Rama: Sistemi i drejtësisë, turpi i Shqipërisë. Merkel e bëri të qartë që nuk hyjmë në BE me këtë drejtësi (VIDEO)

30 Qershor 2014, 17:06Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish sistemin e drejtësisë, teksa ka qenë në Gjykatën e Krimeve të Rënda me presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso.

Rama ka thënë se sistemi i drejtësisë është një turp për Shqipërinë.

“Sfida për të kaluar nga një sistem drejtësie primitiv, në drejtësinë evropiane është një sfidë e përbashkët që duhet adresuar si një reformë e shoqërisë.

Duhet të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga kjo fazë e sistemit të drejtësisë, që është një turp i përbashkët. Jo reformë e një pale, por reformë e aktoreve dhe faktorëve, pa të cilët sistemi nuk mundet as të ndryshojë dhe as të funksionojë”, tha Rama.

Ai kujtoi atë që i tha kancelarja Merkel, se me këtë sistem drejtësie, Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE-se.

“Do të mbetet e paharrueshme për mua, ndër të tjera në takimin me kancelaren Merkel, ajo pjesë e takimit kur kancelaria me ka thënë: “Dakord, Shqipëria mund të jetë si thua ti, mundet ta meritojë statusin e vendit kandidat, por dua të më shikosh në sy dhe të më thuash a beson se me drejtësinë që ka Shqipëria sot mund të bëhet anëtare e BE-së?” Sigurisht ne e dimë që përgjigjia është jo. Me këtë gjendje të drejtësisë nuk mund të bëhemi anëtare të BE-së”, u shpreh kryeministri.

Barosso ndërkohë tha se forcimi i sistemit gjyqësor ka një rëndësi kritike në vijimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE pas marrjes së statusit kandidat.

Javën e shkuar kishim një lajm të mirë për Shqipërinë, në veçanti për integrimin e Shqipërisë në BE. U arrit një moment historik, kur Shqipërisë ju dha statusi kandidat. Dhënia e statusit është rezultat i përpjekjeve të vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sepse ishte pikërisht puna e bërë në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe reformën në sistemin gjyqësor dhe përpjekjet pozitive që u bënë në luftën kundër krimit. Ndaj jam kaq i kënaqur që gjendem këtu sot për të vizituar Gjykatën e Krimeve të Rënda, që ka një rol kaq të rëndësishëm për të luajtur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E kam kuptuar që kompetencat e kësaj gjykate janë zgjedhur më tej, duke mbuluar edhe korrupsionin nga zyrtarët e niveleve të larta. Ne na duket që kjo lloj pune do e vejë theksin në punën e mëtejshëm të këtyre veprave penale. Ne po ashtu besojmë që gjykata të jetë efikase, duhet bashkëpunim i përforcuar mes institucioneve. Gjykata duhet të punojë dhe bashkëpunojë me agjensitë e zbatimit të ligjit dhe ILDKP. Gjykata më vete nuk do të funksiononte, sepse ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Barroso.

31 komente në “Rama: Sistemi i drejtësisë, turpi i Shqipërisë. Merkel e bëri të qartë që nuk hyjmë në BE me këtë drejtësi (VIDEO)”

  1. Flo says:

    Perfundimisht ky njeri e ka ndare mendjen ta beje kete vend.. Bravo Kryeminister

    1. Desara says:

      deri me sot nuk besonte asnje ne PSpo ne PD ishin qorruar te gjithe njerzit mbas atij po ka akoma qe jane qerruar,ja vlen fjalimi seriozitet matje te fjaleve e jo si ai berisha qe do rrinte gjate gjithe kohes doren lart e duke buzeqeshur me ate buzeqeshjen e tij ironike ka lezet fjalimi URIME ZOTI KRYEMINSTER !!

      1. flamuri says:

        men fund doli nji burr tamam burr per shqiperin e mier, qe ka vuajtur qe ne kohet e para. i doli nji zot shtepie i themi ne nga berati ketij shteti se dhe ne emigrantet qe jetojm jasht shtetit ngelem si pa nene dhe pa baba kur ithon nji fjale, nuk dinim ku te ankoheshi nuk na jepnin nji te drejt sidomos ne ketu ne greqi, na ka vajtur stresi 120 perqind se nuk kishim ku ta kerkonim te drejten se ishim pa shtet ,jam 39 viec dhe akoma nuk kam par nji dit te bardh, por kam 9 muaj qe me ato qe sho ne televizor me esht ber zemra mal dhe nji her bravo bravo zoti rama per ne je kryeministri i par i shqiperis ke mbeshtetjen ton me gjith zemer

        1. Deani says:

          Eshte nevoje urgjente .. PO shohin nje kryeminister qe eshte i vendosur te beje ate qe eshte rruga qe duhet ndjekur per tu bere vend si perendimi..

          te lumte

          1. tefta says:

            te lumte bir.. me ne fund po shohin se ka deshire per te znbatuar ligjin e per te bere shtet,, ky vend meriton te behet e ju do e beni

            1. Albi says:

              BEsojme, besojme fort se kjo pune do marre udhe,, Se di pse shqipetareve ju duket aq e bukur sa ju duket e pabesueshme kjo gje,,

              jepi edi mos u ndal, popullin e ke krah

              1. Gjergji says:

                KJO REFORME ESHTE JETIKE PER VENDIN.. ESHTE NEVOJE QE E KERKON POPULLI ME SHUME SE BE .. RAMA DUKET SE ESHTE NJERIU I DUHUR QE NUK TERHIQET NGA KJO GJE… TE LUMTE I NDERUAR , BEJE KETE VEND

                1. EDEN says:

                  kjo eshte nevoje urgjente.. me vjen te bertas nga gezimi qe me ne fund kemi nje kryeminister te vendosur per kete reforme

                  1. bacllari says:

                    kemi besim tek ti edi jemi krenar per ty dhe politiken tende shiko para dhe leri te lehen te pa aftet

                    1. holta says:

                      Reformen ne drejtesi,zhduki halabaket si Gjygjtari Tom Ndreca me shoke,ne voten ta dhame dhe mbeshtetjen e nderkombetareve e keni.

            2. tourkofagos says:

              Vetem nje gjyqesor pa korrake,do te ndryshonte DREJTESINE shqiptare!

    2. - homeri- says:

      — duke filluar nga –zero– nuk eshte drejtesi , ajo duhet tu jap pergjigje krimeve te meparshme … ky vend keshtu ka kaluar … nga zero ENVERI, nga zero saliu , nga zero edi .. e do ngelim ne zero….ku do vemi , atje ku jemi ,, kriminelet dhe politikanet e kriminalizuar te gjithe jane dakord te filloje nga -zero- keshtu gezojne pasurit e vjedhura — pasurit e krimit duhet ti ven popullit . qe aty te filloi drejtesia …. epo eshte pune dreqi nuk mbajme dote pushtetin se drejtesia duhet te filloi me kryehajdutin META …

  2. Opinga says:

    Na lodhet koken me dengla! Kaq kohe qe degjojme te njejten gje. Kush u pengon t’i qeroni plehrat qe nga Nishani e deri poshte neper gjykata. Le te ulurijne e hyjne ne greve urije si legene qe jane, por ama do ju tregohet vendi. Kjo gje nuk behet me te lutur, por duke i vene para ligjit per gjitha farsat qe kane bere gjate gjithe kesaj kohe.

  3. elona says:

    I ke 84 ,ca pret me,mos na bej me llogje Kavaje.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje vit kaloi,per te reformuar sistemin e drejtesisie.

    Maxhoranca parlamentare ka pergjegjsine per gjendjen e ketij sistemi.
    Berisha vazhdon ta mbush me militante,ju tregojani Barrosos,kushedi perlotet.

  5. aj.vlora says:

    Degjon ne Greqi 37-vjet burg nje zyrtari ministrie qe pervetsoi toka shteti. Tek ne te japin medalie urdhri flamurit.

  6. alipashtepelena says:

    Z RAME ,DUHEJ TE DILTE NGA GOJA E TE HUAJVE SE DREJTESIA ESHTE TURPI I SHQIPERISE ,QE JU TE BINDESHIT?BESIMIN SHQIPTARET PER KETE DREJTESI KRIMINALE JU A DHA.
    SHQIPTARET E DINE ,E KANE MBI KURRIZ KETE DREJTESI KRIMINALE DHE PRET NGA CASTI NE CAST TE REFORMOHET REALISHT DHE JO ME FJALE.

  7. AlfaDE says:

    Sistemi i drejtesise tek ne duhet te shkulet nga rrenjet , nje bar i keq qe duhet t’i digjen rrenjet per te mos
    mbije me kurre, ”bari” qe ka mbjelle pergjate 23 vjeteve Sali Berisha me banden e tij mafioze. Sistemi i
    drejtesise eshte krejtesisht i kancerizuar deri ne metastaze . Dhe asgjesimine ketij fenomeni kaq negativ
    mund ta shperbeje vetem qeveria Rama ! Besim te plote !

  8. ?! says:

    cfare dhe kush te pengon ta besh reformen?! i harrove te vraret e 21 janarit?

    mjaft me me dokrra! pse s’ja hap petet lakrorit?

  9. enofieraku says:

    Leri fjalet e medha zoti kryeminister, nese ke nedermend ti besh realitet keto qe thua, fillo punen , e kupton qe po na neveritesh dhe ti njesoj si ai qelbesira, leri llafet e medha , bej pune transformuese , keshtu lexohet vota jone qe ne te dhame ty ,me 23 qershor.

  10. toni says:

    ama drejtesi gjin-gjon-ndrece-sashenka-etj plera pas,pa permendur peden e jozit cefen dhe rraketik jarin ne thundra dhe ne sherbim te krye-plakut te SHQUP-it qe kurohet me haloperidol,,ku eshte katandisur kjo toke…

  11. iliria shqiptare says:

    Sistemi i drejtesise te ne prokuroria gjykatat jane ne sherbim te mafies.SHpresojme se do te behen te gjitha perpjekjet per ta reformuar dhe ndryshuar.Prekes dhe shume i sinqerte shkrimi i komentuesit me emrin flamur.Duhet te behen patjeter ndryshimet ne drejtesi per flamurin dhe te gjithe shqiptaret e ndershem qe jetojne me djersen e ballit e qe fjalet e tyre jane klithma per Drejtesi.

  12. sherifi says:

    Ndoshta nuk i kam mire parasysh keto,se eshte apo nuk eshte numuri i mjaftueshem ne parlament,duhen 70+1,dy te tretat,tre te katertat apo pese te tetat,por nje gje eshte e sigurt qe reforma ne drejtesi duhet te behej e para,para shume te tjerave,biles edhe para nderhyrjes ne lazarat,se kush do ti hetoi dhe gjykoi tani lazaratesit e arrestuar.

  13. emigranti says:

    nje sygjerim te vogel per Desaren : thoni “buzeqeshje”. une mendoj se cfardo forme tu jap buzeve Saliu, vetem buzeqeshje nuk eshte.une do ta quaja zgerdheshje.

  14. . says:

    ================================================================

    Z.Rama,
    c’pret akoma.

    1- Shkarko Drejtesine qe fshehin krimet e Sali Berishes.

    2- fshije Presidentin sakat dordolec i kriminelit Berisha.

    3- Shkarko spiunin e SHISHI-t qe informoon kriminelin Berisha.

    4- Drysho KLD-ne te uzurrpuar nga maloket-veior.

    5- Pastro Kushtetusen me veriore 6 muaj kurs jo shkolle.

    Z.Rama,
    bej rreforma dhe te respektohet Ligji si ne mbare boten.

    =================================================================

  15. faleminderit BE says:

    Sistemi i drejtesise nuk rregullohet pa eleminuar ato gjyqtare kriminela….http://goo.gl/sPv5N2

  16. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Rama eshte bere si komshia ime Xhevria: nuk merret me pune, por me llafe plakash. Dy metra burre, dy gram mend…

  17. . says:

    ======================================
    Z.Rama,

    BE-ja te urdheroi te fillosh reformat,
    pra nenkupton s’pastrimet ne

    Drejtesi,
    SHISH-in,
    Prokurorin.
    KLD-ne,
    Kushtetusen …. etj.

    “Perndryshe do deshtosh dhe kurre s’do ta harrosh”
    ========================================

  18. Tila says:

    Drejtesia ka nevoje per nje Rilindje te thelle qe nga rrenjet, mjaft me padrejtesi, se sistem drejtesie nuk mund ta quash me kete ngrehine te kalbur e te korruptuar.

  19. Socialisti bythpambuk says:

    Po ky KM do qe te reformoje sistemin e drejtesise sepse eshte per tu reformuar apo se tha zonja merkel dhe Evropa?
    Mos shpresoni te ky mashtrues .

  20. Drita says:

    O edi rregullo nje her policin se po te vriten buznesmenat dhe policia kthen koken menjan yhyyyyy sa probleme ke ti zoti edi tani……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje