Vështirësia më e madhe është të jetosh

15 Qershor 2014, 17:14Blog TEMA

Nga Renis Qose

Vështirësia më e madhe është të jetosh e të vuash për të arritur lumturinë, sesa te vdesësh duke ju shmangur realitetit.

Nuk arrij ta imagjinoj çfarë e shtyu Irisin te hidhej nga kati i 16 i “gradaçelës”së Tiranës, Sky Tower.

Më vjen keq qe nuk e njihja Irisin. Nëse do ishte e njohura ime, ndoshta atë ditë do ishim duke pirë kafe me shokë dhe shoqe te tjerë, dhe gazetat dhe televizionet s’do mund të nxirrnin dhjetra lajme të pavërteta dhe hamëndsime, per të gjetur çfarë e shtyu studenten e ekonomikut të shuante mijëra ëndërra dhe dëshira të së ardhmes.

Të tejshponte zemrën e vëllait te saj , të mbyllte dyert e shtepisë së prinderve, pavarsisht se “mesazherët  e lajmeve” thanë se prinderit I kishte te ndarë. Ndoshta la me zemër të thyer edhe ndonje djalç që mund ta shihte si nusen e tij te ardhshme.

Diçka e sigurtë nga e gjith kjo ishte: Irisi nuk donte te shpetonte, nuk donte as ta mendonte si fakt që mund te mbetej gjallë.

Nuk ra as nga kati I 2,3,4,5 edhe pse ndoshta as nga ketu s’do jetonte, por nga kati i 16. Për mua është tregues i një urrejtjeje te madhe , i një gëzimi të shuar, i një shprese që jetonte 16 kate larg tabanit te këmbëve të Irisit.

Vdiq Irisi, vdiq e verteta, qajnë dhjetra zemra, flasin llafazanet, shpifin te shumtët, përpiqem të analizoj edhe unë me veten time.

Nuk merrte dot provimin e matematikës??? Nuk dua ta besoj që kjo ishte arsyeja e vetëflijimit .

” Maqot ” ,” Gaqot” e ” Tanjat” që përmbushin egot e tyre te sëmura nuk mund të marrin gëzimin e nje brezi që po i zëvendëson në çdo lloj kuptimi idetë e realizmit socialist mbytës, që vazhdon akoma te ketë perfaqesues në krye të çdo institucioni në “të shkretën” Shqipëri.

Shpresoj te mos jetë kjo arsyeja, Iris.

As problemet në familje nuk duhet kurrsesi të jenë shkak vetëflijimesh.

Të vetëflijohesh për to do të thotë që e kupton që situata është e veshtirë dhe  nuk është duke ecur sic duhet, pikërisht kjo është arsyeja që ti që i kupton duhet të jetosh, që të bësh diçka ndryshe nga ajo që po bëhet.

Të bësh diçka ndryshe nga prindërit e tu apo nga ajo pjesë e shoqerisë që nuk e ka minimumim e idesë se sa keq po ndikon në gjeneratat e ardhshme.

Nëse ka qënë kjo arsyeja, sërish ke bërë gabim Iris…

Më shumë na duhen të gjallë njerez si ti, që kuptojnë vështirësitë dhe kuptojnë që vështirësia më e madhe është të jetosh për  diçka që do të arrish, dhe të vuash derisa  ta arrish, sesa të vdesësh e të harrohesh ti dhe përpjekja jote dëshpëruese për të përballuar sfidat e kësaj bote të rënë në mëkat.

U prehsh në paqe, ti që s’gjete paqe.

6 komente në “Vështirësia më e madhe është të jetosh”

  1. roberto says:

    “Maqot”,”Gaqot”,”Tanjat”,”Skenderet”,etj i kane mbushur auditoret e universitetit shteteror,si SHUSHUNJA qe po i pijne studentet!!!
    Nuk mund ta imagjinoj,se si ca PEDAGOGE INJORANTE,te pleqerojne akoma duke u bere VULOSESIT e te ardhmes se brezit te r4i!!!
    Duhet te shporren nga universiteti shteteror te gjithe pegagoget mbi 50 vjec,se ata jane INJORANCA E SHKOLLES SE LARTE!!!
    Si mund te vegjetojne pedagoge shume nga keta SHUSHUNJA,qe ngelin per “VJESHTE” 70-80% te studenteve,vetem per t’u ZHVATUR atyre disa TUFA ME LEKE???

  2. MARA says:

    Nuk eshte çeshtje moshe….

    Eshte nje moment dekadence, degradim total i shoqerise shqiptare. Degradim ne grup!!!

    Te paktet njerez qe duan shtet me rregula dhe qe kane merita jane momentalisht nen shumicen e degraduar.

    Shpresojme qe rilindj te ndertoje PIRAMIDEN SHOQERORE…

    Ne maje te miret dhe ne baze te shumtit, vulgaret….atehere gjerat do shkojne ne vendin e vet, o jo se nuk do kete me vetvrasje bota mund te behet me e mire por jo perfekte.

    Opinioniste bejne detyren e tyre ndaj shoqerise, n’daç me shembullin personal, ndaç duke zberthyer shkencen e mendimit…

    JETA ESHTE E BUKUR PER ATA QE DINE TE JETOJNE ME GJITHE VESHTIRESITE!!!

  3. 21 JANAR says:

    fITON NJE SFIDE DHE GEZOHESH,PASTAJ TE DEL NJE SHUME ME E MADHE!Jeta eshte e bukur dhe do gezuar me gjithe te mirat e jo te mirat e saj,por shoqeria po degradon teresisht dhe te jesh i mire je i shkuar!!!!

  4. ANDA says:

    SA MIRE DHE SA ME NDRYSHE DO QE SIKUR TE KISH ME TEPER DJEM DHE VAJZA SI TY RENIS!SHKRIMI YT I THJESHT DHE NJEREZOR ME PREKU,GJITHASHTU PERKOJNE ME SYTE DHE PAMJEN TENDE MBUSHUR ME DASHURI DHE SHPRES….DO JU BEJA NJE PROPOZIM MEDIAVE VIZIVE NA I HIQNI NDA EKRANI NJERZIT PA VLERA DHE TE BAJATOSUR DHE NA BENI TE NJOHUR DJEM TE TILL SI RENISI QE ”THJESHT KEMI KENAQESI T’I DEGJOJME….URIME RENIS!

    1. Renis says:

      Faleminderit per vleresimin Anda. Duhen edhe njerez si ti qe vleresojne gjerat e thjeshta Dhe bukurine e thjeshtesise. Respekt

  5. EDI says:

    Ore lereni te prehet e qete ajo, diskutojeni si problem ne pergjithesi, jo Maqoja jo divorci kot fare: http://goo.gl/er5G4n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje