Një shtet i papërgatitur për normalitetin

21 Qershor 2014, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ajo që ndodhi pas aksionit të policisë në Lazarat, dëshmon se shtetit shqiptar i është kthyer në normalitet bashkëjetesa me krimin. Janë së paku tre institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, që nuk ndjekin dot ritmin e policisë për të kthyer normalitetin në vend.

I pari është Presidenti i Republikës. Pafuqia e tij në këtë rast nuk ka të bëjë me hallet fizike që ka, por me të kapurit në befasi nga rikthimi i shtetit në Lazarat. Duke qenë një fanatik pa tru i Berishës, presidenti në detyrë, jo vetëm që nuk ka inkurajuar në asnjë moment aksionin e policisë, por ka heshtur sikur ka zi, pas suksesit të policisë. Heshtja e tij është një sinjal ogurzi për drejtësinë dhe institucionet e tjera të shtetit, për ta parë vendosjen e normalitetit në Lazarat si prioritet.

I dyti është kryeprokurori i Republikës. Ndërkohë që ai bën takime me ministra, flet për task forca të përbashkëta kundër korrupsionit dhe përpiqet të bëjë politikë me arrestimet, në aksionin më të rëndësishëm të policisë së shtetit shqiptar, për kthimin në normalitet të një territori që ishte për 20 vite zonë e lirë për krimin, ai nuk ishte me policinë. Ai duhet të kishte bërë gati me forcat e ndërhyrjes në terren, grupe të gatshme prokurorësh dhe oficerë të policisë gjyqësore, për dokumentimin e provave dhe krimit që ka brejtur për 20 vite shtetin shqiptar.

Pas hyrjes së policisë, pamjet nga Lazarati janë shkuse. Në çdo shtëpi ka drogë dhe armë. Rrugët janë të mbushura me thasë me hashash, ka disa laboratorë të drogave të forta si heroina, janë gjetur disa vendqitje kundër policisë, janë gjetur armë të gjitha llojeve dhe ende nuk janë kapur personat në kërkim, që kanë qëlluar mbi policinë. Kaq paligjshmëri për metër katror, dhe kaq pak prokurorë në vendngjarje të tilla, nuk besoj se ka në asnjë vend të botës. Duket sikur prokuroria ishte e para që nuk besonte se policia do të vendoste kontrollin, dhe pasi kjo ndodhi, ka një ngadalësi vdekjeprurëse për zbardhjen e paligjshmërisë në këtë territor krimi.

Lazarati nuk është një krim i lazaratasve. Ata kanë qenë banorë të tij, të përfshirë në një aktivitet kriminal, edhe pse shteti shqiptar i abandonoi dhe i la në dorë të mafies. Ne nuk mund t’u kërkojmë grave dhe burrave të Lazaratit pas 20 vjetësh, pse u inkriminuan, pse mbollën hashash, pse strehuan kriminelë, pse mbajtën armë, etj. Ne i lamë ta bënin këtë. Sot që ky territor u çlirua dhe Lazarati nuk është më republikë e krimit, por një fshat normal, ne duhet të dokumentojmë krimin që të mos përsëritet. Prokuroria është larg ritmit të policisë, me të cilin u çlirua ky territor, dhe druaj se do taë dështoj këtë proces. Nëse kjo ndodh, ajo godinë duhet trajtuar si Lazarati.

Pas prokurorisë, dhe Gjykata e Krimeve të Rënda duket se e mori lehtë këtë proces. Angazhimi i tyre duket i përciptë, brenda rutinës së përditshme dhe jo si një angazhim special që ka rëndësi për të treguar fuqinë e shtetit.

E gjithë kjo vjen nga një mentalitet ambientues i shtetit shqiptar me krimin. Përveç Presidentit të Republikës, i cili e ka edhe dhimbje rënien e Lazaratit, prokuroria dhe gjykata e kanë paaftësi dhe inkriminim. Nga droga e Lazaratit nuk janë paguar bujqit në Lazarat më shumë se gjykatësit dhe prokurorët e këtij vendi. Nëse bujqit kanë marrë 200 euro për kilogram. Prokurorët dhe gjykatësit, për të liruar shokët e Gates kanë marrë miliona. Paratë e drogës së Lazaratit janë një nga arsyet përse sistemi ynë i drejtësisë ka përfunduar në duart e mafias dhe ngadalësia e tyre për të vepruar në këtë rast, ka të bëjë edhe me historinë e tyre kriminale, të lidhur me bosët e krimit që strehoheshin dhe mbijetonin nga droga e shtetit të Lazaratit.

Sidoqoftë, sot në Lazarat është vendosur normaliteti. Njerëzit do mësohen dita- ditës se ëndrra mbaroi dhe do fillojnë të jetojnë si gjithë të tjerët me punë bujqësore, bimë medicinale, etj. Fëmijët e tyre nuk rriten në një lagje me persona në kërkim, dhe ata vetë nuk do jenë të detyruar të jenë pjesë e një  strukture kriminale, që kishte mposhtur shtëtin shqiptar. Për këtë arsye, shteti shqiptar duhet të veprojë shpejt dhe me përgjegjësi për të dokumentuar krimin, për të penalizuar atë dhe për t’i dhënë fund një historie kriminale që mbante peng Shqipërinë.

Banorët e thjeshtë të Lazaratit mund të amnistohen për veprimtarinë e tyre si fermerë, por më parë krimi i tyre duhet të dokumentohet. Ata mund të amnistohen pasi dhe shteti shqiptar ka faj që i la në mëshirë të mafias së drogës, por bosët e drogës dhe republika e krimit duhet të marrë fund përgjithnjë. Ky është një test i rëndësishëm për Presidentin e Republikës, të cilit gati po i pushon zemra që Lazarati nuk është më kështjellë e Doktorit. Por ky është një test i rëndësishëm dhe për prokurorinë dhe gjykatat, për të kuptuar se në këtë betejë ata janë me mafian e drogës apo shtetin shqiptar. Nuk duhen lejuar të kenë një këmbë andej dhe një këtej.

47 komente në “Një shtet i papërgatitur për normalitetin”

  1. sit back and relaks says:

    ke te amnistosh o mero? gaqen? se gaqja ishte kryeagronomi i fermereve ne fjale.

    1. Raimond Vlonjati says:

      Ky artikull eshte nje analize bajate e nje propagandisti te PS-se….
      …dhe te nxjerr mallin e atyre gazetareve te Dulles, te cilet sapo Dulla mbaronte ndonje fushate per pastrim armiqsh ,
      hidhej ne sulm shtypi per te dhene pinellot e rastit ne favor te Udheheqesit ….

      Edhe kane njefare ngjashmerie sepse Dulla kish zakon qe i vriste shoket e tij,
      ndersa ky Dulla qe kemi sot ne krye te Kryeministrise i fyen dhe ofendon me fjalet me te pista grate e shokeve…..

      Porse kane nje ndryshim thelbesor :…. se ai i djeshmi ishte heroik ne perballjen me fqinjet,dhe ju thyente hundet sa here i jepej rasti
      , ndersa ky i sotmi eshte spiun i tyre

      1. Alb says:

        Ti vlonjat e njihke mire historine,por duhet ta rrotullosh ate dreq disa grade, psh. 180 grade dot ishte mire se nxorre me koke poshte. Ai dulla qe permend ti ishte fudulla, me famekeqi, spiuni dhe lugati i ketij populli qe te qante diten dhe therte naten per te shpetuar skalfin e tij, dhe mbreteruar si mbreteroi, por kjo eshte krejt picture tjeter qe nuk i ngjane fare asaj te tij. Te lutem c’fare thua me lart, mbaje, por jepi nje rrotullim 180 grade se na q…nanen.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk behet stan me lepuj Mero..

  3. feniks says:

    Prokuroria dhe Gjykatat me ne krye Presaidentin e Republikes jane ne DORE TE ARMIKUT Sali Berisha!!!
    BOTA DUHET TA KUPTOJE KETE SITUATE TE PA PASRE NE HISTORINE E NJEREZIMIT dhe te jape keshilla konkrete per MAZHORANCEN QEVERISESE,q

  4. lufter says:

    Fitorja e policise ne Lazarate ka zbuluar shume gjera dhe do te zbuloje edhe shume te tjera.Ajo vertetoje se Berisha dhe disa te tjere te PD-se jane te lidhur me mafjen e droges ne krye te se ciles eshte vete Berisha.Kthimi iLazaratit ne normalitet ka shokuar kupolen e PD-se me ne krye Berishen po ashtu zbuloi te inkriminuar Nishanin dhe prokurorine.Berisha tanime dihet se cfare perfaqeson,por shqiperia po demtohet seriozishte nga Nishani,prokurori dhe gjyqesori.Prandaj nje ore e me pare Nishani dhe prokurori i pergjithshem duhet te japin doreheqje,ne te kunderte i beni thirrje popullit qe t’u tregoje vendin dhe t’u kerkoje se kujte i sherbejne keta hunje te ngulur.Si gjithmone dhe kete here Merua ka percaktuar te verteten.

  5. bulqiza. says:

    Kam mendimin se ne vetedijen e votuesit meret parasysh qe ai voton per ndrimin ose jo te pushteti, ne rastin tone ai ka dhene kte verdikt, perlamenti i ka te gjitha atributet dhe kartonat natyrisht.

  6. Claus says:

    Editorial i sakte i Meros, por a kishte njeri besim se organet kushtetuese perfshi ketu dhe Nishanlliun do te vepronin?
    Une nuk kam besuar.
    Keshtu kane vepruar tere prokuret ne Shqiperi. Asnje nuk ka cuar dicka deri ne fund. Fut ketu Theodhoriun sot tek PS-ja, Ina Ramen tani dhe kete Llallen. Ka qene e vetmja rruge qe keta te mos “ngacmoheshin” nga Politika duke pritur dhe pritur.

    Kjo pune ka filluar qe nga 2 prilli i vitit 1990. Vonohu, mos administro provat dhe manipuloi ato, mos zbato procedurat sa te behen ceshtjet terkuze, pastaj co nje palo dosje ne gjykate, atje i merr Gjin Gjoni i Nishanlliut dhe ketu mbaron filmi.
    Kriminele nuk ka patur. Ndonje gje e madhe nuk ka ndodhur.

    Te vihen ne rrezik jete policesh te thjeshte, bij dhe bija nenash dhe te tallesh me jetet e tyre, kjo eshte krim.
    A ka ndonje ligj qe per “moszbatim” detyre nga prokuroret?
    Sigurisht, por cilet prokurore do te administrojne provat per koleget e tyre?
    E pra qe bie ne nje rreth vicioz kriminal. Nishanlli-Llalle-dhe Gjin. Ketu cdo gje sfumohet.

    E dyta dhe me e rendesishmja eshte se Lazarati nuk eshte vetem nje problem i “Lazaratit”. Tere ate ngrehine droge e ka ngritur politika dhe politikanet. Lazot ishin skllever qe jetonin mos me keq, parate e pista shkonin diku tjeter, ne politikane te majte dhe te djathte duke mos harruar LSI qe merrte nje cope te majme te saj.

    Pra idealizmi i Tahirit,vendosmeria e Rames dhe puna famoze e policise se shtetit jane si ne nje ishull mese nje deti te gjere te zi plot kriminalitet dhe parashe te pista.
    Te gjithe presin, kriminele dhe politikane te zhytur ne krim. Presin dhe presin deri sa te kaloje vala dhe pastaj, hajde t`ia fillojme nga e para.
    Rrihe hekurin sa eshte i nxehte, thote nje fjale e urte.
    Tani duhet nje iniciative per shkarkim te Nishanlliut. Eshte koha me e mire. PD eshte si e trullosur, kriminelet jane shushatur dhe po kerkojne vrime ku te futen, EU-ne e ke me vete, nuk duhet pritur me.
    Por problem mund te behet klani kriminal, qe quhet LSI, sepse ja qe Meta e ka pike te dobet Berishen!
    Kane kapur postet kyce. Kryetar parlamenti, kryetar i komisionit te sigurise, ca deputete qe mund te kalojne ne cdo Minute ne krahur tjeter dhe nje Kadel qe do te na kerkonte doreheqjen e Tahirit!
    E shikoni cfare absurditetesh degjon?
    Nuk jane absurditete prej budallai tip Kadeli, por plane djallezore te koalicionit me qelbesira qe po u digjet toka nen kembe.
    Pershendetje

    1. - homeri- says:

      -CLAUS-kur eshte fresket , komenton bukur ….Mero analizon normalitetin e shtetit dhe qe te funksionoj te gjitha hallkat e tij duhet te veprojne me te njejtin ritem, dhe Mero i analizon , por jo deri ne fund …. ju e coni analizen deri ne fund ….. nuk eshte me problemi BERISHA .. ai ka mbaruar dhe nuk e degjon me njeri , por eshte marveshja META . – .BERISHA si aleance qe ju e quani te lidhur me krimin dhe ketu qendron dhe mosveprimi i presidentit , prekurorise … fakti qe Kadeli doli me kerkesen qe nje miister duhet te zevendesohet , ishte nje presion i klaneve kriminale qe te mos nderhyej ne lazarat …. dhe EDI RAMA do vazdoi me shprehjen – ne e beme detyren tone – dhe sot ai ishte ne pronat e ILIRIT ne kanionet e osumit … ja kaq ishte do denohet ai belgradi dhe ndonje tjeter e grupet kriminale do vazhdojne te qete ne drejtime te tjera –
      — e keqja e shqiperise sote eshte partia e mafjozeve te lsi… qe MERO , ka frike te perballet

    2. lumasi says:

      te lumte claus. jam ne nje mendje me ty.

    3. liria says:

      Mire i ke thene te gjitha o Claus, vetem se duhet ta drejtosh ne ane te kundert kahjen e qelbesirave.
      Po te kujtoj vetem nje thirrje te nje antiberishisti akoma me te semure se Meroja, Muc Nanos, qe ju drejtua “elektoratit” shqiptar “mblidhuni gjithe qelbesirat per te rezuar nga pushteti Berishen”, pa e kuptuar i gjori se e fuste edhe veten ne ate kategori.

  7. Rushit Bilbil Gramshi says:

    I dashur Mero,
    ke harruar kafenene e Blend Fejzos e cila po meret me zogjte e Pangos, menexhere , fotografi, etj.,etj.

    1. durim kaja says:

      blendi e ka siguruar jeten ne “tv saliu”, nuk i intereson kjo qe ndodh ne lazarat..

  8. shpetim says:

    Tani krimi duhet te crrenjoset ne prokurorine e pergjithshme dhe sistemin e drejtesise.Parlamenti duhet te veproje urgjentisht,nuk ka kohe per te humbur.
    Pasi ti jete dhene denimi i merituar kapove te krimit ne Lazarat, ne kete fshat te molepsur me krimin duhet te hartoen dhe zbatohen projekte per kthimin e jetes normale.
    Keto projekte duhet te behen nga shteti shqiptar ne bashkepunim me shtetet europiane ku dergohej hashashi per tu konsumuar, sepse ky krim pervec vendit tone perfshinte edhe shtetet perdoruese.Pra sejcili shtet ka per detyre te paguaje koston e tij.

  9. illyrians says:

    Analiza e Klausit eshte teper e sakte. Ne te vertete, puna frytdhenese e Tahirit dhe Rames jane nje pike uje ne oqeanin mafioz dhe kriminal Made in Albanistan.
    Do te shifni per te sajten here qe nuk do te kete as fajtore, as mafioze, as shites droge, as politikane te implikuar, asgje prej gjeje. Gjerat do zvarriten deri ne harrese si gjithmone.

    Nishani nuk guxon te shkoje as ne halè pa urdherin e Sali sulltanit, Dhalla eshte njeri qe nuk njeh as veten e vete, nuk di c’te beje, te ndermarre ndonje veprim per hetim dosjesh nen presionin e opinionit nderkombetar, apo te rrije urte se nxehet padrinoja i tij, S-halè serbi.

    Deri tani Dhalla nuk ka ndermarre asnje hetim per dosjet qe kullojne gjak, Gerdec, 21 janar, vrases gjykatesish dhe politikanesh, etj etj. Presidenca dhe drejtesia jane ende ne dore te Sali bishes, kurse ne gjithe kete vorbull vazhdon te mbijetoje LSI-ja mafioze me ne krye shefin e saj dinak, Lilo shtangen.

    Dhe kjo parti SH.P.K e krijuar vec per te prodhuar te ardhura marramandese nga krimi, do te mbijetoje ne cdo lloj sistemi politik Made in Albanistan, flijeni mendjen te gjithe per kete.

    Per fat te keq, na duhet te pranojme se ne kete vend nuk hyn dhe aq shume ne pune stili dhe metodat qe ndjek Rama and C.O, duhen aplikuar te tjera metoda, shume here me te forta, se kot nuk thote populli, “derri do plumb”…

    1. andromeda says:

      Asgjë s’ka për të ndodhur, gjithshka do jetë si më parë, dhe Lazarati do ia rinisë punës me drogën, për sa kohë që shtetin vazhdon ta mbajë peng Sali Bajlozi me kukullat e tij Nishanlliun, LLallën, Visho Ajazin dhe gjithë shpurën e gjykatësve e prokurorëve që fati sapo u solli në dorë peshqit e mëdhenj të drogës për t’i vjelë mirë e mirë.

      1. liria says:

        O Andromeda !
        Mos ke ardhur si alien nga ndonje galaktike tjeter ore trim e nuk e ditkerke se keta qe jane sot ne qeveri jane bijte e krimineleve te diktatures komuniste ?
        Nga ujku e ulkonja vec kelyshe ujqerish mund te presesh.
        A di te me pergjigjesh o alien, se pse ne parlamentin shqiptar shumica e deputeteve jane biznesmene me nje histori te dyshimte pasurimi e keta me se shumti i zgjodhi Rama si deputete te partise se tij ?

  10. futja kot says:

    saliu deklaroj me mburje se:
    Kishte nje vendim politik per te mos nderhyre ne Lazarat.
    Pra droga duhet te lulezonte dhe fshatrat e tjer te denoheshin ndersa lazaratasit jo.
    Kjo eshte e denueshme .
    Mjafton kaq per te kutuar se nga kush jemi drejtuar.
    Ndersa Dasho Aliko deklaroj Sivjet jane mbjell 70% me pak droge se vitet e tjera, Skandal.

  11. ILIRET says:

    Prokuroret dhe gjykatesit kane mallkuar Edi Ramen dhe Saimir Tahirin. Idjotet, kane thene ata. Na hapen pune. Kush del nga zyrat. Le te na i sjelle provat policia, ketu po deshi.
    Prokuroret jane bosa me makina lluksoze dhe deri ne fyt me para. Nuk duan te prishin qetesine e tyre. Per cfare? Sepse qeveria dhe policia nuk rrine rehat.

  12. katarakti says:

    Duhet pastruar dhe normalizuar ky vend. Por nje pjese e shqiptareve nuk e duan kete normalizim se duan te jetojne me pislleqe: vjedhje, korrupsion, mit-marrje, kriminalitet, droge, prostitucion etj etj. Banda e PD-se po ashtu eshte teresisht kunder normalizimit. Per me shume ata kane ne dore ende gjysmen e shtetit. Edi Rama nuk ka se çfare te beje me teper. Se ai ka vetem 64 deputete. Disa prej te cileve jane gati t’ia dredhin qe ne rastin me te pare. Ilir Meta po ashtu pret dhe punon qe PS-ja te dobesohet sa me shume. Nje vote e ikur nga PS-ja eshte nje vote me shume per LSI-ne. Per me shume edhe ai nuk ka siguri. Mund te gjeje nje arsye per tu hedhur perseri ne krahet e Berishes. Sidomos nese Rama vazhdon te ece ne kete rruge: pra ne forcimin dhe rilindjen e shtetit. Prandaj Edi Rama eshte i detyruar te eci me kujdes. Si ne nje terren te minuar. Se nga çdo ane mund t’i dalin ne prite. Apo nuk i njohin mire pritat ata qe den baba den jane deri ne shtate breza ne gjak.

  13. al says:

    Policia e beri detyren,tani jane prove” organet e pamvarura” si prokuroria,gjykatat,kld dhe presidenti inderuar.te gjitna keto organe jane produkt i parlamentit.bota demokratike me be dhe usa edhane sinjalin,ndryshim radikal i sistemit te kalbur te drejtesise.kush nuk ben detyren te hapi krahun dhe te futen te rinjte qe nuk kane kursin e plepave ,qe e kthyen drejtesine per turp te shqiptareve.

  14. Ligji says:

    Presidenti,ish minister i brendshem dhe prokurori i pergjithshem duhet te japin dorheqeje

  15. art says:

    Shume e drejte Mero, pa u shkallmuar prokuroria dhe gjykata qe 90% i ka te inkriminuar, nemos mafjiozet dora vete, nuk do filoje kurre rruga drejt zhvillimi por do vazhdoje rrenimi. Rama kjo eshte sfida jote…

  16. THE BOSS says:

    komplimente per artikullin.

  17. shqip hesapi says:

    Po,mor Mero po.Po kujt ia thua ? Ilir Metes ?

  18. beni says:

    Ka te drejte mero prokuroria po ben sikur nuk po sheh,po ashtu dhe gjykatat,keto dy intitucione jane te korruptuara dhe kerkojne nje spastrim te madh,policia ka bere nje pune te shkelqyer, sasia e droges eshte shume e madhe e pergjegjese eshte qeveria e kaluar,prokuroria duhet te therase te pandehur edhe ministrin e brendshem te qeverise berisha per moskapje te krimit dhe droges ne lazarat,cdo njeri duhet te jete pergjegjes per veprimet qe kryen,me kete aksion te madh kunder droges,dhe me aksionin ndaj ndertimeve te shemtuara pa leje rama e ka te siguruar mandatin e dyte,bravo Rames,tahirit dhe policies.

  19. veron dibra says:

    EDI RAMA- T’I DHAME VOTAT PER TE NA KTHYER NE NORMALITET. PERPARA KESAJ ESHTE SHUME I PA RENDESISHEM STATUSI. VEPRO DUKE LEXUAR KUSHTETUTEN DHE LIGJET. POR MOS PRIT ME!

  20. E VËRTETA ! says:

    Mos u shqetësoni o të varfër e të vuajtur një jetë të tërë se, këtë punë do ta “ndreqë” patjetër Edi, kur gjithë tokën edhe ky si Enveri e quan akoma shtetërore, (prandaj dhe hashashi mbushi Shqipërinë !), dhe tani që Lazarati “rra”, Edi së shpejti do fillojë si dikur paradhësit e tij të ngrejë bashkë me shokët e tij të armëve, ish kooperativat dhe fermat shtetërore bujqësore, dhe atje do kullosin përsëri “tufëzat” e Ramizit, dhe në “arëzat” përsëri do mbyllen perime dhe patate, dhe përsëri si dikur do thuhet se, “pataja është edhe gjellë edhe bukë”, dhe kështu të gjithë do jemi akoma edhe më të “lumtur”, por veç atëherë, njerëzit e varfër dhe të vuajtur tërë jenën nën diktatorë e nën diktatorë, njëlloj si në kohën e Enverit, do kuptojnë se “fitorja” dhe “gremisja” e Lazaratit nuk ishte gjë tjetër veçse një marrëveshje e bërë në “prapaskenë”, vetëm “për pilulën antidepresive të statusit”, dhe, jo vetëm nga njëra “palë”, por së bashku edhe me “palën” tjetër, (njëlloj si dy “motrat siameze”, dalë brenda një nate nga e njëjta “Mëmë, ose Mitër” !), se gjoja tek ne krimit dhe korrupsonit “Rilindja” e Edit më në fund e “varrosi” dhe i vendosi “frrerin”. Por me alibi të tilla mund të gënjehen vetëm injorantët, dhe duket qartë se flasin e gëzohen e shkruajnë nëpër “blogje” e “logje” vetëm simpatizantët dhe akoma më shumë militantët, por veç duhet që ta dinë se, njerëzit e ndershëm, të mirë dhe te zgjuar që nuk i mungojnë këtij vendi se, ndërhyrja në Lazarat ishte vetem mashtrim i radhës, si dhe shumë mashtrime të tjera në këta 24 vjet, pasi ne e dimë fort mirë se fenomeni “lazarat”, është ulë “këmbëkryq” në Presidencë, me në krye vetë Presidentin, dhe ish Presidentët e tjerë se, fenomeni “lazarat” është ulë “këmbëkryq” dhe më shumë brenda në Parlament me në krye Kryetarin e tij vetë Ilir Metë “floririn”, dhe ish Kryetarët e tjerë, por ai “fenomen” i pështirë është ulë “këmbëkryq” edhe brenda në Qeveri me kryetar Kryeministrin e ri Edi Rama, ashtu si ishte ulë e qëndronte “këmbëkryq”, edhe në Qeveritë e para të Fatos Nanos, Sali Berishës e të tjerë e të tjerë se, fenomeni “lazarat” ka qenë e është ulur “këmbëkryq” në polici, prokurori, gjykata e avukatë ! Është ulë “këmbëkryq” e ku nuk është ulë, pasi fenomeni “lazarat” ka mbuluar të gjithë Shqipërinë dhe, se, është vështirë shumë vështirë, kur mafia në pushtet bën e kërkon sikur do që ta “shkulë” ! Por, si mund që të “shkulet” tek ne fenomeni “lazarat”, pasi krimi dhe korrupsioni nuk mund të luftohet e të shkulet nga vetë mafiozët e nga vetë kriminelët, kur mafia komuniste e mbartur me “marifet” që nga koha e “sulltan Hoxhës”, kur nëpërmjet ligjeve mafioze të tyre mbi tokën tonë të trashëguar vendosën disa “lazarats” të tjerë më të tmershëm, më të frikshëm e më të tërbuar, që këtë pjellë të shëmtuar siç janë dhe vetë, dikur babai i tyre i vërtetë e quante “njeriu i ri”, dhe sot këta bijtë e tij të “devotshëm” vetëm për fenomene “lazarati” të tilla, vetëm sa i ndëruan emërin në “pronarë të rij”, (ose më saktë njerëzit e zinj të këtij vendi !), dhe pikërisht këtu qëndron shkaku kryesor që atë “fenomen”, pra, krimin dhe korrupsionin e futën kaq thellë në tokat tona ?! Pra një alibi tjetër u çfaq këto dita kur u tha se Lazarati u “çlirua”, por pa çliruar Presidencën, Parlamentin, Qeverinë dhe gjithë institucionet shtetërore, deri poshtë tek Kryepleqtë, pra, pa çliruar tokat tona të grabitura dhe të pushtuara me ligjet e tyre mafioze, në këtë vend të bukur, por me një “turmë” plotësisht të çmendur e të përçudnuar, të indoktrinuar e të inkriminuar, qofsha…, por nuk jam fare i gabuar se krimi dhe korrupsioni në këtë vend vetëm që do forcohet e do shtohet, për këtë patjetër që koha do jetë dëshmitarja më e saktë dhe më e mirë se kush kishte të drejtë! Respekt për njerëzit e varfër dhe të vuajtur, por veç koha sot i thërret që gjithmonë të jenë zgjuar !

  21. Cibuku says:

    Na e dhien vendin me keq se vetem keta dhjeracake te peshtire.

  22. sherifi says:

    Me nje fjali te shkurter,kjo do te thote qe reforma ne drejtesi eshte urgjente,per te cilen edhe nderkombetaret here pas here kane shprehur si shqetesim dhe emergjence ne kte sistem.

  23. astrit says:

    Rregulloni e normalizoni ekonomine. Zhvillimi ekonomik, sjell punesim, mireqenje, e stabilitet, ndryshe e paligjeshmje e krimi do jene prezent ne kete vend.Policia eshte hallka e fundit qe mund ta normalizoje kete vend.Pa zhvillim ekonomik, drejtesi e prosperitet ne do vazhdojme te ndjekim lajme e analiza spektakolare por qe nuk e zgjidhin problemin.Urime policise.

  24. fshatari says:

    O Mero prokuroret shkojne kur nuhasin pare te madhe
    Dhalla eshte nje kokerr mashtruesi ordiner,ndersa presidenti i Republikes-Pse kemi president ne?-Mos i bjer ne qafe atij o Mero trimi se ka halle ai…nuk eshte i afte te fshije as qurret e veta me menge

  25. beni says:

    Ke shume te drejte Mero por do vije ajo dite te kemi dhe shtet se deri tani !!!!!!!

  26. METEH says:

    Ju lumt Z.Mero,analize e sakt.Ne nuk kemi president,K/Prekuror.Ata jane kukulla ne doren e Saliut,ndaj dhe problemi LAZARATIT do te mbyllet si GERDECI,21 JANARI,PIRAMIDAT,VRASJET E HAJDARIT,XHINDIT,OLLDASHIT,TREBICKES,REMZI HOXHES,etj,etj.Pa u krijuar gjykata penale-speciale qoft dhe me jurist nderkombetar-zor se do ket drejtesi per hajdutet e kriminelet ne shqiperi.Rama nuk vepron dot,pasi nuk e lejon ortaku i bashkekriminalizuar si Saliu,i cili shprehet hapur se e ka pik te dobet Salen,ndaj e lejon te flasi ne kuvend sa te doi dhe çfar te doi kundra Rames,ne menyre qe ta diskreditoi Ramen ne syt e publikut.Heshtja e Nishanit dhe Llales tregojn shume gjera te pista,por kuvendi eshte zen KAPS…!

  27. luani londer says:

    PD iu pren fondet nga mafia e Lazaratit,e persa i perket presidentit ai duhet marre ne pyetje,vetem nje pyetje,,,Z.president a ka eksistuar droga kur ju keni qene minister i brenshem,po kjo pyetje duhet bere dhe Mulit,Bashes,Neritanit,se Sala nuk ka faj ai nuk e din se ku bi lazarati?
    Presidenti kukull e te tjeret koleksion i kukkullave nqf.do ishin te ndergjegjeshem se pari te gjithe duhet te ipnin DOREHEQJEN por kjo nuk ekziston ne mendjen e politikanit tone,prandaj te gjykohen kjo do te zhdukte cdo hezitim te prokurorit e Rames,le te shohim a do i dalin per hunde te gjitha te zezt qe i kane bere vendit per 24vjet TURP,,,TURP qe nuk haet me buke.

    1. Akrepi says:

      PS duhet te bej zgjedhjet parlamentare bashk me zgjedhjet lokale qe te mos imponohet nga LSI.

  28. alo'''''''' says:

    Dhe ne Afganistan ndodhi e njejta gje,kur ishin Talebanet ne pushtet prodhimi opiumit arriti deri ne 900 ton ne vit,dhe tregu boteror kaloi ne krize per Heroinen,sa shkuan Amerikanet prodhimi shkoi akoma me ne krize dhe shkoi deri ne 97.000 tone ne vit opium,e njejta gje do te ndodhe akoma dhe ne Shqiperi,do ta shikoni ne muajt ne vazhdim,mos u merzisni….do prodhohet me hashash apo jo,gojet e liga thone qe ne Corovode jane bere plantacione te reja me Canabis….thone….
    O Mero djali,ne 2014 qe jemi sot Editorialet e tua jane bere ne gjuhen popullore”bajate”,kur te them ty nenkuptoj gjithe Gazetarine amatore shqiptare.
    Ne nuk kemi nevoje per histori te ster-treguara,se e dime se kush eshte,Presidenti,Gazetaria,Kryeministrat etj.
    Ajo qe me ben te indinjohem eshte se,ai qe ben EDITORIALET,flet me kompetence per,ekonomine,krimin,politiken,fizioterapine …etj.
    Ne asnje vend te botes nuk pare dhe aq me keq lexuar,qe nje person si ne Albanistan,te flase me kompetence per gjithcka,se ne Perendim do ta merrnin me shpulla,qofte ai dhe Kryeminister.
    por ne nje vend si Albania,ku TRURI ka ikur jashte dhe aty kane ngelur….(nuk dua ta bastardioj me),atyre qe shkruajne,dhe dretojne u lind e drejta per tallur me ATA,sepse ne fund te fundit ashtu i do mushka drute.

  29. qytetari says:

    Une them se, te gjitha fajet i ka P.D. Mendoj qe ajo te nxirret jashte ligjit dhe shtetit ti vihet emertesa, Republika e partise socialiste. Mero Baze t’a dorzoje skeptrin e avokatit te Rames dhe te emerohet kryeprokuror i shtetit. Te gjithe avokatet e tjere te pushtetit, te shpallen elita e kombit dhe te gjithe ata qe nuk mendojne si pushtetaret ose te marin tesren e P.S. ose te futen ne burg.
    Vetem keshtu vihet ne vend, dinjiteti i neperkembur i baballareve dhe sigurohen njehere e mire pinjojt e tyre…

  30. ASTERI says:

    MERO NE MENYRE URGJENTE ,RAMA ME MAXHORANCEN QE KA DUHET TE SHKATEROJE LAZARATIN E MADHE TE SHTRIRE NE GJITHE SHQIPERINEDHE NUK PERJASHTOHET MUNDESIA TI KETE SHTRIRE KTHETRAT DHE JASHTE VENDIT,SE MAFIA E KRIMIT KESHTU VEPRONE,POR UNE KAM BESIM SE MAZHORANCA DO TIA DALE ME EDIN NE KRYE,POR PER TE KAPERXYER KETE KOCKE TE FORTE MENDOJ TE BISEDOJE ME POPULLIN PER TE ZBULUAR RRUGET ME TE MIRA DHE ME TE SHPEJTA,PER ASGJESIMIN E KESAJ BANDE TEUDHEHEQUR NGA S BERISHA,NISHANI,LLALLA DHE MERCENARET E TJERE,KAM BINDJEN E PLOTE QE POPULLI DO TA UDHEHEQI MAXHORANCEN ATJE KU DUHET DHE PA GABIME QE TE MOS SHPETOJE ASNJE KRIMINEL PA U NDESHKUAR ME GJYQ TE HAPUR PARA POPULLIT.

  31. matura 72 says:

    Sinqerisht jemi lodhur me keto fjale kryqe:ka apo nuk ka shtet ?!

    U be nje lufte e vertete ne Lazarat,qe e mori vesh gjithe bota me perjashtim te presidentit dhe kryeprokurorit shqiptar.

    E pabesueseshmja eshte se PD ishte pale me mafjozet e lazaratit dhe arriti deri atje qe te mbronte “privacine” e atyre banoreve.

    Po mbushet fiks nje vit nga fitorja e 23 qershorit 2013, edhe pse kam qene nje perkrahes i fuqishem per rrezimin e kryekriminelt berishe,sot jam maksimalisht e zhgenjyer.

    Konstatimi me i sakte per cfare po ndodh sot ne Shqiperi eshte se pushteti paralel i berishajve eshte me i fuqishem se pushteti i 23 qershorit.

    Nuk duhet harrojme se k/krimeli berishovic erdhi ne fuqi PIKERISHT duke prishur shtetin ne 2 prill 1991 nen dirigjimin e sherbimit sekret jugosllav te ndihmuar fuqishem nga shqipfoles amerikane qe dihet kush jane .

    Nuk duhet harrojme se k/krimeli berishovic erdhi ne fuqi PIKERISHT duke prishur qeverine e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nen teorine famekeqe antishqiptare te “dekomunistifikimit ” te billeve dhe willeve dhe ca elezbiberave dhe madherfackerave qe rezultoi te ishte paralel me doktrinen serbe te “Nacertanies”

    Eshte e kote te prishim nervat me komendine “me lufte lazarati” kur kemi pare masakra kombetare si 1996,1997,1998,2008,2011 etj qe jane pasoje e bordit serb te berishovicit dhe tani se fundi lul udbashit.

    Ka ardhur koha te pyesim: cfare vlere ka aderimi ne Nato,cfare vlere ka gjysem clirimi i kosoves,cfare vlere ka Statusi imoral qe pretendohet te na dhurohet si te mjere kur shqiperia ndodhet nen pushtim cerekshekullor te klanit proserb te berishajve ?!

    Keto menxyra qe kane ndodhur 25 vjetet e fundit duhet qe shqipfolesit te pregatiten per shenjterimin e Profetit Enver Hoxha si e nje e keqe e nevojeshme dhe e domosdoshme per mbijetesen pas L2B.Absolutisht nuk i heq atij asnje presje nga gabimet e tij te medha por sot kur nuk egziston shteti shqiptar,kur banoret e atij vendi po i tregojne botes se nuk kane aftesi te vetqeverisen(sic thote doktrina serbe) dhe me keq akoma kur kane lene nje kusling si Berishoviqi te terrorizoje shqiptaret per cerek shekulli ngelet qe te nderohet Enver Hoxha si nje nga figurat me te shquara te njerzimit.

    Vetem nqs dipllomacia perendimore do heqe dore nga hipokrizia e saj biblike ne lidhje me dyshen kriminale berish-basha,vetem nqs fituesit e 23 qershorit dhe intelektualet shqiptare do burgosin bash-berishen si tradhetare dhe kriminele kjo do te jete dita e rrezimit te vertete te Statujes se Enver Hoxhes qe deri tani mbetet Jezu Krishti i Shqiptareve deri sa pa u denuar apo egzekutuar Perbindeshi i Viqidolit dhe Djalli Luli i zi Basha.

    Sot eshte 1 vjetori i mender fitores se 23 qershorit 2013 qe ishte tallja me e madhe e kryer ne trevat shqiptare sepse k/krimeli berishe jo vetem nuk u denua por dyshja Rama-Meta jane kthyer ne pastrues te pislliqeve dhe krimeve te tyre duke hequr nga duart e vrasesit berish gjakun e qindra viktimave te tij..Funny jokes…

  32. bujar haznedari says:

    ne momentin qe nje rakete niset te gjithe mbajne frymen duke numuruar count down,dhe duke pyetur veten nese raketa do te niset apo jo.askush nuk mendon per menyren si eshte ndertuar raketa por per REZULTATIN . rezultati i aksionit te famshem eshte 30 ton droge e asgjesuar dhe disa lepuj te arrestuar(30 milion euro nga 4.5 miliarde prodhim vjetor).a nuk i ngjan ky aksion pike per pike aksionit qe u realizuar para disa muajsh per lojrat e fatit,rezultati i te cilit eshte 0 me xhufka.po te kishit parasysh dhe primatin ne lidhjen shkak pasoje,(pra asgje nuk behet per shkakun ,por behet sikur luftohet pasoja)sigurisht nuk do te kishit marre mundimin te shkruanit kete artikull z. baze

  33. Pipi says:

    Ketij gjysem njeri-gjysem president-gjysem Nishan i duhet dhene fund sa me pare. Eshte shembulli me i keq dhe i vetmi “president” ne bote qe nuk ndihet kur djemte trima te policise se shtetit te tij u perballen me krimin dhe predhat kriminale ndaj jetes se tyre. Kaq hapur me cinizmin e tij dashakeqes, nuk mund te dale nje njeri 1% normal. Turp per te.

  34. Teuta says:

    E cfare pune paska presidenti ne operacionet e policise dhe te gjyqesise. Ai ka vepruar mire qe nuk ka bere as nderhyrjen me te vogel. Mos pritet ju kokeboshe me ne krye Mero FERIT-in qe edhe presidenti te vere maska ne koke e te beje poza neper Lazarat, pa bere asnje gje ne bote. Policia e Edit dha lista te kota, me emra te njerezve qe ne po te njejten kohe ishin duke prire kafe ne Tirane dhe duke percjelle Kampionatin. Ja ku ka vajtur puna, dhe ju thoni te ndihmohet kjo polici? Une the qe ajo duket te vazhdoje me profesionalizem dhe pa parti. Kaq.

  35. dajti says:

    Ky shani presidenti per ca canta me droge ne divjake u gjallerua menjehere dhe thirr llallen e tj. Kurse ne aksionin me te madh te policise eshte fshehur. President i shpellareve te pd-se eshte apo i policise qe rrezikon jeten dhe popullit qe e mbeshtet ate? Turp i madh, ka dale hapur ne mbrojtje te droges dhe kunder policise.

  36. edroma says:

    ate qe duhet te beje imediatisht Qeveria pas marrjes se statusit:

    1) Shkarkimi i prokurorit katunar llalla
    2) Shkarkimi i noksanit qe fle ne Presidencen e Republikes
    3) Reforme urgjente ne KLD dhe Gjykatat Shqiptare
    4) Arrestimi i shpellareve te Shqiperise me ne krye cunin e shpifur te shiqeres dhe kurvave qe e rrethojne

  37. xfactor says:

    Merua ka te drejte madje pas lazaratit keto forcat speciale te rrethojne presidencen dhe ta marin dhe ta kontrollojne cdo cep godinen e Nishanit se mund te kete dhe aty droge nga lazarati se heshtia e tije kete tregon.

    Besoj se pas Luftes se Lazaratit Tahiri meriton te behet President pasi te heqin nishanin dhe Diti Minister Rendi ose Kryeminister do qe me mire.

  38. VEZHGUESI says:

    Ne kete ngjarjen e Lazaratit me ka bere pershtypje shifra 4.5 mil euro ne vit e prodhimit te doges. E ka fajin Dhadha apo Nishani, prokuroria apo gjykatat Gjin Gjoni apo Gjon Gjini. PARAJA PARAJA eshte problemi i vertete. Nje nga komentuesit permedi Dullen e qoftelargut i cili nuk kishte te ngaterruar neper kembe parane A do te mundet ky shteti jone te japi drejtesi duke iu ngaterruar kembet tek paraja? Epra nuk mund te kete paqe e qetesi po nuk pati drejtesi. Respekte te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje