Deklarimi i pasurisë/ ILDKP kallzon penalisht 6 zyrtarë

24 Qershor 2014, 11:35Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 6 subjekteve deklarues ,pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të kenë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuara nga neni 257/a i Kodit Penal.

Kallëzimet penale ndaj zyrtarëve u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme për këto subjekte:

Silvana Maksuti, Kryeinspektore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega  Durrës.

Krenar Ahmeti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Tiranë.

Taulant Kurti, Inspektor  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë.

Florand Prifti, Inspektor Hetimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë.

Lirim Nehanaj, Kryetar Komune, Komuna Gruemirë, Malësi e Madhe.

Ylli Kupi, Kryetar Komune, Komuna Petrelë, Tiranë.

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit

4 komente në “Deklarimi i pasurisë/ ILDKP kallzon penalisht 6 zyrtarë”

  1. MOKO says:

    E keni ulur shume steken.Jane thermija ato pasuri ndaj pushtetareve te medhej,ku mbidhen miliona e miliarda euro per buxhetin.Do e ngrini steken apo do thote populli:EDHE KETA SI PD,QE MEREJ ME MINJ,E LINTE TE LIRE,E PA DENUAR E KONFISKUAR,ELEFANTET DHE XHIRAFAT”?????

  2. fllad says:

    Keto perralla shkoni dhe luajini ne teatrin e kukullave.
    Vetem bebushet mund t’ju duartrokasin.

  3. Gezimi says:

    Ketyre, por dhe mjaft peshkaqeneve te tjere shume me te medhenj, u ka kaluar koha per tu marre te pandehur! Vetem duke zbatuar te drejteni deri me nje, do mund te krijojme shtet! Kam besim qe te gjithe ata qe kane ngrene, pire, vjedhur e manipuluar ne kurriz te njerezve te ndershem, nje dite do detyrohen te japin logari! Qofte sa me e afert kjo dite!

  4. dajti says:

    Jo vetem keta !! jan shume …cdo pasuri e pajustifikuar .,,,,te sekuestrohet dhe personat pergjegjes ne burg …pas cdo pasurie te pajustifikuar fshihet nje krim !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje