë kthyer këtë fshat në parajsën e tyre financiare dhe ligjore. Aty jetojnë të qetë, pasi “brenda”, siç thoshte plaku, nuk ka kush të kap. Aty mbjellin drogë, punësojnë njerëz dhe përfshijnë gjithë fshatin në këtë biznes për të forcuar unitetin.
Sonte Lazarati ta jepte sërish këtë përshtypje, edhe pse banorët mund t’i shihje vetëm kur dilnin nga fshati. Të tjerët rrinë mbyllur në shtëpi. Ata janë nën presionin e atyre që e kanë kthyer fshatin në një geto të drogës, ku vetë bëjnë miliona dhe jetojnë të lirë, pavarësisht dënimeve, ndërsa fshati është inkriminuar në një proces, nga i cili do t’i duhet kohë të rifitojë normalitetin. Pasiguria duket gjithandej. Është një gjendje e prodhuar nga pafuqia për të provuar një jetë të re, pa këtë biznes, pa drogë dhe kriminelë nëpër këmbë. Është një mëdyshje e madhe njerëzore që këtij fshati ia kemi imponuar të gjithë, politika, shteti, por dhe opinioni publik me mitet që ka krijuar. Ata janë njerëz normalë, të cilët sot janë në dilemë nëse u vlen normaliteti, apo kostoja e ndarjes me një krim të imponuar. Vetëm veprimet e matura mund t’ua bëjnë më të lehtë vendimin për t’u ndarë nga kjo histori.
Ylli Rugova, një miku im i Partisë së Fortë në Kosovë, më ka dërguar ndërkohë një foto në email, një dizajn me humor ku në një faqe mali shkruhet “Mbahu Lazarat”. Është një humor që vjen nga koha kur Shqipëria solidarizohej me Vietnamin kundër SHBA. Tani Lazarati ka nevojë vërtet të mbahet, të mos rrëshqasë në dhunë dhe papërgjegjësi. Duhet një modifikim i vogël dhe duhet shkruar “Përmbahu Lazarat”.
Lazarat, më 17 qershor 2014
U DOREZUA MAHHKMUTI
Te shohim sa morra(blu) do te dalin nga krehja e leshit….
Thene qe po qellohet me anti-tank kunder policise? Me anti-tank shkonte per lesh autobilindi dhe Tahiri sot do ishte duke dhene doreheqjen.
Me sa kuptoj une 80 e lajmeve qe vine andej jane fantazira gazetaresh dhe mediash rrangalle te etura per pak vemendje keto dite te nxehta boterori.
Ai zagari i Saliut, Alikoja, na thotë se duhen negociata me kriminelët e jo forca policije. Duhet që Shteti t’u thotë: Aman o kriminelë, zbatoni ligjet.
Skypion —
Megjithese te ka humbur “vula ” ,po nje analist i zoti po te kishte kurajon tani eshte momenti per te bere nje analize per situaten ne Lazarat.
Skypion , nje komentues ne shkrimin e pergjigjes qe i jep gazetari i News 24 ,Artan Hoxha duke e ngatruar me ty shprehet me nje shkrim shume lakonik :
Objektiv — 18 Qershor , 2014 ne 10 : 19 am
Edhe Artan Hoxha kunder Berishes ?? !! Minjte po braktisin anijen qe mbytet …
Pergjigjuni
Skypion ,i shkreti ” Objektiv ” ngatron gazetarin A.Hoxha me ty dhe prandaj po e akuzon si ” tradhetar ”
Skypion , po ta kesh braktisur anijen berishiane eshte nje gje e mire se populli thote : me mire von se kurre .Shpresoj te te ken ardhur mend.
oMero: Mire Lazaratasve po ju jep Korajo
duke ju thene:-Mbahuni!
Po Salireve c,do ju thuash?
Apo ne Hesfel vafshin! Po edhe une keshtu
them,madje pak e kane.Tani mendoj se do na
pushojne Veshet o Mero.pasi ky aksion me nje
kapanon arrestimesh me siguri qe do ti lere pa Goje.
Do thuash Ti,qe e gjejne ata celsin e Llapes,
Po more po,vecse tani eshte si ajo puna ku
guzhinjeri gatuan Corben ne Kazan te Cpuar…
qe do te thote:Hidh nga larte dhe ha nga poshte.
ose vete do peshtyne dhe vete do e lepijne.
MBAHU,OAZ DHE KOLUMBI E VOGEL E BERISHES,MOS U MERZIT SE CDO GJE E KA NJE FUND.
Fshataret e Lazaratit nuk jane te pafajshem. Duhet te vihen para pergjegjesise te gjithe pronaret e tokave apo banesave ku eshte gjetur hashash apo makineri per perpunimin e hashashit. Nqs ata kane qene detyruar nga te tjeret per te mbjelle tokat e tyre me hashash e cila duket me shume fantazi se e vertete, duhet te bashkepunojne me policine che te japin emrat e personave qe i detyrojne te mbjellin hashash.
THUAJ MIRE QE ESHTE LAZARATI SE DO HAJ BARE OR TUNXH.
TANI HA MU.. E RAMES ME COMPANI
o te dhjefsha lazaratin me gjithe hashash, a thua se ato para droge jane investuar ne rruge, shkolla, spitale, projekte sociale, etj etj. ato para jane shpenzuar per te blere vota, per te korruptuar poltikane, gjykates,prokurore, per lukse personale e pjesa me e madhe jane depozituar jashte shqiperise. asnje e mire nuk i ka ardhur as vendit e as individit nga hashashi i lazaratit. te vetmit qe kane perfituar kane qene boset qe kontrollonin mbjelljen ambalazhimin dhe shitjen, kane qene pushtetaret e korruptuar, policet, gjykatesit, prokuroret, deputetet, ministrat, doganieret etj njerez me pushtet. shiqperia eshte ne mes te europes e nuk mund te sillemi sikur jemi ne amerike latine apo afganistan. hidhni syte rreth e rrotull shqiperise tek fqinjet, ndoshta nuk jane shume me mire se ne ekonomikisht por ama kane shtet te mirefillte ku qytetari ka frike te shkeli ligjin. ne cilin shtet fqinj ekziston ndonje zone e ngjashme me lazaratin per nga problematika? nuk ekziston. nuk ekziston jo se ata jane te paditur te mbjellin korrin shesin e te fitojne para, por sepse atje ka shtet dhe pike.
Gjithe ajo pasuri, e vene me rruge antiligjore, do te pjelle keqberes e kriminele.
kriminelave te u konfiskohet pasuria ,dhe te u jepet shperblime policis pjesmarres ne LAZARAT.
ç’është ajo “che”, o robert?
Lazarati e kreu misionin e tij Historik.
MIRNJOHJE Lazaratit se e kom thith dhe une nji her dhe u shurra tu qesh
Lazarati duhet te marr shembllin asaj grues se bukur prej Rrushbulli,qe mbasi e shiti trupin e saj rrugve te Evropes,masandaj pasurin qe fitoi e investoi dhe tash osht bo BIZNESMENE ne Tiron.
PERMBAHU Lazarat ene mos boj lojen e serbve n’Beograd.
Thank YOU Lazaratit,por tash te ka ardh FUNDI.
Ma mir nji fund me nder sesa nje TYM pa FUND.
DANKE LAZARAT
me looooooooooooooot.
Ngele si gjithmone nje kurve e qelbur oooo KATHERINA,nuk eshte Lazarati
problemi i shqiptareve,por eshte gjeket….. eshte tek ata qe kane pasur dhe kane rolin per te qeverisur kete popull ketu dhe 70 vjet te
gjata mashtrimi dhe degjenerimi oooo putana KATHERINE ????????
@Estore ,pse te dogji kaq shume ty mo xhan komenti i Katherines??Ska nevoje me sha e ofendu, po thuaj dhe ti mendimin tend, dhe kaq. Ja Tironci,e lexoi e qeshi me lot…
Katherina varja ketyre qe jane “gdhi me hone te keqe”, e behu gati se po vjen Enrique ketej nga nahija ime me dhene koncert. Po e pres edhe nje bilete per ty, se e di qe e ke dobesi ?
DANKE KATHERINA PER KOMENTIN GJITHE HUMOR.
Pershnetje te perzemerta Wendy B.
Estore me quen mue kurve!!.
Ky nuk e din qe une kete titull e meritoj.
Te jesh kurve sot eshte nji domosdoshmeri,sidomos ne ket bot te kapitalit ? .
A ke ndigjue ndonjeher more Estore-Nevojtore kur thone ,kujdes se filanja osht kurv dhe te fut ne kurth??.
Dikur trimnija ka qen tek gishti i dyte i dores,(gishti i pushkes)tash ka kalue tek hishti i mesit mre Estore,qi fatkeqsisht ti sdin me e perdor se ja ke fut vetes .
Une e dua Lazaratin dhe kam respekt per njat krahin trimash.POR
tash ka ardhun koha per ndryshim.
E paten shancin e modh lazaratasit me bo pare me marjuhane tash duhet ti kthehen SHEREBELES dhe ajo bim mjeksore si marjuhana osht.
Po te tolerohet Lazarati do te thot qi tan Shqipnija te kthehet ne Kolumbi,prandaj kthenja pllaken mre çuna lazarusha.
Sot tek kullosja lopen ne livadh,e neza per her te fundit bashk me Xaken tem,e drodhem per here te funit cigaren e Lazaratit.
i derdhem nja dy pika lot dhe ja rrasem gjumit si dy dele
Lazarati jem i dashtun tash ktheju punes,mbill domote spece ene nonji kastraves per Estoren djalin e Putanes qi e nxjer bythen badjava.Po te ishte bir kurve kishte me fitu nonji lek i shkreti,por tru leshi njisoj si tru boshi osht.
Tironci Luganos te kerkoj falje qe te kom mashtrue,por e di qi ske me me mbajt meri,ka njiher e kom djeg nga nji cigare hashash dhe
Lazarati ka ken dashnija ime qi e mbaja fshehun.
Pse e due Lazaratin,tash ju them atyne djemve trima se ka ardhun koha per nryshim.Vishni kostomet Versaçe dhe filloni boni biznes me SHEREBEL.
Shqipnija duhet te perparoj.
Posht Marjuhana rroft SHEREBELA.
Mos me quni kurv se nuk ofendohem hiç.
I LOVE ALBANIA
u dorzu menagjeri i kartelit sali berisha
Geto si ne kohen e skllavopronarve ka ne shqiperi si ne Lazarat, Bulqize etj. ku te fortet e fshatit i marin i shfrytezojne femijet si ne lazarat ne bulqize ku femijet dhe grat mbledhin krom por edhe ne ndonje vend tjeter u thone puno te q….. nenen, i paguajne pak ose ne shum raste nuk i paguajne fare se keta puntore jane hallexhinj, punojne per buken e gojes si ne mes-jete ose ne vitin 1500.
Kjo situate duhet te mare fund.
Duhet te behet shtet funksional, ku pensionisti dhe puntori mos te mar 10.000 leke ne muaj, vetem per buke.
u krye o bac(sale) te iku mburoja tani ca do besh o gangrena e ketij vendi?????
Do ta quaja kronike e zakonshme, ndonese e shkruar bukur, aloBaze. Sipas gjykimit tim LAJM REAL per mbare shqiptaret eshte MBROJTJA SHKALLE-SHKALLE dhe pjese-pjese e agimartes sone, PD se mbetur e, sidomos nga Sali Berisha. Eshte skandaloze dhe duhet demaskuar me te gjitha forcat, sic eshte bere ne fakt, ne brendesi te kronikave te dites, ose edhe ne editorialin e djeshem. Edhe krijon Aleance kunder Droges (lexo:inskenimit te tyre) dhe tani, kur nje superaksion te policise ende (atbote) ne zhvillim e siper e quan te deshtuar?
Ne te vertete 23 qershori paskesh qene thjesht marrja nen zoterim e siparit, per ta hapur ate dhe per te pare GJEMEN e J/Z qe i ka krijuar Sali Berisha ketij vendi nen pushtimin e tij!
Mos e ke gabim o Mero se Profeti Sali e vleresoi si te deshtuar aksionin e policise!
Bravo policia. Ky eshte shteti per te cilen jemi te desheruar prej kohesh! Pyetja eshte po Saliu kur e ka radhen?
Shimo se ne qe nuk na lidhe gje ne lazarat mund te flasim me xhelozi pak,po shteti kete rralle nuk ka faje,u ka dal borxhit,ore i hani milionat qe beret u tha o fshatarer te trash.Here e pare qe jam me shtetin,pse?Se ja u la prodhimin e vjecem ta jepnin,keta filluan me fidan prape,e po dale se e bete burdello fare.Ne cdo vend te shqiperise shteti per 1 renje ashashe te fuste ne burge,kurse ne lazarat u merte doren.Fshataret nuk bene na 1 vite pushim dhe te rinin rehat,po degjonin Saliun qe u thoshe do u bej presion kote policia po vazhdo i mbillni.Lazarati ka gjynahe per te lare se kan mare gjithe atea njerez ne qafe,sa dilnin na fshati kapnin me spiunllek na GANGOT E FSHATIT.Ju doli borxhit shteti sikur qe pune e ligjshme,kurse ndertimet pa leje i hodhi me tritol ne here Edi Rama
SHYQYR QE hyne por me duket pak e vonuar,sikur duan ti thone europes se jemi te mire ,me duket si perralla me kecat, ku ujku lyen kemben me miell te dukej si dhia,por Europa nuk e ha kete kokerr ulliri,ajo e di se c’mut qeveritaresh ka shqiperia,e statutin ta harroje edi,pas 10 vjetesh ndoshta po.
Komisar Zyberi eshte drejtor i Reneas dhe Fshns
Nastradini nuk u kan budall kur e ka rreh kaun (bigun)e madh .
Ne shqipri Sali bigu duhet te arrestohet per me qen Lazarati dhe gjithe shqiperia normal.
“Fshati Lazarat eshte inkriminuar,gje per te cilen i duhet kohe te fitoje normalitetin”.
Kjo fjali eshte nder shume te tjera te perdorura ne kete shkrim. Dhe per nga problematika e trajtuar nga autori, ndoshta do te sherbente edhe si titull i ketij shkrimi.
Eshte e vertete qe kthimi i fshatit ne normalitet do te kerkoje mund,kohe dhe perkushtim te strukturave dhe Institucioneve qe do te merren me realizimin e projekteve serioze qe do te mundesojne kthimin ne normalitet te ketij fshati te inkriminuar.
Duhet patur parasysh se nga ky aktivitet kriminal qe eshte ushtruar ketu prej gati 20 vitesh, jane infektuar moralisht tre breza duke filluar nga te rinjte, baballaret e tyre,dhe ndoshta edhe gjysherit.Kjo gje ka ndodhur nga indiferenca dhe madje nxitja e vete Qeverive te meparshme, qe te kishin edhe ata perfitimet e tyre ne trafikun e lendeve narkotike. Njerzit nuk lindin trafikante ose kriminele.Ata behen ne rrethana te caktuara sociale dhe shoqerore.Por per tu kthyer ne nje jete normale, eshte teper me e veshtire.Prandaj kujdesi qe duhet bere sidomos me brezin e ri duhet te jete shume i madh.
Uroj qe sa me shpejt edhe kjo pjese e shoqerise sone te kthehet sa me pare ne jeten normale.
Dhe kur kjo te ndodhe, keta njerez do ta kujtojne kete kohe qe ata jane marre me kete veprimtari te paligjshme, si nje te kaluar qe kurre nuk do deshironin te kthehej perseri.
Mbahu Lazarat se Thamuti u dorzua.
Mbahu Dasho Aliko, mbahu mor burr se keshtjella e Gate-s ra. Ra per te mos u ringritur me kurrë. Bashke me Gaten kane rene Birisha, Basha, Muli(Noka), Kuliçaj,Burgaj, Breçani, por dhe Ruli,Pollo, Nano(Tosi)dhe i gjithe kallepi i tyre.
Bashke me Lazaratin e Birishes dhe Bashes ke rene dhe Aleanca Kunder Droges.
Falenderoj gjithe trupen e policise se Shtetit qe po merre pjese ne aksion, falenderoj gjithe kudrot drejtues te Policise se Shtetit qe marrin pjese dhe drejtojne operacionin, falenderoj Artan Didin dhe Sajmir Tahirin, falenderoj gjithe Median qe jane ne krahe te Policise se Shtetit.
Me mire vone se kurre!
Perse e them kete?
Po lexoja sot shtypin e huaj dhe komentet e njerzve per kete “histori” qe ka dale si lajm i pare kudo.
Artikujt jane te “merzitshem” por komentet jo dhe aq.
Nje tip shkruante: “Si ka mundesi qe ngrihet nje fshat i tere dhe lufton kunder policise?”
“Si ka mundesi qe keta kriminele pranojne plumbin dhe nuk pranojne burgun”?
“Mendo se ku ka shkuar puna, qe ne mes te Europes luftohet kunder policise, perse eshte lene kaq gjate”?
Ndersa nje media zvicerane kishte nxjerre videon e dy turisteve holandeze dhe nje diskutim ne komisionin parlamentar te sigurise ku ate kohe Minister i Brendshem ishte Nishanlliu te cilit i kerkohej llogari nga Balla dhe Tahiri nepermjet kesaj videoje qe nxirrte plantacionet me kanabis ne Lazarat.
Dhe a e dini si pergjigjej Nishanlliu?
“Eshte ndoshta video e vjeter, tani jemi ne vitin 2012, aty tregohen pamjet e vitit 2011”!!!!!
A nuk eshte kjo nje pergjigje kundrejt atyre komentuesve te huaj qe sot komentojne ne rrjetet sociale e dhene ne menyre indirekte?
Ju pergjigja atyre dhe tekstualisht: Ne vitin 2012 ministri i brendshem shqiptar, sot President i Republikes se Shqiperise, ka thene ne komisionin parlamentar te sigurise, se pamjet e marra mag Lazarati kane qene disa muaj te “vjetra”, pra jo aktuale!!!
Pres me padurim reagimin e tyre, por jam i sigurte qe me kete logjike do te vene duart ne koke. Megjithate pres.
E ku ta dinin ata se i tere ky prodhim kishte suport Politik nga qeveritare te PD ne pushtet?
E ku ta dinin ata se ne Shqiperi ka nje sistem drejtesie skandaloz i udhehequr po nga ky Nishanlli i cili te nxjerr te me amnisti?
Tani policia e beri punen e saj dhe shume mire bile. Tani i vjen radha tasit me Dhalle, me emrin Llalle, qe te vazhdoj kete “mesele”.
Tani do te duket shteti nese eshte i plote apo gjysmak.
Nishanlliu, Llalla, Gjin Gjonet tashme jane ne prove.
Dhe nese fillojne dhe mbyllin dosjet me procedure te fluturojne nga karriget pa nje pa dy dhe perse jo ti jepen dhe ata drejtesise.
C`them dhe une? Drejtesise!?
Ne fund respekte per Tahirin. Tek ai njeri kam vene re gjithmone idealizem dhe drejtesi.
Per mua ka marre formen e nje kryeministri te ardhshem.
Jam dakord me parafolesin deri ne paragrafin e fundit. Tahiri eshte duke bere nje pune te mire por ka ende shume borxhe per te lare. I duhet ende shume kohe t’i rikthehet idealizmit te paster, te cilin e ka shkelur, megjithese e pagoi me jeten e shokut te ngushte.
hahahh po po hic o cka bere nje plagosje :P, po ne cburg eshte? po cburg o derezi ja kus eshte aty mbrenda kush do vije ta kapi ketu mbrenda:
http://goo.gl/5lCoS6
lazarati i mjere
kush ve bast qe tani do tui ralloje mitingjet Sala sepse iku nje pjese e financuesve,po ka dhe kriminele te tjere neper shqiperi qe financojne PD.po i arrestuan ata i heqin bazen ekonomike Sales,dhe ne na bien veshet rehat.
Qe nuk ka trajtim te balancuar si te problemit te civileve dhe te policise nga gjithe bythe-lepiresit e pushtetit, perfshire dhe kete bazen, nuk eshte cudi se, sigurimsat, jane bere kapitaliste dhe tani qe u pasuruan duan rregulla se po udheheqin ekonomine e tregut. Lazarati i ka zgjidhur vete hallet e tij, ndersa shteti po mundohet t’i zgjidhe duke zgjidhur qente e duke i hedhur mbi prene e rradhes.
PO ME CUNIN E LIZES CU BE ?
Pershendetje Claus !
Pas disa komentesh tuaja te dobta me ne fund u ktheve ne origjine.Eshte me te vertete per optimizem dhe uroj me gjithe shpirt POLICINE por duhet te kthejme koken prapa se ka nje rast analog:Arrestimi i rrufeshem i Prof. D. Gjel al Mziut pak jave para “marrjes statusit ne dhjetor”.Sot kur kujtojme ate situate para 6-muajsh artikujt e Meros dhe ne komentuesve arriten “inkandeshencen” se drejtesia e musteqeve te Nishanit,e zaganjorevee gjin gjoneve po vinte vrullshem dhe Gjelali jo vetem nuk u denua per superkrimin e tij te mosbarazise ne tendera por sot eshte me i lavdishem se kurre..cilesohet sipas devilit vrases Lulqim Basha me Mandelen e Kamzes..
Pse e tregova ?
Gjithmone ne te tilla raste udhekryqi ( pra statusi BE ose dhe Nato) kopetentet kerkojne llokma gjigande ku une do permendja ne 2007-2009 “falja” armatimti disa miljardesh i ushtrise ne kembim te Natos nga sekseret Ridge-Fazllic qe solli dhe gerdecin……Shitjen e detit jon greqise..dhenia falas e Cezi-n…pranimi I plehrave te mafjes italiane..demontimi i armatimit te europes dhe ballkanit ..etj etj
Nje muaj para statusit te dhjetorit ne 15 nendor 2013 u zhvillua nje proteste “madheshtore” kunder” LHL qe per cudi shikonim se Luli ishte prapa deres k/m dhe nje PO e Rames do sillte lincimin e tij nga turmat dhe ardhja e Zogut Bashe ne fuqi si puna e Ahmetit ne dhjetor 1924..
Edhe urdheri i “kompetenteve” per te sulmuar Rama-Tahiri republiken internacjonale –mafjoze te Lazaratit mund te kete pasoja si Monstra Berishe kur prishi firmat piramadale qe ja kish future nga mbrapa dikush tjeter.Ne rastin e droges Lazaratit tani eshte vene ne prove Rama sepse nje deshtim,nje terheqje e tij do te thote nje riardhje e Mostres Berish ne pushtet bashke me deviLulin si Maske.
Cfare po ndodh eshte e lexueshme ne deklarat e ujqerve te PD,te cilet edhe pse jane kriminele dhe fajtore qe nga themelimi i kartelit te droges apo tolerimin dhe shfrytezimin e tyre per perfitime prape se prape mbajne nje qendrim pambarimisht antikombetar.
Thjesht Lazarati eshte nje “ computer game” qe Ramen me Berishen dikush I ka vene perbelle nga jashte ashtu si egzakt 70 vjet me pare kur shqiptaret perzune Xhaferrr Devat me arme ne dore.Historia perseritet..atehere luftoheshin gjermanet bashke me xhaferrin kurse tani duhen luftuar drogmanet me xhaferr devet rexhep mitrovicet junior PER CLIRIMIN NGA JUNTA FASHISTE MAFJOZE metastazat e se ciles zgjaten ne te gjithe boten pa dallim feje ideje aleance etj etj..
Ne perceptimin e njerzimit dy fakte qe simbolizojme INFINITIN jan:e 1-koha e egzistences se kozmosit dhe permasat e tij te pafund.
Hidhemi ne shqiperi:Eshte nje permase e trete ne kete kozmosin e poltikes shqiptare::
Eshte ligesia KOZMIKE e mender Berishes9dhe ato qe jane pas tij) qe per cerek shekulli perdhosi nje nga kombet me te civilizuara ne historine te cilen e ktheu nga populli me proameriakn ne bote ne ate me te zhgenjyerin ne bote qe po tolerojne kete FRAMNKESTETIN MONSTRE.
Perderisa sa nuk denohet ky pervers automatikikisht Enver Hoxha dote ngelet burri I shtetit me I ndritur qe ka nxjerre njerzimi por jo per merite te tij.
Merita eshte e atyre qe e bene peshqesh ne 1992,…atyre qe e mbrojten per cerek shekulli..e te perndjekurve politike,e elites intelektuale qe nje morracak vicidoli (dhe ato qe jane pas tij) po e shkerdhejne ate popull deri ne pafundesi…ku dhe lufta me BRAZILAZARATIN eshte nje lloj poshtrimi kombetar ne nje kohe qe gjenerali i popullit te vdekur mender berisha komandon jo vetem kete lufte….por fituesit e 23 qershorit 2013 i ka kthyer ne pastrues te halese se tij 25 vjecare..
–
Per cilin komb nga “me te civilizuarit” ne histori e ke fjalen?
per komentuesin fluturoi fluturoi zogu gomarit ne 39′..
Nuk jam per disa pika dakord me komentuesin Brazilazarati por qe jemi nje nga kombet me te civilizuara nuk e luan topi.Historia e kombir shqiptar nuk fillon kur fluturoi zogu i kurves qe nuk ka shkruar asnje faqe leter shqip.Historia e kombit shqiptar fillon civilizimin kur ne ballkan nuk kishte ardhur serbi nga gopisomes por dhe as turkoshaket e ahmut zogut qe fluturoi..fluturoi ne 1939 me gjithe floririn e shtetit qe akoma rrjedh..dhe si ka mbaruar.
Rrufjani matjan i 39-ës flutoroi me gjithë sojin dhe sorollopin e tij, duke marrë me vete dhe mallkimin e popullit që e shtypi dhe e la të vuante për bukën e gojës. Ky gomar fluturoi për të mos e parë më kurrë vendlindjen e tij, dhe kjo falë atdhetarizmit të tepruar të ish-diktatorit komunist.
Pyetja nuk ju drejtua as mjeranëve të historisë që vuajnë nga syndromat e një të shkuare “të lavdishme”, e që e mbajnë veten si “pasardhës dinjitozë” të njërit prej popujve ballkanikë “nga më të civilizuarit në botë”, dhe as trushkulurve, të cilët u besojnë përallave të zogollinjve të sotëm, se për nga zhvillimi ekonomik jemi vërtet vendi i dytë pas Gjermanisë.
Pyetja iu drejtua një komentuesi me intelekt, të cilit një thënie jo realiste e tillë nuk duhej t’i shpëtonte nga goja.