Në krah të Saimirit!!!

17 Qershor 2014, 20:16Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Çdo shqiptar i mirë, që di, njeh, dëshiron vizën ndarëse ndërmjet të mirës dhe të keqes, sot ështe në krah të Policisë së Shtetit.

Çdo shqiptar i mirë, që nëna i ka mësuar ç’është e mira, e keqja, e ligjshmja dhe kriminalja, sot është me sy e shpresë drejt asaj komune të Shqipërisë, që antishteti i mëparshëm i dha imunitet absolut kriminal.

I dha një imunitet të tillë, që nuk ish në interes të banorëve realë të asaj zone, por ish në favor të baronëve të narkotrafikut, që gjumin e bënin në Tiranë.

Banorët e asaj zone, në pjesën më të madhe të tyre ishin thjesht argatë, bujkrobër hashashi të mirëpaguar, ata ishin njëfarësoj viktima të firmave piramidale, që nën hyqmin e zullumqarit me zarar të përhershëm, Sali Berisha, tashmë pastronin dhe pasuronin paratë e drogës.

Sofizmat dhe fjalët sot do ishin të tepërta, unë di vetëm kaq:

Sot jam në krah të Saimir Tahirit, dhe do jem çdo ditë perëndie që ai do shtyjë me forcën e ligjit vizën ndarëse në favor të së mirës, që fatkeqësisht kish kohë që kish humbur terren.

Sot jam në krah të Saimirit, sot jam në krah të vetes time.

30 komente në “Në krah të Saimirit!!!”

  1. - homeri- says:

    – bravo gjikondi , je nje shqiptare e perkryer dhe nje gazetare qe te hijeshon integriteti dhe fjala

    1. reformer says:

      E vleresoj integritetin e Zonjes Gjikondi. Ka pasur guximin dhe kurajon te kritikoje, por une besoj se duhet nje koherence dhe nje kuraje akoma me e madhe per te thene nje fjale te mire kur i kritikuari e meriton.

      Ata qe e shajne jane thjesht te njeanshem dhe te pandershem. Te pandershem ne gjykimin e tyre, sepse eshte evidente se te gjithe mendojne njesoj me Zonjen Gjikondi. Ajo vetem ka bere edhe nje hap perpara, duke e bere qendrimin e saj publik. Kjo s’ka asnje lidhje me naivitetin, te qenit i shitur apo servil. Tregon vetem kurajo per te qene ne anen e se mires, se drejtes dhe te vertetes ne cdo kohe dhe ne cdo rrethane.

  2. Devolliu says:

    Sajmiri është një djalë i pastër si kristali.
    Le të lehin Sali Krimineli sëbashku me ristanërat, mulërat, bumçërat palokërat e tërë banditët e Saliut të shpellave.

  3. veron dibra says:

    Te pergezoj nga pozicioni i nje bashkeshtetasi.

  4. miri says:

    Bravo Gjikond. Bravo.

  5. realisti says:

    Te gjithe me ata djeme qe po luftojne me krimin

  6. fllad says:

    Si gjithmone ne anen e duhur, edhe kur luftohej kunder armeve kimike. Te lumte moj vajze, je GAZETARE.

    1. adi says:

      Armeve kimike?Hahahahaahahaahahaa………………fllad- ajo krah per krah me kellirat e Saliut dhe ti me thua ne anen e duhur?Shko ore qiu ti bashke me kete bushter, pa identitet.

  7. Ela says:

    Do ishim te lumtur te ishte keshtu…por kurre nuk mendoja qe qenke kaq naive,ose je e shitur kembe e koke qe thua budallalleqe,kur kriminelin dhe bosin e lazaratit e ke ne krye te parlamentit.per kete prit dhe pak,e do kthehesh dhe ti nga “lufta” si rru-qeth.me zhgenjeve,te dija te mencur,por ??????

  8. Lulja says:

    Ky patetizem i kesaj gjikondes te ben per te vjelle. shqiperia nuk eshte ketu ku eshte nga lazarati, por nga politikanet hajdute. turp per keto klithma histerike

  9. Ela says:

    na i cpifi…bene si heroine,ne fillim me pelqente,tani me doli dhe injorante…dhe ne duam qe kjo qeveri te bej me te miren,por me kriminelet qe ka brenda ne qeveri,eshte injorance te besosh prallave te tyre.Ik o Gjkondi se te doli boja dhe ty tashme.

  10. leonidha says:

    Gjikondi konseguente e te vertetes dhe se drejtes. Mos e vrit cthote Lulja.

    1. kirurg says:

      Lulja ose El(ulj)a ?

  11. bardha says:

    O shqiptare jeni marrosur . I lumte zonjes e ka thene dhe per mua. Te lypset Berisha, Meta dhemafia e tyre.

  12. Gatja says:

    Lulushet ju sulen Brizides haaaa.

  13. Majakovski says:

    Zonja Gjikondi ka personalitet. Ajo eshte e hidhur kur qeveria nuk punon mire dhe vleresuese kur ajo punon. Flm per gjykimin objekyiv.

    1. adi says:

      Majakovski! Ajo eshte e hidhur kur kur qeveria nuk punon apo kur qeveria nuk i jep karrike per deputete?Ajo eshte nje kellire e ndyre, interesohu dhe do marresh vesh se kush eshte ne vertete ajo qelbesire.

  14. mucostepa says:

    Ela pranoje ketu se je thjeshte nje zonjushe e plakur…

  15. Teuta says:

    Bravo Gjikondi per mbeshtetjen qe ti dhe te tjeret po i japin Rames, Tahirit e Policise. Pra paska kush mendon per kete popull, Edhe un e e mbeshtes plotesisht kete veprim

  16. Skela says:

    Te lumte Gjikondi. Ju jeni gazetare me shpirt dhe talent.Ju nuk e dridhni muhabetin (si dikush ne kete gazete qe shkruan budallalleqe pa kuptim)por e godisni drejt ne balle. Ti je trime dhe per cka shkruan ke respektin e e popullit te ndershem.

    Te pershendes me respekt

    Skela

    1. ----------- says:

      Ti “Skela” mbeshtet internacionalen e TRETE komuniste…je koke bosh

      1. Skela says:

        Cfar shikon komuniste ketu ti deficent?

    2. adi says:

      Skela! E njeh mire kete gazetaruce te ndyre, qe e ka dredh me shume se politikanet per te patur nje post??????????????????

  17. Gjonoshati says:

    E nderuar z. Gjikondi, nisma e juaj për t’i dale në krah Ministrit e suksesshëm Saimir Tahiri është për t’u lavdëruar për momentin, por të gjithë ne e dime se ky minister I RILINDJES si dhe të gjithë të tjerët kanë mbështetjen e një milionë votuesve që me votën e tyre u dhanë besim e force për ta rilindur me të vërtetë Shqipërinë tone. Ndjekim me mendje dhe zemër aksionin e suksesshëm në Lazarat dhe u gëzohemi arritjeve të policisë. Atyre që e mbollën këtë paudhësi në këtë fshat tani u plasi bomba në dorë por do u plasin edhe sytë e nuk do dine nga të shkojnë kur drejtësia të thotë me guxim fjalën e saj të pa ndikuar nga sharlatanët që thyen qafën më 23 qershor.

  18. Genci says:

    Gjonoshati fodullekun dhe idiotesite me 1 milion vota shko tregoja Metes po ta mbajti qe i puthet kembet dhe pse esht mafioz. Kjo mosmirnjohje ju ka thyer qafen perhere. Jeni deri ne fyt me intriga dhe ben si ideolog. Bravo o Gjikond se je vetmja qe dole e fole qarte leri servilat

  19. pellazg 100% says:

    Big Like @Gjikondi.
    Keshtu ndodh kur shteti vendos te jete ne anen e se mires.
    Lazarati i mul lo..s dhe edi palo..s bie per 24 ore.

  20. Genci says:

    Gjonoshati cinik dhe genjeshtar, bej duva Metes mjaft rrejte me 1 milion vota. Bravo Brizilda

  21. Eni Zhoga says:

    Bravo gazetare dinjitoze dhe trime,te mbeshtesim te gjithe bashke qeverine Rama ,ministrin Tahiri dhe gjithe djemte sypatrembur te policise se shtetit,djemte e nenave qe po perballojne me vendosmeri betejen me krimin dhe kriminelet ne Lazarat.
    Bravo edhe pse po veprojne me shume kujdes te ruajne nga plumbat e krimineleve popullin e pafajshem te fshatit Lazarat!
    Ju themi ketyre trimave te policise qe ju duam fort dhe ju faleminderit sepse meritojme si shqiptare nje fytyre te re europiane dhe jo te identifikohemi me Lazaratin nga droga por nga shume gjera te tjera te mira qe tja tregojme botes mbare .

  22. desari says:

    Bravo gjithe trupave qe moren pjese ne kete operacion te veshtire. Barvo organizatoreve te operacionit, qe po bejne ç’eshte e mundur qe ai te realizohet me sa me pak demtime ne njerez. Mbeshtesim ç’do hap qe do te beje shteti per vendosjen e autoritetit te ligjit. Tani shteti duhet te mendoje te orientoje zhvillimin e Lazaratit. Futja ne rrjedhen normale te zhvillimit te asaj zone duhet te jete sfida e radhes. Te pershendes zonja Gjikondi, me pak fjele keni thene shume.

  23. almac says:

    Brovo te gjithe per te miren e vendit qe ja kishin ulur koken dhe populli i ndershem nuk po mernin dot fryme lirishte. Por do marim me fryme lirisht sic po pastrojne Lazaratin nga droga duhet me radhe te pastrojne dhe drejetesine nga te korruptuarit atehere tere shqiperia do mari fryme lirisht dhe shteti fillon te funsionoje normalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje