Ambasadori Dervishi raporton në Komisionin e Jashtëm/ Toponimet, pala shqiptare shpërfilli kërkesën e Greqisë 4 vjet më parë (VIDEO)

8 Korrik 2014, 12:25Sociale TEMA

Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme zhvilloi një seancë informuese me ambasadorin e Shqipërisë në Greqi Dashnor Dervishi, i cili theksoi se raportet mes dy vendeve janë shumë dimensionale.

Toponimet, çështja çame dhe ligji i luftës ishin tre nga çështjet për të cilat Ambasadori Dervishi sqaroi Komisionin e Jashtëm parlamentar.

Në lidhje me toponimet, diplomati tha se pala greke kishte kohë që kishte kërkuar ndryshimin e shkrimit në pasaporta, por kjo kërkesë ishte neglizhuar nga autoritetet shqiptare.

“Kërkesa është bërë nga pala greke 4 vjet më parë, fqinjët e tjerë e zgjidhën ndërsa ne e neglizhuam. Unë kam qenë edhe para 4 vitesh që e neglizhova, në fund çështja u zgjidh. Zgjidhja u shit në opinionin grek si një favor që Greqia i kishte bërë Shqipërisë, por ishte kërkesë e Greqisë për ne”, tha Dervishi.

Duke u ndalur tek çështja aq shumë e përfolur e paktit detar, Dervishi tha se “pas prishjes së paktit detar pati ngrirje në marrëdhëniet, kryesisht nga pala greke dhe pala jonë u përshtat me situatën”.

“Pasioni i nacionalizmit i futi partitë në grackë, por falë punës diplomatike kemi qëndruar larg incidenteve”, u shpreh Dervishi.

Ndërsa për çështjen Çame ambasadori tha që tashmë kjo nuk është më një tabu, por kërkohet shumë më tepër për të gjetur formula të zgjidhjeve të çështjeve.

“Duhet theksuar se ka një hap cilësor në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në takimet e shumta dhe bisedat e zhvilluara, tezat dhe axhendat janë hedhur në tavolinë dhe janë bërë transparente. Tashmë mund të themi se nuk ka më sekerete mes nesh. Një pjesë e mirë e problematikës është bërë publike dhe përbën pjesën më interesante të analizave dhe debateve publike në masmedia. Në këtë debat nuk ka më rezerva dhe tabu, ç’kishte për tu thënë është thënë. Në qoftë se para disa vitesh vetëm të përmendej fjala “Çamëri” përbënte lajm, tani kërkohet shumë më tepër pasi kemi hyrë në fazën e kërkimit dhe gjetjen e formulave për zgjidhjen e tyre. Jo duke u kapur nga ngjarjet banale që në dy vende fqinj janë të shumta, por duke u nisur nga thelbi i tyre nga shkaqet që i gjenerojnë ato”, u shpreh Dervishi.

Duke folur për ligjin e luftës, diplomati shqiptar në Athinë tha se kjo cështje nuk është më një patate e nxehtë. Sipas ambasadorit Dervishi nga ana e Greqisë është kuptuar që ky ligj duhet anulluar.

“Një nga këto probleme që pëshëritej nëpër korridore është ligji i luftës. Nuk është më një patate e nxehtë. Në Athinë është kuptuar se është një ligj anakronik që duhet anulluar. Anullimi i tij do të çlirojë shumë energji pozitive një pjesë e mirë e çështjeve që janë pjesë e axhendave tona do të futen në procesin e zgjidhjes si derivati i saj. Që zgjidhjet të jenë të përhershme ato kërkojnë transparencë, krijimin e besimit reciprok, nuk pranohen kushtëzime, në fund të dyja palët të ndihen të fituara”, tha ai.

 “Greqia është cilësuar një partner strategjik nga politika e jashtme shqiptare, ndërsa pala greke ka shkuar dhe më tej, duke e konsideruar Shqipërinë jo vetëm partner strategjik, por dhe vital”, tha Dervishi.

Kjo, vijoi ai, u tha shprehimisht dhe nga Presidenti Papulias në takimin e fundit që pati me ministrin e Jashtëm shqiptar në Athinë.

“Përveç se strategjike, marrëdhëniet greko-shqiptare janë vitale, pasi ato i vitalizon minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi”, citoi ambasadori shqiptar Presidentin Papulias.

24 komente në “Ambasadori Dervishi raporton në Komisionin e Jashtëm/ Toponimet, pala shqiptare shpërfilli kërkesën e Greqisë 4 vjet më parë (VIDEO)”

  1. Mama tourkofagos says:

    greku pabesi

    1. adriatik says:

      Greket ju thane ti vini emrat si gjithe bota ne anglisht o islamik po jeni kaq te pabese dhe mashtruesa sa fajin gjithmone ja vini tjetrit.

      Tani doli e verteta….

      1. Pilo Lala says:

        Greku ti beje mire detyrat qe i kemi vene: Te heqi URGJENTISHT Ligjin e Luftes!
        Pastaj flasim. Jane bere pula , ka 1 vit. Se kakarisnin, ne e rrezojme kur te duam Qeverine e Tiranes, rruga e Tiranes kalon nga Athina.
        Jo ore Greke te djallezuar, rruga juaj kalon nga Tirana, sepse te gjithe te tjeret jua kane mbyllur rrugen me kohe. Nuk keni zgjidhje tjeter.

      2. tourkofagos pisoglenti says:

        po ti mounopano ku e fut veten qe flet ne vete te trete ?

  2. Hosteni says:

    Si gjithmonë, injorantët analfabetë që ishin në pushtet, para katër vjetësh, nuk mund të kuptonin se toponimet në Passaporta, ishin/janë çështje rregullash ndërkombëtare…por i shikonin/shikojnë nën prizmin e një “megalomanie e bajraktarizmi” idiot, tipik për injorantët malokë…!

    1. adifi says:

      Është trajtuar me shumë injorancë nga ne ky problem, Hosteni.
      Kohë më parë, një miku im më postoi një pasaportë të re shqiptare, ku te vendlindja shkruhet: Gumenicë, Ҫamëri.
      Nuk zgjidhet kështu çështja çame. Pasaporta është dokument zyrtar, jo lodra fëmijësh.

  3. kapural Nishanlliu says:

    Po se mos kishin faj ata. Saliu i zbriti nga malet u dha dipome kristali e i uli ne nganje karrige. Ku merrnin vesh ata se ç’ishin toponimet.
    Ja te pyesim njehere Ramy apo Safetin mbase e kuptojne.

    1. PIRRUA I EPIRIT says:

      Paradoksi i ceshtjes eshte dhe demostrata qe bene emigrantet Shqipetare ne Greqi dhe jo ne Kryeministrin e Shqiperise

  4. Kadri Spahiu Pelaqiu Arabistan says:

    Ligji i luftes do hiqet nga Parlamenti Helen vetem atehere kur Shteti Shqiptar do behet shtet demokratik Evropian dhe do kete respektuar te gjitha te drejtat themelore te Vorio Epiroteve.

    E drejta ligjore e Prones, Lirija e garantuar e Kishes Orthodokse dhe Autonomija reale e Qeverive Lokale kane qene dhe jane problemet themelore te Vorio Epiroteve Helene.

    1. gjergji tr says:

      Lerini pushimet dhe vendosni ndonje Lek menjane per te nxjere pashaporta te reja nga fundi i vitit, se atyre Biometrike nuk ja pame hairin. Kontrata me shoqeri Aleat per nxjerjen e dokumentave te Identifikimit, do te rigjenerohet, (duhet te paguajm te gjithe Injorancat e politikaneve dhe tekat e Cemerve).

  5. Akilis says:

    Kujt do ja hidhini ju qe me keto brockulla qe gjoja e shperfillet kerkesen e Greqise?
    Qeveria Greke e ka thene shume here,nuk e thote se keshtu e do ajo,por me te drejten nderkombetare.Ju si njerez me identitet Turk te quajtur Shqipetare,ne lufte me ata qe u sakrifikuan per historine tone Greko Ilyre dhe kete e tregon emrat e Toponimeve si Saranda,Argjirokastros,Epidamnos jo Durrazzo, Ilisus jo Lezhe,Apollonia,Korica jo Korce,Moskopolis jo Voskopoje,Emathia jo Mati,Camuria nga lumi Thiamis,Antigonia,Antipatra etj doni jo vetem mbajtjen e ligjit te luftes se keshtu i intereson Turqise prandaj anulluat dhe marrveshjen gjoja nuk u pyet Presidenti!
    Atehere te denohen fajtoret e kesaj marreveshje Tradhetare.
    Si mund ta quash nje pushtues vella kur te ka aedhur me shpate te ka therur,mare peng te ka ndryshuar identitetin dhe me e keqja te ka futur ne ne armiqesi midis nesh.

    1. sandbarg says:

      Pse jane kaq injorante te gjithe keta 300 euroshit?

  6. iliria shqiptare says:

    Greqia komb artificial ringjallur artificialisht ne gjysmen e shek.18te si domosdoshmeri per te bere shkeputjen e evropes nga obskurantizmi dhe realizuar rilindjen e kontinentit te vjeter mbi baza demokratike dhe perparimtare duke marre si model Greqine e Lashte.SHteti i sotem grek eshte nji adaptim i sforcuar qe per rrethana re caktuara historike qendron sot si nje problem jo i vogel dhe per vete europen e sotme kryesisht ne planin stetegjik e politik.

    1. PIRRUA I EPIRIT says:

      Greqia emrin Cameri as nuk e njeh fare dhe jo me problemin Cam. Nga njera ane te drejte kane se Historia Boterore e njeh si Thesproti (shiko hartat nga lashtesia e deri me sote). Thesprotia eshte nje nga krahinat dhe Fis te Epirit, sic jane, Kaonet dhe Moloset, emri Cameri u vendos nga Otomanet pas pushtimit te kesaj krahine, duke shtremberuar emrin e zones pereth lumit Thyamis. U nderuan bashke me Fene dhe emrat e vend banimeve te tjera.

      Kjo eshte e VERTETA, te gjitha te tjerat injoranca dhe nacionalizma te shterpa te “historianit” Xhufka dhe te Spahinjeve skizofren qe na cojne ne gremine.

      1. sandbarg says:

        Ketij i thom une historian, jo prof. Xhufit.
        Me keta injrente do helenizoje Shqiperine Janullatosi?

  7. iliria shqiptare says:

    Korigjim :strategjik.

  8. liu says:

    hera e pare qe i jap te drejte grekut gjithe fajin e kane palacot tane

    1. kamp says:

      E, i u jepet e drejte grekerve pasi injoranca shqiptare don qe te gjithe te shkruajn dhe lexojne shqip; por eshte edhe tjetra se riberja epasaportave ka kusuret e veta per popullin,per te mos permendur bakshishin.

  9. EURO MALOKU says:

    Autogooooooool!
    Dhe portjer ka qene i njejti edhe kater vite me pare…
    Janine e tatepjeteSi ka qene dhe do te jet!

  10. realist says:

    Malaqes,23-vjet demokraci e thoni qe keni thyer tabune,d.m.th. qe nuk keni frike ti zini me goje ceshtjet tona.Po qe te zgjidhen,sa 10-vjecare do te kalojne;40,50,.juve ju ka blere Greku heshtjen me nje grusht dollare.Vetem ne enderra do te hiqet ligji i luftes e do te zgjidhet ceshtja came sipas interesit tone.Mire na e bejne Greket,kur ne jemi shtet bananesh,pa cike autoriteti,aty e katandiset per 23-vjet ju pushta-politikane.

  11. heretiku says:

    keshtu eshte kur administrata shqiptare mbushet me studente te Kristal-it, ish banore shpellash dhe guvash; kur ta marri vesh debili qe eshte debil, injoranti qe eshte injorant, shpellari qe eshte shpellar, atehere ky individ mund te konsiderohet i mençem.

  12. Shkodra says:

    Greqia ka pak nevoje per faren e Shqiptarit se e mbyti egjiptjani dhe siriani.
    Heqja e ligjit te luftes eshte e pashmangshme, por cfare eshte shqetesuese, eshte vendosja e nje ligji me fuqi te barabarte. Ketu greku duhet bere synet!
    Nejse – do e rregullojme ashtu sic dime ne.
    I marrim benzin, i marrim gruan, i marrim gocen dhe pastaj i fusim cunin kamarjer!

  13. sandbarg says:

    Njerez si ky e turperojne emrin e ambasadorit.
    Vetem llomotitje pa kuptim (tabura, partner vitale dhe patate te nxehta).
    Te tille diplomate do Greqia te kete Shqiperia.
    O turpi i diplomacise shqiptare!

  14. xhimi says:

    per toponimet faji eshte i shtetit tone ,perderisa pasaporta eshte nderkombetare duhet te shkruaje edhe ne anglish dhe jo vetem ne shqip,kurse per ceshtjen e luftes dhe ate came ,mos kini merak se edhe 2 vjet kane ngele,egziston mje ligj qe mbas 70 vitesh cdo gje fshihet ,behet zero keshtu qe ne 2016 afati 70 vjecar perfundon dhe ceshta came skadon dhe automatikisht hiqet dhe ligji i luftes qe greket e mbajne ne fuqi vetem per ceshtjen came .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje