S’ta falim, fyeve bijat e Shqipërisë!

19 Qershor 2014, 19:33Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

S’do ia fal kurrë atë fjalor, sepse kam motër. S’do ia falja askujt që ka mundësinë të prononcohet përballë një audience kaq të gjërë, asnjë parlamentari, asnjë analisti e të ftuari. As vetes s’do ia pranoja dhe në qofsha në kulmin e nervave dhe në kulmin e fajit e i zënë ngushtë siç ishte sot ai, që dhe kur emrin më duhet t’ia përmend, më vjen tanimë ndot. S’do ia falja askujt kundrejt kurrkujt, sepse të gjitha femrat janë motrat, bijat, mbesat, nënat e dikujt.

Sot është e enjte, dita kur të gjithë stacionet televizive transmetojnë drejtpërsëdrejti seancën plenare të parlamentit. Si çdo javë, është po ai që kurrë nuk respekton kohën që rregullorja e parashikon, por kjo është një çështje që nga ana teknike pak na intereson. Seancat e deritanishme me një opozitë të re e të vogël në numër, kanë qenë të ashpra, me akuza e kundërakuza, e kjo na ka bërë shpeshherë të themi se ky parlament nuk shihet për nga gjuha që përdoret nga opozita. Është kjo opozitë, e cila me parimin makiavelist ‘qëllimi justifikon mjetin’, ka abuzuar frikshëm, duke shkelur çdo moral, duke cenuar dhe më të shtrenjtin ideal, nderin e një populli të tërë.

Krahas të gjithë perversiteteve që janë thënë në atë sallë, ku muret kanë dëgjuar nga më të çmendurat fantazi, vjen një moment që unë do e quaja me indinjatë i turpshëm.

Një plak rreth të 70-tave, i prishur në fytyrë, i kalbur në shpirt, pa asnjë grimcë morali e etike, në epiqendër të vullnetit të popullit, pra në parlament, fyen publikisht një femër. Fyen publikisht motrën e dikujt, bijën e dikujt, moralin e mbarë shoqërisë shqiptare.

Fyen pa të keq secilin prej nesh, i cili ka motrën, nënën, mbesën, bijën përballë televizorit.

Ndodhi natyrshëm sipas tij, sepse e natyrshme për atë është përversiteti, mungesa e nderit e moralit. Kjo, sipas asaj që ai thotë, bën e beson, do të thotë se gjithë jetën e tij ai ka qenë siç shprehet kundrejt të tjetrëve.

Sipas tij, kjo është kultura që duhet të udheqë një popull të tërë, e sigurisht së pari familjen e tij.

Ofendoi rëndë femrën, atë që jep jetë, atë që është zemra e shoqërisë njerëzore.

Në kulturën e tij femra mund të jetë një skllave që i bën biznesin atij, ose mund të jetë një skllave që i mban lojën e ison në politikë.

Në mendësinë e tij, femra mund të jetë një gjë pas një tjetre, që s’ka nevojë për moral, s’ka nevojë për nder e respekt, por kur është nevoja të përdoret edhe si mjet për të arritur qëllimin.

Është ky mentalitet që e ka bërë atë të tillë, është ky mentalitet që ka vrarë femrën shqiptare gjer më sot, është ky mentalitet që duhet varrosur njëherë e mirë për t’i hapur rrugën një kapitulli të ri.

Ajo që ndodhi sot ishte tronditëse për të gjithë ne.

Ajo fyerje, ai përgojim nga një gojë aq e pisët e një mendje aq perverse, është arma që nuk vret vetëm atë që sulmohet direkt, por prek në nder çdonjërin nga ne.

Kemi të bëjmë me një qenie, e cila nëpërmjet televizorit na hyn në familje për të na ofenduar me imoralitet, për të na fyer, për të mbjellur të pamoralshmen bindje që atë e ka udhëhequr në çdo hap të jetës së tij.

Të paktën këtë shpalos ai vetë.

Sot, Sali Berisha na ka fyer rëndë të gjithëve, pa patur asnjë faj asnjëri prej nesh. E bëri në pabesi e sipër, siç vetëm ai di ta bëjë.

Zuri në pabesi nënat, motrat, bijat e këtij vendi duke i quajtur ato të pamoralshme.

Nuk e bëri sepse vërtet ka ndonjë fakt, por sepse ky është mjeti që ai përdor për të sulmuar kundërshtarët e tij, të cilët ai, i quan armiq. E bëri nga frika e gjithë të vërtetave që kanë filluar të dalin sheshit. E bëri nga fakti se gjithçka është kundër tij. E bëri sepse për atë imoraliteti dhe banaliteti është rruga e moralshme. E pamoralshmja është morali i tij. Fitorja e së drejtës mbi padrejtësinë për të është vetë tmerri.

Tradhtia morale, e cila nuk është e para që ai bën kundrejt popullit, meriton vetëm një përgjigje nga të gjithë ne njëzëri. Është një pakt që të gjithë duhet të bëjmë.

Ta shpallim person “non grata” në shoqërinë tonë.

Cenimi i rëndë që ai na bëri sot e largon atë në skajin më të largët të qënies njerëzore.

Që sot, ai nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë më pjesë e shoqërisë tonë, pasi morali ynë s’është si morali i atij.

S’ka asnjë vlerë të merremi më të, sepse ne kemi nëna, motra e bija që kanë respektin tonë, dashurinë tonë.

S’kemi kohë për të humbur me të pamoralshmen e shpifjen e pashembullt, sepse kemi plot gjëra të bukura për tu marrë çdo ditë.

Ai mendon se populli do merret me imoralitetin e tij, por në fakt ne thjesht do shuajmë imoralitetin me dashuri e respekt ndaj çdo femre.

Pra, ky do jetë triumfi ynë.

Triumfi i dashurisë e respektit ndaj çdo nëne, bije, motre e mbese. Në të njëjtën kohë, ana tjetër kjo është shpallja “non grata” e imoralitetit e perversitetit që ka përpirë atë, emrin të cilit na vjen ndot ta përmendim.

44 komente në “S’ta falim, fyeve bijat e Shqipërisë!”

  1. Aurora says:

    Faleminderit ?

    Kjo eshte e verteta e madhe, dhe ky shkrim meriton falenderim njezeri nga gjithe femrat se pari ?

    1. irina says:

      Shume e drejte ky njeri po demton se tepermi imazhin e femres shqiptare duke u hequr si njeri i drejte.

      1. irina says:

        Fiks e ka gjetur persona non grata duhet shpallur Berisha.

    2. lefteri guzi says:

      faleminderit Z .Flogert.do te doja qe te reagonin keshtu te gjithe ata burra.vellezer e bashkeshort shqipetere perballe ketij parlamentari te pa denje qe çdo te ejte hedh balte per kedo ,duke e diskriminuar kete njeri ,qe vetem moral nuk paska , ndonse deri dje nuk e kam vlersuar per punen po gjithmone kam thene se te pakten eshte njeri i ndershem ,po ky njeri vetem nder nuk paska , me kete qe beri sot , na ka ofenduar te gjith nenat shqipetare , morat, ,qe kurr nuk e meritojne keto fjale te pista qe nxori ky njeri i pa moral, madje e gjith shoqeria civile dhe organizatat qe perfaqesojne grat ti dergojne nje not proteste parlamentit ku te perjashtohet ky njeri i pa denje ,dhe nuk na duhet me nuk perfaqson asnje njeri nga ne . faleminderit per veprimin qe ke bere na dole per zot

      1. kaposhi says:

        vetem shpellar i shekullit te 15 e meriton qe ti thuash keti njeriu te pa gdhendur dhe jo si i thoni parlamentar ish kryeminister opo dhe ndonje epitet tjeter nuk i meriton

    3. Emigranti Itali says:

      Plaku i deshtuar duhet te largohet nga parlamenti jo vetem 10 dite, por si minimumi 100 dite.

      S’do t’ja falim kurre Saliut!

      KY SUPER SHKRIM MERITON NJE FALENDERIM NGA GJITHE FEMRAT SHQIPTARE

    4. gertjan says:

      Shkrim i goditur.Nje menyre perfekte per te dënuar fjalorin e ulet te nje te lajthituri.

    5. Vjolanda Bazo says:

      flm,Florian,se dhe une sdo tja fal kurre kete fyerje qe as dheu nuk e tret.Ai duhet te zhduket e te mos na ndyje me vendin.

    6. eni says:

      nuk I ka thene berisha ato fjale,ai thjesht I perseriti…

    7. Pushkin says:

      Berisha vetem sa perseriti ate qe Rama u ka thene atyre dy zonjave

  2. myslim coka says:

    turp kush na ka drejtuar keto 20 vjet.vendi eshte marre peng nga injorantet. medjat meshtin . analistet lehin atje ku hane…

    1. Sirena says:

      paska dhe meshkuj te hajrit ne kete bote.. Me vjen mire, faleminderit per dashurine

  3. late nam says:

    aaaa ore ti qe ke moter ky e ka fajin se perseriti ate qe ka thene Rama? po Rama ne Norvegji tha qe ne nuk kemi prostitucion por kemi prostituta? Apo kur vjen puna per Ramen ske moter ti

    1. Po,Po says:

      Ti je vetem nje copez e felliqesise se PD-se dhe krereve te saj,qe ben avokaturen e nje shpellari,qe edhe pse ka paguar me vite shteti per ta shkolluar dhe per dy dekada rri ne qender te politikes shqiptare,asnje here nuk tregoi qofte dhe minimumin e qytearise.Jane pikerisht kjo kategori njerezish qe i vene pas dhe behen vegla qorre te tij.Jini turpi i ketij vendi dhe po lini vendin me nam,..or “late nam”.

  4. xhonson says:

    Nuk mjafton vetem konstatimi per ate POSHTERSI TE MADHE te fundit,qe ka bere ky njeri me emrin e NDYRE:SALI BERISHA!!!
    Ai duhet te vizitohet urgjentisht me FORCE dhe ne se nuk del i CMENDUR ai duhet te dale para gjyqit!!!
    Te shikohet amendimi i Kushtetutes per raste te tilla,qe deputetit duhet t’i hiqet mandati pergjithmone!!!
    Keshille per Ilir Meten:
    -Edhe ti je bashkefajtor me Berishen,qe ndonese si SKUTH e le kete LLAPAQEN te BALTOSE sallen e Kuvendit sikur te ishte SHTEPI PUBLIKE!!!

  5. top bardo says:

    per mendimin tim fain eka ilir meta qe ja kref bishtin dhe zgerdhihet me fjalorin e tij. ai mekete fjalor qe ka perdorur sot duhej te ishte perjashtuar nga kuvendi njeri pa cipe tamam plak i kalbur dhe i qelbur qe kundermon gjithwe dynjan. e gjithe opozita jane ber si qen te terbuar se po u prishen pazaret e droges.TURP TURP PER KETE OPOZIT QE KA SHQIPERIA. TURP I BOTES.

  6. keno says:

    kam pare shume shkrime te tuajat zoteri dhe jam shume kurioz te shikoj dhe te tjera dhe jam shume dakort me tere fjalet qe ke thene ne kete shkrim !! asnje sduhet falur !! #tirrespektojmvajzat

  7. ERI says:

    Bravoooo… Komplimente per shkrimin dhe menyren se si e ke shkruar… Shume e sakte , ai person meriton qe te gjithe Shqiptaret ta shpallin person “NON GRATA”

  8. Ilirjan says:

    Ndeshkimi apo Drejtesia ndaj ketij shqipfolesi duhet te marre permasen e duhur: Parlamenti duhet ta zboje pergjithmone kete person, dhe jane ne dispozicion te ketij veprimi te gjitha arsyet ligjore se bashku me ato morale dhe shpirterore, per shumicen e shqiptareve: Po e perseris, Ai duhet zbuar nje here e mire nga Parlamenti i shqiptareve, duhet te vendoset ne vendin e merituar Morali i neperkembur i Shqiperise, i Qytetareve te saj.

  9. Pbaj says:

    Shume mire ! Faleminderit! Po ku eshte ajo shoqeria civile e famshme shqiptare qe kakaris vetem kur ka nevoje ky i cmendur?

  10. zhaku pamposhtur says:

    Nuk eshte hera e pare !Pse duhet lene kaq gjate ky person qe fyhen pa pushim njerez ,femrat sidomos ! Ky person qe vite me radhe shkaterroi,rrenoi kete vend ky pa pik problemi fyen ne ate menyre te neveritshem ,por dhe duke lenduar shuma vajza ,shume motra ,shume nena ..Kur do te reagoni ? KUR DO TA NDESHKONI ? kETU ne EUROPE NJE FYERJE JE I DETYRUAR TE DALESH NE INSTANCAT GJYGJESORE …FYERJET DENOHET ME SHUME SE SA AI QE KAPET ME VJEDHJE USHQIMESH ,TE PAKTEN KETU NE FRANCE… KY HAJDARI DHE KA VJEDHUR POPULLIN DHE FYEN DHE PERSERI DO FYEJ …DO TE KETE NDONJE DENIM NDONJEHERE KY NJERI ?

  11. joli says:

    e gjetur. Do thoja se keshtu duhet ta shkruajme te gjithe ne mendjen tone.. ta ndajme me njeri tjetrin mendimin

  12. Cibuku says:

    Dhjeracaku tashme ka nise te perbeje rrezik social, ndaj duhen marre masa per tu perballuar.

  13. lufter says:

    Artikull me vlere ne pergjigje te nje shpifjeje te bere nga sali Berisha ky genjeshtar e mashtrues qe do te ngelet i tille deri sa te shporret nga kjo bote.Saliu eshte njeri pa asnje vlere spse keshtu ka qene qe ne mengjese dhe keshtu do te vdese.Per cdo gje te bere ne shqiperi keto 23 vjete nga saliu ka qene qartesishte kunder shqiperise,kjo eshte asolutishte e padiskutueshme.Disa here i vuri flaken shqiperise deri sa e shkaterroi me themel dhe dy heret qe e dorezoi ishte katandisur shqiperia nje germadh.Ne krye te droges eshte sali Berisha me klanin e tij prandaj po ulurijne si qente kundrejt Henes.Kapua i Mahmutit,Alikos e te tjerve ne Lazarat e kudo eshte padiskutim Sali Berisha,per kete ai eshter cmendur e do te cmendet perfundimisht,ai eshte egersuar dhe kujdese se kafshone me kriminelet qe i ka verselitur me kujdese gjate 23 vjeteve.Saliu duhet trajtuar me keq se bashkpunetoret e tij te Lazaratit pasi mbi te rendojne veprime kriminale shume te renda qe i di mbare vendi. Prokuroria e tredhur duhet te beje perpjekje, ndoshta nuk eshte kestrejtur perfundimishte.Po grate e organizuara ne parlament pse nuk reaguan per ofendimin e rende qe i beri nje femre i fandaksuri sali?

  14. DINI says:

    TE LUMTE PENA DHE ZEMRA OR DJAL…………….!!!!!

  15. arvaniti says:

    Tmersisht i pa kultivuar.Teper rural, mjere ne cfar mentaliteti dhe menyre sjellie solli ky njeri dhe tmerohesh kur shikon se si mediokrit dhe njerzit pa vlera e rethojne dhe nuk turperohen per ate qe bejne

  16. Bonna says:

    UNE NUK GJEJ DOT FJALE PER TE KOMENTUAR…UNE SI FEMER TE FALENDEROJ PER KTE SHKRIM QE ESHTE ME I VERTETI……TE LUMTE….

  17. Treviso says:

    Non grada duhet shpallur komplet opozita. Pse? Pasi u dha vendimi i kryesise se Parlamentit per ndalimin e plehut, qe te mos hyje 10 dit ne salle, ato e mbeshteten duke bojkotuar parlamentin. Domethane, keshtu jane te gjithe deputetet e P.D.

  18. Zhaneta says:

    Saliu ka rrjedhur dhe duhet lidhur me zinxhir e te shpihet ne psikiatri.. K0ka e trashe e tij nuk mer vesh as me te folur as me te shkruajtur.. Nuk eshte hera e pare qe perdor kete gjuhe ne parlament .. po fajtore kryesore jane dhe ata qe qeshin dhe e ndjekin pas duke e vleresuar si trim te madh … turpi i PD dhe i gjith shqipetareve…

  19. drejtesia says:

    Mendoj se tani ,uke e ditur se Saliu ka dale nga binaret, pervers po kthehet shtypi dhe RTV qe i publikojne. Nuk mund te publikohen te gjitha perversitetet e nje perversi

  20. Martin says:

    Flogert te lumte per shkrimin.E di qe e ke shkruar per pese minuta edhe pse eshte nje shkrim i Madh se personazhi te cilin ke marre flet vete.Vetem me nje gje nuk jam dakord me ju kur thoni I kapi ne Pabesi, jo nuk i ka kapur ne pabesi edhe pse Saliu eshte i pabese, por e enjtja ne parlament dihet se eshte nje dite e ndotur prej tij, kete e paralajmeronte edhe Muc Nano dje ne shkrimin e tij.nje cerek shekulli eshte i njejti fjalor i ndyre kriminal, por nuk e kuptoj cfare pret prokuroria kur cdo gje e ka me ze dhe figure.Non grada Sali Bisha!

  21. Arjana says:

    U ndjeva vertete e indinjuar dhe e keqardhur per ate fjalor te ndyre qe perdori ai kafsha ne parlament! Bashkohem me indinjaten e te gjitha femrave shqiptare qe pane sot per te mijten here ate prostitute mashkull, te perdori ate fjalor qe mbase eshte i denje per gruan, vajzen , mbesat e tij. Te urrej Sali Berisha!

  22. timi says:

    Jam shume dakort te shoallet person non grata per Shqiperine…ky djall i zi, ky kriminel, ky vrases, ky hajdut, ky i korruptuar, ky idiot qe shkaterroi vendin duke vjedhur, vrare e shkaterruar ambjent e urbanistike…ky kriminel ky eshte kurva me e papare ne historine e ketij vendi…vdis da me oare or dotezi…

  23. Zhironi says:

    Bravo Flogert duke dhjere ke shkruajtur qe je shtrenguar kaq shume.?

  24. Florenca says:

    Nuk dua te di cfar ndodh mes tyre ,nuk me itereson aspak ,me itereson sjellja ,fraza ,menyra e komunikimit shprhja e ndertuar ne baze te argumentave per te ndrequr nje gabim per ti sherbyer me mire bashke qytetarve qe presin te shikojne ne kuvendin e tyre diskutimin per te ardhmen e vendit ,per mirqenien sociale ,per edukimin shoqeror ,civil e gjithshka tjeter qe duhet ti sherbej qytetrimit te shtetasve te ketij vendi .Edhe une nuk e fal kete skene te shemtuar qe na zverdh dhe na skuq fytyren dhe na ben te kafshojme buzen e te mos jemi krenare per ato cka degjojme .

  25. anna says:

    Po mire more komentues…po kur rama ja tha zonjushes ne fjale,ne nje tavoline me aq shume njerez vetem e vetem sepse kishte ftuar adi krasten ne nje darke…po i gjithe fjalori qe ka perdorur vete kryeministri,nuk u dashka ndeshkuar. Une jam totalisht kunder asaj qe shprehu berisha,per faktin qe si parlamentar duhet te jete me i matur dhe me i pergjegjshem ne ato qe thote pooor…ai thjesht ciiitoi ate qe na drejton. Behuni pak me realist.

    1. Tefta says:

      @Ana, thuaji Krastes Ta aprovoje kete. Te dalin ta pranojne ata qe kane qene te pranishem. Pse merreni me shpifje. Besoni nje shpifje e sdoni te besoni ate qe pate dje me sy. Turp e skeni? O popull hajvan. Saliu shau dje kedo prej nesh. Nderkohe qe shpifte qe keto I paskerka thene Rama. Turp ne I paste thene dhe Rama, por kete se dime.

  26. Rebeli says:

    Te çmendur po behemi ne qe meremi akoma me Sali Bishin.Léreni te vetmuar ne çmendurine e tij.Vendi i tij duhet te ishte Elbasani dhe jo parlamenti ku vjell vrerin e tij.Per fat te keq Shqiperia ka shume si ky.

  27. ari says:

    sali berish torpi i kombit shqiptare.

  28. Laver says:

    Saliu vazhdon masakrat serbe ndaj grave shqiptare, per t’i prekur shqiptaret aty ku u dhembe me shume, ne nderin dhe dinjitetin e vajzes,gruas dhe nenes shqiptare. Ai nuk do te pushoje se vepruari keshtu derisa t’i hiqet mikrofoni nga dora. Ka ende shume “pune” per te bere. Shefat e tij nuk e lene rehat deri sa t’i dal shpirti.

  29. Pipi says:

    Te lumte pena, z. Flogert. Por, si nuk reaguan femrat e “ndershme” qe ka plaku i rrjedhur ne partine e vet? Kjo me beri te cuditem shume. Apo, ky eshte edhe morali i tyre?

  30. selmani says:

    fjale me vend, te lumte njajo dore e ajo mendje or ti Zotni se bash bukur e ke qendise.

  31. alsasa says:

    Me falni Po desha te dij c’fare ka then saliu? Nuk ndodhem ne shqiperi .faleminderit.te pakten tani saliu rri ne parlament e nuk na turperon neper bot .

  32. mushkonja dhe ngjala says:

    ju paska qire jo rama nenen juve por stalini-rama po ju quane prostitit dhe ky gazetari i thot jam.ta paska rras jo ngjalen si meta rames por karin gojeso muqa i prostitutes negjmije,enveri ju vriste ju Enver,ju burgoste ju Enver,ju internonte ju Enver,ju linte pa buk ju Enver -o kelysh staline e qelbesira negjmije cila nene ju lindi qe duroni nje rrot k,shizofren qe me viagra mbane jo karin por bythen quar,e qe ju ben leter higjenike grat,dhe kurva e prostituta ju quan motra e nena-.nga cili mut dolet ju rilindas te qelbesirave te bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje