Shqipëria ime fantastike/ Kapacitetet e vendit njihen më mirë me Fam Tour-e (FOTO)

23 Qershor 2014, 21:13Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ Kapacitetet e vendit njihen më mirë me

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 

Pas hapjes së sezoneve turistike, pjesëmarrjes në panaire të ndryshëm ndërkombëtarë, organizimit të panaireve kombëtare, artikujt pambarim nëpër median e shkruar dhe shumë aktiviteteve të tjera, puna e Agjencisë Kombëtare të Turizmit si institucioni ku turizmi shqiptar promovohet, ka vazhduar me ritëm të lartë në njohjen, rizbulimin dhe eksplorimin e destinacioneve turistike shqiptare, tanimë me një tjetër risi, pas suksesit të provuar me “Jeep Safari Trip”, organizuar një fundjavë më parë.

Bëhet fjalë për një mënyrë direkte në njohjen e kapaciteteve turistike të vendit tonë nëpërmjet Fam Tour-ve, të cilat kanë si synim të jenë një një urë lidhëse me biznesin ndërkombëtar të turizmit.

Por çfarë janë Fam Tour-et, lind me të drejtë pyetja nga secili  lexues, që për turizmin di vetë sesi mund të prenotohet një biletë online.

Fam Tour-et janë udhëtime të organizuara me njerëz të biznesit të turizmit, operatorë të agjencive turistike, persona të lidhur me këtë industri nga media e shkruar dhe vizive, e të tjerë.  Produkti turistik është diçka që nuk mund të demonstrohet fizikisht dhe për këtë arsye është e nevojshme që blerësi, në këtë rast turisti, të marrë informacionin e duhur, por kjo gjë mund të arrihet nëpërmjet një hallke ndërmjetësuese, që janë pikërisht aktorët që përmendëm më lart.

Rëndësia e Fam Tour-eve qëndron në faktin se personat, të cilët zhvillojnë vizitat e tyre inspektuese apo familjarizuese, e realizojnë një gjë të tillë me qëllim që atç çfarë ata përjetojnë personalisht, ta ndajnë edhe më shumë njerëz të tjerë në vendet nga ata vijnë. K

jo mund të arrihet në formën e dokumentarëve, të artikujve të botuara nëpër revista apo gazeta, reportazheve të ndryshëm ilustrues dhe informues, që ndihmojnë së tepërmi turistin të njihet me destinacionin e promovuar dhe sigurisht kjo sjell rritjen e imazhit, e cila në shumë raste merr rëndësinë e dorës së parë në zgjedhjen e produktit turistik.

Gjithashtu për përfaqësuesit e agjencive të huaja turistike vlen të përmendet se ata shpesh i shfrytëzojnë raste të tilla për të lidhur kontakte direkte me agjencitë shqiptare të turizmit dhe këtu roli i AKT-së është jetik si një partner i besueshëm në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për të realizuar këtë ndërmjetësim.

Ndërkohe, e gjitha kjo vjen në koordinim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Në përzgjedhjen e subjekteve të lartpërmendura, në mjaft raste, Agjencia Kombëtare e Turizmit mbështetet në propozimet që mbërrijnë direkt nga MZHUT-në, ndërsa në raste të tjera, ajo vihet në kontakt drejtpërsëdrejti me subjektet e interesuara dhe pas këshillimeve të metejshme, përzgjedh ato raste që gjykohen si më të favorshme dhe të përshtatshme në promovimin e turizmit shqiptar.

Në shkrimet në vijim, Agjencia Kombëtare e Turizmit do t’ju njohë gjerësisht me këto udhëtime dhe eksperiencat e ndara me interlokutorë të ndryshëm, nga pikëpamje të ndryshme, të atyre të cilët e shesin produktin turistik, sikurse jane agjentët e udhëtimeve, apo atyre që shkruajnë për to, sikurse janë gazetarë udhëtimesh, që duke ndarë përjetimet e tyre me lexuesit, ndikojnë direkt në krijimin e imazhit të produktit turistik që ofrohet.

Gjithashtu, stafi i AKT-së po shërben si një guidë për personalitetet e huaja, duke ofruar specialistët tanë më mirë, në informimin e tyre për vlerat e shumta kulturore dhe turistike që ka vendi ynë.

Gjithashtu, me tepër kujdes përgatiten itineraret përkatëse, në një mënyrë sa më ezauruese, nga Alpet e Veriut deri në brigjet e Rivierës joniane, duke kaluar përmes Adriatikut dhe lagunave e siteve të ndryshme arkeologjike, të cilat janë jashtëzakonisht të shumta, duke pasur parasysh shtrirjen modeste gjeografike të Shqipërisë.

Dhe ky është vetëm fillimi i një sipërmarrje të madhe në promovimin e vendit tonë, ku fatmirësisht kemi shumë për të treguar.

Na duhet vetëm pak besim dhe shumë punë, që gjërat në këtë pjesë të Ballkanit mund të jenë ashtu sikurse në çdo vend normal dhe turistik, ndaj të cilit ne duan t’i përngjasojmë në rastin e integrimit ne BE apo konkurrojmë në rastin e kapaciteteve turistike.

Çelja e sezonit turistik, Vlorë

Dita e verës

Fundjava korçare në Tiranë

Info Point në Rinas

Panairi i Londrës

Venecia

7 komente në “Shqipëria ime fantastike/ Kapacitetet e vendit njihen më mirë me Fam Tour-e (FOTO)”

  1. sherifi says:

    Shume e drejte,vetem duhet pare nga shteti dhe forcuar qarkullimi rrugor,te zbatohen me rigorozitet sinjalistikat rrugore,te behet nje politik me e detajuar per sherbimin ne hotele e restorante per te huajit,(se ka patur shume raste qe meqe jane te huaj,kane pare dhe i’u servirin te tjera cmime),higjena po dihet qe eshte paresore,si dhe me beri pershtypje para dy ditesh qe ne rrugen e velipojes,ne mes te asfaltit kalonim bageti,kte e pash tek emisioni”fiks-fare”.
    dhe mos te fryhen kaq shume gjerat si ne kohen e saliut qe deklaronte deri ne 3-4 milion turist ne sezon.

  2. Wendy-B says:

    Shqiperia ka vertete vende te bukura si ne jug ,edhe ne veri. E vetmja pengese per zhvilimin turistik eshte infrastruktura .
    Bravo per kete nisme, SHQIPERIA JONE ESHTE VERTETE FANTASTIKE !

  3. taras says:

    Shqiperia ime fantastike.
    Me mire te shoh e degjoj per kulturen,artin dhe pejsazhet se sa te shoh e degjoj “politk-beresit”tane qe jane aq larg realitetit te kultures se thelle te ketij populli te mrekullueshem.

  4. hasi says:

    ju lumte ju qe mendoni dhe kontriboni per vendin tuaj

  5. G says:

    Shqiperine e shkataroj Saliu.

  6. Man says:

    Se pari, te pastrojne plehrat e rrugeve dhe kanalet fekale qe derdhen ne bregdet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje