Mësime nga Ronald Reagani, mbi Putinin

12 Qershor 2014, 20:54Blog TEMA

Nga Ken Adelman

Ky muaj shënon 10-vjetorin e vdekjes së Ronald Reaganit, dhe gjatë kësaj kohe bota ka mësuar shumë më tepër gjëra – kryesisht përmes dokumentave të deklasifikuar – për mënyrën se si presidenti i 40-të i SHBA e përballoi rrezikun sovjetik. Nën udhëheqjen e duhur, ata mësime mund të ndihmojnë SHBA të përballojnë me më shumë sukses Rusinë gjithnjë e më luftënxitëse të Vladimir Putinit.

Së pari është nevoja për të zhvilluar një pikëpamje koherente për botën, si dhe një strategji afatgjatë. Rrugës për në Detroit, ku po shkonte të pranonte kandidimin për republikanët në vitin 1980, Reagani u pyet prej këshilltarit Stuart Spencer: “Përse po e bën këtë, Ron? Përse do që të bëhesh president?” Reagani u përgjigj: “Për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë”. Pak vite më herët, ai kishte përshkruar një formulë të thjeshtë për ta bërë të ndodhë: “Ne fitojmë, ata humbasin”.

Si drejtor i programit të kontrollit të armëve nga 1983 deri në 1987, kam parë me sytë e mi se sa shumë e pa u lodhur punoi Reagani për ta realizuar. Gjatë samitit për armët bërthamore në Rejkjavik, Islandë në tetor 1986, Mikhail Gorbachevi iu ankua Reaganit – më shumë se dhjetë herë në fakt, gjatë më shumë se dhjetë orëve negociata – se rusët po bënin gjithfarësoj lëshimesh, ndërkohë që Reagani nuk po bënte asnjë. Dokumentat e deklasifikuar që nga koha e vdekjes së Reaganit tregojnë që, të paktën në këtë pikë Gorbachevi kishte të drejtë.

Reagani përballej me një kundërshtar më të fortë se sa ai me të cilin përballet Obama sot. Ushtria e Rusisë sot është sa një e katërta e ushtrisë sovjetike në vitet 1980, dhe arsenali i saj bërthamor sa një e pesta. Ekonomia e Rusisë sot është pothuajse sa ajo e Italisë, dhe regjimit të Putinit, ndërkohë që ushqen nacionalizmin në vend, i mungon një ideologji si Marksizmi që mund të joshë intelektualët dhe tiranët jashtë vendit të tij. Presidenti Putin po punon pa një rrjet.

Megjithatë, agjenda aktuale e Amerikës nuk është aq ambicioze sa ishte ajo e Reaganit, që kërkonte fundin e Luftës së Ftohtë. Eshtë e vështirë të imagjinosh presidentin Obama, që merr një qëndrim “ne fitojmë, ata humbasin”, për pikat e nxehta si Ukraina apo Siria. Kjo administratë duket se do të ishte e kënaqur edhe me një barazim.

Së dyti, Reagani ndërmori hapa specifikë për të ndjekur strategjinë e tij. Ai i parashtroi këto qartë në Rejkjavik. Doktrina e tij “paqe përmes forcës” dhe forcimi i ushtrisë së SHBA – përfshirë Nismën e Mbrojtjes Strategjike që kundërshtarët politikë e quajtën Lufta e Yjeve – e tërboi homologun e tij rus. Presidenti Reagan e tha publikisht, dhe Presidenti Gorbachev e pranoi privatisht, se Bashkimi Sovjetik nuk mund të konkuronte me forcimin që po i bënte ushtrisë SHBA.

Në të njëjtën kohë, Reagani lançoi “luftën e ideve” që synonte të delegjitimonte sistemin sovjetik. “Perandoria e të keqes”, siç e quajti ai, ishte “fokusi i të keqes në botën moderne”, me një ideologji që do të përfundonte “në hirin e historisë”.

Ndoshta më shpëton diçka, por sot nisma të tilla mungojnë. Në vend të veprimeve të guximshëm, ka reagime të ngatërruar. “Vija të kuqe” që hiqen për tiranë si Putini apo Assadi, nisin të zbehen e më pas bëhen të gjelbëra. Paralajmërimet e vendosur shndërrohen në kollitje prej sikletit.

Në vend të godasë Moskën atje ku është më e dobët – siç bëri Reagani me forcimin e ushtrisë dhe sulmin intelektual ndaj komunizmit – tani ka vetëm përpjekje të vogla për të shfrytëzuar dobësinë energjetike të Rusisë. Memoja në lidhje me vendimin për gazjellësin Keystone XL nxjerr zbuluar të gjithë dokumentat që presin në kutinë postare të Zyrës Ovale.

Së treti, Reagani tregoi kurajë. Pothuajse 28 vjet më vonë, është mbresëlënëse të kujtosh sa i palëkundur u tregua ai në Rejkjavik. Ai hapi diskutimin më intensiv të superfuqive në histori duke thënë se “ndërkohë që secila palë nuk kishte besim tek tjetra”, nga ana tjetër ato nuk ishin njësoj fajtore – Amerika ishte në anën e duhur. Ai lëvdoi lirinë dhe dënoi sistemet që e shtypin. “Nëse dikush ju kritikon”, i tha ai homologut të shastisur, “ai shkon në burg”.

Dokumentat e deklasifikuar na ndihmojnë të vendosim veshin prapa derës së drunjtë të Hofdi House, ku u takuan dy udhëheqësit. Kur Gorbachevi kërkon që SHBA të heqë dorë nga Nisma e Mbrojtjes Strategjike, në këmbim të shkurtimeve të thellë bërthamorë, Reagani përgjigjet: “I kam premtuar popullit amerikan që nuk do të heq dorë nga Nisma”. Kur udhëheqësi rus thotë se e konsideron këtë Nismë një rrezik vdekjeprurës, Reagani përgjigjet: “Nisma për Mbrojtjen Strategjike është shansi më i madh për paqen në shekullin 20-të”.

Kur Presidenti Gorbachev bën përpjekjen e fundit në seancën e fundit në Rejkjavik, Reagani mbahet fort. “Ndonëse i donte shumë ata shkurtime në armët bërthamore të BS, ai nuk është gati të dorëzohet para kërkesës së sovjetikëve. “A është ky pozicioni yt përfundimtar”, e pyet Gorbachevi. “Që nuk ia dorëzon dot laboratorit punën e Nismës për Mbrojtjen Strategjike?”

“Po”, përgjigjet presidenti amerikan. “Duhen bërë disa kërkime në fazën laboratorike”, vazhdon ai, “por më pas duhet të dalësh jashtë e të provosh atë që është bërë në laborator”.

Kur lideri rus përpiqet sërish, Reagani ia pret: “Nuk mund të dorëzohem”.

“Kjo është fjala jote e fundit?” Reagani përgjigjet: “Po”.

Me qindra gazetarë që presin në oborrin e Hofdi House, dhe me botën mbarë që priste fjalët e një ujdie që nuk u arrit, Reagani tregoi se ndërkohë që ishte i gatshëm të ulej me rusët, ai ishte gjithashtu i gatshëm të qëndronte i palëkundur përballë tyre.

Ajo shfaqje force e shpërbleu me firmosjen e marrëveshjes më gjithëpërfshirëse të historisë për reduktimin e armëve bërthamore, në vitin 1987. Por shpërblimi më i madh erdhi në vitin 1991 – vetëm pesë vite pas samitit të Rejkjavikut – me kolapsin e Bashkimit Sovjetik dhe fundin e Luftës së Ftohtë, pikërisht sipas kushteve të Reaganit: Ne fituam, ata humbën.

Pershtatur ne shqip nga bota.al

13 komente në “Mësime nga Ronald Reagani, mbi Putinin”

  1. spetsnaz says:

    Mire, fitoni dhe Irak – me llogjiken e Reganit. Cfare bastardimi mediatik. Fatkeqsi nje gazete-online me kaq shikues ti bej share nje artikulli infantil si ky.

    Dhe mos na hapni barkun. V.Putin nuk eshte nje felliqsire burokrati si Gorbacovi.

    Bota ka evoluar o idoter. Nuk e mban monopolin e asaj qe eshte e drejte dhe e dobishme per njerezimin nje shtet.

    Jeni komplet ne mentalitetin e Luftes se Ftohte, ku sot ne boten e Internetit i paraisni njerzve vetem cfare thote njera pale per nje konflikt dhe asnje grimce informacioni nga pala tjter.

    Kuptoni qe ka nje arsye sot qe kanali mediatik nderkombetar me rritjen me te larte te audinces sot eshte Russia Today. Ose vazhdoni me CNN mos i gjeni per here te dyte tani armet kimike te Sadamit ?

    1. Taqua says:

      Irakun e acaruat ju ore hale Ruse, ne kunderpeshe ndaj Ukraines. Ju jeni financuesit me te madh te terrorit dhe grupeve perdhunuese paramilitare ne bote. Keni eksperience, por beni rrumpalle sa eshte proSllavi Obama ne krye se me kete ritem kur te vije nje President me kurrikul ushtarake jo komuniste te kuqe si Obama keni per ta pare bythen e vicit.

      1. spetsnaz says:

        Cfare thua o rrot injoranti? A ke lexuar njehre ndonje gje?

    2. demokrat says:

      Rusia Today eshte bere zeri i se vertettes, PRAVDA, per popujt liridashes te Bjellorusise, Rusise, fashisto-islamistet e Kadirovit dhe te nazis-islamistet e Khomeneit, dhe padyshim per demokratin Asad dhe mbeshtetesit e tij paqesor ne Siri dhe Liban. Por nje hap me para se RT, ti si propogandist i shqyer i NASHI duhet te kishe vene ANNA, bijezen e FSB me gazetaret e saj te dypunesuar.Tmerr, sesi nje shqipfoles te jete ne krahun e barbareve,xhahili Enver e pastroi faren tuaj, me te thatin u dogj dhe i njomi, por si dukesh ti do jesh fare hithri.

  2. Bodigardi i Temës says:

    Ky pensionist i majmur në kulisat e Pentagonit, është “në botën e tij” dhe na flet broçkulla, që as vetë s’i beson… por ndjek moton e vjetër “gënje, gënje, se diçka do mbetet…” Jam me parafolësin, që “TEMA”, nuk duhet të “serviloset” kaq shumë… Vërtet “na çliruan”, por për hesap të tyrin dhe jo tonin…!

    1. Taqua says:

      Folen bllokqenet.

  3. gjini says:

    Ronald Regan Nji nga Presidentet ma te Medhaj te USA.I perjetshem kjofte Kujtimi i TIJ.

  4. al says:

    Ato veprime qe kryente kaubojsi reganne ate kohe nuk krahasohen kurre me momentin e tanishem.perball ai nuk kishte thjesht gorbacovin por nje njeri qe sot nuk ka pothuajse popullaritet fare ne ish bashkimin sovjetik.ai nuk ishte lider por thjesht nje vegel e amerikes per te kapitulluar bashkimin sovjetk dhe per kete mori cmimin nobel.sot kohet kane ndryshuar ,dhe presidenti demokrat obame qe as nuk krahasohet me reganin,duke qendruar shume lart,ka perballjo thjesht nje rusi por nje organizem te fuqishem ekonomik dhe ushtarak qe quhet briks(rusia,india,kina,brazili dhe afrika e jugut.keto sot jane potenca ekonomike dhe ushtarake me e madhe ne bote.amerika ka probleme te medha ekonomike qe obama i trashegoi nga shkaterruesi i ekonomise amerikane ,republikani bush,papunesia eshte e madhe dhe partneret europiane lkane problemet tyre.sot do ishte me e udhes qe amerikanet duke pare blloqet gjeostrategjike i takonte mos te krijonin konflikt me ruset por te uleshin ne bisedime.rusia po fuqizohet shume si ekonomi ashtu dhe si ushtri,plus putini nepermjetolitikes se tijnacionaliste,po motivon nje opinion patriotik kudo ku ndodhen ruset,pra ai nuk eshte gorbacovi por nje lider shume iveshtire per tu perballur,mos harrojme profesionin e tij si person i sherbimeve sekrete te ish brss.sot obama duhet te ndjeki tjeter taktike dhe jo agresive.

  5. elinor says:

    Ja ku doli edhe bethuci specnac qe e mbron atin e tij shpirteror Putin me fort se c’e mbron skypioni saliun (qe eshte i njejti person, meqe ra fjala)!!
    Ik mor legen e mos na trego Rusine tende bastarde. Puthini kembet Obamaleshit se prej atij tutkun po beheni “trima” ju sot.

    1. spetsnaz says:

      o elinor o palle. Po te kam thene mere me Salen, se deri aty e ke nivelin. keto jane gjera qe e tejkalojne mikro-boten tende

  6. AP says:

    Zotni Ken Adelman !
    Nuk dua të polemizoj me tyj se , helbete , kush je ti e kush jam unë?! Por çuditem , se si një nëpunës i lartë i një shteti të lartë( të madh) qënka kaqë mjeran nga trutë.
    Janë pikërisht ky lloj nëpunësish që e kanë futur , jo njeherë Amerikën, në rrugë pa krye!
    Zotërinjtë Adelman- ër bëjnë mirë t’a degjojnë zërin e njerëzve të vegjël , të vëndeve të vegjël, se është zë i sinqertë:
    Rusia e sotme është më e fortë se Rusia cariste apo sovjetike, paçka se ka gjeografi më të vogel!
    Thellohu , mister Adelman dhe do ta kuptosh pse !!

  7. al says:

    Elionor mos i jep gojes shumese nuk jam ai qe mendon ti mor bastard dhe une nuk po te them qe te mbush mendjen ty mer karabush.ti nuk merr vesh ngaolitika po te flet bytha para mendjes.une nuk mbroj putunin por them realitetin dhe nuk kengel ti mer legen te me japesh mend mua.kris bythen dhe merru me njerez lapanjoz si puna jote.obama sot eshte nje lider qe pi e shpeton ameriken nga katastrofa qe krijuanrepublikanet e reganit dhe te bushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje