Zari është hedhur

14 Qershor 2014, 19:25Blog TEMA

Nga Dush Gashi

 

Kur Kadri Veseli u shfaq para publikut të dielën e kaluar për të shpallur fitoren e PDK-së në garën elektorale, pasi që gjatë fushatës kishte qëndruar “i fshehur” e, sidomos, duke e ditur të kaluarën e tij në krye të një organizate ilegale, dukej sikur zgjedhjet nacionale po i fitonte dikush nga nëntoka.

Për fat të keq, përngjasimi nuk është vetëm mashtrim optik, sepse paralelisht me fushatën zgjedhore qenë bërë publike raportet e inteligjencës së NATO-s, sipas të cilave shumë nga kandidatët e kësaj partie, portretet e të cilëve na buzëqeshnin nga bilborde rrugëve të qytetit, një ditë fare lehtë mund të shihen edhe në fletëndjekjet policore.

Do të duhej të quhej paradoks fakti që një parti e tillë të fitojë të drejtën për të drejtuar një shtet, por, për fat të keq, kjo në rrethanat kosovare vetëm sa e konfirmon rregullin se një parti e këtij lloji mbahet në pushtet pasi që ka mbështetjen e sigurt të një pjese të popullatës me të cilën ka marrëdhënie klienteliste, dhe e cila e ka zaptuar shtetin dhe të gjitha potencialet e resurset shtetërore i ka vënë në shërbim të saj.

Paradoksin e vërtetë duhet kërkuar gjetiu, te veprimet e partive të opozitës, të cilat u sollën si në një shtet “normal”, duke harruar faktin se në një shtet të zaptuar prioritet mbi prioritete është kthimi i rendit demokratik. Ato pranuan garën e pabarabartë me medie publike të zaptuara nga partia në pushtet, lejuan që kryeministri ta shfrytëzojë buxhetin e shtetit si thesar partiak dhe, ç’është më e keqja, nuk u bënë bashkë. Sikur, për shembull, LDK-ja të hynte në koalicion parazgjedhor vetëm me një parti sado të vogël, pushteti i SHIK-ut tashmë do të ishte e kaluar.

Në qoftë se prioritetin e parë nuk ia arritën ta përcaktojnë partitë opozitare, këtë do të mund ta bënte elektorati i përcaktuar për opozitën, duke votuar për partinë opozitare e cila kishte gjasa të vërteta që ta rrëzojë pushtetin me nam të keq. As kjo nuk ndodhi, duke u bërë kështu një dëshmi e hidhur se, për fat të keq, jo se elektorati kosovar nuk është i zgjuar, por se edhe partitë tjera pak a shumë kanë marrëdhënie klienteliste me votuesit e tyre.

Tashmë këto janë të kaluara. Më në fund, duke kapur trenin e fundit, opozita u bë bashkë dhe, sipas asaj të Cezarit “zari u hodh” – kthim prapa s’ka. Ajo që po përpiqet të na e shesë profesori Arsim Bajrami, se presidentja e vendit mund ta caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë pa kufi herë nga partia e cila nuk do ta ketë shumicën në Parlament, vetëm sa e dëshmon se edhe ai, si njeri-institucion – siç do të mund të konsiderohej si ekspert i mirë i së drejtës kushtetuese, çfarë është apo pretendon të jetë – ka rënë në rrjetin e zaptuesve të institucioneve.

Partia në pushtet vërtet e ka mundësinë që ta çojë vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, por elita e saj do të duhej ta kishte të qartë se sa më shumë të këmbëngulin të mbesin në pushtet me çdo kusht, aq më shumë do të ngjajnë me pushtet diktatorial. Me këtë ata do ta rëndojnë gjendjen në vend, por duhet ta kenë të qartë se njëkohësisht edhe e bëjnë më të dhimbshme rënien e vet.

Ata edhe mund të llogarisin në dobësimin dhe përçarjen e bllokut opozitar, por me këtë nuk do të mundë ta kthejnë para atmosferën e krijuar. Gjithkush duhet ta kuptojnë se Kosova më kurrë nuk do të jetë siç ka qenë para 10 qershorit, prandaj do të kalojnë më mirë ata që e kuptojnë sa më parë këtë, madje edhe partitë opozitare, në rast se ndonjëra syresh me ndonjë gjë do të dëshirojë ta imitojë pushtetin e deritanishëm.

5 komente në “Zari është hedhur”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Qellimi i shkrimit tend “patriotik” po hetohet kollajshem. Madje, shkrimet e nje kaster titistesh te “rinj” po i mbeshtete gazeta “Tema” dhe tjeter “shqiptar” e “patriotik” i Tirana gjithandej. Po, si thua, ore, qe: “nje parti e tillë mbahet në pushtet pasi që ka mbështetjen e sigurt të një pjese të popullatës me të cilën ka marrëdhënie klienteliste…” Po LDK qe kishte dhe ka marredhenie klienteliste me popullaten anti shqiptare serbo jugosllave te “shqiptareve”, pse nuk e zeni ne shkrimet tuaja te “pa varura” kete fakt. Po, shuqur qe nu e di Tirana sherrin tuaj titist, dhe aq me pak e di gazeta “Tema”! etj. Po, mos ia nxirrni kurre ketij populli budalla, ore tush ziu!…

    DRENICA E KUQE

  2. DRENICA E KUQE says:

    Qellimi i shkrimit tend “patriotik” po hetohet kollajshem. Madje, shkrimet e nje kaster titistesh te “rinj” po i mbeshtete gazeta “Tema” dhe shtypi tjeter “shqiptar” e “patriotik” i Tirana gjithandej. Po, si thua, ore, qe: “një parti e tillë mbahet në pushtet pasi që ka mbështetjen e sigurt të një pjese të popullatës me të cilën ka marrëdhënie klienteliste…” Po LDK qe kishte dhe ka marredhenie klienteliste me popullaten anti shqiptare serbo jugosllave te “shqiptareve”, pse nuk e zeni ne shkrimet tuaja te “pa varura” kete fakt. Po, shyqyr qe nuk e di Tirana sherrin tuaj titist, dhe aq me pak e di gazeta “Tema”! etj. Po, mos ia nxirrni kurre ketij populli budalla, ore tush ziu!…

    DRENICA E KUQE

  3. gorezi. d says:

    Krimba te gjizes.Sa keq qe SHIK-u e la punen gjysem, per te gjetur belane e vet.Po qani spiunat qe u vrane.

  4. ZERI says:

    Dusho po e di kushe je dhe cka ke bere gjate gjithe jetes dhe sa ishe ne gazeten Rilindja. Heshte se eshet turp per ty.

  5. Ukshin Hoti says:

    Opinione

    DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
    VETSHPALLUR

    … apo kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !?

    O kryeminister o rashe e vdiqa!

    “Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
    Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
    Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
    Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
    Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
    Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !

    Kater musketieret e hajnise

    I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni eshte vellai tend Dauti . . I dyti je ti Ramush, dora vete.
    Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes u ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyve jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac por edhe per vrasje politike te mirefillta.
    I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote pergatitur nga EULEX-i deri tani i ka kapur 1280 faqe.
    I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
    Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.

    “Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos

    Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe Sarajevo e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
    Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjkaun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
    Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa hajde.
    Jo vetem kaq .
    Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.

    Albin Kurti po ku je

    Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
    Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
    Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
    Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
    Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
    Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
    Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!

    Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik

    Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
    – Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
    Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
    Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
    Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
    Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
    Le te epergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit… E pamundur ai nuk njeh fare matematiken… Jo aritmetiken fillestare….
    E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..

    Hajde koalicion hajnash hajde

    Ramush Haradinaj- kryeminister ….
    Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
    Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideologjik e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
    Larg qofte ….
    Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
    Nje hajn bie kater ngrihen ….
    Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
    Zot ruaje Kosoven nga hajnat….

    Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje