Eshtë ende e paqartë se si do të zgjidhet kriza e Ukrainës, por tashmë duket se një fitues të qartë e kemi: Kina. Të paktën kjo është ideja e shumë vëzhguesve rusë që takova javën e kaluar, kur ndodhesha në Moskë.
Përgjigja e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj deklaratave të europianëve për të reduktuar importet e gazit natyror nga Rusia, padyshim që ka qenë një faktor në udhëtimin e tij në Pekin si dhe firmosjen e një mega-marrëveshjeje, sipas të cilës Kina ka rënë dakord të blejë një sasi gazi rus me vlerë 400 miliardë dollarë, për një periudhë 30-vjeçare.
Por ndërkohë që Putini mendon se mbështetja e Kinës do ta ndihmojë të pengojë përpjekjet e Perëndimit për të parandaluar ridaljen e Rusisë në skenë si një fuqi e madhe, pikëpamja e vëzhguesve me të cilët fola nuk ishte kaq rozë.
Së pari, ata e interpretuan deklaratën se ajo çfarë Kina paguan për gazin rus “është një sekret tregtar”, si një shenjë të keqe për Moskën, duke supozuar që Putini mund të ketë qenë kaq i dëshpëruar për të arritur një marrëveshje, saqë Pekini e ka detyruar të pranojë një çmim shumë të ulët.
Më thanë gjithashtu se përfaqësues nga Kina kanë qenë tashmë në Moskë, për të ofruar një mbështetje të heshtur për Rusinë në lidhje me ngjarjet e Krimesë dhe Ukrainës (e heshtur sepse Pekini nuk dëshiron të mbështesë hapur ndarjen, një gjë që e kundërshton për Tibetin dhe Xinjiangun në territoret e tij). Dhe Pekini duket i përgatitur të investojë miliarda dollarë për të ndihmuar në riorientimin e ekonomisë ruse për eksportimin e naftës dhe produkteve të tjerë drejt Kinës.
Por Pekini po pret diçka nga Moska në këmbim: mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Kinës në mosmarrëveshjet e shumta që ajo ka me fqinjët e vet aziatikë. Problemi për Moskën është se, ndërkohë që lajmet për tensione mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pushtuar titujt e mediave, ngjitja dhe forcimi i Kinës duhet të jetë shqetësim jo vetëm për Perëndimin, por edhe për vetë Moskën.
Përse? Së pari, ekziston frika që, edhe në një kohë kur numri i rusëve që jetojnë në Siberi po bie, një prurje e imigrantëve kinezë në zonë rrezikon të sjellë një sundim de facto të kinezëve në këtë territor. Një tjetër rrezik për Moskën është se rritja e izolimit nga Perëndimi – dëbimi i saj nga G8 ishte vetëm një shembull – do ta lërë Rusinë gjithnjë e më të varur nga Kina jo vetëm për mbështetje diplomatike, por edhe në terma tregtarë. Rritja e varësisë nga Kina për eksportet e energjisë, për shembull, mund të bëjë që Rusia të jetë e detyruar të pranojë vetëm kushtet tregtarë që jep Pekini.
Në një këndvështrim më të gjerë, shumë vëzhgues rusë druhen se me këtë rritje dhe forcim të shpejtë, ka më pak gjasa që Kina ta shohë Moskën si të barabartën e saj, duke dëmtuar ndoshta jo vetëm krenarinë ruse, por edhe interesat e saj politikë dhe ekonomikë.
Megjithatë, pavarësisht se këto rezerva shprehen në ambiente të vegjël dhe privatisht, ka shumë pak debate publike për këtë çështje, që më thanë se është tabu në Rusi, sidomos mes zyrtarëve të lartë të qeverisë. Në të vërtetë, rritja e një hezitimi universal nga ana e zyrtarëve rusë, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me Kinën nuk ofron aspak garanci për akademikët që takova, përkundrazi ua shton atyre pesimizmin.
Thënë gjithë këto, analistët që takova nuk mendonin se Putini ka ndonjë afrimitet të veçantë me Kinën, dhe është e vështirë ta imagjinosh që të ketë qëllim të lejojë që Rusia të bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina. Kjo mund të jetë sepse ai i sheh si të përkohshëm tensionet aktualë në marëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe beson që pasi të jetë shpërndarë mjegulla në Ukrainë, Perëndimi do të kërkojë sërish përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, pasi të kuptojë se sa nevojë ka për bashkëpunimin e Moskës në çështje të rëndësishme.
Por a do të ndodhë vërtetë kështu? Kishte shumë skepticizëm mes atyre që fola në Moskë, sidomos për arsyen se, ndryshe nga kohët e Luftës së Ftohtë, Uashingtoni është më pak i aftë të formësojë një politikë të jashtme efektive, ndërkohë që europianët duken të paaftë fare për të formuluar një politikë.
Nëse kanë të drejtë, armiqësimi aktual i Rusisë me Perëndimin mund të forcohet dhe Moska mund të mos ketë zgjedhje tjetër, përveçse të mbështetet gjithnjë e më shumë tek Kina. Dhe ndjesia që pata në Moskë është se askush nuk mendon që mund të bëjë diçka për ta parandaluar këtë që të ndodhë.
*Mark N. Katz është profesor i qeverisjes dhe politikës në George Mason University, si dhe autor i librave të fundit: “Të largohesh pa humbur: Lufta kundër terrorizmit pas Irakut dhe Afganistanit/ Përshtatur në shqip nga bota.al
Civilet ruse po vriten nga bombardimet ne lindje te Ukraines, refugjate ruse po vershojne ne Rusi, ukraina ka humbur sovranitetin ne 1/4 e territorit dhe ka falimentuar ekonomikisht, EU dhe RUSIA po demtohen ekonomikisht nga klima e sanksioneve.
Tani, ne gjithe kete kaos qe ka shperthyer a na e thote ky profesori se cfare humbet SHBA, qe hiqet kaq e ‘interesuar’ per zgjidhjen ‘demokratike’ te konfliktit? Kurse burokratet sahanlepires te EU-se si gjithmone sa i futin gishtin qytetareve te vet.
Korporatat energjitike amerikane i kishin lidhur kontratat e para me ata qe sollen ne pushtet ne Kiev nderkohe vazhdon perqendrimi ushtarak i Natos (lexo-Shba) ne Evrope nen preteksin e kercenimit Rus. E kuptoni vete se ne cfare tipi varesie tjeter perkthehet varesia ushtarake – varesi politike dhe ekonomike.
po po, keshtu degjova dhe une
po po, keshtu degjova dhe une dje kur kalova fer bundestagut
ti qeke komsomol i vertete .
Te lumte .
Var edhe shallin e pionerit
Nese do te degjosh rroft denmokracia, liria e ja lumsha Natos shko ne Kosove (kalo dhe ne tropoje po deshe). Jane shume te mencur, meqe ra fjala ?
Jepi niher nje gjiro Shqiperise e Kosoves nga Veriu ne Jug e deri ne konispol. Do ta shohesh se nuk ka kurfar dallimi. I njejti nivel zhvillimi njerezor
Intervenimi indirect Amerikan ne Ukraine ka keto qellime:
1.Te ul zonen e influences Ruse dhe ta zgjeroje ate te aleateve Evropian (edhe Kina humb zone influence per shkak se aleat interesash ka Rusine)
2.Ti jep bashkimit evropian qasje ne nje mase te konsiderueshme fuqie puntore te lire (duke ulur avantazhin e Kines ne kete aspekt)
Une as qe e lexova kete artikull
ZGJOHUNI NGA GJUMI O NJEREZ.
BE-JA KA EDHE VETEM 10 VITE JETE.
KY SHEKULL ESHTE SHEKULLI I AZISE.
TURQIA ESHTE DERA E AZISE NE BALLKAN, DHE NE KEMI FATIN QE I KEMI TURQIT MIQ.
KUFOMAT QE ECIM MERREN AKOMA ME BE-NE
Sa mire,perralla dhe lavazh truri per njerezit vazhdojne…………..!
Kur njerezit e thjeshte te mesojne sekretet e numereologjise,astrologjise…teorite e Teslas te jene ne sherbim te njerezimit,ateher keto do te jene gjerat qe do te ndryshojne boten ne menyren me RADIKALE,te tjerat jen bla bla bla,bli bli bli,blu blu blu………….