Na sjellin në jetë..

13 Qershor 2014, 21:05Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Nuk do të isha ende në botë,

nëse për të lindur do të kisha pritur

që të më jepnin leje

Mund të kuptoni po të shihni

Si bëjnë gjeste dhe shqetësohen

Për t’u dukur dikushi.

Do më mohonin tërë qejf po të mundnin…

 

Të rinjtë në përgjithësi e përflasin vdekjen si një gjë normale, sepse jeta është e gjatë për ta, ndërsa të vjetrit kanë frikë ta zenë me gojë sepse probabilisht është e shkurtër..

Në fakt ata që shqetësohen më shumë për shëndetin, janë të vjetrit, ndërsa të rinjtë e kanë bezdi kontrollin tek doktori. Apriori duket se të rinjtë e vlerësojnë shumë jetën sepse ata janë përditë në garë. Në garë për para, makina, të mira materiale, të paktë janë ata që kanë ethe provimesh, rezultatesh të larta, ambicie për të arritur majat… ndërsa aposteriori të vjetrit duket se e vlerësojnë realisht jetën, pasi kanë provuar gjithë të mirat e të këqijat e kësaj bote nuk shqetësohen për asnjë gjë tjetër veç për shëndetin e fëmijëve tyre dhe të zgjasin edhe një copë jetë për veten, sepse fruti sa më i pjekur, aq më i ëmbël është… thuhet nga vetë pleqtë…

Çdo ditë që vjen, me gjithë andrallat e shumta i gëzohemi, sepse na jepet një mundësi më shumë për të realizuar punën që lamë pa mbaruar ditën e shkuar. Nëse njeriu, kryesisht i riu, ka obligime në jetë, sigurisht që ditën e re e pret me gëzim…

Por ja që jeta rezervon gjëra të pahijshme shpesh jo për fajin tonë, sepse edhe kur jemi shumë të vullnetshëm për të patur arritje, ato bëhen aq të vështira sa vullneti ndonjëherë dobësohet, jo rrallë themi: Nënë pse më solle në këtë jetë?!

Ka periudha aq të vështira sa shpesh e ndiejmë veten pa fuqi, pa shprese. E di? Shpesh në jetën tonë, mu në kulmin e përpjekjeve për të arritur objektivin, kur energjitë e forcat na premtonin shumë, jemi gjendur përballë një pengesë në bllok!!! Atë që syri im e arrin, “nuk e arrin hapi”… dhe në këto raste unë vetë kam kujtuar ekspeditorët rusë, tek e ndienin veten të pafuqishëm për të ndjekur ekspeditën, shtriheshin mbi dëborë. Kështu kam bërë. Kam qëndruar aty në vend shtrirë “mbi dëborë” dhe kam sjellë në mendjen time fjalimin e Guinplenit “Njeriu që qesh” i Hygoit: “Një duzinë me budallenj janë në gjendje të venë përpara një njeri të zgjuar me të qeshura”…

Po nuk jamë dorëzuar, thjesht kam pritur…

Shpesh kur ndiej pengesa të tilla qëllimkëqija, ndërsa dal në mëngjes për të filluar ditën e re shoh pensionistët nëpër baret përgjatë rrugës rrugës me gazetë në dorë dhe them më vete: duhet t’i shkosh jetës deri në fund me gjithë pengesat absurde që të venë tek këmbët, duhet të shijosh në fund fare frutin e gjithë përpjekjeve të tua… të kthesh kokën e të shohësh sa rrugë ke bërë, sa i ke lënë në mes, sa t’i kanë prerë me dhunën e diktaturës së proletariatit, disa dredhëza të vogla që të bëjnë të marësh frymë i lehtësuar sepse ke ditur tja dalësh dhe në fund fare ke çfarë t’i tregosh fëmijës tënd dhe patjetër t’i thuash të mos harrojë kurrë se: JETËN E KEMI DHURATË dhe nuk e kemi lypur borxh.

Të gjitha mosarritjet, të gjitha problemet janë aty për ne ashtu si të gjitha sukseset. Jemi ne, që me analizën tonë të hollësishme dhe me sensin e lartë të drejtësisë i bëjmë të pakapërcyeshme, sepse mendojmë se nuk i meritojmë….Jemi ne kryesisht mesdhetarët që e varim menjëherë kokën e kërkojmë njerëz pranë… Po mendo pak!!! Ç’njerëz kërkojmë?! Ata që na kanë shtënë në këtë moment të vështirë?

Po sikur të sillemi ndryshe me veten!-

Kur dikush të na afrohet “për ndihmë”, t’i përgjigjemi:-Faleminderit, kam qejf ta kaloj vetë këtë vështirësi dhe pikë.

2 komente në “Na sjellin në jetë..”

  1. ATDHEDASHURI says:

    PARIME TE FUQISHME
    VLERA TE VYERA
    KATAKTER I PATHYESHEM
    MORAL I PAPERKULSHEM
    MAGDA JE MENDJEHAPUR DHE E
    MBREKULLUESHME. RESPEKTE

  2. strong says:

    Opinion orgjinal me vlere te vertete pozitive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje