Në kërkim të një shenje në historinë e shtetit

23 Qershor 2014, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një vit pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e majta shqiptare duket se ia ka dalë të përballojë pasojat e një “toke të djegur”, që gjeti nga pushteti tetëvjeçar, dhe nga periudha e papërgjegjshme tremujore pas humbjes së pushtetit, vitin që shkoi. Pushteti i rezistoi një fushe të minuar që Sali Berisha i la në ekonomi, në rendin publik, në bombat sociale dhe ujqërit e korrupsionit, që tentojnë të kapin përditë pushtetin e ri.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ia doli të kalojë një dimër të frikshëm, pa pare në buxhetin e shtetit, falë vendimit të tij për të bashkëpunuar me FMN dhe Bankën Botërore, duke i dhënë fund hendekut të papërgjegjshmërisë që Berisha kishte hapur mes Shqipërisë dhe këtyre institucioneve, duke krijuar një shtet piramidë. Paralajmërimet e kasandrës Berisha për skenarin Papandreu, ngelën brenda shpellës së tij. Qeveria ia doli të kalonte dimrin e frikshëm të këtij viti me një buxhet modest dhe mund t’ia dalë të nxjerrë vendin nga recesioni i fshehtë ku e ka zhytur Berisha. Ajo ka nevojë për më shumë guxim në investimet publike dhe një kreditim të zgjuar të bujqësië dhe turizmit, si dy prioritet jetike dhe konkrete të Shqipërisë.

Qeveria e re ndërkohë po ndërhyn me kujdes, por dhe me kosto, në shpërbërjen e monopoleve në ekonomi dhe konsolidimin e lirive ekonomike. Ky është një proces delikat, ku përzihet mafia e pushtetit të vjetër me pamundësitë e biznesmenëve të goditur politikisht si dhe përpjekjet konstante të “ujqërve” të nëntokës shqiptare për të kapur pushtetin e ri. Shqipëria nuk ka ndonjë rezultat spektakolar në këtë drejtim, përveç anulimit të dhjetra koncesioneve ende të pakonkretizuara. Shumë nga emrat e përfolur në qeverisjen Berisha si përfitues të mëdhenj poltik, janë ende të paprekur, duke gëzuar frytet e lirisë ekonomike. Disa prej tyre dhe po ia dalin të mbijetojnë. Damir Fazlliç, legjenda e bizneseve të familjes Berisha, është ende aktiv dhe në raporte jo aq armiqësore me ndonjë ministër të linjës së tij në qeverinë Rama. Biznesemenë të tjerë, të lidhur fort me biznese preferenciale të pushtetit të Berishës, janë po ashtu të paprekur.

Kjo është një shenjë e moderacionit të qeverisë së re, e cila nuk i paragjykon të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të Berishës, por dhe një shenjë depresioni në opinion pubik, për mosluftimin e korrupsionit. Ashtu si në çdo vend tjetër, para drejtësisë nuk dalin vetëm zyrtarë të administratës apo policë që kanë vjedhur tollona nafte, por dhe ata që zotërojnë pasuritë nëntokësore e mbitokësore të Shqipërisë, falë një pushteti të korruptuar.

Por fusha më e minuar, me të cilën u ndesh qeveria e re, ishte rendi publik. Të gjithë kemi të drejtë të pyesim sot përse nuk ka më shpërthime dinamiti. Për gati tre muaj pas filimit të qeverisë së re, Shqipëria u kthye në Palermo të viteve ‘70, ku dinamiti shpërthente në çdo anë. Edhe më të moderuarit, që nuk besonin se ajo ka qenë një fushatë e orkestruar, sot kanë dyshime. Përse sot nuk ka më dinamit? Çfarë kishte menduar Sali Berisha për ta rrzuar pushtetin për tre muaj, duke destabilizuar gjithçka? Koha u dha të drejtë atyre, që ndryshe nga unë, mendonin se ky ishte një skenar. Tani duket më i qartë. Fushatat anti- rend ishin të orekestruara. Në fillim tritoli, pastaj grevat e stimuluara, pastaj avioni i drogës, e me radhë. Por e gjitha kjo u mbyll në mënyrë shembullore. Një operacion i super-organizuar i Policisë së Shtetit në Republikën e Lazaratit, i dha fund një vatre kriminale brenda shtetit shqiptar, që për 23 vjet ishte vendstrehim i çdo krimineli shqiptar, duke u siguruar atyre jo vetëm lirinë, por dhe fuqinë financiare. Rënia e Lazaratit dhe demonstrimi i fuqisë së shtetit shqiptar, kalbi brenda javës Sali Berishën dhe e nxori nga binarët e tij mendorë dhe fizikë, duke e kthyer në një kufomë politike dhe njerëzore. Rendi publik dëshmoi rilindjen e tij të vërtetë, duke marr mbëhstetjen më të madhe publike që policia ka marrë ndonjëherë për 23 vjet.

Një arritje e ndjeshme, për të cilën mund të krenohet në përvjetorin e fitores e majta shqiptare, janë liritë poltike. Kjo është qeveria e parë shqiptare e këtyre 23 viteve, që ka një reflektim të drejtpërdrejtë nga opinioni publik. Historia e protestave të armëve kimike dëshmoi se kryeministri i vendit dëgjoi zërin e proetestës, pa tentuar as referendum dhe as përdorim vote parlamentare. Një gjë e tillë, një vit më parë ishte një ëndërr. Sali Berisha, po të ishte në vend të Edi Ramës, do ta kishte kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një Tienanmen, për të dëdhmuar se ku qëndron forca e pushtetit të tij. Falë kësaj vetëdije, të rinjtë e zbuan nga bulevardi duke e qëlluar me shishe plastike dhe duke e ofenduar.

Qeveria po ashtu dëshmoi një tolerancë maksimale me lirinë e medias. TV Klan, korporata më e korruptuar e historisë së medias shqiptare, i ka të ndara llogaritë editoriale me ato financiare. Për çështje financiare, qeveria e ka çuar në prokurori, kurse poltikën e saj editoriale e respekton, bile më shumë se ç’duhet. Edi Rama është vizitor i Tv Klanit, më i mirëpritur se Sali Berisha dikur. Kjo natyrisht që është pak dhe meritë e TV Klan, që nuk bën dot pa iu lëpirë pushtetit, por sidoqoftë, e krahasuar me urejtjen e verbër të Berishës ndaj medias kundërshtare, kjo është një vlerë.

Në tërësi, qeveria ka shtensionuar raportet politike dhe ato mediatike, dhe i vetmi subjekt joshës, është historia e zënkës mes Edi Ramës dhe Adi Krastës, të cilët miqësinë e tyre familjare tani po e pagujnë si haraç për të kompesuar mungesën e debateve për lirinë e medias në vend.

Pas kësaj përballje të vështirë, Shqipëria pret javën e parë pas përvjetorit të ndërrimit të pushtetit, një ngjarje kulmore, që është marrja e statusit për vend kandidat, një betejë e cila dukej e lehtë kohë më parë, por që u provua se kishte kaq shumë probleme nëntokësore, sa ndoshta Berisha nuk do t’ia dilte kurrë.

Nëse ky lajm bëhet konkret, Shqipëria duhet të nisë betejën e saj të gjatë, por vendimtare për vendosjen e sundimit të ligjit. Reformat në drejtësi duhet të jenë thelbësore dhe jo shartesa të këtij sistemi. KLD duhet të ribëhet sipas një ligji të ri, të rekomanduar nga KiE, me votë të cilësuar nga Kuvendi, ndërsa beteja për të prekur Kushtetutën, aty ku ka nevojë për sistemin e drejtësisë, duhet të shkojë deri në fund, tek referendumi popullor. Shumica i ka votat për të nisur një procedurë referendumi, pasi ka 3 të pestat e nevojshme për t’i kaluar ndryshimet në Komision të Ligjeve dhe për t’i hedhur në votë popullore nëse nuk i ofrohen votat në Kuvend. Beteja për një histori të re të shtetit ligjor, duhet të jetë shenja që ky pushtet duhet të lërë në këtë vend. Vepra publike, rrugë, hidrocentrale, tarraca dhe kombinate ka bërë më shumë komunizmi se sa të gjithë qeveritë bashkë. Një qeveri nuk hyn kurrë në histori për këto gjëra. Këto janë bilance ekonomike. Një qeveri hyn në histori ku bën shtet dhe vendos një traditë, që e bën Shqipërinë krenare si vend evropian dhe si shtet i së drejtës. Nëse nuk ia dalin kësaj beteje, nëse nuk vendosin në këtë vend një standard ndëshkimi për gjithë çfarë është bërë e do të bëhet, pas katër vitesh nuk na hyjnë në punë shifrat e rritjes ekonomike apo rrugët e shtruara. Berisha, si megaloman dhe sundimtar autoritar, tentoi të lërë një shenjë në gjeografinë e vendit. Këta duhet të lënë në historinë e shtetit.

36 komente në “Në kërkim të një shenje në historinë e shtetit”

  1. andromeda says:

    Referendumi për ndryshimet kushtetuese duhet të ishte kryefjala e qeverisë së re ‘qysh në krye të herës’, që do të vinte pas një beteje të fortë parlamentare. Sikur të bëhej që në fillim nuk do të shkonin dëm të gjitha sipërmarrjet pozitive të kësaj qeverie siç kanë vajtur në më të shumtën e rasteve për shkak të një drejtësie të korruptuar që komandohej nga ‘bajlozi i bjeshkëve të namuna’.

    1. safo says:

      Rama ka ecur me kujdes ne kete drejtim sepse do ti jepte arme Berishes per ta akuzuar per nderhyrje ne drejtesi. Aktualisht drejtesia eshte vene paraproves, nqs nuk finalizon ceshtjene lazaratit, atehere Rama e ka te hapur rrugen ne menyre bindese per reforme ne drejtesi, ashtu si dhe parlajmeroi. Ketehere do ta kete dhe si kusht nga Europa, duke eleminuar farsat e njpasnjeshme qe kurdis Berisha.
      Sepse duhet te eleminohet mundesia e kapterit “presidentit” per te vazhduar lojen e Berishes

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ke te drejte..

  2. Veterrani says:

    Eh, o shok… Saliu eh…

  3. tarasi says:

    Editorial i detajuar, bravo!! Jam dakort qe duhen prere lidhjet e Ministrave te sotem me PD. Nje nga keto lidhje eshte Ministri i ekonomise Arben Ahmetaj me Dredharakun Genc Ruli, mos kurse asgje Edi Rama se Ahmetaj nje byth lepires eshte,

  4. Fredi says:

    Jeni 101% gabim i nderuar Mero.

    I pandehuri Saleh Ramush Berishaj nuk eshte megaloman apo autoritar por nje superkriminel i cili duhej te ishte perplasur ne qelite e burgut.Ai kryqelbesire ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
    Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
    Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkpunëtorëve të tij.

    1. ANDA says:

      fredo e ke qare,edhe si akuze ,edhe nga ana drejtshkrimore.Si analist i vertete!

  5. X Man says:

    Mero, Rama i ka zet Ata qe e mbrojne e pastaj e kritikojne. Shiko Adi Krasten ca hoqi. Pastaj ti me shpirtin kritik ndaj pushtetit nje dite edhe mund ta kritikosh,Por bej kujdes…mos e mbro shume me budalliqet qe thua,se do te vij ndonje gjem

  6. curri says:

    ai qe beri nje Bashki Model ne Shqiperi nuk ma do mendja qe nuk di te beje SHTET – dhe SHTETI eshte DREJTESIA dhe NDESHKUESHMERIA per cdo rob deri tek komunisti 24 karatesh cuni i shpifur i shiqeres.

  7. Gentian says:

    Eh mor Mero vellai, nuk e dije ti qe gjithcka gjithcka dreqin keto muaj ishte e kurdisur nga krye-qelbesira e vendit tone?
    Po ti je dhe njohesi nr.1 i tij…
    Ke humbur disa pike ketu, daja i shokut tim.

  8. E mire o mir.... says:

    Sa per sqarim, Meros dhe lexuesve te nderuar:
    NE RESPEKT TE KUSHTETUTES, AJO NUK MUND TE NDRYSHOHET (amendohet) ME REFERENDUM.
    Kushtetuta – dhe ka edhe OPINIO JURIS te Komisionit te Venecias dhe vendim te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me kete gje – mund te ndryshohet VETEM permes iniciatives ligjore parlamentare, te specifikuar. Lexoni vete pa koment cfare thote neni 177 i Kushtetutes:

    Neni 177

    1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.
    2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.
    3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
    5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
    7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.
    8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum.”

    Pra, referendumi mund, ose jo, te perdoret per te certifikuar vendimin e Parlamentit.
    Mund te mos i pelqeje kjo gje ndonje naivi apo fanatiku te demokracise popullore (alias komuniste), por Shqiperia (shyqyr Zotiti) eshte Republike parlamentare, e jo Republike Popullore.

  9. ona says:

    Nje analize e shkelqyr duhet ti kthejme dinjitetin shqiperise dhe shqiptareve ,pavarsisht se ne cfare sistemi ishim por ne kohen e komunizmit na hapeshin dyert neper areporte kurse tani kur marin veshe qe jemi shqiptare nuk na lene qe pa kontrolluar duke na nxjere menjan qe te vjene turpe,me shprese te Kryeministri se do vi kjo dite do vi sa me shpejte por me kryesorja eshte ne rradhe te pare futjae berishnjve ne burge se te mirat vine vete.

    1. ilarguari says:

      Ky shkrim nuk eshte gje tjeter veçse vazhdim i fushates se shpifur te Meros kunder gjithçkaje qe ka te beje me PD-ne ne pergjithesi, dhe Berishen ne veçanti. Gjithashtu mund ta quajme pa medyshje nje reklame banale per patronin e ri te Bazes, gje e cila verteton edhe nje here qe ky i fundit nuk eshte gje tjeter veçse nje gazetar oborri, i cili perdor gjithe imagjinaten e tij per te na e paraqitur qeverisjen e majte ashtu si as Edvini nuk do e kishte ilustruar me bukur. Kjo vertetohet me se miri ne rastin kur artikullshkruesi jo rralle perdor shprehjen:-“Imigjinoni sikur ….”. A eshte normale qe nje gazetar te bazohet ne imagjinate?
      Midis te tjerash(duke mos dashur ti analizoj gjithe broçkullat e Meros) artikullshkruesi na paraqet si nje sukses te madh marrjen e borxheve nga ana e qeverise, pa na dhene asnje detaj se me ç’fare kushtesh jane marre keto borxhe, dhe cilat do jene pasojat ne rast pamundesie te shlyerjes, dhe per me teper, sa do rendojne ato ne xhepat e taksapaguesve.
      Eshte e qarte se per keto as qe nuk i behet vone Meros, mjafton qe te na e paraqesi marrjen e borxhit si sukses te qeverise.
      Sherrin banal te k/ministrit me gazetarin Adi Krasta e kalon sikur te mos kishte ndodhur asgje. Te gjitha mediat vizive dhe te shkruara flasin pa pushim per kete ngjarje te shemtuar te Edvinit, ndersa Merua pa piken e turpit edhe kete perpiqet ta paraqesi si marredhenie te ngushte familjare midis te dyve. Ka mese 10 dite qe gazetaret e “Agon news” kerkojne nje deklarate nga k/ministri ne lidhje me ngjarjen, ndersa ky i fundit ben ate qe di te beje me mire; Zgerdhirjen e tij skizofrenike.
      Per ata qe kane sy te shikojne eshte me se e qarte tendenca e Meros per te na paraqitur çdo gje qe ka te beje me qeverisjen e kaluar si te zeze, dhe perkundrazi çdo gje qe ka te beje me qeverisjen aktuale si sukses te pa krahasueshem. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti qe per 9 muaj qeverisje te majte, Merua nuk ka bere nje “kritike” te vetme, qofte kjo edhe formale. Dhe e gjithe kjo ka vetem nje burim. Urrejtja e tij personale per Berishen.

  10. teodori says:

    Esenca e gjithe kesasj qe thua Z.Mero eshte paragrafi i fundit. Kam qene dhe jam plotesish dakort me llogjiken e sakte te analizave tuaja .Shqiptaret presin N D E S H K I M I N , ne te kundert histori mafjozesh si te Nanos Berishes dhe klaneve te tyre do vazhdojne te degjohen vazhdimisht ne ate vend , pasojat e te cilave do ti vuaje ai qe perben shumicen absolute ,P O P U L L I .

  11. kolaqi says:

    Sa per kujtese , Arben Ahmetaj te peshku te Tiran e Re me Fahri Balliun. A ka ku te veje me?

  12. gregu-Prudentino says:

    Mero keto deklaratat e tua per shgperthimet me lende plasese, qe kane pushuar me kujtojne Qazim Mulletin, qe ne komedine e Levonjes perpiqej t’i genjente katundaret se nuk kishte me komuniste, pervec kajo Karafilit, qe kishte hyre perseri ne Tirane. Ne farke 7 km nga kali i Skenderbeut ka pasur nje shperthim me amonit afer varrezave duke gedhire e djela. Neser dmth te marten besoj se do kete inshallah jo nja dy shperthime te tjera!

  13. beni says:

    Qeveria te vazhdoi punen e mire qe ka nisur,te godase prokurorine dhe gjykaten,qe nuk punojne e jane teresisht te korruptuar,kurse policise ti shtoje kompetencat, kush kundershton me arme policin te ekzekutohet ne vend,te merret pervoja e policise amerikane,si bejne ata te behet edhe ketu.

  14. islam says:

    kush ti hetoje vrasjet e salbythes njerzit e tij.ata prokuroret duhet tu vien prangat per te keqiat qe i kane ketij populli.

  15. sherifi says:

    Saliu nuk eshte vetem, populli i vlereson me mire gjerat se politikanet, ne te gjithe rrjedhen e jetes ne kte vend,nentoke e mbitoke,koncensione e privatizime,tendera e investime,te gjitha dihen se si jane menaxhuar, prandaj reforma ne drejtesi eshte me paresorja se cdo reforme tjeter qe cdo gje te shkoi ne vendin e vete.
    nje mazhorance politike qe erdhi ne pushtet me nje milion vota,erdhi si pasoj e nje lumi te madh akuzash per vjedhje masive,erdhi si pasoi e premtimeve qe sejcili qe ka perfituar ne menyre te pandereshme te pergjigjet, populli po pret.

  16. shqip hesapi says:

    E kam thene dhe here te tjera dhe do ta them pasi te gjithe te ndershmit jane qe Sali Berisha shume shpejt duhet te shkoje para drejtesise,ndryshe Edi Rama kthehet ne demagog qe ka frike dhe veten e tij.

  17. Boboshtiza says:

    Një artikull krejtësisht i njëanshëm i shkruar nga një njeri të cilit tashmë i mungon kredibiliteti. Kjo është çudia shqiptare: pa e lexuar fare shkrimin dihet se çfarë ka brenda. Është urrejtja patologjike për Berishën motori i Meros. E megjithatë është kalemxhiu më i lexuar në Shqipëri. Nuk di njeriu i shkretë nëse duhet të qajë apo të qeshë.

  18. igli says:

    I dashur mero hapi pak syte edhe per kete vend shkruaj pak edhe per Himaren, shikoni pak se cfare ne paska thene Dulja me shoke sot http://dielli.al/lajme.php?id=66869&k=71

  19. MOKO says:

    Pjesa e fundit e shkrimit eshte perle,por qe nuk do te degjohet Z.Mero.
    Eshte shume vone per te bere shtet te se drejtes,eshte shume vone,per te bere gjyqesor te pa varur,eshte vone per nje prokurori te ndershme dhe ligjore.Gjykatesit sot po planifikojne sa miliona do grumbullojne nga Lazarati,prokuroret,po lexojne ligje e nene si mund te shpetojne njerezit e “KOLUMBISE” shqipetare.Pra “korporata” e madhe dhe e pa mposhtur e drejtesise shqiptare i ka mare masat,ashtu si per dosjet e korupsionit,qe ti thjeshtesoje,ti mbylli dhe te mos denoje baronet e dreges,te mos konfiskoje miliardat e kesaj pune te piset,te mbeshtetur nga bandat qeveritare.
    Me behet qefi qe jeni shume optimist,por mos haroni se ç’far keni shkruar ne 2-3 Prill te 2013?????…………….

  20. METEH says:

    Z.MERO,ju pergezoj ju dhe personazhet e tjere,si FREDI per analizen e sakt qe beni.Dua te shtoj qe EDI RAMA duhet te propozoi per dekorim SAIMIR TAHIRIN & ARTAN DIDIN dhe tu jap policeve pjesmarres ne LAZARAT nga 100000 lel(r),pasi i zbardhen faqen shqiperise.Kete mendim nuk mund ta shpreh ndryshe,pasi nuk komunikoi dot me RAMAN,pasi nuk ka ekspozuar Nr.TELEFONI(te pakten Saliu na dergonte mesazhe per votat me celular,RESPEKTE.

  21. Haxhidajaku says:

    Nje shkrim i persosur nga Fredi.Te lumte.!

  22. anonim says:

    komplimente per shkrimin

  23. Shqipo says:

    E majta shqiptarae ja paska dalur???!!!
    Po a nuk qe e majta shqiptare ajo qe mbajti pushtetin per 8 vite me radhe pra per 2 legjislatura te tera e Lazarati u mbyt ne hektare me hashash?
    Ishin rrenjete e saj te mbjellura ne ato 8 vite qe po vete kjo e majte po mundohet ti shkulle ndonje rrenje e kur nderkohe kane zene rrenje fidana te tjere ne pjeset e tjera te Shqiperise.
    Keshtu i bie qe e majta shqiptar ja doli te shkulnguli,qe i bie shkul atje e mbill ketu

  24. Anonymus says:

    Bravo per luften ndaj droges dhe krimit nuk eshte vetem Lazarati, ka edhe vatra te tjera ku kultivohet kanabisi, dhe sa degjuam se ca u kapen edhe ca shpetuan (u arratisen)…, me duket se nuk mund te quhet akoma nje sukses 100% i policise..!! Te jemi te sinqerte ne kohe krize, njerezit jane me predisponuar te veprojne ne kundershtim me ligjin!! Edhe

  25. Anonymus says:

    Edhe qe te flasesh per te ndoturit e anes tjeter, duhet te shikosh nje here te ndoturit qe ke brenda, bej pastrimin nje here brenda vetes pastaj flit per te tjeret..!!

  26. Revolution says:

    Shkrim siperfaqesor qe mundohet te zbardh me shum se cfare eshte nje periudhe qeverisjeje 1 vjecare .Nuk lexuam gje ktu per faktin qe kjo esht qeveria me me shum gjygje te humbura ne 23 vjet ,per pergjegjsine e armeve kimike ,per shkarkimet masive ne administrate per Operacionin Fund Marrezise qe esht i njejte me Lazaratin dmth lufte per treg .Sa kazino u mbyllen mo Mero dhe te kujt ishin ?P o makinat e reja te lojrave kush i futi mo Mero djali?Po Kurveleshi dhe e gjith ajo zone kur do digjet sic u dogj Lazarati ?Po te doje njeriu e shef boten sipas qefit ore po e verteta esht qe as ka shtet e as ka rilindje .Ka thjesht luft bandash per territor iku banda e Berishes erdhi banda e Rames

  27. -Nuk mund te na befasoje me fantazia e nje krimi politik te shitur si progres.,por realiteti pikerisht pas nje viti ne pushtet te se majtes, me nje vleresim nderkombetar.Fitorja eshte e popullit qe diti te zgjedhe politikanet e duhur…dhe jo e Berishes sic shprehet nje tarallaçke.

  28. Bodigardi i Temës says:

    Ajo (Xhozi)nuk është “tarallaçkë”, @pro dhe kundër, ajo është errësira vetë, është Satanai me fytyrë njeriu…!!!

  29. mirejam says:

    Lidhur komentit neni 177 te Kushtetutes.
    Ka vertete nje problem lidhur rishikimit, pasi eshte mendura te imunizohet nga nderhyrjet e shpeshta.
    Por Kushtetuta mund te behet edhe nga e para, dhe nje mejt eshte referenudmi. Kete e sqaron qartazi neni 2 i Kushtetutes duke qene parim prevalon mbi dispozitat rregulluese (neni 177). Se treti, disa prerogativa kushtetuese konsiderohen “ceshtje e rendesise se vecante” dhe jane objekt referendumi. Keshtu psh refendumi per zgjedhje te presidentit nga populli, apo ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk mund te pengohen sipas nenit 177. Por ashtu sikurse rishikimi i buxhetit qe ndalohet nga neni per referendumet, Gjykata Kushtetuese mund te pengoje zhvillimine nje referendumi objekti i te cilit ka mundesi te tjera si psh rregullohet me ligj organik.
    Ne kete menyre, nese z.Baze nuk e ka sqaruar hollesist termin juridik, per lexuesit e Temes mund te argumentojme me plot baze, qe referendumet jo vetem jane te mundura, por me sa shihet jane te domosdoshme. Parimisht do isha per referendume per 1) president nga populli qe te shendoshe drejtesine pa qen envoja te preken nenet e tjera kushtetuese, dhe 2) sistem me lista te pranditura qe populli te qeroje njehere e mire zgjeben 23 vjecare qe po i merr frymen.

  30. we people says:

    Sot eshte nje dite e shenuar ne historine e shqiptareve.Zyrtarisht vendi yne behet pjese e familjes europiane ne kohen e duhur dhe me qeverine e duhur.

    Pershendes stafin modest te gazetes Tema dhe vecanerisht zotin Baze per kontributin e tyre ne rrezimin e perbindeshit Berishe dhe ne artikujt e ekulibruar dhe te civilizuar pas 23 qershorit 2013.

    Le te jete kjo dite nje moment reflektimi per domosdoshmerine e vendosjes se shtetit ligjor te zaptuar akoma nga banda e berisheve,topalleve,lulebasheve,nishaneve,llalleve,imameve gjingjoneve..ect.

    Pa denimin spektakular te banditit serberishe & company ky status do jete si pasqyrat qe genjenin indianet e amerikes veriut para 500 vjetesh ne kembim te floririt ….

    Respekte per vizionarin atdhetar EDI RAMA i cili duket si nje Uliks qe goditi Qiklopin e viqidolit ne syrin e tij te zi..

    Pa dhene shpirt dhe pa u varrosur ky qikllopi i LUGUT TE ZI TE TROPOJES nuk duhet te kalojme ne feste pasi gjithmone ka ditur te dale disa here nga arkivoli sepse eshte Monster.

  31. wanted skypioni says:

    dy fjale per komentuesin Pac (pats)
    Ne ne tropoje kemi nje katun me emrin Pac qe eshte venlindja e berishistit ,multimiliarderrit trapojano-amerikan S.Muja.Por Pac i themi dhe atyre bjondave qe shesin te gabi.Per Adi Krasten kam patur respekt absolut por jam zhgenjyer sepse u be kamikazi i rradhes i berishes ish armikut personal te tij.Adi Karsta po ben te njejten gje qe beri djali Neritan Qekes me punen e veshit qe ngeli ne histori me te jatin si prostituta dipllomatike.Po ashtu beri dhe Artan Hoxha (Skypioni) kur i tha Rama qe je nje analist kurve.Njerez te tille i nderuar Pac e meritojne poshtrimin sepse berisha ju shker..u familjarisht dhe ato jo vetem qe e quajne “babe” por shesin dhe lavdine e tyre si lavire mediatike.

  32. egi says:

    per tolerancen ndaj medias kam dyshimet e mia…vertetojeni…http://goo.gl/fK0f9E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje