Lazarati kris qëndrimet mes Berishës e Bashës

18 Qershor 2014, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratike ndaj Lazaratit, të cilat në disa raste krejtësisht të kundërta. Qëndrimi i Sali Berishës, i cili po sillet si kryeplaku i fshatit Lazarat, dhe që po bën ç’është e mundur të përplasë banorët me policinë, duke bërë thirrje për rezistencë. Ai nuk ka mbështetur në asnjë rresht dhe fjali Policinë e Shtetit, por po sulmon median prezente në Lazarat dhe aksionin e policisë.

Ka një qëndrim zyrtar të zëdhënëses së Partisë Demokratike, e paraprirë dhe nga një deklaratë e Flamurit, që e paraqet aksionin e policisë si kaotizëm dhe si luftë për të kontrolluar tregun e drogës. Sipas kësaj logjike, Partia Demokratike dhe Flamuri i saj i Lazaratit, pranojnë që e kanë pasur ata tregun e drogës dhe tani po ua marrin këta të rinjtë. Është pak a shumë një ankesë, sikur t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës, për krijim monopolesh.

Ka dhe një qëndrim të Lulzim Bashës, që është krejt i kundërt nga këto qëndrime. Ai e quan sukses ndërhyrjen e policisë, por këtë sukses ia dedikon “presionit” të Partisë Demokratike për të luftuar kundër trafikut të drogës.

Kjo e fundit ka plot vend për humor si deklaratë, por nga ana tjtër ka plot vend për ta parë si një kundërvënie ekstreme ndaj qëndrimit të Berishës dhe qëndrimit ku u përpoq ta fusë ish- ministri i Brendshëm, që ka prodhuar dhjetë mijë ton drogë gjatë vitit të kaluar.

Edhe pse në dukje qëndrimi i opozitës ndaj çështjes së Lazaratit është si sjellja e një njeriu që e ka zënë hashashi, kjo larmi qëndrimesh është provokuar nga një aksion, i cili ka fituar mbështetje maksimale kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërhyrja në Lazarat është kthyer në një lakmues për të testuar deri ku është ndotur politika me drogën në Shqipëri, dhe lakmuesi provoi se së paku Sali Berisha dhe ish- ministri i tij i drogës, janë kokë e këmbë të përfshirë në këtë histori. Informacioneve që Berisha iu referohet, janë raportime konfidenciale kriminelësh në kërkim, që po e përdorin atë si zëdhënës të tyre, ndërsa thirrjet e tij për rezistencë janë përveçse antiligjore, dhe dëshpëruese për fundin e tij.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Lulzim Bashës jo vetëm që është diametralisht i kundërt nga ai i Berishës, por dhe politikisht kundër aksionit opozitar të Berishës. Në angazhimin e tij publik si zëdhënës i grupeve kriminale në Lazarat, Berisha synon të mbrojë bastionin e tij politik, që ata të mos ndjehen të braktisur. Në kundërshtim me të, Basha jo vetëm që mbështeti policinë, por ose nga naiviteti, ose nga dëshira e tij, mori përsipër që edhe kishte nxitur operacionin në Lazarat në emër të Partisë Demokratike. Ai tha se kjo ndërhyrje u bë falë presionit të opozitës në luftën kundër drogës. Kjo në një farë mënyre është një çarmatosje e grupit të gatshëm të Lazaratit, duke ia lënë në derë vetëm Berishës dhe Flamurit.

Kaotizmi opozitar ndaj çështjes së Lazaratit, nuk duhet marrë vetëm si paaftësi e tyre. As mbrojtja e Berishës për ta nuk duhet të na nervozojë. Çdo betejë ka nevojë për përfaqësuesit e saj publik, dhe në këtë rast Berisha e di mirë se çfarë bën. Ai ka atje bastionin e tij 23- vjeçar, dhe është duke i dalë zot. Ata që po luftojnë kundër policisë dhe nuk po dorëzojnë armët, kanë nevojë për një krah politik që t’i mbështesë, dhe kjo tani është marrë përsipër nga Sali Berisha. Lajmi është që opozita është e ndarë në mbështetjen ndaj tyre. Së paku, kryetari formal i opozitës jo vetëm që u distancua prej tyre, por e quajti sukses të tij ndërhyrjen e policisë kundër tyre. Është ende e paqartë nëse Basha gjeti rastin të ishte në anën e shumicës së opinionit publik, apo gjeti rastin të ishte kundër Berishës në një çështje kaq të ndjeshme. E sigurt është se qëndrimi opozitar ndaj Lazaratit sot përfaqësohet vetëm nga Berisha. Ai është në anën e atyre që po rezistojnë. Basha, qoftë dhe formalisht, iu bashkua atyre që po e çlirojnë Lazaratin. Kështu që Lazarati nuk është se ka humbur një betejë me Policinë e Shtetit, por ka humbur betejën me selinë e SHQUP, atë që ia ka mundësuar “pavarësinë” për kaq vite.

39 komente në “Lazarati kris qëndrimet mes Berishës e Bashës”

  1. futja kot says:

    Alikua deklaroj se sivjet jane mbjelleb 70% me pak se vjet hashash

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Mbas Lazaratit tem qe na la shnetin,..
      ……e ka rradhen SALARAT Berisha dhe klani i tij vrases-hajdut.
      O Sali oj Buçe me halle,
      goja te bon si byth budalle

      1. laberishte says:

        Orteku i Rilindjes po palos pandeshkueshmerine.
        “Talebanet”me gjithe Saliun po rrokullisen.
        Po presim Strazimirin dhe pijetar Ristanin,thuthuqin Halimi,
        Jozefinen dhe kapter Imamin,te na thone ndonje fjale
        se c,po ndodh me istikamin!…
        Orteku sapo ka filluar.Shume Karteliste do vijne
        duke u rafshuar.Pritet kryebosi Shkelzen Berisha,qe
        pike gjaku nuk i ka mbetur ne fytyre.Bashke me te edhe Vishua,
        ky (Shurdh-Memec) i realiteteve.Gjin Gjoni dhe Argita
        Lubrifikantet e ingranazheve Kriminale!Ka edhe plote te tjere,
        te gjithe te nenshtruar te qeverise Berisha.
        Progresi i ketij Tabori,bashke me provincen e Hashashit,
        sigurisht qe filluan hap pas hapi.Gjithcka ne 8 vitet e rregjimit.
        Sot po duken permasat reale te nje zhvillimi te ster madh,
        jo vetem ne mbjellje,por edhe ne mekanizmin e perpunimit te tij.
        Me kete rast,Lazarati u “Pagezua”si Ishulli i Abat Saliut!
        Ishte ky qe beri te mundur diferencen,duke e mbajtur ne
        Pellembe te Dores ate!Madje ne mbrojtje te ketij Ishulli
        te Sketerres,Ai improvizonte dialoge te rrembyera,deri edhe me fyerje nga me banale,te cikluara vetem ne pacavurre rrugacerie.
        Ne fakt kjo gjendje dukej se e mbrekullonte,duke u kapardisur
        ja ashtu si Macoku ne Theker.Mirepo,Kohet kaluan dhe sot nuk eshte me Ai qe ishte.Äbati”Sali po kthehet ne kufome.
        Eshte leshuar i teri,paasnje pike yndyre.Gjak jo se jo,
        pasi milionat po shkrumohen.Deshperimin po e shpreh ne FB.
        Nga aty nxjer edhe urdhera “Lufte nxitese!”Fundja keshtu vjen fundi,
        rruge te mesme nuk ka.Edhe per ju te pavemendshmit rreth tij,
        ka ardhur Koha e distancimit.Izolimi i tij do tju bej Nder
        me shume juve se atij.Jo se ai nuk ka nevoje,porse vete i
        shkelmoje ato.Äbati”Sali tani u kthye ne Pirat,vecse i ngordhur.
        Kjo eshte ajo qe ka thene z.Rama:
        “Prisni!Se nuk kini pare asgje akoma! duke e kaluar rradhen
        tek Gjyqtaret dhe Prokuroret e “Lazaratit”te Drejtesise!!
        E sa i vertete qe eshte!…

  2. DOKTOR MORTIS says:

    Sille si te duash por antishqiptare mbeten.

  3. adidurres says:

    O Mero nuk jane qendrime te ndryshme thjesht kane ndare detyrat ne PD.Basha si kryetar nuk mund te beje disa lloje deklaratash,e te mbaje disa lloje qendrimesh,keto i ben Berisha.

  4. dino says:

    Une e kuptoj qe Berisha ja ka lidhur koke e kembe PD-se, e keqa e madhe se nuk po e kuptojne ose bejne sikur nuk e kuptojne te rinjte e saje dhe Basha ne kete raste duhet te distancohet sa me pare dhe mos beje loje dhe harxhon kohen -moshen kot me pleq te mbushur me kompleksi te thella fshatari e bajraktari – se si ka qene ne te ri ashtu do te beje tani ne pleqeri ngaterrestari Sali . ( me faln Mero se nuk eshte natyra ime kjo-po …. )

  5. Deda says:

    Mos prishen aleancat mes Berishes dhe Rames se po te jete per Bashen Sala nuk pjerdhe fare.

  6. sali berisha says:

    basha i mori 200 milion dollar ng arruga e kombit ,,po zeni im ka humb nga axioni sajmirit ne lazarat 300 milion dollar ,,,,kane qen lek t e investimit tone 20 vjecar

  7. sal kapone says:

    Ah ç,mbetem pa lek sivjet . ?

  8. ina says:

    PD ,e bome totalisht!I ka zene hashashi.

  9. ina says:

    Aliko dirigjent I ORKESTRES!

  10. Martin says:

    Deri tani nuk kam degjuar prononcimin e Ben Blushit!!! Nuk dyshoj qe ai nuk eshte pro Saliut, por a eshte Blushi PRO Qeverise Rama dhe minstrit Tahiri!?

    1. Arjani says:

      Blushi sigurisht me policine eshte por jo se eshte kunder droges. Blushi eshte kunder Lazaratit se eshte fshat Mysliman.Ky eshte kriteri baze i Blushit ne qendrimet qe mban. Pastaj ambalazhi qe i vesh eshte gje tjeter.

      1. muco agai says:

        Musliman je ose sumce? Hajt na e rruaj dhe ik e thyej koken ne Irak

    2. - homeri- says:

      – vezhgim i bukur … po edhe ai ka qendrimin e Bashes ….. isha un qe policia dhe RAMA moren vendim te hyne ne lazarat ,.. , por edhe ai do dali ne kritik ndaj policise , do ta quaj ate si te dhunshem..
      —- qendrimi publik i Berishes , te ngjalle neveri jo vetem nje qytetari te thjesht por , tek nderkombetaret … nuk besoj se e ka nga budallaleku , se , faktikisht vetem nje budalla mund te shprehet ne mbeshtetje te grupeve kriminale , nuk e kuptoj ku do dali me kete qendrim
      ——BASHA , gradualisht po e merr ne dore drejtimin e pd. dhe kerkon te perforcoje qendrimin e reformatoreve ne pd. , pavarsisht nga inkriminimet e se kaluares se tij nga Berisha , ai eshte me diplomatik , me i perpunuar dhe kerkon nje parti te mos jete e lidhur me grupet kriminale

  11. kolaqi says:

    Partia Demokratike = Lazarati.

    1. ilir says:

      P.D. = Prodhues Droge

  12. Daja says:

    Martin! Kush eshte ben blushi? ah se harrova,po eshte zagari i fatos nanos.

  13. Arjani says:

    Se di kush eshte Blushi? Nje fondamentalist ortodoks.

  14. gjergji says:

    Analize vertete e mire Mero. Gjithmone me pelqen (ose me sakte shumicen e kohes) por kjo e sotmja eshte e mire.

  15. Daja says:

    homeri! je komplet gabim,edhe basha eshte komplet si berish krimineli,por pak me injorant se ai. A nuk e shikon se sa fallsitet ka ne te foluren e tije? Nuk e kuptoj se ku e shikon dipllomatikllekun e bashes,ai eshte vecse nje idiot qe sdi te lidhe dy fjale,ashtu sic flet ai edhe nje djale te maresh nga rruga flet me korrekt se ai.

  16. ilarguari says:

    Kur Basha kishte te njejtin qendrim me Berishen per probleme te ndryshme, per ty Mero ishte material i bollshem per te mbushur nje çarçaf. Tani qe per Lazaratin nuk kane te njejtin qendrim, Ti perseri mbush nje gjysem çarçafi me idiotesira, dhe jo vetem kaq por me ato hamendesimet e asaj kokes tende musoliniane, kerkon ti paraqesesh te dy si qendrime qesharake. Nuk kuptohesh shoku Baze(jo gelbaze siç thote dikush), si do Ti te jene qendrimet e tyre, te njejte apo te ndryshem. Sido qe te jene qendrimet e tyre, te njejte apo te ndryshem, Ti perseri do zhgarravisesh diçka se ashtu ta do puna. Kjo tregon edhe nje here se je nje paçavure e neveritshme, dhe se nuk ke asgje te perbashket me nje gazetar objektiv dhe te pavarur.
    Ore se per pak harrova, si vajti ajo puna e sherrit te Rilindasit me luge dhe pirunj. Shume i poshter ai Krasta, i kishte thene drogaxhi. Turp i madh! I thuhet k/ministrit drogaxhi. Edhe kujt pra, k/ministrit tone te (ç)nderuar qe nuk ja di as eren dhe as shijen droges.

  17. Anonim says:

    O MERO me gjithe repsektitn qe kam per te gjith ju mediat Policia ka nevoj me shume se kure per embeshtetje ne te gjitha aspaktet morale dhe inkurajuse te gjith qztetaret duhet ti gjendete ne krah policise per kete aksion te veshtire. pse sepse deri para 4 ditesh thoshi pas nuk hyn shteti ne lazarat i pari ky Ben Blushi tani ku copja e kandarit po hesht ky ben blen blush ne vend qe te shkoj dhe ti qendroj ne krahe policise. eshte vertet duhet qe te gjith pa asnje dallim kunder krimit te mebeshtesim Policine se dhe ata jane bij neneash duhet tu dalim ne krah bolle me jane vrare police tani duhe tu kthehemi qelebesirave pa anje kopromis mbeshtes Policine dhe ministrin e berendshem bravo i qofte

  18. FUTJA KOT PLAKO says:

    keta te PD jane njeri patkojit tjetri dhumbit, se nuk jane dakort ne ate qe thone: http://goo.gl/61Gezp

  19. Ali pashe tepelena says:

    O trima a I mbush hundet Edi Dama apo Jo ka ndonje p… motre te mohoj e gjitha eshte loje u bene ca lista me lopcare dhe ndonje kokurenti Vogel bosat dolen pa lagur,qeveria duket mire hashash ka plot ne magazine,do behet prap ne bej.e gam-gam.

  20. Haroi Aliko se u arrestua nje nene 90 vjece se i gjeten dy rrenje kanabis ne obor.

    Nese ju kujtohet ajo plaka qe i coi nje shall Rama si dhurate ne burg.

    Kurse aliko me konsensus e uli prodhimin e kanabisit deri ne 70%, kjo eshte nje tallje klasike me opinionin publik.

    Keshtu eshte kur nuk ka drejtesi.

    Me demek ne kohen e monizmit keta(lazaratasit) kane qene te ndershem ju binte kot ne qafe rregjimi qe i persekutonte.

    Po tani qe nuk eshte me ai rregjim kush u a kishte fajin?

    Kelyshat e derrave kelyshe derri lindin dhe kelyshe derrash ngordhin, dhe nuk behen qingja.

  21. turi says:

    Po mire bene Salikua qe hedhe mickla
    Pse nuk e bejn dhe keta si ja bete Saliu qe i jepte krahe bandave te ti te shuanin Tropojen,dhe Saliu ndenji ne kryhe te andave
    E dine mire te gjithe se ca do ai,ai qen,do ti lesh dore te lire atyre qe u ka vesh shtepin me te zeza ai qene.Tja veshin dhe ati ate Serbe skrop te koka dhe tr kembet,kurse kete ta len te mblelle bishtra cigari rruges,se si e ka zene ate rruge ka mare,se per dite e me shume po rjedhe plera.Pa tja bejn atje ku ti dhemb zemra dhe ta shome se sa trime eshte ai legen.Ajde Shte se Shqiperia te prete me krahe hapur

  22. Koco says:

    Aksjoni i ndermare ndaj Lazaratit ,deshmi e strukturimit te policise te shtetit , prove generale e garanci apsolute e fuqise te shtetit ndaj krimit e bandave te Saliut nga veriu ne jugu .Policia ka misjon historik ne clirimin e cmontimin e kapjes se shtetit nga Tirania e Krye tradhetarit te ketij vendi sahli djallit, tashme fundi i tij eeshte pune ditesh dhe duhet shpallur si dita e shpetimit kombetar nga tirania e nje njeriu perbindesh qe ka prodhuar e prodhon vetem energji negative .Tashme po duket nga dita ne dite se Shqiperia do behet Zonje .

  23. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    BEN BLUSHKA ,po dihet qe ate RAMA e zgjodhi deputet se te tjereve me ARBEN QAMIL MALAJN ( SY -ULURIN), STAVRI BURDELLUA , e disa te tjere pa harruar AND-HIS HARASANIN qe iku vete nga syte kembet ,RAMA u tregoi deren kurse kete LEGENIN e la si nje RELIKE dhe VITRINE te NANO -NDRIOS ((((( Ndrio eshte personazhi negativ tek filmi “Udha e Shkronjave “)))),qe sa here te shohim BENI -BIBILUSHIN te shkojme ti fusim ne goje RRUSHIN .

  24. sherifi says:

    Berishes tani i ka mbetur vetem qe,te lidhi nje peshqir ne koke ne formen e callmes se hoxhes se nje xhamije,te mbeshtillet me nje carcaf te bardhe si arabet dhe te dali zbathur naten neper rruget e tiranes.

  25. Shqetesim habia says:

    Blushi eshte kushuri I Nanos se per zagar behet me te gjithe ai.

  26. dajti says:

    Ky shpellar gjithmone ka qene me halabaket, sepse nga nga ata ka dale. Qe ne themelim pd-ja u mbush me hajdute ordinere, spiune, informatore, ku kryespiuni ishte vete shpella e vicidollit. Shikoni greven e “lesh te perndejkurve” qe bene, te gjithe spiune, informatore sahanlepires te çdo lloj pushteti. Shkojne tek nishan vullnetari i enverit dhe qajne hallet.

  27. NjeQytetarOptimist says:

    Me shkoqur.. Lazarati I lire bente c’te donte gjate gjithe kohen kur ai qeverriste..Kjo vertetohet jo vetem me deklarata por dhe menyren e te menduarit per ate “parajse”..Gramafoni qenka kaq koeshient me deklaratat “e menduara” mire para se te leshoj, hajde merre me mend c’fare kane bere lazaratasit gjate gjithe kohes kur ishte ky kryeministri..

  28. VL.HAS. says:

    C’ka na shofin syte dhe na degjojne veshet , edhe pse nderhyrja e shtetit ne Lazarat eshte shume e drejte dhe e domosdoshme per t’u bere ; nese nuk futet ne burg ish kryeministri S. BASHIBOZUKU bashke me kryekomunarin e Lazaratit LEGEN Legeni , ne as si shtet dhe as si popull te interesuar per ringritjen e shtetit , nuk do kemi gje ne vije . “Demi duhet te lidhet nga briret dhe jo nga kembet ” !

  29. shpetim says:

    Basha nuk mundet te dalloje ne asnje qendrim nga Berisha.Ata ndodhen ne te njejten anije te fundosur, dhe fundi i tyre eshte i njejte.

  30. METEH says:

    Z.Mero,Analize e sakt.PD-eshte katandisur ne zedhenese kuflasin RROMA-PERTOMA.Eshte fatkeqsi kombetare per nje opozit qe shan,shpif e sajon lloi-lloj marrzish dhe nuk flet nje fjale te mire per policine siç bejne edhe nderkombetaret,por e fyen ate se gjoja po vjedh Laçot-kriminelet e ketij fshati problematik.Tashme 2B e kuptojne se radhen e kan ata nese do reformohet drejtesia e kapur nga Saliu.Me marrjen e statusit do i vije fundi edhe i vjedhesve e krimineleve te PD.

  31. XHEMAL KATNARI says:

    PO ATE IGLI STAMBOLLEN KUR DO TA ARRESTOJNE?!

  32. buna says:

    Ipari ne burg duhet te ishte kryetari komunes….

  33. brazilazarat says:

    Mos harroni te nderuar komentues historine e perbindeshit berishe dhe fuqine djallezore te tij.

    Keshtu u “ngazelluam” kur erdhen ekspertizat e FBI fix ne 1 vjetorin e masakres se 21 janarin ne 2o12 dhe zoti Mero bashke me ne i beme nekrologjine por djalli nuk ngordhi por u be me i forte se fill pas ketaj ai pushtoi presidencen,prokurorine,shikun,bashkine e tiranes dhe kepuckuqte e podestes duke patur dhe si mbeshtetje vatranet e ny dhe gramafonet e elezbiberit.

    Prandaj me ngadale djema..Me aq sa kane bere berishajt duhej te ishin denuar ose me 1 mije vjet burg,ose duheshin varur te bolet e gjergj kastriotit Sala me Lulin fill pas 21 janarit 2011.

    Pa u u strelizuar mitra e pergjakur serbe antishqiptare qe vrau ne 2 prill 1991 qe polli banden e talebaneve tropojes me sponsor ca elezbibera dhe matherfackera ai vend nuk mund te rikuperohet.

    Ka ardhur koha qe Kongresi Amerikan te marre ne shqyrtim luften njecerek shekullore te shqiptarve kunder bishes Saliste…Kush e pruri dhe kush kepuckuq e mbrojti…dhe nese kjo behet ne menyre korrekte besoj se do kemi nje “Saligate” qe do shkaktoje termet dhe viktima e pare dihet qe do jete Damir Fazllici rezident ne washington bashke me avjonin e tij “piper”

    Habia me e madhe eshte me Bazen i cili ben dallimin midis ujkut berishe dhe gjarperit lulqen basha ku ky i fundit e ka helmin shume here me te forte se monstra e vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje