Nga BEN ANDONI
Puna më e vështirë e fotoreporterëve, ftuar për kremtimin e D-Day, ishte pa asnjë dyshim të kapeshin grimasat protokollare të presidentit rus, Putin përballë kolegëve të tij evropianë dhe botërorë. Për hir të së vërtetës, me gjithë përpjekjen e lavdërueshme të tyre, z. Putin jo vetëm nuk ua dha rastin e pritur, por më shumë akoma tregoi atë që analistë të kujdesshëm po përpiqen kahmoti ta artikulojnë gjithnjë e më qartë: Rusia (lexo Putin) thotë pa u trembur çfarë bën dhe bën realisht çfarë ai thotë! Ai propozoi Unionin Euroaziatik të shteteve post-sovjetike, gati si një perandori të re. Dhe, në atë që mund të lexohet në The Economist: Ukraina e Lindjes nuk mund të lejohet të jetë pjesë e Perëndimit sepse s’mund të ketë hapësirë të Euroazisë pa të. E gjitha kjo dukej nga vështrimi i zakonshëm nën sy i presidentit Putin, por edhe nga veprimet e tij të pateklif “të të fortit”, në një event tejet kortezial, ku palët mblidheshin për të përkujtuar, një nga ngjarjet që afirmoi vlerat më të mëdha të qytetërimit në shekullin XX. Si për ironi, Merkel, përfaqësuesja e shtetit ndaj të cilit Aleatët u mblodhën 70-vjet më parë për t’i përmbysur, ishte mbikëqyrësja kryesore e takimit verbal Rusi-Ukrainë. Në foto është e tensionuar, por edhe përpiqet të diktojë tek një vesh që s’dëgjon më aq shumë. Ky ishte i vetmi sukses i fotografëve, mbledhur mizëri.
Por, sa po e lexojnë realisht Rusinë?! Nga ajo që shihet qartë është se kancelaritë evropiane sot lexojnë më shumë mes rreshtave të deklaratave tyre. Edhe pse Rusia s’ka tagrin e ish-Bashkimit Sovjetik, fuqisë që e ushqeu Luftën e Ftohtë, ajo po i trand goxha Aleatët. Në asnjë nga fotot e D-Day s’mund të kundroheshin të qetë krerët e shteteve para Putinit. Princi pa kurorë i Anglisë, Charles, pas asaj deklarate të fortë që e lëshoi ‘trimërisht’, e kundron tinëzisht, sikur është gati t’ia rrëmbejë dorën. Kurse Presidenti Obama i ruhet sepse e ka futur në një nga telashet më të mëdha në mesin e presidencës së tij tejet fraxhile. Merkel? Hesht. Të tjerët? As llogariten fare.
Gjërat duket se i ka shpjeguar më së miri nga të gjithë shefi Rasmussen i NATO-s. Megjithëse me dorashkat e kryediplomatit ushtarak, ai u ka kujtuar Aleatëve se ndërsa Rusia i ka rritur me më shumë se 10 % shpenzimet ushtarake çdo vit (të paktën, në pesë vitet e fundit) dhe madje pretendohet se do t’i rrisë edhe më tej, disa vende në Evropë kanë arritur dhe po i shkurtojnë buxhetet deri në masën 40%, paradoksalisht vendet e Evropës Qendrore dhe të Lindjes, atje edhe ku ndjehet rreziku më i madh i arrogancës ruse. Nuk është më si më parë ajo frymë, që proklamohet në mbledhjet e Aleancës. Qëllimi i dikurshëm i NATO-s, që përmblidhet te kontributet e shteteve pjesëmarrëse të Aleancës me 2% të GDP, po respektohet si me zor. Në fakt, duhej të kalohej ky prag dhe jo të zvogëlohej. “Qëllimi është më pak investime në personel dhe më shumë në teknikë. Por të jesh një anëtar i NATO-s s’është më një privilegj, por edhe një detyrë. Është si një inshurancë”, u kujtoi pak kohë më parë, shefi i NATO-s, Rassmusen vendeve aleate. Që për hir të së vërtetës po lëvizin fare pak, krahasuar me ngjarjet.
Dhe NATO
Ndaj amerikanët me stërvitjet e fundit të NATO-s u përpoqën t’i bëjnë shumë më të ndërgjegjshëm Aleatët. Nuk mund ta mbajnë më barrën të vetëm! ‘Rusia është në portat tuaja, jo tonat’, duket sikur thotë politika e tyre shpesh e më shpesh. Në manovrat e fundit të mëdha, që zhvilloheshin në Gjermani, ku asistonte dhe një njësit shqiptar, gjërat ishin të përcaktuara. Duhet të mendohet ndryshe! Kështu, ushtrimet multinacionale në hapësirat e Hohenfels dhe Grafenwoehr mbajtën shtesë veç personelit të zakonshëm të bazës dhe 2623 ushtarë amerikanë, 53 lituanezë, 167 bullgarë, 231 francezë, 385 austriakë, 300 rumunë, dhjetëra shqiptarë dhe kështu me radhë, gjithsej mbi 4300 forca shtesë. Ishin njësi të më shumë se 15 ushtrive të NATO-s. Në terren duhej të rrëfenin diçka krejt tjetër. Drejtuesit e NATO-s kanë kuptuar se që të ekzistojë Aleanca, duhet të funksionojë si një trup i vetëm dhe që të realizohet kjo – duhet që fokusimi të mbetet në mbajtjen dhe fuqizimin e inter-operativitit të NATO-s. Combined Resolve II ose “Verdikti i Kombinuar”, shënoi rotacionin e qendrës së parë stërvitore të madhe për Forcat Qarkulluese Evropiane (ERF). ERF është llogaritur në manovrat e ardhshme të NATO-s në Francë dhe Letoni, në muajt në vijim, duke simuluar gati situata të vërteta lufte. Por ndërkohë, për herë të parë u përdor dhe EAS (European Activity Set), ku shqiptarët ishin aktivë në ushtrimet e këmbësorisë. Të 15 vendet pjesëmarrëse në manovra, edhe pse kishin të projektuar një qëllim tjetër, që e afron më shumë me bashkëpunimin, sytë i kishin të drejtuar të gjithë drejt Lindjes. Lituanët që i kanë fare afër rusët dhe që e ndjejnë gati dhe me erë frymën e ushtarit rus, u ishte dashur të sillnin trupa dhe po përgatiten intensivisht të jenë fleksibël në përgjigje të ndonjë provokimi. Kurse rumunët, me një kontingjent masiv dhe me tanket e sjella që nga Rumania po përgatiten profesionalisht, pasi e dinë mirë se nuk janë shumë larg Rusisë. Gjeorgjianët, ndër ushtarakët më interesantë të manovrave të fundit, shërbenin si një test nga ku shikohej dhe përgatitja për ‘armiqtë”. Ata e kanë provuar edhe vetë se çfarë do të thoshte ‘keqkuptimi’ me rusët, por nga ana tjetër përbëheshin prej trupave, ku mund të dalloje cilësitë më të mira të ushtarit sllav. Frëngët legjionarë, në dukje indiferentë, kishin sjellë nga përvojat më të mira, falë pjesëmarrjeve të tyre të vazhdueshme në zona të nxehta. Duke i ndarë me bullgarët seriozë që nuk komunikonin apo me kontingjentin e madh austriak, që punonte me sqimën e dikurshme të perandorisë së madhe, tashmë thjesht objektiv për historianët. Dhe, në fund, patjetër ata. Shqiptarët, me uniformat si të vjetra dhe me kallashnikovin historik (të vetmit që e përdornin), bënin ushtrime bazike në një fushë stërvitje, teksa përmbushnin realisht komponentët bazikë të ushtrimeve të këmbësorisë. Sulm, pastrim dhe pastaj rivitalizim. Shqiptarët, që gjënë më të bukur në uniformë kanë patch-i me shqiponjë, i dalloje nga moshat e miksuara dhe nga fytyrat e vrara. Në masë ishin heterogjenë, sa i përket pamjet fizike, moshës, por të përqendruar….
Këto ishin manovrat më të mëdha të Aleancës së viteve të fundit, si përgjigje e atyre ruse (të pak kohëve më parë), që tregonin se armiku s’është më ireal, si më parë. Ai po ravijëzohet pak e nga pak. Edhe pse në këtë kohë ende ai vendoset ende mes thonjëzave. Kuptohet se nuk është më Bashkimi Sovjetik, por është Rusia e z.Putin, që tashmë se kursen asfare oreksin e saj. Kjo e shqetëson realisht botën, por më shumë Evropën Qendrore dhe të Lindjes, teksa e kanë lënë veten të drejtohen nga Aleatët më të pjekur, që parimet e artikujve të NATO-dinë t’i zbërthejnë realisht. Mes tyre, atë që përcakton se: sulmi ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve. Ai që ka përballë sot NATO-n po afrohet afër e më afër dhe kjo e ka bërë Aleancën të mendojë sesi duhet të funksionojë realisht këtej e tutje. Ta përballojë me uljen e shpenzimeve; diplomaci, si në Francë; me vendimet e forumeve të ndryshme apo t’u tregojë dhëmbët?! Ushtarakëve u pëlqen gjuha e forcës dhe nuk i tremben sfidës, kurse politikanët pëlqejnë amullinë, që përkthehet në siklete shtesë mbi njerëzit. Pikërisht, për ata, mbi kurrizin e të cilëve nxirren taksat dhe që shqetësimet e fundit të rusëve i shikojnë me indiferencë nga ekrani i TV-së. Ndaj, alarmi s’është më ireal. Është i vërtetë. Cinizmi i Putinit, në D-Day, qoftë edhe pas takimit me Poroshkin, e tregoi këtë.
Kjo analizë servile nuk del jashtë kornizave të politikave servile të qeverive shqiptare që kanë 25 vjet , në garë me njëra- tjetrën, kush të përulet më shumë.
Lexoj me kënaqësi analistët amerikanë , këta Benët tanë ta shpifin !
Hajde analize hajde…cfare niveli bastard. A lexjne ndonjehere pikpamje, ide apo argumenta te pales tjeter kjo race analistesh te pjerdhur?
Rusia thote ky i ka rritur shpenzimet ushtarake 10% ne vit. O kungull, shpenzimet ushtarke te Rusisa ngelen gjithmone me pak se 10% te gjithe Natos, le ti rise Rusia cdo vit sa te doje. 10% e Natos, e kupton cfare do te thote kjo or palle?
Rusine o injorant e ka ne kufi edhe Bjellrusia edhe Kazakistani (ku 35% jane Ruse). Pse nuk ndihet i kercenuar Kazakistani? Mos valle ngaqe nuk i ka hyre me tanke civilve ruse dhe ben politike ndekombetare te pavarur?
Po pse mor zagara, fituan islamiket ca qytete ne Irak dhe e ndjeka per detyre SHBA te nderhyje, kurse masakorhen nga mercenare civilet rus ne Ukraine dhe Rusia qenka agresive po u perzie?
Νuk eshte se u pushtuan ca qytete irakene nga Islamiket. Nuk eshte aq e thjeshte.
Ka deshtuar plotesisht politika amerikane ne Lindjen e Mesme. Gjerat kane arritur ne ate pike sa i jepet te drejte Assadit.
Rrjedha e ngjarjeve ne Lindjen e Mesme tregon ne nje fare menyre lakuriqesine e SHBA. Asnjeri nuk e beson se SHBA mund te angazhohet ne nje konfrontim direkt me Rusine. Se Rusia mbron veten e saj ne kete rast. Dhe Ruset e kane treguar historikisht qe veten e tyre dine ta mbrojne mire.
Fahri Balliu ne raport me kte Andon Qerimin me rezulton gazetar qe ka fituar cmimin Pulitzer.
sakte
Supa e prishur e BIRN-it do ta beje faqekuqin e Beratit te vjelle tere jeten.
Mos harrojmë se Rusia, nuk ka pushtuar kurrë, asnjë shtet, në kuptimin e mirëfilltë, në ndryshim nga “bota e civilizuar” perëndimore (të gjitha shtetet e mëdha, pa përjashtim) dhe Amerika që ka mbushur botën me baza ushtarake dhe me armë, për “të mbrojtur demokracinë”…(???!!!) Gjithashtu, këta “zagarët analistë” dhe “padronët” e tyre, duhet të kenë parasysh, se Rusia, di ta mbrojë shkëlqyshëm veten e vet… (Deri më sot, asnjë fuqi, nuk mundi ta pushtojë, që nga Napoleoni e deri tek Hitleri, që në fillim “u ndërsye” për të “ngrënë” Ariun e Kuq, por theu dhëmbët, duke shpëtuar dhe Evropën nga nazizmi… Dhe mos na shisni “pordhë” me D-Day, sepse Amerika dhe Anglia “hynë” në luftë me Gjermaninë, kur panë të tmeruara, që në Stalingrad dhe Kursk, “u thye shtylla kurizore” e Wermahtit dhe nuk ndodhi ajo që kishin llogaritur…)
Po keta qyqaret anal-ista kaq dine D-Day. Nuk dine psh. per operacionin Bagration – 500.000 ushtare gjermane te vrare ose rober brenda 1 muaji qershor-korrik 44. Pa kete shkonte per lesh D-day i ketyre ?
D-day i kujt ? D-day i subvencionuesve te fares me te ndyre (nazifashiste) te ndersyer ndaj njerezimit (financuesit e ardhjes ne pushtet te bandave nazifashiste nuk eshte sekret te identifikohen sot tek te njejtet qe financuan Euromaidanin e Andon Qerimit te sipercituar, Pronaret e shtetit te Obames. Ne Itali financuesit e ardhjes ne pushtet te bandave te Musolinit rezultojne amerikanet e firmes SINCLAIR OIL ne pronesi te manjatit ROCKFELLER. Ne janar te vitit 1924, disa muaj mbas zgjedhjeve te pergjitheshme qe nxoren fituese partine fashiste, vritet nga keta te fundit(fashistet) deputeti i te majtes Giacomo Mateotti, nje dite para se te deklaronte ne parlament dokumentimin e ketij financimi. Ne GJermani paralelisht financohet, prej adhuruesit te nazizmit-FORD, ardhja ne pushtet e partise naziste te Hitlerit.) te cilet u dynden ne Normandi kur moren vesh se shtetet ku financuan dhe i kontrolluan per te realizuar interesat strategjike thelbesisht te tyret (interesat e monopoleve usa) po kapitullonin.
sakte
Duke kref bishtin rusit,mos harroni se krifni antishqiptarin tradicional rus !!Shpetimi i shqiptareve jane pa asnji dyshim ,vetem perendimi !
A shpetove ti? Na behet qejfi, vazhdo punen andej
Cja fut kot.
NATO mezi e gjeti pretekstin per te mbijtuar
Sepse rremujen w beriSHBA ne 8 shtete.